Kemi prej 2021 që presim protesta,
Pritëm nga Foltoret Rithemelimin,
por na zhgënjyet
Rithemelimin e shkëmbyet me Riciklimin
Ricikluat establishmentin e 2013 me gjithë ata të 8 Janarit,
me stilin e vjetër të mospërfshirjes, të përjashtimit
pa asnjë reflektim, pa asnjë katharsis,
pa asnjë ndjesë qindra mijë demokratëve!
Do të kemi protesta sot e protesta mot,
protesta në dimër e protesta në behar…
Proteston bota dhe i rrëzon e i ndryshon qeveritë
vetëm në Shqipëri nuk protestohet,
vetëm në Shqipëri bën qejf qeveria më e korruptuar e Europës,
sepse nuk ka opozitë!
Dr.Berisha thotë se me Edvinin kryeministër nuk fitojmë dot
dhe ka katër vjet që projekton protesta
pa protestues,
E pyesin gazetarët çdo herë,
kanë katër vjet që e pyesin gazetarët,
po kur Doktor,
kur do të protestoni?!
Ja sot, ja nesër, ja pasneser, ja më 22 dhjetor 2025,
Në 22 dhjetor një tjetër cirkiadë dy-tre orëshe –
dhe pastaj në pritje të protestave
si në pritje të Godosë
Keni dështuar Doktor Berisha,
më vjen keq që e pohoj këtë
më vjen keq për veten dhe qindra mijë demokratë që ju besuam,
Ju besuam si njerëz të lirë, pa jua patur nevojën,
Ju kërkuam të drejtën tonë, shtetin e së drejtës –
Atdheun e lirë –
por ju jeni peng i Edvin Ramës –
ai që mblodhi 35 firmat për Endri Shabanin është peng i Edvin Ramës,
ata 35 firmëtarët janë pengje të Edvin Ramës –
Ju i mashtruat njerëzit tuaj, u tallët me ta, u tallët me ne dhe me firmat tuaja Edvin Rama votoi njeriun e vet,
E njëjta tragjikomedi u luajt më 9 Nëntor në zgjedhjet lokale,
ishit ju që i bojkotuat!
S’ka ndjesë Doktor.
Ky ishte Kapitulli i fundit.
Më 11 dhjetor 2025
ju Dr.Berisha duhej të lajmëronit fundin e PD.