Dy oficerë policie po diskutojnë për hallet e tyre:
I pari thotë:
– Unë nuk e shtyj dot më. Kjo kazermë është e mbushur plot me idiotë. Prandaj kanë të drejtë njerëzit kur bëjnë barceleta për policët.
– Mos e tepëro, nuk është tamam ashtu…
– E tepëruakam? Ja shikoje tani.
– Polic Luli! Eja këtu!
Polici Luli merr pozicion gatitu:
– Nën urdhërat tuaja!
– Shko në shtëpinë time dhe shiko se jam atje apo jo!
Polici Luli përgjigjet:
– Si urdhëron, zoti Komandant!
Dhe niset për të zbatuar urdhërin.
– E pe se çfarë të marrësh kemi në kazermë? – pyet oficeri i policisë.
Oficeri tjetër i policisë i përgjigjet:
– Ke të drejtë, është tamam i marrë, mjaftonte të merrte në telefon!!!
Komentet