Nastradini e humbi thesin në fshatin ku ndaloi për ta kaluar natën.
“Ose do të ma gjeni thesin tim, ose do të bëj atë që kam ndërmend,” iu tha ai fshatarëve.
Fshatarët u alarmuan dhe nuk lanë vend pa e kërkuar thesin e humbur. Më në fund e gjetën dhe ia kthyen të zotit. Para se Nastradini të largohej nga fshati, ata e pyetën:
“E çfarë kishe ndërmend të bëje nëse ne nuk do ta gjenim thesin tënd të humbur?”
Nastradini mblodhi supet dhe iu përgjigj:
“E kam një qilim të vjetër në shtëpi dhe, sapo të kthehesha, do ta qepja dhe do të bëja me të një thes tjetër.”
Komentet