VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Bill Gates pasi vdes shkon në Parajsë dhe kërkon leje të vizitojë Ferrin

October 23, 2022

Komentet

Këndi i humorit: Pjerini i mburret mikut të vet

Pjerini i mburret mikut të vet:
-“E di ti, unë ia dërgova dëftesën time babait tim, të gjitha nota pakaluese, secila më e dobët se tjetra…”
-“Atëherë pse je kaq i qetë dhe i lumtur?”
Dhe Pjerini: “Sepse babi, luajti biletën e llotarisë me notat e mia dhe mori mori Bingo!”

Këndi i humorit: 3 burra: një francez, një kinez dhe një shqiptar, bëjnë një garë rezistence

3 burra: një francez, një kinez dhe një shqiptar, bëjnë një garë rezistence: kush pi më shumë pa pasur nevojë të shkojë në tualet.

Shqiptari pi, pi, pi dhe pas pak ikën në tualet, francezi bën të njëjtën gjë, por kinezi pi shumë, por nuk shkon atje dhe të dy e pyesin si e bëri këtë gjë:

Dhe kinezi përgjigjet: Kinezi di, unë nuk jam një budala, unë kam një pelenë të veshur!!!”

Këndi i humorit: Një gjarpërush shkon te nëna e tij dhe e pyet

Një gjarpërush shkon te nëna e tij dhe e pyet:

-“Nënë jemi gjarpërinj helmues!”

Nëna përgjigjet: “Po, ne jemi gjarpërinj helmues!”

Gjarprushi vazhdon: “Po jemi shumë helmues!”

Nëna përgjigjet e mërzitur:

– “Po, ne jemi gjarpërinjtë më helmues në botë, por pse po më pyet mua!”

– Gjarpërushi me lot në sy:

– “Sapo kafshova gjuhën!!!”

Këndi i humorit: Gjatë një gërmimi u gjetën tri bomba të Luftës së Dytë Botërore

Gjatë një gërmimi u gjetën tri bomba të Luftës së Dytë Botërore. Policia mbërrin dhe i ngarkon në kamion.
Gjatë udhëtimit, oficeri pyet:
– Zotëri polic, a nuk është e rrezikshme t’i transportosh këto bomba? Po sikur njëra të shpërthejë?
Dhe polici:
– Po, e kam menduar edhe unë, por në rast se do të ndodhë, do të deklarojmë vetëm dy në procesverbal…

Këndi i humorit: -Zonja mësuese!…

-Zonja mësuese!…
-Më thuaj, Pjerin!…
-A mund ta ndëshkosh dikë për diçka që nuk e ka bërë?
– Sigurisht, jo!!
– Mirë… se unë nuk i kam bërë detyrat!!

Këndi i humorit: -Çfarë po bën? – e pyet gjyshi Pjerinin

-Çfarë po bën? – e pyet gjyshi Pjerinin.
– Po kërkoj pjesëtuesin më të madh të përbashkët, gjysh!
– Ende nuk e kane gjetur? E kërkojnë të shkretin që kur isha unë i vogël!!!”

Këndi i humorit: Mësuesja u thotë nxënësve

Mësuesja u thotë nxënësve:
– Zhvilloni një ese me titullin e mëposhtëm: “Sikur të isha milioner…”
Të gjithë fillojnë të shkruajnë, përveç Pjerinit, i cili fillon të shikojë nga dritarja; ata dorëzojnë esenë dhe mësuesja i thotë Pjerinit:
– Pse nuk ke bërë asgjë???
Ai përgjigjet menjëherë:
– Sepse pikërisht këtë do të bëja!!!

Këndi i humorit: Dy zonja po shëtisnin nëpër qytet

Dy zonja po shëtisnin nëpër qytet.

E para: “Oh, shiko! burri im me të dashurin tim”.

E dyta: “E habitshme, isha gati të thoja të njëjtën gjë!!!”.

Këndi i humorit: Një zotëri shkon te një arkitekt dhe e pyet

Një zotëri shkon te një arkitekt dhe e pyet: “A mund të më ndërtosh një shtëpi të rrumbullakët?”.
“Sigurisht”, thotë arkitekti “Por pse të rrumbullakët?”.
“Që ta dish ti”, përgjigjet zotëria, “Vjehrra ime telefonoi duke e pyetur nëse kishte një kënd të vogël për të!”

Këndi i humorit: Në një kamp veror, mbikëqyrësi i ri i një grupi adoleshentësh pyet drejtorin me habi

Në një kamp veror, mbikëqyrësi i ri i një grupi adoleshentësh pyet drejtorin me habi se përse vendosi t’i ndante djemtë nga vajzat duke i vendosur në dy ishuj qindra metra larg njëri-tjetrit.

Drejtori i shpjegon me durim:

– Më besoni… me këtë sistem, në fund të verës djemtë dhe vajzat do të kenë mësuar të notojnë të gjithë!!!

Këndi i humorit: Takohen dy kryeqytetase

Takohen dy kryeqytetase:
– E mora vesh se ishe në Paris, një qytet vërtet i bukur!
– E mrekullueshme!
– …dhe sa ishe aty, more mësime gatimi, nouvelle cousine!
– E mrekullueshme!
– Në kohën e lirë shkoje në palestër dhe mbaje një formë të shkëlqyer…
– Vërtet e mrekullueshme!
– Imagjinoj të kesh shkuar në parukeri dy herë në javë dhe të bëje masazhe çdo ditë!
– E mrekullueshme…
– Dhe çfarë bëre atje?
– Një kurs në Bon Ton…
– Dhe çfarë mësuat?
– Shumë gjëra, për shembull të thuash: “e mrekullueshme”!
– Pse, çfarë thoje këtu në Tiranë?
– Punë muti…!

Këndi i humorit: Shkon në Shkodër nji gazetar prej Tirone dhe interviston nji nanë plakë myslimane

Shkon në Shkodër nji gazetar prej Tirone dhe interviston nji nanë plakë myslimane:
Gazetari: Si të duket Rama, mi none?
Nana shkodrane: Horhane!
Gazetari: Çere don me thonë horhane, mi non’ ?!
Nana shkodrane: Pa Din e pa Iman! (Ymer Bala, fb)

Send this to a friend