Nastradini dhe e shoqja u zgjuan nga gjumi prej zhurmave të hapave dhe prej dikujt që tha:
-Le ta vrasim Nastradinin dhe delet e tij e pastaj t’ia marrim pasurinë e t’ia rrëmbejmë gruan!
Kur dëgjoi këto fjalë, Nastradini u kollit disa herë dhe zhurmat pushuan. Pas pak e shoqja e pyeti:
-E kuptova se ti u frikësove, prandaj u kollite.
Nastradini u zemërua:
-Ti ishe për mrekulli. Unë u kollita për veten dhe për delet e mia!
Komentet