Dani, duke iu drejtuar një zonje që shikon nga dritarja, e pyet:
-Mirëmëngjes zonjë, mund të më thoni në cilin kat ndodhet Dini? Unë jam një mik i vjetër i tij.
-Din kush? Këtu jetojnë 3 persona me emrin Din.
-Ai që po kërkoj është tullac.
-Të 3 janë tullacë!
-Ai që kërkoj ka mustaqe.
-Të 3 kanë mustaqe!
Dani me zë të ulët “ai që po kërkoj është nga ata që gruaja i ka vënë brirë!”
-Aaah, atëherë po kërkon burrin tim! O Din, hajde, një shoku yt po të kërkon!!!