I thashë djalit tim: “Duhet të martohesh me nusen që zgjodha për ty!”
Ai u përgjigj: “Jo!”
I thashë: Është vajza e Bill Gates!”
Ai u mendua më mirë dhe u përgjigj:
“Ok!“
I telefonova Bill Gates dhe i thashë: “Unë dua që vajza juaj të martohet me djalin tim!”
Bill Gates u përgjigj: “Absolutisht JO!
Pastaj i thashë: “Djali im është CEO i Bankës Botërore!”
Billi u përgjigj: “Mirë! “
I telefonova presidentit të Bankës Botërore dhe kërkova të punësoja djalin tim si CEO të bankës.
Ai u përgjigj: “Çfarë çmendurie, JO!”
Atëherë unë thashë: “Djali im është dhëndri i Bill Gates!”
Ai u përgjigj: “Në rregull, është punësuar! ”
Në këtë mënyrë politika funksionon saktësisht…
Komentet