VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Dy miq kanë vendosur t’ia hapin zemrën njëri-tjetrit

By | January 9, 2022
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: “Më falni, a mund të më thoni sa është ora?” – e pyet biondja një djalë aty pranë

– “Më falni, a mund të më thoni sa është ora?” – e pyet biondja një djalë aty pranë.
– “Po si jo… ështe tre.” – i përgjigjet ai me një buzëqeshje.
– “Faleminderit.” – i thote me habi biondja. – “A e di, është me të vërtetë e çuditshme?”
-“Pse, zonjë?”
-“Kam gjithë ditën që ua bëj njerëzve këtë pyetje dhe çdo herë marr përgjigje të ndryshme!!!”
blank

Këndi i humorit: Një automobilist pëson defekt në makinën e tij në hyrje të një fshati

Një automobilist pëson defekt në makinën e tij në hyrje të një fshati. Kërkon një ofiçinë, por nuk ka, prandaj e dërgojnë te një mekanik që riparon makinat bujësore.
Mekaniku ia riparon menjëherë makinën, pa asnjë problem.
– Të lumtë! – i thotë automoblisti. Jeni i hatashëm! E si quheni?
– Ismail Qemali, – përgjigjet mekaniku.
Automobilisti ia kthen:
– Epo ky është një emër shumë i famshëm…
– Sigurisht, – e ndëpret mekaniku, – kam 30 vjet që punoj këtu!!!

blank

Këndi i humorit: Në sesionin dimëror të provimeve, profesori i filozofisë mban në dorë një tufë çelësa

Në sesionin dimëror të provimeve, profesori i filozofisë mban në dorë një tufë çelësa. Dhe i thotë studentit:

– Ma provo se këta çelësa janë të mitë!

Studenti:

– Epo, profesor, epo, hm…

Profesori:

– Atëherë, nuk e provon dot?

Studenti:

– Epo, Aristoteli, profesor, hm…

Profesori:

– Ke ngelur, eja në sesionin tjetër të provimeve!

Studenti, duke dalë, zgjat dorën dhe ia merr profesorit çelësat nga duart.

Profesori reagon dhe e pyet:

– E çfarë po bën tani?

Studenti:

-Po e provoj që çelësat janë tuajt…

Profesori:

– E more provimin!

blank

Këndi i humorit: Ishte mesi i gushtit, treni ishte i mbushur plot e përplot me udhëtarë

Ishte mesi i gushtit, treni ishte i mbushur plot e përplot me udhëtarë.

Gjirokastriti ankohej papushim:

– Sa vapë që bën, po vdes nga etja!

Kështu vazhdon për orë të tëra. Ai nuk pushon së ankuari asnjë çast. Më në fund, treni arrin në stacion. Të gjithë udhëtarët e tjerë shuajnë etjen me pije freskuese – me ujë të gazuar, me koka-kola, me arançata etj. etj. Vetëm ai jo.

Treni niset përsëri, pasi tashmë të gjithë të tjerët ishin freskuar.

Dhe gjirokastriti rifillon:

– Oh, çfarë vape që bënte! Dhe po vdisja nga etja!!!

 

blank

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja blejnë një papagall, por nuk e dinë i çfarë gjinie është

Burri dhe gruaja blejnë një papagall, por nuk e dinë i çfarë gjinie është.

I provojnë të gjitha mënyrat, më në fund, i fryjnë midis këmbëve një herë, dy herë, tri herë…

Papagalli nuk duron më:

-Ç’ më çatë trapin!!!

blank

Këndi i humorit: Dy miq të moshuar po përshkojnë sheshin e qytetit

Dy miq të moshuar po përshkojnë sheshin e qytetit.

Thotë njëri:

– Po i mbush 80. Por dje i kam bërë 8. Pardje 13.

I thotë tjetri:

– E habitshme, po jot shoqe çfarë thotë?!

– Thotë se nuk do të na japë më fasule për darkë!!! – përgjigjet i pari.

blank

Këndi i humorit: Njëri e fton mikun e tij në bar për të pirë diçka

Njëri e fton mikun e tij në bar për të pirë diçka.
Tjetri nuk pranon:
– Jo, nuk do ime shoqe!
– Si e dëgjoke kaq shumë gruan? E di ç’bëj unë? Sa herë që kthehem në shtëpi, e përplas derën, ulërij me të madhe si i çmendur dhe vihem menjëherë në komandë të shtëpisë. Provo edhe ti të bësh si unë.
Secili, pas kësaj këshille, shkon në të shtëpinë e tij. Pas pak ditësh takohen prapë.
– Pa më thuaj si shkojnë punët me gruan tënde?
– U ktheva në shtëpi. E përplasa derën, siç më the ti; ulërita, siç më the ti; e mora komandën e shtëpisë menjëherë, pastaj shkova dhe bëra një dush të mirë… pastaj…
– Pastaj? E çfarë pastaj? Si reagoi gruaja jote?! – e ndërpret miku.
– Ime shoqe? E ku ta di unë… kur të kthehet nga Karaibet, të shohim!!!

blank

Këndi i humorit: Një zonjë shkon në shitore të ushqimeve për kafshët

Një zonjë shkon në shitore të ushqimeve për kafshët, shikon rreth e rrotull dhe, meqë nuk orientohet, shkon te shitësja dhe kërkon ushqim për zogjtë.

-Të kuptoj, zonjë, po për cilët zogj e kërkoni ushqimin? – e pyet shitësja.

– Nuk ka rëndësi, – thotë zonja.

Shitësja këmbëngul. Atëherë zonja thotë:

– Më duhet ushqim për ata zogj që rriten me shpejtësi të madhe…

blank

Këndi i humorit: Fëmija kthehet në shtëpi me babain, i tregon mamasë

Fëmija kthehet në shtëpi me babain, i tregon mamasë:

– Mami, erdhëm në autobus dhe babai më tha t’ia liroj vendin një zonje…

– Ju lumtë, kini bërë një veprim shumë të bukur! – i thotë mamaja.

– Mami, po unë isha i ulur në prehrin e babit!!! – tregon i biri.

blank

Këndi i humorit: Sot shkova në shitore dhe bleva një shishe me raki

Sot shkova në shitore dhe bleva një shishe me raki.

Isha me biçikletë dhe e vura në koshin e biçikletës.

Pastaj mendova se shishja mund të më binte në tokë dhe të thyhej.

Ndalova dhe e piva shishen deri në fund.

Bëra shumë mirë, sepse deri në shtëpi u rrëzova me biçikletën disa herë.

blank

Këndi i humorit: Takohen në mbrëmje burri dhe gruaja

Takohen në mbrëmje burri dhe gruaja:
E pyet ai:
– Ku ishe, zemër, sot gjithë ditën? A kemi ndonjë të re?
– Jo zemër, veç kam shëtitë, – përgjigjet ajo.
– E si të shkoi shëtitja?- e pyet ai.
– Më shkoi shumë mirë, se çdo fytyrë që shikoja më dukej sikur ishe ti! – përgjigjet ajo.
– E ku e kalove ditën, zemër? – e pyet prap ai.
– Në kopshtin zoologjik, zemër….

blank

Këndi i humorit: Më në fund policët e arrijnë, ai u thotë se nuk kam bërë asgjë të keqe

Më në fund policët e arrijnë, ai u thotë se nuk kam bërë asgjë të keqe. Ata e pyesin:

– Kemi një orë që të ndjekim. Nëse nuk ke bërë agjë të keqe, atëherë pse ik?

-Sepse ime shoqe ka ikur me një polic dhe kisha frikë se mos po më ndiqnit për të ma rikthyer!!! – përgjigjet ai.


blank
blank
Send this to a friend