Gjatë një procesi gjyqësor në Gjirokastër, prokurori pyet dëshmitaren, një zonjë në moshë për të verifikuar nëse ishte në rregull nga kujtesa:
-Zonja Bashari, e dini kush jam unë?
Me qetësinë që karakterizon njerëzit në moshë, zonja i kthehet:
-Po zoti Duro, të mbaj mend që fëmijë dhe ke qenë një zhgënjim i madh për prindërit e tu. Gjithmonë kujton se i di të gjitha, je arrogant, rreh gruan, e tradhton me sekretaren dhe luan kumar. Të njoh shumë mirë, pa merak.
Heshtje në sallë.
I kënaqur, avokati i mbrojtjes çohet në këmbë, i afrohet zonjes dhe e pyet:
-Po mua më njihni?
-Sigurisht që të njoh qyshse ke lindur, se kam punuar mami në maternitet. Edhe nëna jote, e cila mbeti pa burrë që e re, ankohej gjithmonë për ty dhe ankohet edhe sot kur takohemi. Thotë që je mashtrus, dembel që nuk heq as pjatën nga tavolina dhe nuk bën asnjë punë pa marrë lekë. Ankohet që pi shumë dhe, me një gotë, fillon e flet broçkulla. Të mjelin nga lekët dy dashnoret që ke, njëra nga të cilat është gruaja e prokurorit.
Në këtë moment gjykatësi thërret prokurorin dhe avokatin të afrohen dhe ju thotë:
-Dëgjoni këtu, nëse ndonjëri nga ju qyrrashet dhe e pyet se a më njeh mua, e çoj direkt e në pushkatim!!!