Një çift po feston njëkohësisht martesën e argjentë dhe 60 vjetorin e lindjes.
Gjatë festimit të martesës së argjentë shfaqet një fatsjellëse dhe i thotë çiftit. “Si çmim për besnkërinë tuaj 25 vjet do të doja t’iu plotësoja nga një dëshirë secilit.”
Gruaja gëzohet pa masë dhe thërret. “Dua të bëj një udhëtim rrotull botës me burrin time.”
Dhe, sapo gruaja shpreh dëshirën, fatsjellësja e prek me shkopin magjike dhe shfaqen biletat e avionëve e prenotimet e hoteleve anembanë botës.
Burri mendon një çast dhe pastaj, duke parë gruan e tij, thotë: “Kjo klimë është shumë romantike, por ky shans vjen vetëm një herë në jetë, prandaj, më fal, e dashur, por dëshira ime është të kem një grua 30 vjet më të re se vetja.”
Gruaja mbetet e habitur, por dëshira është dëshirë, kështu që fatsjellësja ia plotëson dëshirën. E prek burrin me shkopin magjik dhe fap… ai shndërrohet në një 90 vjeçar!
Komentet