Gomari i tha tigrit:
– “Bari është blu”.
Tigri u përgjigj:
– “Jo, bari është i gjelbër”.
Diskutimi u ndez dhe të dy vendosën ta paraqesin atë në arbitrazh, dhe për këtë ata shkuan para luanit, mbretit të xhunglës.
Ende pa arritur mirë në zonën e pyllit, ku luani ishte ulur në fronin e tij, gomari filloi të bërtiste:
– “Madhëria Juaj, a është e vërtetë që bari është blu?”.
Luani u përgjigj:
– “Vërtet, bari është blu.”
Gomari nxitoi dhe vazhdoi:
– “Tigri nuk pajtohet me mua dhe më kundërshton dhe më bezdis, të lutem ndëshkoje.”
Atëherë mbreti deklaroi:
– “Tigri do të dënohet me 5 vjet heshtje”.
Gomari u hodh i gëzuar dhe vazhdoi rrugën, i kënaqur dhe duke përsëritur:
– “Bari është blu”…
Tigri e pranoi dënimin e tij, por më parë pyeti luanin:
– “Madhëria Juaj, pse më keni dënuar mua?, në fund të fundit, bari është i gjelbër.”
Luani u përgjigj:
– “Në fakt, bari është i gjelbër”.
Tigri pyeti:
– “Pse po më dënon?”.
Luani u përgjigj:
– “Kjo nuk ka të bëjë me pyetjen nëse bari është blu apo i gjelbër.
Ndëshkimi është sepse nuk është e mundur që një krijesë e guximshme dhe inteligjente si ju të humbasë kohë duke debatuar me një gomar, e për një gjë të tillë të vijë e të më shqetësojë mua me atë pyetje”.
Humbja më e keqe e kohës është debati me budallain dhe fanatikun që nuk i intereson e vërteta apo realiteti, por vetëm fitorja e besimeve dhe iluzioneve të tij. Asnjëherë mos humbisni kohë në argumente që nuk kanë kuptim…
Ka njerëz që, sado prova dhe prova t’u paraqesim, nuk kanë aftësinë për të kuptuar, dhe të tjerët janë të verbuar nga egoja, urrejtja dhe inati, dhe gjithçka që duan është të kenë të drejtë edhe nëse nuk kanë.
Kur injoranca bërtet, inteligjenca hesht. Paqja dhe qetësia juaj vlejnë më shumë.
Komentet