Në dritën e hënës Nastradini shkoi të marr ujë tek pusi në oborr.
Kur shikoi poshtë ai pa pasqyrimin e hënës së plotë në pus. “Unë duhet ta shpëtoj hënën,” tha Nastradini dhe hodhi me kujdes kovën në pus për ta kapur hënën.
Sa deshi të tërhiqte litarin e kovës, duke u tërhequr mbrapa, mori në thua dhe ra me kurriz përtokë. Nastradini u dërmua, por, kur pa hënën e plotë në qiell, thirri hareshëm:
-Faleminderit Zotit! Unë u përpoqa dhe vuajta shumë, por më në fund hëna është atje ku i takon të jetë!
Komentet