VOAL

VOAL

Komentet

Këndi i humorit: E takon pas shumë vitesh dhe i thotë i habitur

E takon pas shumë vitesh dhe i thotë i habitur:

– Nuk të kam parë prej vitesh, ke bërë ndryshime shumë të mëdha: buzë të fryra, flokë të gjata, sy të mëdhenj me qerpikë falso, gjoks të madh, vithe të mëdha… Ke bërë ndryshime shumë të mëdha… Gjon !!!

Këndi i humorit: Një ditë, një vogëlush vjen në dhomën e ndenjes ku babai i tij po lexon gazetën dhe e pyet

Një ditë, një vogëlush vjen në dhomën e ndenjes ku babai i tij po lexon gazetën dhe e pyet:
“Babi, nga vij unë?”
Babai, i cili është krenuar gjithmonë se është modern dhe i përditësuar, fillon t’i shpjegojë të voglit dallimet fiziologjike që ekzistojnë midis dy gjinive, organeve të riprodhimit, të cilat ai i përshkruan me shumë saktësi dhe detaje, marrëdhëniet ndërgjinore, madje edhe teknikat kontraceptive, marrëdhëniet devijuese e tjerë. Vogëlushi, pa i rrahur qepallat, po e dëgjon me gojë hapur. Në fund, babai pyet:
“A isha mjaft i saktë? A iu përgjigja pozitivisht pyetjes, apo ka ende gjëra që për t’i sqaruar?”
Dhe i vogli i përgjigjet:
“Po, babi, në shkollë, shoku im i bankës vjen nga Korça. Po unë, babi, nga vij?”

Këndi i humorit: Bie zilja, Marku i vogël hyp në karrige kap telefonin dhe përgjigjet

Bie zilja, Marku i vogël hyp në karrige kap telefonin dhe përgjigjet:
– Pershendetje kush jeni ju?
– Përshëndetje vogëlush, është nëna jote aty?
– Mami dhe babi nuk janë në shtëpi, vetëm motra ime është këtu.
– Në rregull, më jep motrën tënde.
Marku zhduket dhe pas pak kthehet duke bërtitur:
– Më vjen keq, por nuk mund ta lëviz nga djepi!!!

Këndi i humorit: Një fermer dëshiron të bëjë shaka me njërën prej pulave të tij

Një fermer dëshiron të bëjë shaka me njërën prej pulave të tij dhe i vjedh fshehurazi një vezë për ta lyer me të gjitha ngjyrat.
Pastaj e vendos sërish mes vezëve të tjera dhe fillon të spiunojë reagimet e pulës.
Megjithatë, kjo mbetet krejtësisht indiferente.
I zhgënjyer, fermeri kthehet në punën e tij kur dëgjon një zhurmë të madhe në anën tjetër të oborrit të fermës dhe shikon: është gjeli duke e zhdëpur fazanin!!!

Këndi i humorit: Klienti i thërret kamarieres

Klienti i thërret kamarieres:

– Kamariere, është një mizë e ngordhur në supën time!!!

I përgjigjet kamarierja:

– Sa gjynah! Kur e vura re, ajo ishte ende gjallë!!!

Këndi i humorit: – Mami… – thotë Katerina

– Mami… – thotë Katerina.

– Fol, zemër!

– Mbrëmë kam parë ëndërr se sot do të marr një notë të keqe në shkollë. A nuk është më mirë të rri në shtëpi?!!!

Këndi i humorit: Fëmija pyet nënën: – Pse ka meshkuj që vishen si femra?

Fëmija pyet nënën:
– Pse ka meshkuj që vishen si femra?

Nëna i përgjigjet fëmijës:
– Hej! Ç’janë këto fjalë!!! Do ta kuptosh kur te rritesh… Dhe pastaj të kam thënë 1000 herë… nuk jam mami, jam babi!!!!!

Këndi i humorit: 1) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse

1) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju ecni te ajo dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat.”

Ky është Marketingu Direkt.

2) Jeni në një festë me një grup miqsh dhe ju shihni një femër shumë simpatike. Një nga miqtë tuaj afrohet dhe të thotë: “Ajo femër atje është një fenomen në shtrat”.

Kjo është Reklamë.

3) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju i kërkoni asaj numrin e celularit. Të nesërmen e merrni në telefon dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat.”

Ky është Telemarketing.

4) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju e njihni atë. I afroheni asaj, ia rifreskoni kujtesën dhe i thoni: “A të kujtohet sa jam mirë në shtrat?”

Ky është Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin.

5) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Çoheni, rregulloni paraqitjen e jashtme, i afroheni asaj dhe i ofroni një gotë. Ju tregoni se si
parfumi i saj është i mirë, ju e komplimentoni kostumin e saj, i ofroni një cigare dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat”.

Kjo është Marrëdhëniet me Publikun.

6) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ju afroheni tek ajo dhe i thoni: “Unë jam një fenomen në shtrat.”, dhe për më tepër, ju i tregoni asaj fizikun tuaj.

Ky është Merchandising.

7) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumë të bukur magjepsëse. Ajo vjen tek ju dhe thotë: “Kam dëgjuar se ju jeni një fenomen në shtrat.”

 

Ky është Branding,

1) Jeni në një festë dhe shihni një femër shumüe të bukur. Ju i afroheni dhe i thoni: “Unë jam fenomen në shtrat dhe unë zgjas gjithë natën pa u ndalur…”

Kjo është reklamë e rreme dhe dënohet me ligj!!!

Këndi i humorit: Shëtit afrikani nëpër Prishtinë

Shëtit afrikani nëpër Prishtinë, dhe duke ecur e gjenë një letërnjoftim. Pa u menduar shumë, e fut në xhep.

Pas pak, e ndalon një polic (SHPK) dhe i thotë: letërnjoftimin!

Afrikani pa u hamenduar e nxjerr letërnjoftimin e gjetur dhe ia jep.

– Leonardo Di Kaprio, lexon polici.

-” Allahile, a po më tregon drejt, Titaniku a është fundosur apo është kallë”, e pyet polici afrikanin.

Këndi i humorit: TEMA E HARTIMIT. SEKS, RELIGJION, MISTER

TEMA E HARTIMIT. SEKS, RELIGJION, MISTER

ZHVILLIMI I HARTIMIT: 1. Motra ime është shtatzënë… (seks)

2. Oh, i Madhi Zot! (Religjion)

3. Kush e la shtatzënë?!!! (Mister)

Këndi i humorit: Një djalë dhe një vajzë përpiqen të kenë përvojën e tyre të parë

Një djalë dhe një vajzë përpiqen të kenë përvojën e tyre të parë.

Ai është i turpshëm dhe ajo dëshiron ta bëjë atë të ndihet rehat.

Ajo i thotë me sensualitet:

“A do të shohësh se ku më kanë operuar për apendicitin?”

Dhe ai ia kthen:

“Oh jo, i urrej spitalet!!!”

Këndi i humorit: Dy vogëlushë po bisedojnë në shkollë

Dy vogëlushë po bisedojnë në shkollë:
“Jam pak i shqetësuar. Nëna ime bleu një pallto të re dhe e hodhi të vjetrën, babai bleu një makinë të re dhe e hodhi të vjetrën…”
“Epo, pse shqetësohesh?”
“Kam dëgjuar të thonë se duan një fëmijë tjetër!!!”


Send this to a friend