Ishin mbledhur kafshët e pyllit për të zgjedhur qeverinë e re.
Luani si mbret i kafshëve kishte vënë ca lule në majë të malit dhe iu tha të gjitha kafshëve:
– Kush do më sjelle lulen e parë, do të jetë kryeministër!
Pasi iu tregoi te cili mal i kishte vënë lulet, kafshet u nisën me vrap e në fund u nis dhe breshka.
Pasi kaluan disa orë, po fillonin të ktheheshin kafshët dhe, sipas radhës, luani iu caktonte vendet në qeveri.
Erdhi dhe breshka. Por pas saj erdhi gomari.
Luani i tha gomarit:
– Po ti si s’ke turp: dhe breshka erdhi para teje!!
Gomari shumë i qetë dhe i gëzuar i tha:
– Si i pari , si i fundit të vij unë, ti polic se polic do të më vësh!!!
Komentet