Nga goja e popullit
MYSAFIRËT A E KANË PAGUE DARKËN?
Në traditën shqiptare është e njohur pritja dhe përcjellja e mysafirit.Njëherë në një odë të burrave në Drenicë,kishte shkuar disa mysafirë dhe,kishin kaluar si më së miri.Burrat kishin folur gjanë e gjatë për historinë,për jetën,për hallet dhe,për katunin e për rrethin …
Ditën tjetër,i drenicsi i thotë kojshisë të tij:
– Kam ni se kishe pas mysafirë të mirë dhe kishit ba bisedë për shumë halle në udhë të jetës…?
Po,kisha mysafir,-nis e i tregon i drenicsi kojshisë së tij.Mirëpo,kjo bisdedë nuk kaloi po ia thanë edhe këto fjalë:
– Mysafirët a e kanë pague darkën,-e kishte vetë i drenicsi kojshinë.Kjo e kishte porosinë se mysafirët e kanë folë najsen,apo kanë ardhë sa për nji darkë…!
Kështu,në Drenicë,gjeniu popullor i ka zanë përdore,edhe motivet e traditës për pritjen në odën e burrave të myasfirëve!
(Shënuar në Drenicë)
Nga goja e popullit
PRISHMA DIKUND
Njëherë në një odë të Drenicës,kishin ardhë mysafirë dhe,si e do rendi kishin ba muhabet për tana udhët e jetës…Njani nga mysafirët në ballë të oxhakut,ia kishte kogja anën e fjalës,kur të tjerët vetëm e ngojshin pa ia lu tymin e duhanit.Foli e foli mysafiri në ballë të oxhakut e,në odën e burrave askush asnjë fjalë po ose jo…!
Kur e pa mysafiri se nuk po ia lakojnë fjalën e tij, ai zuni e po u thotë:
– Hajde,burra,vetëm po ngoni,po prishma dikund,me fjalën nuk asht ashtu,-hapi kutinë dhe dredhi një cigare të duhanit kaçak.
Në traditën shqiptare dhe oda e burrave në Drenicë,kishte edhe frymë të jetës(pluraliste-sk)për të mbajtur gjallë frymën,traditën shqiptare se në odën e burrave dhe në jetë,të gjithë jemi të barabartë…!
(Shënuar në Drenicë)
Komentet