VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Martohet Hasani dhe, sapo hyn dhëndërr, e pyet nusen

By | November 30, 2017

Komentet

Këndi i humorit: Dy shoqe po flisnin për burrat me njëra-tjetrën në një kafe

Dy shoqe po flisnin për burrat me njëra-tjetrën në një kafe:
– Lere se jam shumë e mërzitur, të gjithë meshkujt qenkan tradhtarë e mashtrues!
– Po pse moj zemra? – e pyet shoqja tjetër.
– Po ja, Miri më tradhtoi mbrëme. Tanin e kapa pardje me dy femra në një bar. Beni me tradhtoi me shitësen e rrobave. Goni me kushërirën time. Të gjithë mashtruesa janë dhe pikë. Biles biles edhe im shoq kushedi me kë më tradhton, po thjesht s’e kam kapë akoma!

Këndi i humorit: Një burrë e përplasi makina dhe e dërguan në spital

Një burrë e përplasi makina dhe e dërguan në spital. Shkon gruaja e tij në spital dhe e pyet doktorin:
-Doktor, vdiq?!
-Bëmë të pamundurën, por fatkeqësisht nuk e shpëtuam dot dhe vdiq!
Në atë moment burri hapi sytë dhe thirri:
-Jam gjallë, nuk kam vdekur!!
Dhe e shoqja:
-Pusho! E ditke ti më mirë se doktori?!!

Këndi i humorit: Një mësues matematike i dërgon një faks së shoqes në shtëpi

Një mësues matematike i dërgon një faks së shoqes në shtëpi:
“E dashur grua,
siç e di, je 54 vjeçe dhe unë kam nevoja që s’mund të m’i plotësosh.
Shpresoj të mos mërzitesh, por në orën që do e lexosh këtë letër do jem te hoteli afër shkollës me një vajzë 18 vjeçe.
Në shtëpi do kthehem në mesnatë.
Burri yt.”


Shkon profesori në hotel dhe gjen një faks:


“I dashur burrë,
siç e di, dhe ti je 54 vjeç. Në orën që do lexosh këtë letër do të jem me punëtorin 18 vjeçar që pastron pishinën tek hoteli në fund të rrugës dhe, si profesor matematike që je, ti e di që 18 hyn më shumë tek 54 nga sa hyn 54 tek 18.


Mos më prit!!”

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja po shikojnë një ndeshje boksi

Burri dhe gruaja po shikojnë një ndeshje boksi.

Ndeshja mbaron shumë shpejt dhe burri e përplas telekomandën i zemëruar:

– Jam vërtet i zhgënjyer. Gjithçka përfundoi brenda dy minutave!

Gruaja ia kthen me gjakftohtësi:

– Tani ti e kupton se si ndihem unë!!!

Këndi i humorit: Katër policë po luanin me një karkalec

Katër policë po luanin me një karkalec. Sa herë i thoshin “Hop!” karkaleci kërcente. Vjen shefi i shikon dhe u bërtet:
– Çfarë bëni?
– Ja shef, – i thotë njëri – na vjen çudi se sa herë i themi hop ai kërcen.
– Po sikur t’i heqim një këmbë? – tha shefi – Të shohim do kërcejë apo jo.
Ia heqin një këmbë, fap kërceu karkaleci. E kështu deri sa shefi ia hoqi të gjitha këmbët.
… – Hop!
Hiç karkaleci.
– Hop!
Hiç.
– Çfarë mësojmë nga kjo? – pyeti shefi.
Asnjë nuk po përgjigjej. Atëherë shefi tha:
– Nga kjo ne mësojmë se, kur ia këputim të gjitha këmbët, karkaleci nuk dëgjon…

Këndi i humorit: Një çift po bën dashuri

Një çift po bën dashuri.

Dhe femra i thotë mashkullit:

– I dashur, je si një telefon celular!

– E çfarë do të thuash? – e pyet ai.

Ajo i përgjigjet:

– Sapo hyn në tunel, e humb sinjalin!

Këndi i humorit: Në një cirk, një luan i ri është duke pritur për shfaqjen e tij të parë

Në një cirk, një luan i ri është duke pritur për shfaqjen e tij të parë. Shumë i emocionuar ai e pyet babanë e tij:
– Baba, çfarë po bëjnë të gjitha këto qenie njerëzore këtu?
– Mos u shqetëso, biri im: Janë prapa hekurave.

Këndi i humorit: Një vajzë nëntëvjeçare vjen në shtëpi nga shkolla duke qarë dhe i thotë nënës

Një vajzë nëntëvjeçare vjen në shtëpi nga shkolla duke qarë dhe i thotë nënës:

– Nuk dua të shkoj më në shkollë! Të gjithë më ngacmojnë sepse e kam gjysmën e flokëve të mi të drejtë e të kuq dhe gjysmë të zi e kaçurrel, kam një këmbë më të gjatë se tjetra, një sy blu dhe një kafe. Po pse mami? Si mund të jem vajza e shëmtuar e një gruaje kaq e re, të bukur dhe perfekte si ti?

Mami i thotë:

– Duhet ta dini vogëlushja ime: që kur isha 17 vjeçe, më ftuan në një aheng në atë vilën e të pasurve në kodër. Unë shkova me miqtë e mi dhe për disa orë gjithçka ishte mirë. Pastaj të gjithë u dehëm, u hodhëm në pishinë plotësisht të zhveshur dhe ishte një rrëmujë. Një turmë e çmendur vazhdoi deri në mëngjes.

E mrekulluar, vajza pyet nënën e saj:

– Por mami, shkove me kaq shumë burra?

Dhe nëna i përgjigjet:

– Shiko bija ime, ti je me shumë fat që nuk je duke lehur!!!

Këndi i humorit: Gjyshja ia rrëfen mbesës së vogël sekretet e jetës

Gjyshja ia rrëfen mbesës së vogël sekretet e jetës:
– Ti e di, e dashur, në jetën e një gruaje ka vetëm një dashuri të madhe.
– Dhe cila ishte e juaja, gjyshe?
– Marinarët!

Këndi i humorit: Në shkollë mësuesja i porosit fëmijët

Në shkollë mësuesja i porosit fëmijët:
– Nxënës, nuk duhet t’i puthni kurrë kafshët; kështu transmetohen sëmundjet!
Një nga nxënësit i përgjigjet:
–  Është e vërtetë, mësuese! Halla ime puthi qenin e saj dhe ai ngordhi dy ditë më vonë!

Këndi i humorit: Një rreshter i ushtrisë pyet një rekrut të ri

Një rreshter i ushtrisë pyet një rekrut të ri:

– Si e ke emrin ushtar

Djali përgjigjet:

– Genc Tomorri, zotëri!

Atëherë rreshteri thotë:

– Është një mal i lartë që ka mbiemrin tënd!

Dhe ushtari bërtet:

– Po, por nuk kemi asnjë lidhje gjaku, zotëri!!!

Këndi i humorit: Si çdo mëngjes, tre gjyshër nëntëdhjetë vjeç takohen në kopsht për të biseduar

Si çdo mëngjes, tre gjyshër nëntëdhjetë vjeç takohen në kopsht për të biseduar dhe për të kaluar ca kohë së bashku jashtë. Petro arrin pak më vonë se zakonisht dhe i gjen dy miqtë e tij tashmë të ulur në pankinë. Ai gjithashtu ulet dhe pyet dy të tjerët:

– Mirëmëngjes djema, si jeni?

Gimi i përgjigjet:

– Si do që unë të shkoj, tani jemi pleq, kjo është e vërteta! Një ditë mora një kuti shumë të rëndë në dorë dhe më duhej ta thërrisja gruan për të më ndihmuar, sepse isha gati të rrëzohesha. E çfarë t’ju them, djema, nuk më binden krahët! Nuk kam më forcë në krahët e mi!

Goni përgjigjet:

– Pardje gjeta një djalë që po dëmtonte makinën time dhe, sapo fillova ta ndiqja, rashë në tokë. Këmbët më kanë braktisur! Nuk i kam më këmbët e dikurshme!

Pastaj ai pyet:

– Po ti, Petro?

Plaku përgjigjet:

– Jam më keq se ti. Një ditë në shtëpi pashë kujdestaren e shkallës, e tërhoqa poshtë dhe u hodha mbi të! Sapo fillova ta zhvishja, ajo më tha: “Z. Petro, po sot është hera e tretë!” Kujtesa, djema! Kam humbur plotësisht kujtesën!!!


Send this to a friend