Një çift vendos të martohet dhe burri i ardhshëm ia bën të qartë disa pika nuses së ardhshme:
– E dashur, ta dish mirë se unë i kam disa zakone shumë të rrënjosura. Të hënave në mbrëmje shkoj në kinema me miqtë, të martave jam në bibliotekë për përditësime kulturore, të mërkurat në mbrëmje i kaloj në bar, netët e të enjteve i kaloj në klub duke luajtur poker, të premteve shkoj në teatër, të shtunave nuk mungoj asnjëherë në diskotekë, të dielave jam gjithnjë në piceri me shokët e kursit.
Nusja e ardhshme:
– I dashur, edhe unë kam zakonet e mia të përcaktuara dhe të pandryshueshme. Unë bëj dashuri çdo mbrëmje. Kush të dalë, të dalë!!!!
Komentet