Filozofi Diogjen po hante në një pjatë me thjerrëza. Rastësisht, Aristippus, një filozof që i kalonte ditët në oborr dhe duke i bërë lajka mbretit, e pa atë.
Aristippus i tha:
– I dashur Diogjeni, po të mësoje të bëheshe i përulur me mbretin, nuk do të detyroheshe të jetosh me thjerrëza.
Diogjeni u përgjigj:
– E sikur të kishe mësuar të jetosh duke ngrënë thjerrëza, tani nuk do të duhej të lëpije prapanicën e mbretit.