VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një punëtor duke ngulur gozhda në arka fliste me vete

March 3, 2018

Komentet

Këndi i humorit: Një mëngjes, një grua, pasi zgjohet, i thotë burrit të saj

Një mëngjes, një grua, pasi zgjohet, i thotë burrit të saj:

“I dashur, pashë në ëndërr që më dhurove një gjerdan me perla. Çfarë mendon se do të thotë?”.

“Do ta kuptosh sonte”, i thotë i shoqi.

Në mbrëmje burri vjen në shtëpi me një pako që ia jep gruas së tij.

Ajo, e emocionuar dhe e lumtur, e hap dhe… gjen një libër me titull: “Kuptimi i ëndrrave”.

Këndi i humorit: Një burrë i tronditur shkon te psikiatri

Një burrë i tronditur shkon te psikiatri:

“Doktor, diçka nuk shkon me gruan time: sa herë bëjmë dashuri, ajo më kërkon tre kartëmonedha dhjetë euro!”

Dhe doktori:

“Problemi jeni ju, ajo kërkon vetëm një kartëmonedhë nga të tjerët…”.

Këndi i humorit: Një zonjë është paditur nga një burrë se e ka quajtur “derr”

Një zonjë është paditur nga një burrë, një farë zoti Franko, për shpifje, se e ka quajtur “derr”.

Gruaja dënohet me gjobë. Në fund të gjyqit ai pyet gjyqtarin: “Kështu që zotin Franko nuk mund ta quaj ‘derr’”.

Gjyqtari konfirmon se nuk mundet. “Dhe një nuk mund ta quaj gjithashtu “Z. Franko”?”

Gjyqtari i përgjigjet se me ligj ai mund ta quajë derrin si të dojë, qoftë edhe zoti Franko, pa rrezik për veprime ligjore!!!

Këndi i humorit: Një bisedë mes dy miqsh

Një bisede mes dy miqsh:
– A e di se për 25 vjetorin e martesës sonë e dërgova gruan time në Maldive?
– Po, dhe çfarë planifikoni të bëni në përvjetorin tuaj të 50?
– Do të shkoj ta marr!!!

Këndi i humorit: Një hajn e kanë zënë në flagrancë duke vjedhur

Një hajn e kanë zënë në flagrancë duke vjedhur.
Gjykatësi: A je i martuar?
Hajni: Jo, kurrë s’kam qenë dhe kurrë nuk do të martohem!
Gjykatësi thotë me vete: Sa njeri i mençur dhe vjedh!!!

Këndi i humorit: T’i thuash lamtumirë dikujt që e do më shumë se jetën tënde

T’i thuash lamtumirë dikujt që e do më shumë se jetën tënde është një gjë e tmerrshme.

Kam një zbrazëti brenda gjoksit. Tani e kuptoj që të jesh i dashuruar nuk mjafton për të qëndruar bashkë, duhen shumë gjëra, gjëra që për fat të keq kanë munguar.

Të kam thënë lamtumirë një milion herë dhe një milion herë të kam kthyer mbrapsht.

Por sot të them lamtumirë me zemër dhe me mendje, nuk mendoj se mund të të fal.

Të dua por nuk mjafton!

Këndi i humorit: Sot është ditëlindja jote dhe më në fund mund të them që të kam harruar

Sot është ditëlindja jote dhe më në fund mund të them që të kam harruar.

Do të kem fëmijën tim, jetën time, por ti do të mbetesh i njëjti kërriç që ke qenë gjithmonë.

Më vjen mirë që të lashë, sepse më bëre të vuaj më shumë seç duhej.

Thefsh qafën, kërriç!!!

Këndi i humorit: Burri zgjidhet kryetar bashkie

Burri zgjidhet kryetar bashkie:

Dhe, kur shkon në shtëpi, ia jep sihariqin gruas:

– Grua, sonte do të flesh me kryetarin e bashkisë!

E shoqja e pyet:

– Do të vijë ai këtu apo do të shkoj unë atje?!!!

Këndi i humorit: Ka qenë një kohë kur ti ishe pjesë e ëndrrave të mia më të bukura

Ka qenë një kohë kur ti ishe pjesë e ëndrrave të mia më të bukura, ëndrrat e pa realizuara që mbetën të varrosura nga melankolia ime… ajo kohë mbaroi dhe nuk ka më kuptim të qëndroj këtu, jeta duhet të vazhdojë edhe për mua.

Këndi i humorit: Përshëndetje Këlysh

Përshëndetje Këlysh, nëse po e lexon këtë, ndoshta sepse unë së shpejti do të dal nga jeta jote…

Epo po udhëtimi ynë përfundon këtu. Nuk mund ta imagjinosh sa shumë të kam dashur gjatë kësaj jete të shkurtër dhe intensive: të kam dashur më shumë se çdo gjë tjetër, dhe e vetmja arsye që më vjen keq që vdes është se nuk mund të të dua më… Ose ndoshta kjo që po them është e gabuar: ne vërtet shpresojmë që të ketë një jetë të përtejme që të mund të takohemi atje kur edhe jeta jote vendos të bëjë hapin e madh.

Këndi i humorit: Do të doje që unë të isha i pari që do të dërgoja një sms

Do të doje që unë të isha i pari që do të dërgoja një sms apo të të them që dua të jem me ty.

Nuk iu dorëzohem këtyre marifeteve, je ti qe e ke bërë gabimin dhe nëse pret diçka nga unë, gabohesh.

Krenaria jote është më e madhe se impulsiviteti yt.

Nuk të shkruaj.

Këndi i humorit: Kam kaluar një jetë plot pritshmëri dhe ëndrra për ne të dy

Kam kaluar një jetë plot pritshmëri dhe ëndrra për ne të dy.
Më dhe kohën dhe vëmendjen që nuk i shpresoja më.
Të hapa zemrën dhe shtëpinë time me ëmbëlsinë e dikujt që nuk kërkon asgjë, por që ka vetëm të ofrojë… duke shpresuar po… duke shpresuar që e ardhmja të bëhet realitet së bashku.
Më pikturove si një engjëll, atëherë, tani si një demon. Ke bere te miren dhe te keqen…
Të kam dëgjuar, të kam ndjekur, të kam respektuar dhe të kam dashur… edhe në heshtje.
Tani ai pyll i magjepsur është bërë shumë i errët… dhe ti ke vendosur të kthehesh prapa.
Je krijuese, inovative, mendjemprehtë…por nuk duhej të kishe përfituar nga kjo.
Ajo që ju mungon është ndershmëria në qëllimet tuaja… dhe qartësia në zemrën tuaj.
Mirupafshim Mbretëreshë.
Luksi mund të blihet, e vërteta jo.
Ti ke Pasion
Unë kam Dashuri..
Dhe të dy gjërat, shpesh…nuk shkojnë dorë për dore!!!


Send this to a friend