VOAL

VOAL

Komentet

blank

Këndi i humorit: Një oficer policie më në fund merr leje dhe i bashkohet gruas së tij e cila prej një muaji ka pushuar në plazh

Një oficer policie më në fund merr leje dhe i bashkohet gruas së tij e cila prej një muaji ka pushuar në plazh.

Natën polici (pas një muaji esëll) dëshiron të bëjë dashuri, por gruaja e tij ka frikë se mos zgjohen të vegjlit, ndaj vendosin të shkojnë në plazh.

Në plazh fillojnë të bëjnë nxemje, por mbërrin një patrullë policie: “Duart lart! Tregoni dokumentet!”

Oficeri i policisë prezantohet: “Unë jam kapiten Guri, jam kolegu juaj!”

Komandantja e patrullës: “Si urdhëron, kapiten Guri! Ju mund të shkoni, por partnerja duhet të qëndrojë, sepse është e treta herë që e gjejmë në plazh duke bërë këtë punë!!!

blank

Këndi i humorit: Pa çelur sytë mirë, gruaja ia jep burrit këtë sihariq

Pa çelur sytë mirë, gruaja ia jep burrit këtë sihariq:

– Zemër, së shpejti do të bëhemi tre!

– Vërtet! Sa i lumtur jam! A je e sigurt?!- pyet burri i befasuar.

– Patjetër! Sapo më mori mamaja në telefon. Vjen nesër në mëngjes!!!

blank

Këndi i humorit: Dikush kishte shkruar me shkumës te oborri i pallatit

Dikush kishte shkruar me shkumës te oborri i pallatit:

– Sot, kur të ikë burri yt në punë, më telefono menjëherë!

Atë ditë asnjë nga burrat e pallatit nuk shkoi në punë!!!

blank

Këndi i humorit: Takohen rastësisht dhe përqafohen tiranasi dhe tiranasja

Takohen rastësisht dhe përqafohen dy të dashuruar tiranas:

– Oh, zemër, kur më përqafon ti, më duket se jam në qiellin e shtatë! – thotë ai.

-Edhe unë, zemër, kur më përqafon ti, më duket se jam në autobusin e Kamzës! – thotë ajo.

blank

Këndi i humorit: Pas vizitës, gjinekologu i thotë

Pas vizitës, gjinekologu i thotë:

– Zonjë, nga testi dukesh shtatzënë!

Ajo thotë:

– Është e pamundur, doktor, sepse nuk kam bërë asgjë. Kam biseduar me djemtë në facebook, asgjë tjetër!!

Doktori i përgjigjet:

– Ok, zonjë, por në facebook ka edhe hakera!!!

blank

Këndi i humorit: I propozon njëri vajzës bionde

I propozon njëri vajzës bionde:

– Hej, si e ke mendjen? Do të fejohemi bashkë apo jo?!

Vajza bionde i përgjigjet:

– Më mirë hidhem nga kati i gjashtë!

– Po kjo shtëpi është më tri kate, – i thotë ai.

– S’ka gjë, – thotë vajza bionde, hidhem dy herë!!!

blank

Këndi i humorit: Njëri qan hallin me mikun e tij të ngushtë

Njëri qan hallin me mikun e tij të ngushtë:

– Ka 3 ditë që gruaja ime nuk më flet me gojë!

Miku i tij e këshillon:

– Mbaje mirë, miku im, se sot gra të tilla zor se gjenden në botë!!!

blank

Këndi i humorit: – Moj zonjë, sa shumë qenke dobësuar!!

– Moj zonjë, sa shumë qenke dobësuar!!

– Prej mërzisë e kam, se burri po më tradhton!!

– Pse nuk po ndahesh, pra, prej tij?!

– Do të ndahem, veç po pres të dobësohem edhe nja 5-6 kilogramë!!!

blank

Këndi i humorit: Donte të martohej, por duke dëgjuar konfliktet, divorcet e problemet e tjera, hezitonte

Donte të martohej, por duke dëgjuar konfliktet, divorcet e problemet e tjera, hezitonte. Shkoi tek daja i tij dhe e pyeti:”O daje! Ti ke kaq vite që je martuar dhe nuk je grindur kurrë me gruan. A më tregon cili është sekreti?”
Daja i tha:”Që ditën e parë të martesës, unë dhe gruaja lidhëm një pakt: Ajo do vendoste për çështjet e vogla në familje, kurse unë për çështjet e mëdha.”
I riu, duke mos kuptuar gjë tha:”Ma shtjello pak se s’po të kuptoj.”
Daja vazhdoi:”Po ja, ime shoqe, psh ka pasur pushtet të plotë në zgjedhjen dhe blerjen e shtëpisë, mobilimin, ngjyrën e preferuar të dhomave, llojet e luleve në kopësht, çfarë hamë dhe pijmë, edukimin e fëmijëve, shpenzimin e rrogës time, ku ti kalojmë pushimet, kë do të vizitojmë, me kë do të shoqërohemi, me kë do të zihemi, çfarë do të shohim në televizor, cilët këngë do të dëgjojmë etj… D.m.th gjërat e vogla dhe të përditshme.”
“Po ti o daje, për çfarë vendos në shtëpi?!” e pyeti i çuditur nipi.
Daja:”Unë merrem me çështje madhore dhe strategjike, madje paksa të rrezikshme do të thoja, si psh: Marrëdhëniet e tensionuara mes Amerikës dhe Kinës, lufta e fundit në Ukrahinë, rritja e çmimeve të naftës, rritja e temperaturave, vrimat e ozonit etj… “
blank

Këndi i humorit: DY KARABINIERËT! – Përshtati në shqip YMER BALA

– Tetar i Parë, a e di se je tamam gomar?!
– Brigadier, të lutem mos ma thuej dy herë atë fjalë!
– Si more mos me ta thanë, mbas asaj që pashë mbramë?! Të kam pa tuj ba dashni me tande shoqe në divan! Mbylli ato grilat ( persianet ) natën, mor aman!
– Ha, ha ha e hi, hi,hi…! A e di brigadier se zog gomarit po me dukesh ti, sepse mbramë unë nuk kam kenë hiç në shpi!
blank

Këndi i humorit: Dy vlonjatë në Tiranë e pyesin taksistin

Dy vlonjatë në Tiranë e pyesin taksistin:

– Sa e ke pazarin për në Vlorë, o vëlla?!

Taksisti iu përgjigjet:

-60 mijë lekë, zotërinj!

Dy vlonjatët i japin 40 mijë lekë.

– Unë iu kërkova 60 mijë…- iu thotë taksisti.

– Po pse, nuk do të vijsh edhe ti në Vlorë?!!! – i thonë dy vlonjatët.

 

blank

Këndi i humorit: Një çift po shëtit në park

Një çift po shëtit në park. Një lypës i afrohet gruas dhe i thotë:

-Ma jep një euro, zonjë! Ishalla Zoti të çon një burrë më të mirë se këtë që e ke përkrah teje!!!

Burri ngelet i shtangur, sepse gruaja, pa asnjë ngurim nxjerr kuletën!!!


Send this to a friend