VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Dy miq vdesin. Njëri shkon në Parajsë dhe tjetri shkon në Ferr

July 21, 2018

Komentet

Këndi i humorit: E dashur, unë do të ngjitem për ty në malin më të lartë në botë!

E dashur, unë do të ngjitem për ty në malin më të lartë në botë!

Për ty do të përballesha me stuhinë më të tmerrshme të oqeanit!

Ushtrinë më të ashpër do ta luftoja me duart e mia!

Do të hyja në zjarr për të nxjerrë celularin të nd ose në oqeanin më të thellë për të marrë çantën tënde dore!

Unë do të të mbroja nga të gjitha sëmundjet, gjithë ligësitë dhe gjithë zilitë e tokës për ju!

E dashur, për ty do të riparoja gjithashtu vrimën e ozonit…

 

Mirë atëherë, shihemi të enjten….

… vetëm nëse nuk bie shi!

Këndi i humorit: Një zonjë është duke ecur me djalin e saj dhe takojnë një fqinje shumë të re e të kolme

Një zonjë është duke ecur me djalin e saj dhe takojnë një fqinje shumë të re dhe e të kolme.

“Bir, puthe zonjën!”
“Jo, mami.”
“Bir, është urdhër!”
“Jo, mami.”
“Po pse nuk pranon të puthësh zonjën?!”.
“Sepse babai u përpoq dje, dhe ai mori dy shuplaka!!!”

Këndi i humorit: Një fëmijë po pret në stacionin e autobusit me nënën e tij shtatzënë

Një fëmijë po pret në stacionin e autobusit me nënën e tij shtatzënë. Fëmija e shikon dhe e pyet:
– Mami, po pse e ke barkun kaq të madh?

Nëna përgjigjet:
-Se po pres motrën tënde të vogël.

Fëmija sheh një zotëri të shëndoshë të ulur pak më larg, i afrohet dhe e pyet:
– Ju kë po pritni?

I përgjigjet zotëria:
– Po pres autobusin.

Dhe fëmija:
– Nëse del një biçikletë do ma jepni?

Këndi i humorit: Pjerini vjen vonë në shkollë, mësuesja e qorton

Pjerini vjen vonë në shkollë, mësuesja e qorton:
“Pse vjen gjithmonë vonë në shkollë?”
Pjerini përgjigjet:
“Për shkak të tabelës në fund të rrugës!”
“Cila tabelë?” – pyet mësuesja.

Dhe Pjerini: “Ajo që thotë NGADALËSO, SHKOLLA ËSHTË AFËR!!!

Këndi i humorit: Burri kinez kërkon divorc

Burri kinez kërkon divorc.

Gjyqtari e pyet: cila është arsyeja?

Ai përgjigjet:

– Unë nuk shkova me gruan time, ajo nuk shkoi me mua, po foshnja erdhi! Si erdhi?

Këndi i humorit: Njëri shkon me të dashurën në hotel dhe shikon veturën e vjehrrit të parkuar jashtë

Njëri shkon me të dashurën në hotel dhe shikon veturën e vjehrrit të parkuar jashtë.

Thotë me vete:

– Kushedi se me kë po bën dashuri vjehrri im!

Shkon në veturën e vjehrrit dheia vjedh stereon. Pastaj shkon në shtëpinë e vjehrrit dhe e pyet:

– O vjehërr, të shikon të mërzitur, çfarë të ka ndodhur????

– Pyete gruan tënde. Ia kam dhënë veturën dhe dikush ma ka vjedhur stereon!!!!

Këndi i humorit: Njëri e pyet mikun e tij të ngushtë: – Si ia vure emrin vajzës?

Njëri e pyet mikun e tij të ngushtë: – Si ia vure emrin vajzës?

– Ia vura emrin Dashuri, sepse kjo ishte fjala e fundit që gruaja tha përpara se ta ngjiznim. Po ti si ia vure emrin djalit?

– Ia vura Mosndalo!!!

Këndi i humorit: Është festë dhe një djalë i vogël dëgjon nënën dhe babin e tij duke u grindur

Është festë dhe një djalë i vogël dëgjon nënën dhe babin e tij duke u grindur. Ai dëgjon që mamaja e tij e quan babin e tij bastard dhe dëgjon të atin që e quan mamin e tij zuskë.

Ai pyet: “Mami, çfarë do të thotë bastard?”

Ajo përgjigjet: “Hm, do të thotë djalë”.

Pastaj ai pyet: “Babi, çfarë do të thotë zuskë?”

Ai përgjigjet: “Hm, do të thotë vajzë”.

Më vonë atë ditë, djali sheh babanë e tij në banjë duke u rruar. Babai aksidentalisht prehet veten dhe thotë: “Bajgë.”

Djali pyet: “Çfarë do të thotë bajgë?”

Babai përgjigjet: “Do të thotë krem ​​rroje”.

Pastaj sheh mamin e tij në kuzhinë duke përgatitur gjelin e detit; ajo aksidentalisht prehet me thikë dhe thotë: “Të sëmës”.

Djali e pyet se çfarë do të thotë kjo fjalë dhe ajo thotë: “Kjo do të thotë gatim”.

Atë mbrëmje, të ftuarit e familjes mbërrijnë për darkën e festës.

Djali hap derën për t’i mirëpritur dhe u thotë: “Mirë se erdhët zuska dhe bastardë! Babai im është në banjë duke vënë bajga në fytyrë dhe mamaja ime është në kuzhinë duke e çuar në të sëmës gjelin e detit.”

Këndi i humorit: Një profesor shkencash iu thotë studentëve

Një profesor shkencash iu thotë studentëve: “Oksigjeni është një domosdoshmëri për frymëmarrjen dhe jetën. Ai u zbulua në 1773.”

Një studente bionde i përgjigjet: “Faleminderit Zotit që kam lindur pas vitit 1773! Përndryshe do të kisha vdekur pa të!!!”

Këndi i humorit: Një çift po shkon me nxitim në spital për shkak se gruas po i fillojnë dhimbjet e lindjes

Një çift po shkon me nxitim në spital për shkak se gruas po i fillojnë dhimbjet e lindjes. Teksa ecin, një mjek u thotë se ka shpikur një makinë që ndan dhimbjen mes nënës dhe babait. Ata pajtohen me të dhe çohen në një dhomë ku lidhen me makinën. Mjeku e nis me 20% të ndarë ndaj babait.

Gruaja thotë: “Oh, kjo është në të vërtetë më mirë.” Burri thotë se nuk ndjen asgjë. Pastaj doktori e kthen në 50% dhe gruaja thotë se nuk dhemb as aq shumë. Burri thotë se nuk ndjen asgjë. Doktori, tani i inkurajuar, e kthen atë në 100%. Burri ende nuk ndjen asgjë, dhe gruaja është vërtet e lumtur, sepse tani nuk ka dhimbje për të.

Fëmija lind. Çifti shkojnë në shtëpi dhe e gjejnë postierin duke rënkuar nga dhimbjet në pragun e derës.

Këndi i humorit: Zilja ra që mësimi të fillonte dhe Gjoni vjen me vonesë në mësim

Zilja ra që mësimi të fillonte dhe Gjoni vjen me vonesë në mësim.

Mësuesi pyeti: “Gjon, pse vjen me vonesë në mësim?”

Gjoni përgjigjet: “Isha te Lule Mali!”. Pastaj ulet.

Dhjetë minuta më vonë Neritani hyn në klasë dhe mësuesi përsëriti: “Pse vjen me vonesë?”

Neritani përgjigjet: “Isha te Lule Mali!!”.

Pesë minuta më vonë Arturi hyn në klasë dhe mësuesi: “Po ti Artur, ku ke qenë?”

Arturi përgjigjet: “Isha te Lule Mal!!!”.

Dhjetë minuta më vonë një vajzë hyn në klasë dhe mësuesi e pyet: “Përshëndetje, si e keni emrin?”

Vajza përgjigjet: “Lule Mali!!!!”.

Këndi i humorit: Një djalë po shet peshk në një cep

Një djalë po shet peshk në një cep. Për të tërhequr vëmendjen e klientëve të tij, ai bërtet: “Shitet peshk vagabond! Merre peshk vagabond!”

Një pastor e dëgjon këtë dhe i pyet: “Pse po i quani ‘peshq vagabond’.”

Djaloshi përgjigjet: “Sepse i kam kapur këta peshq në një zonë të ndaluar për peshkim.”

Pastori blen dy peshq, i çon në shtëpi te gruaja e tij dhe i kërkon asaj të gatuajë peshqit vagabond.

Gruaja përgjigjet e habitur: “Nuk e dija se ishte e pranueshme që një predikues të fliste në atë mënyrë.”

Ai i shpjegon asaj pse ata janë peshq të gjuajtur në një zonë të ndaluar.

Më vonë në tryezën e darkës, ai i kërkon të birit të shijojë peshqit vagabondë.

I biri i përgjigjet: “Po më pëlqejnë shumë, babi! Tani do t’i shijoj këto patatet zuska!”


Send this to a friend