VOAL

VOAL

Komentet

blank

Këndi i humorit: Një bionde është në një lokal dhe pranë saj është një grup djemsh

Një bionde është në një lokal dhe pranë saj është një grup djemsh që thonë sa budallaqe janë biondet.

 

Biondja largohet dhe duke u kthyer në shtëpi sheh një bionde tjetër në një fushë me një varkë kanotazhi.

 

Ajo ndalon dhe i thotë: “Për shkakun tënd, ne biondet konsiderohemi budallaqe… po të dija të notoja do të vija dhe do të të zhdëpja shqelma!!!”

blank

Këndi i humorit: Gruaja vjen në shtëpi pas herës së pesëmbëdhjetë që përpiqet të marrë patentë shoferi

Gruaja vjen në shtëpi pas herës së pesëmbëdhjetë që përpiqet të marrë patentë shoferi dhe burri e pyet me një ton tallës:
“Pra… ta kënaqën edhe kësaj here?”
Dhe ajo përgjigjet:
“Kësaj here ishin vetëm tre… por të paktën ma dhanë patentën!

blank

Këndi i humorit: Dy napolitanë, pasi kanë shpenzuar të gjitha paratë e tyre në Milanon e madhe

Dy napolitanë, Çiro dhe Antonio, pasi kanë shpenzuar të gjitha paratë e tyre në Milanon e madhe, nuk kanë si të kthehen në shtëpi. Më pas ata vendosin të ndahen për një moment dhe të kërkojnë lëmoshë për të mbledhur shumën e nevojshme për t’u kthyer në Napolin e tyre të dashur. Prandaj ata e lanë takohen në stacionin e Milanos pas një ore. Siç e lanë, të dy takohen përsëri dhe Çiro pyet Antonion se si shkoi.

Antonio pergjigjet: “Çirù, është sigurisht e vertetë… veriorët janë njerëz të ftohtë… mendo pak, u maskova mirë si një i verbër i varfër dhe shkova në Piazza Duomo me një tabelë ku shkruhej KY QORR KA URI por gjithçka kam mbledhur vetëm 11 euro. Si të shkoi ty?”

Dhe Çiro: “Tri mijë euro mblodha…”.
Antonio habitet dhe bërtet: “E si e bëre?”
Çiro ia shpjegon me shumë qetësi: “Fare thjesht, o mik… Qëndrova këtu në stacion, mora një copë letër dhe me laps shkrova: JUGORI I VARFËR DËSHIRON TË KTHEHET SHTËPI!!!”

blank

Këndi i humorit: Një oficer policie më në fund merr leje dhe i bashkohet gruas së tij e cila prej një muaji ka pushuar në plazh

Një oficer policie më në fund merr leje dhe i bashkohet gruas së tij e cila prej një muaji ka pushuar në plazh.

Natën polici (pas një muaji esëll) dëshiron të bëjë dashuri, por gruaja e tij ka frikë se mos zgjohen të vegjlit, ndaj vendosin të shkojnë në plazh.

Në plazh fillojnë të bëjnë nxemje, por mbërrin një patrullë policie: “Duart lart! Tregoni dokumentet!”

Oficeri i policisë prezantohet: “Unë jam kapiten Guri, jam kolegu juaj!”

Komandantja e patrullës: “Si urdhëron, kapiten Guri! Ju mund të shkoni, por partnerja duhet të qëndrojë, sepse është e treta herë që e gjejmë në plazh duke bërë këtë punë!!!

blank

Këndi i humorit: Pa çelur sytë mirë, gruaja ia jep burrit këtë sihariq

Pa çelur sytë mirë, gruaja ia jep burrit këtë sihariq:

– Zemër, së shpejti do të bëhemi tre!

– Vërtet! Sa i lumtur jam! A je e sigurt?!- pyet burri i befasuar.

– Patjetër! Sapo më mori mamaja në telefon. Vjen nesër në mëngjes!!!

blank

Këndi i humorit: Dikush kishte shkruar me shkumës te oborri i pallatit

Dikush kishte shkruar me shkumës te oborri i pallatit:

– Sot, kur të ikë burri yt në punë, më telefono menjëherë!

Atë ditë asnjë nga burrat e pallatit nuk shkoi në punë!!!

blank

Këndi i humorit: Takohen rastësisht dhe përqafohen tiranasi dhe tiranasja

Takohen rastësisht dhe përqafohen dy të dashuruar tiranas:

– Oh, zemër, kur më përqafon ti, më duket se jam në qiellin e shtatë! – thotë ai.

-Edhe unë, zemër, kur më përqafon ti, më duket se jam në autobusin e Kamzës! – thotë ajo.

blank

Këndi i humorit: Pas vizitës, gjinekologu i thotë

Pas vizitës, gjinekologu i thotë:

– Zonjë, nga testi dukesh shtatzënë!

Ajo thotë:

– Është e pamundur, doktor, sepse nuk kam bërë asgjë. Kam biseduar me djemtë në facebook, asgjë tjetër!!

Doktori i përgjigjet:

– Ok, zonjë, por në facebook ka edhe hakera!!!

blank

Këndi i humorit: I propozon njëri vajzës bionde

I propozon njëri vajzës bionde:

– Hej, si e ke mendjen? Do të fejohemi bashkë apo jo?!

Vajza bionde i përgjigjet:

– Më mirë hidhem nga kati i gjashtë!

– Po kjo shtëpi është më tri kate, – i thotë ai.

– S’ka gjë, – thotë vajza bionde, hidhem dy herë!!!

blank

Këndi i humorit: Njëri qan hallin me mikun e tij të ngushtë

Njëri qan hallin me mikun e tij të ngushtë:

– Ka 3 ditë që gruaja ime nuk më flet me gojë!

Miku i tij e këshillon:

– Mbaje mirë, miku im, se sot gra të tilla zor se gjenden në botë!!!

blank

Këndi i humorit: – Moj zonjë, sa shumë qenke dobësuar!!

– Moj zonjë, sa shumë qenke dobësuar!!

– Prej mërzisë e kam, se burri po më tradhton!!

– Pse nuk po ndahesh, pra, prej tij?!

– Do të ndahem, veç po pres të dobësohem edhe nja 5-6 kilogramë!!!

blank

Këndi i humorit: Donte të martohej, por duke dëgjuar konfliktet, divorcet e problemet e tjera, hezitonte

Donte të martohej, por duke dëgjuar konfliktet, divorcet e problemet e tjera, hezitonte. Shkoi tek daja i tij dhe e pyeti:”O daje! Ti ke kaq vite që je martuar dhe nuk je grindur kurrë me gruan. A më tregon cili është sekreti?”
Daja i tha:”Që ditën e parë të martesës, unë dhe gruaja lidhëm një pakt: Ajo do vendoste për çështjet e vogla në familje, kurse unë për çështjet e mëdha.”
I riu, duke mos kuptuar gjë tha:”Ma shtjello pak se s’po të kuptoj.”
Daja vazhdoi:”Po ja, ime shoqe, psh ka pasur pushtet të plotë në zgjedhjen dhe blerjen e shtëpisë, mobilimin, ngjyrën e preferuar të dhomave, llojet e luleve në kopësht, çfarë hamë dhe pijmë, edukimin e fëmijëve, shpenzimin e rrogës time, ku ti kalojmë pushimet, kë do të vizitojmë, me kë do të shoqërohemi, me kë do të zihemi, çfarë do të shohim në televizor, cilët këngë do të dëgjojmë etj… D.m.th gjërat e vogla dhe të përditshme.”
“Po ti o daje, për çfarë vendos në shtëpi?!” e pyeti i çuditur nipi.
Daja:”Unë merrem me çështje madhore dhe strategjike, madje paksa të rrezikshme do të thoja, si psh: Marrëdhëniet e tensionuara mes Amerikës dhe Kinës, lufta e fundit në Ukrahinë, rritja e çmimeve të naftës, rritja e temperaturave, vrimat e ozonit etj… “

Send this to a friend