VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Katastrofa me zjarret/ Solidarizohen shqiptarët e Greqisë, nisin mbledhjen e ndihmave për të prekurit: Nuk ekziston më “ata dhe ne”, jemi bashkë!

By | August 9, 2021
blank

Komentet

blank

Me votën për Bekim Jasharin Skënderaj do të nderojë mbarë shqiptarinë – Nga Nue Oroshi

Kryetari aktual i Skënderajt dhe kandidati për një mandat të dytë Bekim Jashari është pinjoll i familjes emblematike Jashari nga Prekazi i Skënderajt.Ai është njëri ndër pak burrat e mbijetuar të kësaj familje i cili për një dekadë e gjysmë pati një obligim familjar që ta ringrisë familjen Jashari.

Pas rigjallërimit të kësaj familje atdhetare filloj të mëndoj edhe për rigjallërimin e komunës së tij asaj të Skënderajt.Ai për katër vite me radhë me një përkushtim të madh e udhëheqi Komunën e Skënderajt.Bazuar në Idealizmin dhe atdhetarizmin e të parëve të ti dhe shqiptarëve të tjerë atdhetar dhe për ta ruajtur këtë idealizëm e krijoj listën e ti me emrin “Ideali”.Nuk pranoj të jetë pjesë e asnjë partie politike.Mospranimi që të mos jetë pjesë e asnjë partie politike i jep mundësinë të gjithë anëtarve të partive politike në Skënderaj që votat për kryetar të Komunës ti japin Bekim Jasharit.Gjatë mbajtjës së një sesioni shkencor të Shoqatës “Trojet e Arbrit” u takuam dy herë me Bekim Jasharin.Ai na priti me një përkushtim dhe dashamirësi të madhe.Ishte shumë i urtë dhe shumë i qetë në diskutime.Edhe në sesionin shkencor në Skënderaj që e mbajtëm për Masakrat serbe dhe të tjerëve më një fjalim të shkurtër dhe përmbajtësor u paraqit me një devotshmëri të madhe.

Vota për Bekim Jasharin nuk do ta nderoj vetëm Skënderajn por do ta ndëroj mbarë shqiptarinë.Edhe në botën perëndimore familjet emblematike ruhën dhe ndërohen me përkushtimin më të madh.Shqiptaria tash e ka një pikë emblematike të luftës së fundit.E ajo është Prekazi i Shaban,Hamzë e Adem Jasharit.Në këtë shkrim nuk dua të flas për kundërkandidatin e Bekim Jasharit në Skënderaj për faktin se nuk e njoh dhe nuk ja di cilsitë.Por një gjë duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Skënderajt.Me fitorën e Bekim Jasharit nuk humb asnjë qytetar në Skënderaj, pavarsisht se nga cila parti politike vijnë ata.

Forcën politike partitë dhe listat qytetare në Skënderaj le ta masin në luftën e tyre politike për anëtar të Asamblesë së Komunës së Skënderaj,kurse votën për kryetar komune ta orientojnë tek pinjolli i familjes Jashari -Bekim Jashari.Me votën për Bekim Jasharin Skënderaj do ta ndëron mbarë shqiptarinë.

blank

blank

Letër e hapur drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe italo-shqiptarëve: Bashkimi jonë të arrijmë qëllimin tonë Pensionin! Nga Dritan Trimçev

Letër e hapur drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe italo-shqiptarëve, shoqatave të tyre, grupeve të mediave sociale, organeve të shtypit dhe organizatave politikave të interesuara, kudo që janë.
Bashkimi i të gjithë forcave tona na bën më të fortë që të arrijmë qëllimin tonë PENSIONIN.
Pas 30 vitesh punë në Itali dhe pas disa përpjekjeve te lavdërueshme po “sporadike” të individëve, shoqatave ose grupeve për të kërkuar një zgjidhje të problemit të pensioneve, ne nuk kemi qenë në gjendje të ndërgjegjësojmë politikën italiane, e aq më shume politikën shqiptare, duke mbetur mbrapa në vitin 1991 të shekullit të kaluar.
Në këtë rrugë të vështirë dhe gjithmonë në ngitje, ne duhet të jemi të bashkuar pa lëkundje e dyshime dhe të bindur për të drejtën tonë të mohuar, të bindur se duhet të fitojmë, të bindur se të gjithë duhet të marrim pjesë duke kontribuar, të bindur rëndësinë që ka secili prej nesh, të bindur për bashkëpunim, të bindur se bashkimi do të na bëjë më të dukshëm dhe më të fortë.
Ideja e “punës në grup” është më e nevojshme se kurrë. Italianët në Shqipëri, shqiptarët në Itali, shqiptarët në Greqi dhe në vende të tjera me të drejtën e pensionit të mohuar, duhet të bashkëpunojnë duke ndihmuar njëri-tjetrin me kënaqësi për të organizuar aksione ndërgjegjëzuese dhe për të reklamuar punën e grupeve, shoqatave ose individëve të tjerë në rrjetet e tyre sociale .
Pas çdo veprimi qëndron angazhimi, djersa dhe përpjekja e dikujt që duhet të meritojë respektin maksimal dhe buzëqeshjen e të gjithëve. Së bashku, duhet të jemi krenarë kur ndonjëri prej nesh punon për kauzën tonë, duke argumentuar, korrigjuar gabimet dhe mbështetur përpjekjet.
Ne duhet të jemi krenarë që bashkëpunojmë dhe marrim pjesë në këtë betejë për të drejtën tonë, duke marrë përgjegjësinë për të vepruar.
Vlera e bashkëpunimit është pafundësisht e rëndësishme për arritjen e qëllimit, dhe vetëm duke punuar së bashku mund të sjellim ndryshimin që duam.
Përpara se BASHKU
Lettera aperta indirizzata a tutti gli albanesi e italo-albanesi, loro associazioni, gruppi nei social, organi di stampa e organizzazioni politiche interessate ovunque essi siano.
L’unione di tutti ci permette di diventare più forti e di raggiungere il nostro obiettivo LA PENSIONE.
Dopo 30 anni di lavoro in Italia e dopo svariati tentativi lodevoli ma “sporadici” di persone, associazioni o gruppi per chiedere la soluzione del problema pensioni, non siamo riusciti a sensibilizzare la politica italiana e tanto meno quella albanese rimanendo fermi nell’anno 1991 dello scorso secolo.
In questo percorso tortuoso e sempre in salita dobbiamo essere uniti senza se e senza ma, convinti del nostro diritto negato, convinti che abbiamo tutti da guadagnare, convinti che dobbiamo partecipare tutti, convinti dell’importanza di ognuno di noi, convinti di collaborare, convinti che l’unione ci farà diventare visibili e forti.
L’idea di “lavoro di squadra” è più necessario che mai. Italiani in Albania, albanesi in Italia, albanesi in Grecia e negli altri paesi con il diritto di pensione negato, dovrebbero collaborare aiutandoci a vicenda e senza rancori per organizzare azioni di sensibilizzazione e per pubblicizzare il lavoro degli altri gruppi, associazioni o individui nei relativi social.
Dietro ogni azione c’è l’impegno, il sudore e la fatica di qualcuno che deve meritare il massimo rispetto e il sorriso di tutti. Assieme dobbiamo esseri fieri quando qualcuno di noi lavora per la nostra causa, discutendo, correggendo gli errori e sostenendo gli sforzi.
Dobbiamo essere orgogliosi di collaborare e di partecipare in questa battaglia per il nostro diritto, prendendo la responsabilità di agire.
Il valore della collaborazione è infinitamente importante per raggiungere l’obiettivo, e solo lavorando insieme possiamo portare il cambiamento che vogliamo.
Avanti INSIEME
blank

INTERVISTA – IDRIZ ZEQIRAJ: Kurti trashëgoi ‘tokën e djegur’, komandantët e cubat ua bllokuan armët dhe paratë Ademit dhe Hamzës

blank

 

NGA HAVA ORANA XHUKOLLI

blank

Idriz Zeqiraj publicist dhe veprimtar në Gjermani, në një intervistë për ‘Bota sot’, ka folur rreth qeverisjen aktuale në vend. Ai ka thënë se Kryeministri Albin Kurti ka trashëguar ‘tokën e djegur’. Zeqiraj ka folur po ashtu për qëndrimet e kryeministrit Kurti karshi dialogut dhe Serbisë.

Ai thotë se derisa Serbia dhe zyrtarët e saj e kishin të lehtë të dialogonin me Hashim Thaҫin dhe ekipin e tij, me Kurtin ky dialog është më i vështirë.

Zeqiraj është pyetur edhe për pozitën e ambasadorit në Shqipëri që i është ofruar dhe ai ka përmendur edhe pozitat e tjera që i janë ofruar më parë nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe më pas edhe shteti gjerman.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë, duke thënë se kjo ka ndikuar në zbehjen e ‘shkëlqimit’ të kësaj partie e që rezultatet mund të shfaqen edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen së shpejti.

“Bota sot”: Si e vlerësoni qeverisjen aktuale të Qeverisë Kurti?

Idriz Zeqiraj: Qeveria Kurti erdhi në pushtet, si domosdo e ndryshimit. Opozitarizmi ishte i dhunshëm, hiç i natyrshëm, në kushtet e një demokracie liberale. Por, koha e dëshmoi se kërkesat e LVV ishin të drejta, madje, justifikuan bindshëm dhunën e përdorur nga ajo. Shkurt, LVV ishte e vetme në mbrojtje të Republikës. Qeveria Kurti trashëgoi “tokën e djegur”. “Komandantët” cuba kishin abuzuar e keqpërdorur pasuritë e brezave shqiptarë, jo vetëm kur ishin në krye të pushtetit, por edhe duke qenë në opozitë. Forca e tyre ishin bandat, të krijuara gjatë luftës dhe shumë aktive edhe pas luftës. Qeverisë Kurti, aktualisht, po i mungon ai “ritmi i rrugës”, i manifestuar në opozitarizmin e saj. Në shumësinë e 400 mijë votuesve, gjithsesi, do të sigurohej një ekip prej një duzinë kuadrosh. Megjithatë, pushteti është përqendruar tek kuadrot, relativisht, rinorë, me vullnetin e mirë për punë, por, pa përvojën e nevojshme drejtuese. “Çinovnikët”, aparatçikët burokratë, jo rrallë, kanë përtokur edhe Rusinë e madhe. “Kuadrot” e marrë nga rruga, me nepotizëm e korrupsion, me diploma të blera, por, të punësuar dhe të koracuar me vendime zyrtare, në rrethanat e një drejtësie të rrënuar e të kapur rrast, nga ish-pushtetarët kriminelë e hajna, kanë pykuar spastrimin e një administrate korruptive e sabotuese të reformave, të ndryshimit. Rrjedhimisht, me gjithë angazhimin përkushtues, Qeveria Kurti duhet të lirohet nga disa ligje të trashëguara, të cilat edhe pa komunizmin, në praktikë, e mbrojnë atë. Për këtë e favorizojnë numrat vendim-marrëse, për ta bërë ndryshimin e mirëfilltë.

“Bota sot”: Si po e menaxhon pandeminë kjo qeveri?

Idriz Zeqiraj: Pandemia, kjo e keqe e përbotshme, e ka vënë në sprovë Qeverinë Kurti 2. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili kishte shkëlqyer në menaxhimin e Drejtorisë përkatëse në komunën e Prishtinës, në Qeverinë Kurti 1, duke ditur hallet, mundësitë e kufizuara të Kosovës, për vaksinim e trajtim kurativ, vuri masa të rrepta profilaktike, parandaluese të përhapjes së pandemisë. Opozita e re, e frustruar nga humbja e pushtetit, e çoi Qeverinë Kurti në Gjykatën Kushtetuese. Dhe, ajo, duke qenë e kapur nga presidenti kontravers e lavir, Thaçi, e ndëshkoi me “shkelje të Kushtetutës”, kinse, “për shkelje të drejtave të qytetarëve”! Kështu, frenoi shumë nga masat mbrojtëse. Madje, edhe dënimet e dhëna, për shkelje të rregullave mbrojtëse pandemike, tashmë, opozita, en bloc, zhurmoi skajshëm, për t`i falur qytetarët e gjobitur, për mospërfillje të udhëzimeve zyrtare. Dhe, pasoi virusi “Delta”, me përhapje rapide, pikërisht, në pikun e verës, me praninë enorme të mërgimtarëve. Të mësuar me falje, profilaksia mbrojtëse, u shpërfill nga qytetarët dhe infeksioni masiv shpërtheu pakontrollueshëm, tashmë, pavarësisht moshave, viktimat u shumëfishuan, në krahasim me infeksionin e parë. Pastaj, herë mungesa e vaksinave, herë hezitimi i qytetarëve për vaksinim, nuk u realizua norma e parashikuar vaksinuese. Por, ajo që nuk justifikohet, është skadenca e pakontrolluar e 134 mijë vaksinave – Astra Zeneca. Lënë për të dyshuar administrimi shpërndarës i vaksinave, nga zyrtarë të papërgjegjshëm, në mos edhe sabotues të qëllimshëm! Gjithsesi, për menaxhimin e tërësishëm, përgjegjësia bie mbi krerët drejtues ministrorë.

“Bota sot”: Së fundi, ka ndodhur një vrasje politike në Pejë, a ka ende rrezik për vrasje politike?

 

 

Idriz Zeqiraj: Vërtet, vrasja e dyfishtë në Pejë, ishte domethënëse, sepse bëhej fjalë për dy zyrtarë, madje, njëri kandidat për kryetar të komunës së Pejës, tjetri ish-kandidat për komunën e Deçanit. Këta i përkisnin partisë-bandë të krimit, PDK-së, por, të dy klaneve mafioze brenda saj: i pari, klanit të Hashimit, i përfaqësuar nga Xhavit Haliti, tjetri i Veselit. Punë, paksa e ngatërruar me SHIK dhe pazare të dyshimta. Edhe pse bandat duken se janë pasivizuar, në një masë, megjithatë, PAN-i është përkujdesur ta ruajë këtë infrastrukturë, si emergjencë të krimeve. Dhe, me urdhër, mund të aktivizohen në çdo kohë, sepse krimi i pandëshkuar mund të përsëritet.

“Bota sot”: Është përmendur se jeni emëruar Ambasador në Shqipëri, cila është e vërteta në këtë?

Idriz Zeqiraj: Pas një veprimtarie kombëtare, tej gjysmë-shekullore, është menduar, më në fund, të shpërblehem me postin e ambasadorit. Megjithatë, ne, brezi i ilegales të viteve `60-a, konsiderohet si – brezi i idealeve -, që ka aspiruar vetëm lirinë dhe kurrë postet. Si shtetas shqiptar, më 1992, Partia Demokratike Shqiptare më ofroi kandidimin për deputet dhe fitorja ishte, pothuajse, e garantuar. Katër kandidatura kosovarësh, të gjithë fituan. Atmosfera ishte e tillë. Nuk e pranova. Më 1993 më ofruan postin e Konsullit në Gjermani. Nuk e pranova, sepse në ato vite kishin punë më të vlefshme për Kosovën. Pala gjermane më punësoi përgjegjës në Bibliotekën e Qytetit. Një nëpunësi e preferuar. Por, fund-javët ishin ditë pune. Ndërkohë që ne kishim shumë punë për mbijetesën e Kosovës, begatimin e Fondeve. Braktisja e punës, rezultoi që sot të kem një pension modest, prej 260 euro mujore. Në vitin 2003, personalisht, Presidenti Rugova, më ofroi postin e zëvendës-ministrit të Arsimit. Duke e falënderuar për përkujtesën fisnike, e falënderova, duke shtuar se nuk kam ambicie për çfarëdo pozite qoftë. I gëzohem lirisë së Kosovës. Dhe, kjo është hyjnore. Mbetem në profesionin e gazetarit, për të këshilluar gratis. Dhe, gjithherë, i drejtpërdrejt e faktueshëm, pa u merakosur për opinionin e atyre, të cilët reagojnë me porosi të shefave të tyre. Ajo që bëri përshtypje ishte aprovimi masiv nga opinioni, për kandidaturën time diplomatike dhe kundërshtia e thekshme e gazetarëve dhe analistëve PAN-istë në Prishtinë dhe e social-komunistëve në Tiranë. Ishte një sinkronizim zërash dy palëshe. Gërmuan e rëmuan publicistikën time të begatë, duke e komentuar atë, sipas interesave të tyre në Kosovë dhe Shqipëri: “Idriz Zeqiraj, në shkrimet e tij tendencioze, ka atakuar e sulmuar komandantët kryesorë të UÇK-së, që është sulm edhe ndaj vet UÇK-së”; “ndarjen e Hamzës nga Ademi e konsideron të qëllimshme e politike, gjë që është e turpshme dhe kriminale”; “emërtimi i Aeroportit me emrin “Ademi Jashari”, është i panatyrshëm, ngaqë nuk ka pasur qasje në atë”. Dhe, vazhdojnë: “Ka sulmuar, në vijimësi, kryeministrin Edvin Rama, me shokë. Kush kritikon e shanë Ramën, ka sharë Shqipërinë”; ” zoti Zeqiraj ka akuzuar partinë CSU në Republikën e Bavarisë gjermane, për miqësi me Serbinë, e cila është e vetmja Republikë gjermane, që kushtëzon heqjen e shtetësisë serbe, për ta marrë shtetësinë vendore”. Realisht, më shumë se sa për mua, hallin e kanë ke ministrja Gërvalla dhe këtë nuk e fshehin dot, kur thonë se “po emëron ambasadorë bashkëmendimtarët e saj, si kamikazë në shtetet tjera”! Veprimtarja më e shquar shqiptare, në mbrojtje të luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës dhe të UÇK-së, Donikë Gërvalla, ishte ajo që pykoi, në debatet televizive prestigjioze të Evropës, kryeministrat dhe gjeneralët e Millosheviçit, i njeh, “si parën e kuqe” komandantët, në përgjithësi, dhe ata të “Rognerit”, në veçanti. Është e vetma zyrtare e lartë, e cila me kohë “ka vënë pikën mbi -i-” dhe profecia ka rezultuar e saktë, faktike. E vërteta i tmerron ata që e kanë “mizën pas veshit” dhe mbrojtësit e tyre, pjesë e krimit. Disa nga “komandantët” horrakë, kanë abuzuar me Jasharët. Ademin dhe Hamzën i quanin cuba, bashibuzukë. Atyre ua bllokuan armët dhe paratë, të dërguara nga Mërgata. Padyshim, është e qëllimshme dhe thellësisht politike ndarja e Hamzës nga Ademi. Ata ishin vëllezër lindak, shokë armësh, madje, në të gjitha aksionet guerile. Asnjë “pushkë nuk ka shkrepur” Ademi më shumë se sa Hamza. Atëherë pse të ndahen në emërtesa institucionesh, rrugësh, sheshe, shtatore, libra, këngë?! Familja e nderuar Jashari i njeh “komandantët” hileqarë rogneristë, raportet LDK-LPK. Andaj, fajet, tashmë, të bëra qëllimshëm, duhet t`i sheshojë dhe t`i ndreqë, për aq sa është e mundur. Emërtesat komandant, kryekomandant, nuk i bëjnë asnjë nder Adem Jasharit. Sepse ai ishte kryeçetanik në Drenicë. Dhe, kjo është e mjaftueshme, në kushtet e një pushtimi të egër, të një shteti fort të organizuar policor. Kjo emërtesë është lëndore, adekuate, tejet domethënëse dhe tejkalon titujt tjerë, në luftën e hapur, legale. Hamza dhe Ademi janë vrarë para krijimit të Batalioneve dhe Brigadave. Rrjedhimisht, nuk mund të kishte komandantë, por, vetëm kryeqetanikë, të çetave, tashmë, të krijuara dhe aktive.

 

“Bota sot”: Sipas juve, si mund të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale?

 

 

Idriz Zeqiraj: Mbizotëron opinioni se shkëlqimi i LVV, është zbehur, krahasuar me zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit të këtij moti. Arsyeja është premtimi i madh dhe pritshmëria e madhe nga Vetëvendosje. Mërgata, bastion i LVV dikur, kësaj radhe regjistrimet e votimit me postë, kanë pësuar rënie shumëfishore. Diçka ka ndodhur. Një ogur i keq për partinë rinore. Pritej që Qeveria Kurti të jetë eksplicite, e shpejtë, duke pezulluar ngutjen e përmbylljen e disa makro gjykimeve të dyshimta, që ishin grupore penalizuese, me zyrtarë të PAN-it. Por, heshti edhe përgjatë qeverisjes së parë, Kurti 1, edhe tanimë, në qeverisjen Kurti 2.  Për shembull, afera “Pronto”, me incizime të gatshme; falsifikimin e “Dëshmive të Veteranëve”, nga 12.700 të vërtetë, në pritje për ta kapur shifrën 60 mijë veteranë, me shumësi abolute të rrejshëm. Arrestohen bujshëm zyrtarë lokalë e qendrorë dhe lirohen në hetim të lirë! Zhgënjyese e dështuese. Subjektet tjera politike, presin kthimin e elektoratit të humbur, në zgjedhjet paraprake. LDK-e bëri hapa para drejt ndryshimit. Si duket ka vendosur të lirohet nga shantazhi i PDK-së, me dosjet e SHIK-ut të saj. Megjithatë, ka rezistencë të brendshme, sepse klani Mustafa, i anashkaluar, nuk pranon dorëzimin. Kjo u pa nga treshja e deputetëve, që refuzoi zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani. Një marrëveshje e heshtur -Lista GUXO-LDK-, për të mos organizuar partinë e re, funksionoi në heshtje. Vjosa dhe Donika duket se kanë burrërinë e bollshme, edhe pa mustaqe. Edhe PDK-ja po mundohet të shkëputet nga “komandantët”, fort të deskridituar me krime e hajni zyrtare. Partitë familjare, AAK dhe Nisma, janë zgjyrosur fort, me aferat e shpronësimeve dhe të falsifikimit të “Dëshmive të Veteranëve”. Ndërkohë që subjektet politike të opozitës, pretendojnë ruajtjen e komunave, të cilat  kanë qeverisur, LVV lufton për të marrë disa nga komunat e mëdha dhe të mesme. Sidoqoftë, priten ndryshime, qoftë edhe kozmetike, sepse zgjedhjet lokale, në një masë, ndryshojnë nga ato qendrore.

“Bota sot”: U përmend mundësia e shtyrjes të zgjedhjeve dhe pati propozim për shkurtim të fushatës. Sipas jush cili do të ishte opsioni më i duhur?

Idriz Zeqiraj: Si duket LVV nuk ishte e gatshme për zgjedhje, në pritje të përmirësimit të imazhit të dëmtuar, nga trajtimi i lënduar i pandemisë. Por, opozita e bashkuar, do ta shfrytëzojë, pikërisht, këtë përfolje për menaxhim të ngadalshëm, të vonuar. Takimi i presidentes Vjosë Osmani, i bërë me përfaqësues të partive politike, përjashtoi mundësinë e shtyrjes të zgjedhjeve. Presidentja nuk besoj ta shfrytëzojë ndonjërën nga klauzolat, që ia mundëson vendim-marrjen personale. Ajo po shkëlqen në kryerjen e detyrës fisnike, në krye të shtetit, duke demantuar bindshëm panexhirikun e Hashimit, Enver Hoxhajn, se “Vjosa nuk është e denjë për presidente!” Rrenë doli. Në organizimin e zgjedhjeve, Kosova, pavarësisht nga subjektet politike në pushtet, ka krijuar rregull, traditë të mirë të procesit zgjedhor. Kryesisht, djem e vajza, të kursuar për procesin zgjedhor, kanë përkushtimin e duhur, për kryerjen e detyrës së ngarkuar. Që nga hyrja në objektin votues, deri në votim dhe largim, nuk ka asnjë grumbullim apo rrëmujë. Edhe familjarët votojnë, duke respektuar distancën, largësinë e duhur. Përdorimi i maskës, shmangia e dhënies së dorës, është siguri, relativisht, e mjaftueshme. Pas virusit “Delta”, në prag virusi “MU”. Pra,  nuk ka siguri, nëse do të këtë përmirësim apo përkeqësim pandemik. Ndërkohë, opozita humbëse e madhe meritore, për batakçillëqet e saj, kërkon revansh. Lë ta provojë. Propozimi i shkurtimit të fushatës është i mirëpritur. Vërtet, partitë e PAN-it, për ndryshim nga LDK-ja dhe LVV, e kanë filluar fushatën menjëherë pas humbjes, pra, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit! Mendoj se opsioni më i duhur, do të ishte – asnjë ditë fushatë-. Shqiptarët janë të padisiplinuar dhe kurrë nuk zbatojnë udhëzimet zyrtare, për numrin e lejueshëm të njerëzve në grumbullim. Aq më pak, kur masa ndëshkuese ka degraduar, deri në degjenerim, nga kërkesat e opozitës për faljen e dënimeve. Rrjedhimisht, mjetet digjitale masive, janë të bollshme e mjaftuese, për të shpalosur programet zhvillimore të partive politike.

“Bota sot”: Sa punon diplomacia e Kosovës, për arritjen e njohjeve të reja?

Idriz Zeqiraj: Ministria e Punëve të Jashtme, edhe pse duhej të ishte më së paku e politizuar, në fakt, ajo ishte politizuar skajshëm. Kulmi arriti kur vota shitej me postin e diplomatit. Në këtë gjendje e gjeti Ministrinë e Jashtme Donikë Gërvalla. Ishin shkelur të gjitha normat morale e ligjore, në përzgjedhjen e diplomatëve. Kuota partiake përkatëse ishte rritur nga 50%, në 70%. Dështonte të bëhej deputet, shpërblehej me postin e diplomatit! PDK dhe AAK dominonin me punësim në diplomaci.  Nisma për të vënë rregull dhe ligj, nga ministrja Gërvalla, hasi në kundërshti të hapur. Pati ndonjë ambasador që sfidoi shkarkimin: “Nuk e lëshoj zyrën time”! Ministrja Gërvalla, në dy takimet e para ndërkombëtare virtuale, shkëlqeu, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në sinqeritet, si nxënëse e Shkollës gjermane. “Po luftojmë krimin dhe korrupsioni në vendin tonë”, – deklaroi ministrja Gërvalla. Opozita-koti PAN-iste, shpërtheu në akuza: “Pse i tregon botës se ne jemi kriminelë e hajna?!” Sikur bota nuk e ditka këtë, e cila bashkëjeton prej 20 vitësh me ne, në Kosovë! Po kaq e sinqertë dhe dinjitoze ishte ministrja Donikë Gërvalla, kur para ministrave homologë të Evropës, deklaroi se nuk është fajtore Evropa, për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, por, ne që nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë, nuk i kemi plotësuar kushtet e parashtruara nga BE-ja, siç janë ato bazike: luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin galopant. PAN-istët, të mësuar me krime e hajni zyrtare, me gënjeshtra e dallavere, shpërthyen me akuza ndaj ministres Gërvalla, deri në kërkim të shkarkimit të saj! E vërteta është se ajo kishte kritikuar disa komandantë, të cilët hiqen si themelues e drejtues të UÇK-së, por, realisht, nuk janë as themelues dhe as drejtues të saj. Përkundrazi, ata akuzohen për krime politike e hajni zyrtare, për sabotim të luftës. Rrjedhimisht, me gjithë angazhimin enorme të ministres së Jashtme Gërvalla, kryeministrit Kurti, të presidentes Osmani, procesi i njohjeve të reja ka stagnuar. Serbia, e mbështetur fort nga simotra e saj Rusia, vazhdojnë të lobojnë kundër Kosovës dhe njohjeve të reja për atë. Arrestimet e zyrtarëve më të lartë të Kosovës, nën akuzën e rëndë të krimeve të luftës, ka përtokur imazhin e Kosovës. Megjithatë, së fundit, janë dhënë disa shenja pozitive, se mund të pritën njohje nga disa vende të Evropës, të cilat, deri tani, kanë hezituar ta bëjnë këtë, për arsye që, tashmë, dihen.

“Bota sot”: Si e vlerësoni qëndrimin e kryeministrit Kurti karshi Serbisë në dialog?

Idriz Zeqiraj: Dialogu me Serbinë, i filluar tej 10 vitësh më parë, kishte degraduar, me epërsinë absolute serbe. Të paktën, katër zyrtarët e parë të Serbisë, Vuçiq, Bërnabiç, Daçiq, Vulin, e kanë pranuar se e ndjejnë mungesën e Hashim Thaçit dhe të ekipit të tij. “Me Kurtin nuk po arrijmë të merremi vesh, ndërsa me Thaçin ishte i lehtë dialogu”,- tha kryeministrja Bërnabiç. Albin Kurti ka një qasje tjetër në dialogun me Serbinë. Ai kërkon për të qenë të barabartë, si dy shtete të pavarura. Përndryshe, nuk mund të këtë as dialog të mirëfilltë. Në takimet e bëra, Kurti ka qenë i përgatitur, me kërkesat e qarta, të renditura në pika, në numra. Dhe, në përgjithësi, kërkesat e Albinit, janë pëlqyer edhe nga zyrtarët evropianë, të ngarkuar për dialogun dhe më gjerë. Akuzat e opozitës se gjoja Albin Kurti, në takimin e parë, “nuk kërkoi njohjen nga Serbia”, nuk qëndrojnë. Madje, këtë akuzë ia bëri edhe shefja e dialogut Edita Tahiri, e cila ka mashtruar e gënjyer shqiptarët, së bashku me Hashim dallaveren, për 10 vjetë radhazi, se, kinse, po bëjnë “vetëm dialog teknik dhe kurrë politik”! Ndërkohë, dihet botërisht se takimi ka filluar me pyetjen e përsëritur të kryeministrit Kurti: “Kur do ta njohësh Kosovën?” Përgjigja e Vuçiqit ka qenë: “Kurrë”, e përsëritur, gjithashtu. Çuditërisht, shpifjen e eksponentes së PDK-së, Editë Tahiri, e kanë përsëritur opozita, madje, në grup. Ndërkohë, ekipi i Qeverisë Kurti ka qenë korrekt e transparent, në ato pak takime të bëra. Serbët nuk e fshehin se “nuk jemi të barabartë”! Dhe kryeministrja Bërnabiç, në bisedë me Kurtin, në një takim ballkanik, e shprehu këtë epërsi dhe, natyrshëm, mori përgjigjen e prerë nga kryeministri Kurti se “ka perënduar koha e patronazhit të Serbisë mbi Kosovën. Tani e prapa mund të takohemi dhe të dialogojmë vetëm si shtete të barabarta”. Reciprociteti është bazë e dialogimit dhe të veprimit.

“Bota sot”: As këtë muaj nuk do të ketë takim në mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, deri sa është thënë se nuk ka përparim. Si e vlerësoni këtë dhe sa ndikon kjo që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje finale?

Idriz Zeqiraj: Dialogu 10 vjeçarë, Kosovë-Serbi, ka qenë blerje kohe nga Serbia. Është fakt që janë arritur disa marrëveshje, por, pala serbe ka zbatuar vetëm ato që kanë qenë në favor të saj. Kurse shumë marrëveshje kanë mbetur vetëm në letër. Prandaj, Albin Kurti ngulmon në rishikimin e marrëveshjeve paraprake, për të vazhduar me marrëveshjet e reja. Dhe, kjo është e drejtë dhe korrekte, pasi dialogu është bërë me njeriun e shantazhuar, me dosje nga Serbia. Duket se Serbia dëshiron të vazhdojë një dialog, pa vendime serioze. Thjeshtë, për të fituar kohë, ashtu siç ka bërë përgjatë dekadës së shkuar. Andaj, edhe dialogu nuk ka pasur përparim. Por, Qeveria Kurti, për ndryshim nga Thaçi, me shokë, është i pashantazhueshëm dhe nuk pranon të mbahet peng nga pala serbe, siç kanë bërë me dialoguesit paraprakë.  Albin Kurti synon, gjithsesi, një marrëveshje finale, me njohjen reciproke. Dhe, kjo marrëveshje do ta zgjidhte “nyjën gordiane”, që ka pykuar marrëdhëniet fqinjësore, në mes të dy shteteve, me barabarësi të plotë, në të gjitha fushat. Reciprociteti me Serbinë, i paralajmëruar nga Kurti, është një praktikë ndërkombëtare, ku shtetet ndjehen të barabarta, në të gjitha marrëdhëniet në mes tyre. Në takimin e fundit, Kurti-Laiçak, ia bëri të qartë zyrtarit evropian se “Kosova është palë e barabartë me Serbinë e kurrësesi temë”. Kjo devizë pritet ta përshkojë të gjithë dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë, përmbylla e dialogut me një marrëveshje finale, në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk pritet të jetë e afërt. Në vitet `90-a, kur Dr. Rugova krijoi institucionet paralele, përfshi edhe Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK) dhe Shërbimin Informativ të Kosovës, dërgoi djemtë e Kosovës, për ushtrime ushtarake në Shqipëri. Tre syrësh: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, do të organizonin celulat e rezistencës, përkatësisht, në Dukagjin, Drenicë e Llap. Për rrjedhojë, pushtuesi serbo-sllav, do të arrestonte dhe dënonte ushtarakët dhe kuadrot tjerë. Ndërkohë, Dr. Rugovës i vjen një porosi e prerë, nga SHBA dhe shtetet e Quintit: “Luftën me Serbinë nuk duhet ta fillojë Kosova. Atë lë ta bëjë Serbia. Përndryshe, rrugë e mbarë pa ne”! Për çudë, disa matrapazë e halabakë të PAN-it, edhe sot e akuzojnë Rugovën se nuk e donte luftën! Në këtë rrjedhë të ngjarjeve politike, një porosi e madhe vlen edhe për Qeverinë Kurti, me shokë: Kurrë mos i thoni jo dialogut me Serbinë. Kosova nuk guxon të fajësohet për bllokimin e dialogut, pavarësisht provokimeve, në vijimësi, të saj, sepse këtë e dëshiron Serbia. Miqtë tanë ndërkombëtarë, presin konstruktivitet nga udhëheqja e Kosovës dhe assesi bojkot të dialogut. Qeveria Kurti dhe krerët shtetërorë e kuvendorë, janë të dëlirë dhe të  lirë, qoftë nga shantazhi i Serbisë apo i SHIK-ut. Mençurinë dhe guximin e kanë të bollshëm. Ata do të dinë ta mbrojnë tërësinë territoriale të Kosovës tonë. Fillimi është i mbarë. Lë të urojmë për më të mirën!

blank

Shqiptarë që keni të drejtën e votës në Gjermani dilni në votime dhe votoni për CDU-në partinë që e po e mbron çështjen shqiptare në Evropën Juglindore

Të dielen më, 26 shtator 2021 do të mbahen zgjedhjet në Gjermani për në Bundestagun Gjerman.Këto zgjedhje do të japin një Qeveri te re.Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të tregon se a do të vazhdohet me qeverisjen e CDU-së, e cila ishte mjaft frytdhënese në Gjermani apo do të kemi një Qeveri të dobët në mes të SPD – Grüne dhe Die Linke (kuq-kuq-gjelbërt).Meqë rezultati do të jetë shumë i përafërt si asnjëherë me parë ftojmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani e që janë rreth 200.000 (dyqind mijë) me të drejt vote që te dielën të dalin masivisht në votime dhe të votojnë koalicionin CDU-CSU.Vota për CDU do të jetë një votë indirekte që Shqipëria sa ma shpejt te hy në Bashkimin Evropian dhe që Kosova të ketë një mburojë mbrojtese kundër planeve të politikës pansllaviste.Nuk duhet të harrohet fakti që në Berlin kancelarja që vjen nga CDU, dr.Angela Merkel e shpëtoj Kosovën nga coptimi.Pasardhësi i Dr.Angela Merkelit kandidati i CDU-CSU për kancelar Armin Laschet edhe zyrtarisht tek ne të dy e ka konforumar përkrahjen dhe mbështetjen e politikes gjermane per Shqipërinë,Kosovën dhe viset tjera shqiptare.Ju ftojmë që të dielen të dilni masovikisht në votime dhe të votoni per koalicionin CDU-CSU.Kjo do të tregoj se edhe ne shqiptarët në Gjermani jemi faktor politik e jo bishta të komuniteteve të tjera në Gjermani.

Thirrja  për te dalë në votime bëhet nga:

Nue Oroshi asambleist i CDU-së në Kiel dhe udhëheqës i politikave për të huaj në grupin e asambleisteve të CDU-së në Kiel

Besnik Kelmendi asambleist i CDU-së në Essen dhe zyrtar në Minsitrinë e Punëve te Mbrendshme të Nordrhein-Westfalen

 

blank

Ja shqiptarët që garojnë të dielën për në Bundestag, kush është surpriza më e madhe e zgjedhjeve (Rrëfimet për DW)

Gjithsej janë pesë shqiptaro-gjermanë pranë emrit të të cilëve votuesit mund të vënë nga një kryq te fleta e votimit këtë të dielë. Katër prej tyre rrëfejnë për DW për motivet dhe sfidat e tyre në Gjermani.

Këto ditë Kastriot Krasniqi e ka kalendarin plot. Paradite në punë, në një kompani sigurimesh, pasdite në fushatë. 29-vjeçarit të lindur në Kosovë i duhet të sqarojë në këto takime jo vetëm politikën që përfaqëson, por shpesh edhe se si shqiptohet emri që shihet këto ditë në posterat e qarkut Rheinisch-Bergisch. “Unë e them me shumë kënaqësi që jam nga Kosova”, thotë Krasniqi në një intervistë për DW. “Është pjesë e identitetit tim të dyfishtë gjerman dhe kosovar”.

Krasniqi ka ardhur në Gjermani në moshën dyvjeçare. “Ndoshta ka qenë pikërisht përvoja si fëmijë refugjatësh, në vitet ’90, ajo që ma ka rritur ndjeshmërinë për t’u angazhuar kundër padrejtësive”, hamendëson Krasniqi, teksa rrëfen për DW rrugëtimin e tij në partinë socialdemokrate (SPD), ku ka hyrë në moshën 14-vjeçare dhe sot është nënkryetar i degës së qytetit Bergisch Gladbach.

59289838 401
59289838 401

Respekt, ky është slogani me të cilin, kandidati kryesor i kësaj partie, Olaf Scholz, kërkon votën e gjermanëve. Qarku i Krasniqit, i cili ndodhet në landin e kandidatit kryesor të CDU-së, Armin Laschet, është një bastion i CDU-së, prej vitit 1972. Por simpatia për këtë parti vitet e fundit ka rënë. Shanset që Krasniqi të dalë fitues kundrejt rivalit kristdemokrat, një profesor ekonomie që është deputet në Bundestag, nuk janë shumë të mëdha. Por Krasniqi është i qetë: 50 me 50 për qind thotë ai. Nëse Krasniqi do të dalë fitues, ai do të jetë kosovari i parë, madje shqiptari i parë, që hyn në Bundestag si deputet.

“Uau, do guxosh vërtetë?”

Krasniqi është njëri nga gjithsej katër gjermanët me prejardhje shqiptare që DW zbuloi në listën e mbi 6000 kandidaturave për Bundestagun e 20-të. Tre të tjerët kandidojnë nëpërmjet listave. Njëri prej tyre, Kolë Gjoka, kandidon për herë të dytë. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai kishte qenë shqiptari i parë që kishte marrë guximin të ofrohej për të përfaqësuar në Berlin qytetarët e Elmshornit,, qytezës në veri të Gjermanisë, ku ai banon prej 25 vjetësh.

59290126 401
59290126 401

“Uau! vërtet do guxosh?”, ishte reagimi i kolegëve të partisë së tij, Unionit Kristdemokrat, kur ua prezantoi idenë. për herë të parë. Këtë pyetje Kolë Gjoka e kishte dëgjuar edhe një herë tjetër. Vite më parë, kur donte të blinte servisin e automjeteve, që tani i përket atij. I lindur dhe i rritur në Mirditë, shkolluar si ushtarak dhe inxhinier në Tiranë, 51-vjeçari e përshkruan veten si dikush që po pati një ide, nuk e lë pa e realizuar.

Një shenjë për mërgimtarët

Të guxosh të dalësh mbi kolegët e partisë e të garosh kundër tyre, nuk është diçka e lehtë. Por Kolë Gjoka nuk donte të ishte një numër në parti, që vetëm ngre dorën dhe tund kokën, kur të tjerët marrin vendime. Tani ai është kryetar i degës së CDU-së në Elmshorn dhe sërish ka guxuar të kandidojë. Shanset që të fitojë këtë radhë janë edhe më të pakta: Kjo falë rënies që pritet të pësojë CDU-ja pas largimit të kancelares Mekel, por edhe sepse CDU-ja tani ka vendosur kuota për gra, çka e zhvendosi Gjokën në numrin 33 nga 19 që ishte në zgjedhjet e mëparshme.

59290169 401
59290169 401

Gjoka i njeh mirë sfidat që i dalin përpara një mërgimtari: “Kur erdha në vitet ’90 në Gjermani, si refugjat, nuk kishte as skuadra mikpritjeje e as kurse integrimi për azilkërkuesit”, kujton Kolë Gjoka, në një intervistë me DW. Muajt e parë i kalova duke “trokitur derë më derë te sipërmarrjet e qytetit për të kërkuar punë”. Dikur, njëra nga këto porta iu hap, në kompaninë e servisit të makinave, ku pas dy vjetësh, do të bëhej menaxher e më pas pronar. Sipërmarrësi shqiptaro-gjerman, i cili tashmë është emëruar prej Ambasadës së Shqipërisë edhe konsull nderi për Gjermaninë Veriore, angazhohet në mënyrë të veçantë për komunitetin shqiptar edhe nö kryesinë e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Përfaqësimi më i ulët se realiteti

Integrimi i migrantëve është një temë që në këtë fushatë elektorale është trajtuar shumë pak, megjithëse si çështje nuk është kapërcyer ende. Sipas censusit të vitit 2019, mbi një e katërta e qytetarëve të Gjermanisë kanë një sfond mërgimi. Platforma informative MEDIENDIENST Integration, thotë se migrantët përbëjnë 12 përqind të elektoratit të sotëm. Një përqindje kjo që nuk pasqyrohet në përbërjen e parlamenteve aktuale.

56975201 401
56975201 401

Në Bundestagun e dalë prej vitit 2017 ishin vetëm 8,2 përqind e deputetëve me sfond mërgimi. Madje grupi parlamentar i CDU/CSU-së ku aspironte të merrte pjesë Gjoka kishte pjesëmarrjen më të ulët të migrantëve, me 2,3%. Edhe grupi parlamentar i partisë së djathtë populiste, AfD, Alternativa për Gjermaninë, kishte me 8,7% një përfaqësim mbi mesataren të gjermanëve me sfond mërgimi. Të majtët zënë vendin e parë (18,8%), pasuar nga të Gjelbrit (14,9%) dhe socialdemokratët (9%). Liberalët janë të parafundit me 6,7%.

Gjermanët me sfond mërgimi, jo vetëm që janë më pak të përfaqësuar në parlamente, por edhe pjesëmarrja e tyre në votime është më e ulët (65 përqind në zgjedhjet e vitit 2017), në krahasim me gjermanët pa sfond mërgimi (85,8 për qind). Kjo del në pah nga një studim i Këshillit të Ekspertëve të Fondacioneve Gjermane për Mërgim dhe Integrim. (SVR)

Mungon tradita e angazhimit politik

Por nuk është rastësi që qytetarët me sfond mërgimi nuk përfaqësohen në parlamente. Konkurrenca është shumë e madhe, dhe sa të arrish të fitosh një mandat të drejtpërdrejtë, ose një vend të mirë në listat e landeve, duhet të kesh lënë pas një rrugë të gjatë aktivizimi.

Afërdita Suka e ka bërë këtë rrugë, para se të bëheshe kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin. “Merr kohë derisa të krijosh një rrjet mbështetës, dhe veç kësaj, shumë migrantë nuk kanë aq vetëbesim edhe pse vetë mund të jenë më të aftë se gjermanët. pa sfond mërgimi. Sepse mungojnë shembujt frymëzues, thotë Suka. për DW teksa shpërndan prospektet me fytyrën e saj në ballinë.

59291775 401
59291775 401

Partia e Afërdita Sukës është nga ato që ua hap rrugën migrantëve dhe nuk ngurron tt’i vërë edhe në krye të listës. Për një kohë të gjatë ajo është drejtuar nga një gjerman me prejardhje turke, Cem Özdemir. Një nga përkrahëset më të forta të Afërdita Sukës në këtë fushatë, është ish-ministrja e konsumatorëve në qeverinë e mëparshme të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, Renate Künast, e cila kandion në të njëjtën zonë elektorale si Afërdita Suka, por për Parlamentin Federal. “Për mua Afërdita,është Afërdita, që është angazhuar prej vitesh në politikat komunale të të Gjelbërve”, thotë Künast. e cila e ka mbështetur atë edhe me programe mentoriimi. Për këtë angazhim Afërdita Suka u vlerësua në vitin 2015 edhe me çmimin Helene Weber,një shpërblim prej 10000 euro për gratë që angazhohen në politikën komunale. “Por fakti që ajo është nga Kosova, është i dorës së dytë”, thekson deputetja gjermane.

59291787 401
59291787 401

Model për mërgatën shqiptare

Ndryshe e shohin këtë shqiptarët në Berlin. Dr. Sahadete Limani-Beqa, komunikologe dhe menaxhere në klinikën kardiologjike Herzpraxis Berlin Hohenschönhausen, sheh te Afërdita Suka një model për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë gjermane. “Ajo na dëshmon se ne mund të jemi jo vetëm zbatues të politikave, por edhe vendimmarrës politikash nëse angazhohemi si qytetarë te këtij vendi.”, thotë Dr. Limani-Beqa për DW. Ajo ka organizuar një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës elektorale të Afërdita Sukës. “Ne e mbështesim Afërditen edhe si një grua dhe nënë, sepse grate nuk jane ende të përfaqësuara si duhet në poste udhëheqëse”, thotë Dr. Limani-Beqa.

59294479 401
59294479 401

Afërdita Suka kandidon në një lagje që nuk është shumë e banuar nga shqiptarët. E prapë ajo u befasua me mbështetjen e madhe që i erdhi nga komuniteti shqipta Afërdita Suka, perveçse ka shanse reale të fitojë në mandat të drejtpërdrejtë, ajo ka shanse shumë të mira të fitojë edhe nëpërmjet listës, ku mban numrin 25.

Elektorat në rritje

Një përkrahje e ngjashme në Hamburg bëri që në zgjedhjet për senatin, në shkurt 2020, gjermano-kosovari me prejardhje shqiptare, Sami Musa, të ngjitej si me katapultë në listën e deputetëve të senatit, ndër të tjera falë votave të elektoratit shqiptar të zonës së Harburgut. Pa të, Musa nuk do të kishte shans të hynte në parlament, sepse ishte i 56-ti në listë. Në shtypin vendor, ngjitja e menjëhershme e Sami Musës, u konsiderua si surpriza më e madhe e zgjedhjeve të landit. Shumë gjermanë me prejardhje shqiptare, asokohe morën pjesë për herë të parë në zgjedhje.

Sipas platformës Mediendienst Integration, elektorati me sfond mërgimi sa vjen e rritet, falë edhe ndryshimi të ligjit të shtetësisë që hyri në fuqi në vitin 2000. Qeveria Federale e atëhershme e përbërë nga socialdemokratët dhe të gjelbrit, vendosi që shtetësia të përcaktohej jo vetëm nga prejardhja e prindërve, por edhe nga vendlindja. Pra, kush do të lindej në Gjermani nga viti 2000 e tutje do të merrte automatikisht edhe shtetësinë gjermane. Brezi i parë i këtyre migrantëve të shkallës së dytë voton këtë herë për herë të parë.

Disa syresh madje kandidojnë.

59292666 401
59292666 401

Dafina Berisha, për shembull, 21 vjeçare nga Hamburgu, me të dy prindërit nga Kosova, tani kandidon për Bundestag, e zgjedhur nga socialistët e rinj. Në vitin 2017, kur ishte ende nxënëse gjimnazi, vendosi të hynte në Partinë Socialdemokrate, për të vendosur një shenjë simbolike edhe kundër hyrjes në Bundestag të partisë së djathtë populiste, Alternativë për Gjermaninë (AfD). AfD-ja kishte arritur të ishte forca e tretë në parlament, duke bërë fushatë kundër refugjatëve të ardhur në vitin 2015 nga lufta e Sirisë.

Dafina Berisha në Hamburg është e nënta në listë, dhe siç i shpjegoi ajo DW, nuk do të jetë e lehtë të hyjë në parlament, sepse Hamburgu përfaqësohet vetëm me gjashtë deputetë në Bundestag. Por kandidaturën e saj ajo e sheh edhe si një ftesë ndaj migrantëve të tjerë, e sidomos atyre shqiptarë, për t’u angazhuar në vendin ku jetojnë. “Shumë shqiptarë me banim në Gjermani janë aktivë në partitë e Kosovës, por unë mendoj, se me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në politikën e këtushme, ata mund të ndikojnë më së miri edhe në të mirë të Kosovës”, thotë studentja e drejtësisë. Prandaj edhe ajo i është drejtuar elektoratit shqiptaro-gjerman me një videoklip në shqip të shpërndarë në media sociale. Mesazhi i saj: “Votoni për socialdemokratët, sepse me ta do të jetë më e lehtë rruga e Kosovës drejt BE-së”.

Pesë emra shqiptarësh garojnë të dielën për të përfaqësuar zonat e tyre elektorale në Berlin, në Bundestag ose në Parlamentin e Berlinit. Naim Krasniqi, i lindur në Kosovë në vitin 1987, me banim në Mynih. është kandidati i pestë. Ai angazhohet për një parti prokristiane që quhet Bündnis C (Aleanca C – Të krishterë për Gjermaninë), një parti e vogël, e krijuar qysh në vitin 1989, por që deri tani nuk e ka kaluar dot pragun e 5 përqindëshit që nevojitet për të hyrë në parlamentet gjermane. Edhe nëse asnjëri prej këtyre pesë emrave nuk do arriië të mbledhë votat e nevojshme për të dalë fitues, një gjë mund të thuhet me siguri: ata kanë hapur një kapitull të ri në historinë e diasporës shqiptare në Gjermani, atë të kalimit nga migranti pasiv në një qytetari që kërkon pjesëmarrje aktive në ligjvënie./DW

blank

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”: Telegram ngushëllimi familjes së Gani Nimanit

blank

Förslöv-Suedi, 22.09.2021

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

blank

Lajmi i hidhur se Gani Nimani, ndërroj jetë në Göteborg të Suedisë, e muarëm me shumë hidhërim shpirtëror për ne bashkëpunëtorët e Ganiut dhe për të gjithë shqiptarët që e njohën Ganiun.

 

Sot të pikëlluar me pijetet të lartë përkujtojmë figurën e Gani Nimanit si veprimtar i cili kurrë pa u lodhur iu përkushtua aktivitetit në organizimin e shqiptarëve, në aksione të ndryshme humanitare, në aksionin për mbledhjen e 3%-shit për Republikën e Kosovës, për fonde të tjera, në organizimin e demonstratave kundër shtypjes serbosllave, në mësimin plotësies në gjuhën amtare shqipe në Suedi, etj. dhe kështu vuri gurë të mëdhenj në themelet e Republikës së Kosovës.

 

Gjithashtu ai ishte anëtar aktiv i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, ku dha kontributin e tij të çmuar në punën e kësaj Shoqate. Ai ishte i angazhuar në grupe të ndryshme pune e u mor edhe me shkrime dhe në librin e Shoqatës ”Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” botoi shkrime të vlefshme.

Ikja e tij në amshim do ta varfërojë komunitetin shqiptarë në Suedi, në veçanti do t´i mungojë familjes, Shoqatëss së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe miqve të shumtë me të cilët bashkëvepronte rregullisht.

 

Do të na mungojë edhe humori i tij i lehtë e i këndshëm në të gjitha situatat e jetës.

Lamtumirë, Gani (Istref) Nimani!

 

Për dijeni, Ganiu ishte vëllai i Lah Nimanit, trajnerit më të suksesshëm i të gjitha kohrave

të boksit të Prishtinës.

 

Ndaj, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella familjes së anëtarit tonë të dashur Gani Nimani, i cili iku në amshim. Ne e ndajmë pikëllimin me familjen e Juaj dhe vuajmë së bashku me Juve.

 

Mëshira dhe bekimi i Zotit qofshin me Ty o vëllai ynë i dashur Gani Nimani.

 

 

Në emër të Kryesisë dhe anëtarësisë së gjërë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi,

  1. Hysen Ibrahimi, Kryetar.

 

Lajmi i hidhur se Gani Nimani, ndërroj jetë në Göteborg të Suedisë, e muarëm me shumë hidhërim shpirtëror për ne bashkëpunëtorët e Ganiut dhe për të gjithë shqiptarët që e njohën Ganiun.

 

Sot të pikëlluar me pijetet të lartë përkujtojmë figurën e Gani Nimanit si veprimtar i cili kurrë pa u lodhur iu përkushtua aktivitetit në organizimin e shqiptarëve, në aksione të ndryshme humanitare, në aksionin për mbledhjen e 3%-shit për Republikën e Kosovës, për fonde të tjera, në organizimin e demonstratave kundër shtypjes serbosllave, në mësimin plotësies në gjuhën amtare shqipe në Suedi, etj. dhe kështu vuri gurë të mëdhenj në themelet e Republikës së Kosovës.

 

Gjithashtu ai ishte anëtar aktiv i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, ku dha kontributin e tij të çmuar në punën e kësaj Shoqate. Ai ishte i angazhuar në grupe të ndryshme pune e u mor edhe me shkrime dhe në librin e Shoqatës ”Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” botoi shkrime të vlefshme.

Ikja e tij në amshim do ta varfërojë komunitetin shqiptarë në Suedi, në veçanti do t´i mungojë familjes, Shoqatëss së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe miqve të shumtë me të cilët bashkëvepronte rregullisht.

 

Do të na mungojë edhe humori i tij i lehtë e i këndshëm në të gjitha situatat e jetës.

Lamtumirë, Gani (Istref) Nimani!

 

Për dijeni, Ganiu ishte vëllai i Lah Nimanit, trajnerit më të suksesshëm i të gjitha kohrave

të boksit të Prishtinës.

 

Ndaj, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella familjes së anëtarit tonë të dashur Gani Nimani, i cili iku në amshim. Ne e ndajmë pikëllimin me familjen e Juaj dhe vuajmë së bashku me Juve.

 

Mëshira dhe bekimi i Zotit qofshin me Ty o vëllai ynë i dashur Gani Nimani.

 

 

Në emër të Kryesisë dhe anëtarësisë së gjërë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi,

  1. Hysen Ibrahimi, Kryetar.

 

blank

“Bërbili” – Thesari muzikor i Arbëreshëve të Kroacisë

Arbëreshët e Kroacisë janë pak të njohur, po ata ruajnë në Zarë një thesar muzikor, që e zbuluan studiueset Dina Bušić e Melita Ivković. Këngët e vjetra arbëreshe janë ura lidhëse brenda trashëgimisë kulturore europiane.

UraCult Konzert

Këmgëtarja e studiuesja, Dina Bušić bashkë me kitaristen, Melita Ivković

Një muzikologe e re nis një hulumtim në kuadër të studimeve në Akademinë e Muzikës në Zagreb në vitin 1999 dhe zbulon papritur një botë të panjohur më parë për të. Dina Bušić, vetë nga ana e nënës me rrënjë nga Arbëreshët e Zarës nuk e dinte fillimisht kur regjistroi këngë e fragmente këngësh me gjyshen apo këngëtarë të moshuar, se ato ishin sjellë 300 vjet më parë nga arbëreshët e shpërngulur nga zonat e Liqenit të Shkodrës drejt Kroacisë.

Shpëtimi i një thesari të harruar

Ky zbulim e nxiti Dina Bušić t’i kushtohej jo vetëm mbledhjes, por edhe përpunimit të tyre derisa një ditë ato ishin të gatshme për t’u regjistruar në albumin “Berbili” në Kishën Marijana të ishullit Zlarina që njihet për akustikën e mrekullueshme. “Në një farë mënyre është trashëgimia ime familjare, por në anën tjetër është puna ime shkencore, sepse derisa pyeta, nuk e dija që ato ishin këngë ‘arbnesh’. Kjo traditë seriozisht kishte filluar të zbehej shumë. Për fat të keq sot nuk ka asnjë mënyrë për të mësuar mbi këtë repertor tradicional, kështu në një lloj mënyre, ne e shpëtuam atë nga harresa e plotë”, rrefen studiuesja. Ishte muzikologja e kitaristja, Melita Ivković që e nxiti Dinën të mos e humbisnin këtë thesar. “Ne na u bë e qartë, se nëse nuk do të ndërmerrnim diçka, ky thesar do të humbiste njëherë e përgjithmonë”, thotë Ivković.

Veranstaltung UraCult und Südosteuropa Gesellschaft

Prof. Dr. Eckehard Pistrick

Tradita e arbërëshevë të Kroacisë është “në hije” krahasuar me tradita të tjera të diasporës, thekson Prof. Eckehard Pistrick, etnomuzikolog në Institutin për Etnomuzikologjinë Europiane në Universitetin e Kölnit dhe drejtues i degës së Shoqatës së Europës Juglindore për Kölnin, prandaj ai e kishte për zemër organizimin e një mbrëmjeje të tillë. Bashkë me rrjetin UraCult që angazhohet prej disa vitesh në prezantimin e ndërlidhjen e kulturës shqiptare në Gjermani e Europë ata sollën në Köln studiueset e muzikantet, Dina Bušić dhe Melita Ivković të prezantojnë këngët arbëreshe. Ali Salihu, nga kryesia e UraCult, që gjithmonë e ka tërhequr historia arbëreshe rrëfen, se bashkëpunimi kishte një parahistori. “Vetë kam qenë disa herë në Zarë dhe kam vizituar Arbanasin, kam kuptuar se kjo pakicë ka kontribuar në Kroaci me disa personalitete të ndryshme.[..] Kur lexova për këtë album, e kontaktova menjëherë zonjën Bušić dhe doja që një ditë ta prezantojmë këtë projekt shumë të mirë, në Köln. Ne si Uracult nuk e shohim veten vetëm si shoqatë shqiptare, por si urë lidhëse mes të gjitha vendeve të Evropës Juglindore e Gjermanisë, prandaj jemi të lumtur që të prezantojmë për herë të parë edhe artistë nga Kroacia.”

Veranstaltung UraCult und Südosteuropa Gesellschaft

Ali Salihu nga kryesia e UraCult

“Dina e Mel”, siç paraqitet dueti në koncerte, u desh të punonin gjatë për këtë album bashkë me artistë të tjerë të njohur. Sepse nuk mjaftoi vetëm mbledhja e fragmenteve muzikore e këngëve, atyre u desh të konsultonin shumë burime për t’i rikonstruktuar këto këngë herë melankolike, herë humoritiske që i kushtohen dashurisë, natyrës, nënës, familjes e nostalgjisë për vendlindjen. “Janë këngë shumë emocionuese, del në pah se janë këngë të vjetra, këngë që nënat i kanë kënduar me fëmijët e tyre prej shumë e shumë kohësh, një gjuhë e thjeshtë, gjuhë e shtëpisë, që automatikisht tek dëgjuesi sjell emocione familjare. Por me këtë koncert këngëtarja dhe kitaristja na treguan, se si mund të transfomohet muzika që është trashëguar në familjet në një ambient të ngushtë, në një muzikë që transporton dhe kthehet në një urë mes kulturave, sepse ajo ka treguar që e njëjta këngë ekziston në disa gjuhë dhe ka përdorur elementë nga gjuhë të ndryshme për të kombinuar këtë”, thotë Dr. Adelheid Feilcke, drejtuese e Programeve të Europës e Ballkanit Perëndimor në Deutsche Welle, eksperte prej vitesh jo vetëm e politikës së Ballkanit. Ajo vetë ka hulumtuar dikur në Shqipëri mbi etnologjinë e muzikës.

Berlin | DW-Interview | Adelheid Feilcke

Dr. Adelheid Feilcke, drejtuese e Programeve të Europës e Ballkanit Perëndimor në Deutsche Welle

Muzika si element lidhës i popujve të Ballkanit jo ndarës

Disa prej këtyre këngëve, “Dina e Mel” ia prezantuan publikut entuziast në Köln  të enjten (16.09.) pas një tryeze diskutimi mbi strategjitë e ruajtjes, rinkonstruktimit dhe përçuarjes së trashëgimisë kulturore të pakicave në Europën Juglindore. Muzika zë një vend të veçantë në ruajtjen e identitetit të një pakice, thotë Prof. Pistrick. Këto këngë “rrëfejnë për transformimin kulturor, përmes mobilitetit njerëzor, historinë e rezistencës kulturore dhe përshtatjes. Rëndësi ka një qasje  “muziko-arkeologjike”, që do të thotë që tradita të tilla të dokumentohen në studime etnomuzikologjike, por edhe të shihen burime të arkivave fonikë dhe të shkruara. Kjo është një punë gati kriminologjike, por ajo na mundëson të rikonstruktojmë një larmi të gjithë, nga e cila sot në botën ekzistojnë vetëm fragmente. “

UraCult und Südosteuropa Gesellschaft I

Podium diskutimi në Köln, 16.09.2021

Në kulturën e pakicave nuk bëhet fjalë vetëm për identitetin e ruajtjen e tij. Aty reflektohen edhe konfliktet e përplasja me shoqërinë e shumicës, ngjizet historia kombëtare e lokale. Por e kanë fuqinë të luajnë një rol pajtues thesarë të tillë që nxirren nga historia? Adelheid Feilcke është e bindur se këtë rol bashkues nuk e luan vetëm muzika, por edhe elementë të tjerë të trashëgimisë kulturore imateriale. “Për mua kjo muzikë është një shembull i mirë, si mund të krijohet një urë kulturore përmes muzikës. Doja të shtoja, se shpesh muzika në Ballkan, Europën Juglindore merret më shumë me frymën e ndarjes, kjo është e jona, kjo është e jotja, por në qoftë se ti analizon, del që muzika është shumë e ngjashme tek njëri e tjetri. Ndoshta ata këndojnë në gjuhë të ndryshme, por baza muzikore është e njëjtë. Duke marrë këtë si shembull do thoja se mund të gjejmë shumë elementë të përbashkët të muzikës për t’i ndërlidhur më shumë popujt e Ballkanit. Përmes muzikës, si element emocionues  i kulturës, ne mund të kapërcejmë kufijtë.”

“Kthyem pjesë të thesarit muzikor në Shqipëri”

Arbëreshët në Kroaci janë pjesë e larmisë së pakicave kulturore në Europën Juglindore, si ajo e romëve, vllehëve, pomakëve, larmi që po zbulohet gjithnjë e më shumë nga studiuesit këto kohë. “Kultura e pakicave ka rëndësi të madhe, sepse ajo krijon ura mes shoqërisë së shumicës dhe pakicës”, thotë Prof. Pistrick prandaj ka shumë rëndësi një politikë kulturore që ruan dhe rivitalizon kulturën e pakicave. “Mbetet problematike, që për shkak të një politike të UNESCO-s të orientuar nga trashëgimia kulturore e shteteve kombëtare, ajo merr më pak vëmendje, pasi kjo kulturë nuk kategorizohet vetëm tek një shtet kombëtar”, thekson ai.

UraCult und Südosteuropa Gesellschaft I

Dina Busic që është edhe drejtuese e zyrës së Kulturës në Zarë është krenare që risjellja për publikun e këngëve të tilla të vjetra dhe  albumi “Bërbili” rizgjuan edhe më shumë interesin tek arbanasit për traditën e tyre dhe përçimin e saj tek brezat. e rinj. Në Arbanasi ka edhe një shkollë të vogël shqipe, dhe organizata që i kushtohen ruajtjes së kulturës arbëreshe. Pavarësisht, se në jetën e përditshme, vetëdija si arbëresh nuk luan donjë rol, thotë Bušić.

“Bërbili” nuk këndoi vetëm në Köln. Ai ishte në korrik edhe në Festivalin në Kalanë e Rozafës, një moment emocional për Dina Bušić. “Kur patëm një koncert para 2000 vetëve në Rozafa, dhe biseduam pas koncertit me njerëzit, organizatorët, e muzikantët kuptuam, se nuk bëmë vetëm diçka që ndihmoi Arbëreshët e Zarës, për të ruajtur kulturën e tyre, por e kthyem edhe pjesë të thesarit muzikor në Shqipëri. Ishte emocionuese se si ata dalluan fjalë të vjetra gegërisht, fjalë arkaike sic thanë ata, që i dinin nga stërgjyshërit e tyre.

Rrugëtimi i Bërbilit vazhdon në Köln me prezantimin e Festivalin “Migrant Music Manifesto” dhe më pas synon të shkojë edhe në Tiranë e Prishtinë.

blank

DEGËT E LDK-SË NË GJERMANI DHE ZVICËR BËNË VIZITA NË ATDHE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ, zëdhënës i Degës të LDK-së, në Gjermani

Homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare

Anëtarë të kryesisë dhe aktivistë nga Degët e LDK-së në Gjermani e Zvicër, bënë vizita në Atdhe. Të prirë, përkatësisht, nga kryetari Osman Ferizi dhe anëtarët e kryesisë Saim Tahiraj e Ismet Çeku, ata bënë homazhe dhe vunë buqeta lulesh ke shtatorja e komandant Sali Çekaj në Deçan, në Kompleksin Memorial në Koshare dhe Kompleksin Memorial Dr. Ibrahim Rugova në Istog.
     Grupi i mërgimtarëve përbëhej nga kuadro drejtues dhe aktivistë të Degëve dhe të Nëndegëve të LDK-së, nga Gjermania dhe Zvicra: Tahir Buqolli, Smajl Çekaj, Zymer Lulaj, Azem Kelmendi, Alush Zeqiraj, Lush Cana, Fazli Kelmendi, Rashid Nikçi, Sali Blakaj, Ali Demaj, Lirim Lulaj dhe të tjerë. Pjesë e këtyre vizitave u bë edhe zonja Hyrije Dobruna, kandidate për kryetare të komunës së Deçanit, me një pjesë të ekipit të saj, si dhe ish-shefi i Protokollit të Presidentit Rugova, Sali Cacaj.
     Veprimtarët e LDK-së, të dy Degëve në fjalë, në lokalet e Restorant “Kosharja”, zhvilluan një bisedë dhe shkëmbyen mendime me zonjen Dobruna, me theks të veçantë për zgjedhjet e pritshme lokale të tetorit. Kryetari Osman Ferizi bëri një ekspoze të veprimtarive, që zhvillon Mërgata shqiptare. Ndërsa kandidatja Dobruna foli për nismën e ndryshimit në LDK-e; për opozitarizmin e pavarur dhe aktiv që bënë udhëheqja e re, me kryetar Lumir Abdixhikun; për aksionin e madh agjitativ të ndërmarrë, nga drejtues dhe veprimtarë të përkushtuar, për ringritjen e LDK-së, pas debaklit të pësuar në zgjedhjet e shkurtit të sivjem.
blank
Homazhe në Deçan
     Kryetari i Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, me shokë, bëri vizitë në Kuvendin komunal të Pejës, ku u pritën nga kryetari Gazmend Muhaxheri, njëherësh, nënkryetar i LDK-së dhe nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Asllani. Zoti Muhaxheri i informoi mysafirët nga Mërgata, për zhvillimin dhe ndryshimet e bëra në komunën e Pejës; për realizimin e premtimeve të dhëna elektoratit katër vite më parë. Përjashtim bënë projekti madhor “Borea”, i cili u sabotua nga qeveria e PAN-it, për arsye, kryekëput, politike.
     Nënkryetari i LDK-së, i informoi veprimtarët nga Mërgata për zgjedhjet e radhës, për rrjedhat në LDK-e, për nismën dhe vazhdimin e reformave në parti. Ai foli për përgaditjet për zgjedhjet e tetorit, me shpresën e bazuar se LDK-ja ka marrë mesazhin e qartë të elektoratit, në zgjedhjet paraprake të shkurit. Andaj, po punonin me bazën partiake, me premtimin se shumëçka do të jetë ndryshe. Dhe, mbi këtë bazë, pritet ringritja e LDK-së në nivel vendi.
     Kryetari Ferizi, duke e falenderuar kryetarin e komunës Muhaxheri, për pritjen sa të përzemërt, aq edhe të sinqertë, rrëfeu për aktivitetet e Degës së LDK-së në Gjermani, si dega më e madhe e Mërgatës. Ai ishte, si gjithmonë, i drejtëpërdrejtë dhe shprehu opinionin e anëtarësisë së partisë në Mërgatë, e cila e ka mirëpritur ndryshimin, aq shumë të dëshiruar. Mbizotëron mendimi se koalicionet me PDK-në, përkatësisht, PAN-in, i kanë kushtuar shumë LDK-së. Këtë e pranojnë, tashmë, edhe ata që i kontribuan kësaj vartësie e lidhjeje të panatyrshme, madje, anakronike.
     Thonë se çdo e keqe, ka edhe ndonjë të mirë. Dhe, e mira e debaklit të LDK-së, në zgjedhjet e shkurtit 2021, është vetëdijësimi i drejtuesëve të LDK-së, se nuk duhet vepruar kundër anëtarësisë, simpatizantëve, të elektoratit të LDK-së. Sepse durimi ka një kufi. Dhe, caku i kaluar, sjell reagimin e ligjshëm, madje, të vrazhdët, siç ndodhi me humbjen e gjysmës së elektoratit votues, krahasuar me zgjedhjet paraprake, të cilët nuk votuan partinë e zemrës – LDK-në, si hakmarrje ndaj krerëve-klan të LDK-së, të cilët shpërfillën elektoratin, deri në injorim, përbuzje, anashkalim total.
      Kryetari Ferizi u zotua se Dega e LDK-së në Gjermani, do të jetë bashkëpunuese konstruktive me LDK-në qendër, për të mirën e partisë dhe të Kosovës. Duhet pranuar se elektorati i LDK-së, në Mërgatë, është fort i lënduar, nga provokimi i rëndë i bërë, ndër vite, me koalicione të dëmshme, duke i mundësuar PAN-it një qeverisje sa të gjatë, aq edhe primitive, të pamerituar, të vrazhdët dhe hajnore. Urojmë që pësimi të bëhet mësim, për udhëheqjen e re!
     Në përmbyllje të vizitave të veprimtarëve të LDK-së në Atdhe, realizuan një takim me kandidatin simpatik, për kryetar të komunës të Istogut, Ilir Feratin. Kryetari Osman Ferizi e përgëzoi Kryesinë e LDK-së, për pëzgjedhjen e duhur të kandidatit Ferati. Edhe pse i ri në moshë, Iliri ka përgaditjen solide intelektuale e profesionale. Zoti Ferizi e përgëzoi kandidatin e ri, për guximin dhe gadishmërinë e treguar dhe kjo është premisë e suksesit. Urojmë që pretendenti i sotëm, të jetë kryetar i komunës të Istogut nesër, si bastion i pathyeshëm i LDK-së të Ibrahim Rugovës!
     Kandidati Ilir Ferati falenderoi kryetarin e Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizin dhe ekipin e tij, nënkryetarin e Degës, Tahir Buçolli, kryetarin dhe sekretarin e Nëndegës të LDK-së në Rheinland Pfalz, përkatësisht, Alush Zeqiraj e Lush Cana, anëtarin e kryesisë Sali Blakaj, pastaj Ali Demaj nga Dega e Zvicrës, Xhevat Demaj, kryetar i Nëndegës të LDK-së në Vrellë dhe veprimtarët tjerë.
     Kandidati Ilir Ferati, njëherësh, anëtar i Kryesisë të LDK-së, bëri një ekspoze të LDK-së, në nivel të vendit, riorganizimin për ringritjen e saj. Pastaj foli “për unitetin që manifestohet në LDK-në komunale të Istogut, bashkëpunimi i sinqertë me kolegët ish-pretendentë, të cilët, papërtueshëm, me shoqërojnë në fushatën specifike, që e bëjmë në kushtet pandemike”. Ai shprehu besimin, që së bashku, do t`ia dalim me sukses.
     Dhe, ne e urojmë me gjithë zemër, kandidatin Ilir Feratin, duke i dëshiruar një fitore të suksesshme dhe fisnike!
     Të gjitha aktivitetet e veprimtarëve të Degëve të LDK-së, në Gjermani e Zvicër, i përcolli mediumi i zëshëm RTV “FONTANA”, përkatësisht, drejtori i saj Zeqir Mehmetaj.
blank

NJË LIBËR KUSHTUAR BUKËS -Në promovimin e librit “Il Pane” të Klaudio Findikut- Nga Ndue Lazri – Fotot Angela Giordani

Edhe pse është vetëm 26 vjeç në moshë, ai ka marrë iniciativën të shkruajë një libër kushtuar bukës. Dhe këtë e bën, pasi ka publikuar katër libra me poezi. Klaudio Findiku është rritur në Itali dhe jeton në Arco, në zonën Trentino. Djalë me aftësi të shumta dhe me interesa të shumta. Ka bërë gjithçka për formimin e tij arsimor, kulturor e profesional, si kusht i domosdoshëm për një integrim dinjitoz në jetën e shtetit italian. Gjithnjë me ndihmën e pandërprerë e të pakursyer të prindërve që punojnë me ndershmëri në zonën ku banojnë. E në kohën e lirë lexon apo shkruan poezi e gjëra të tjera të frymëzuara.
Edhe buka është poezi, është poezia e jetës, në të shkuarën dramë dhe element bazë për mbijetesën (kujtojmë Legjendën e misrit të Migjenit e shumë krijime të artit kushtuar bukës), është ushqimi i parë që vemë në tavolinë sapo e shtrojmë atë, ëhtë lutja e parë që i drejtojmë Zotit për bukën tonë të përditshme, është mjeshtria e shumë njerëzve që ngrihen që me natë për të prodhuar bukën e freskët e të ngrohtë, është meraku i nënave që t’u japin fëmijëve dhe pjesëtarëve të familjes bukën e duarve të tyre. Tek sjell ndërmend të gjitha këto gjëra për bukën, them se idea e këtij djaloshi të ri për të shkruaar një libër me këtë temë, është një ide nobile dhe i bën nder emrit të tij.
Autori e nis librin me kërkimet historike mbi prejardhjen e prodhimin e bukës, që nga 7000 vjet më përpara, kur guri filloi të përdorej për të bluar drithërat e për të prodhuar bukë, duke shkuar në Egjiptin e lashtë, në Tebë apo në Zvicër etj. Pastaj flet për drithrat e origjinën e tyre, llojet e ndryshme të miellrave e rëndësia e cilësisë së tyre për një bukë të mirë, llojet e ndryshme të bukës që prodhohen sot në të gjitha rajonet e Italisë e në anë të ndryshme të globit, si dhe për recetat e ndryshme për të përftuar atë gamë të gjerë të prodhimeve të bukës. Mendoj se libri është një nderim edhe për babanë e tij, i cili ushtron profesion e nderuar e të fisëm të furrtarit.
Libri është shkruar në gjuhën italiane, por i drejtohet një auditori më të gjerë lexuesish. Autori, me gjithë informacionet e shumta me karakter teknik e profesional në këtë fushë, është përpjekur të përdorë një gjuhë divulgative, që libri të jetë i kuptueshëm dhe i përdorshëm nga të gjithë.
Këto e të tjera vlera të librit u vunë në dukje në promovimin që u organizua në një nga pallatet me vlera historike e kulturore të Roveretos, në Pallatin Alberti Poja, i ndërtuar thuajse tre shekuj më parë për kontin Francesco Alberti Poja e baroneshën Eleonora Piomarta. Në këtë pallat herë pas here organizohen ekspozita të ndryshme artesh, brenda tij ka vlera muzeale, si dhe ndodhet biblioteka e pasur e qytetit të Roveretos. Në një nga sallat e tij u bë promovimi i librit. Klaudio e kishte dekoruar sallën sipas tematikës së librit, duke sjellë një kanistër me lloje të ndryshme buke, si dhe kallinj gruri. Madje, ai e bëri edhe më elegante nisjen e aktivitetit, duke luajtur vetë një prelud në piano.
Merrnin pjesë emigrantë shqiptarë në Rovereto, anëtarë të shoqatës “Besëlidhja”, që drejtohet nga Miltjadh Ziu, krijues, intelektualë, punonjës të bibliotekës së qytetit etj.
Takimin e drejtoi me kompetencë e me mjeshtri Dr.Paolo Farinati, i cili ka punuar në sektorë të ekonomisë, artit e kulturës dhe si gazetar. Ai iu uroi mirseardhjen të pranishmëve dhe e hapi takimin duke folur për Klaudion si krijues e si veprimtar shoqëror. Mbi jetën dhe aktivitetin e gjerë të Klaudios foli mësuesja e shollës shqipe dhe veprimtarja e palodhur e shoqatës “Besëlidhja”, Dila Rrapi. Pata kënaqësinë të ndalesha e të flisja mbi disa nga vlerat e librit “Il pane” dhe veçanësinë që ka ky libër për lexuesit. Pastaj u shfaq një filmim në të cilin propogandohen vlera të librit dhe të aktivitetit krijues të autorit. Duke e marrë fjalën, autori falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe ata që e kanë ndihmuar në realizimin e librit. Pastaj foli rreth krijimtarisë së tij e planeve krijuese që ai ka për të ardhmen. Nga të pranishmit folën edhe përgjegjësja e zyrës së bibliotekës së qytetit, Sara Frappoti, presidenti i shoqatës “Besëlidhja”, Miltjadh Ziu etj. Pastaj u bënë pyetje nga të pranishmit dhe takimi mori formën e një bashkëbisedimi të ngrohtë. Fotografja e palodhur dhe me shije artistike Angela Giordani u përkujdes për fiksimin e momenteve të këtij takimi në foto e video.
I urojmë Klaudios promovime të tjera me sukses e krijimtari të pasur.
blank
blank
Ndue Lazri
(Fotot : Angela Giordani).
blank

Programet zgjedhore të partive gjermane: Integrim për shqiptarët e maqedonasit, liberalizim vizash për kosovarët!

Thuajse të gjitha partitë e mbështesin zgjerimin e BE me anëtarë të rinj. Por programet zgjedhore dallohen në ritmet e dëshiruara të zgjerimit dhe në interesin e partive për shtetet kandidate, shkruan Auron Dodi.

CDU/CSU ka fiksuar në programin e saj zgjedhor parimin e përgjithshëm për thellimin, para zgjerimit të BE. CDU/CSU mendon, se nuk duhet të rrezikohet kohezioni i brendshëm i BE nga anëtarët e rinj. Kjo do të thotë për CDU/CSU-në, se vendet kandidate duhet t’i plotësojnë plotësisht kriteret e pranimit.

Kurse partia socialdemokrate, SPD shkruan në program se ndikimi në rritje i shteteve të tjera, në Evropën juglindore dhe jugore, kërkon një drejtim të ri të politikës së fqinjësisë ndaj shteteve të Ballkanit. Socialdemokratët gjermanë shkruajnë në program, se angazhohen për afrim më të madh me shtetet e Evropës Juglindore.

Ballkani Perëndimor i pranishëm në programet zgjedhore

Ballkani Perëndimor përmendet në programet zgjedhore të partive kryesore. CDU/CSU kërkon që të “intensifikohet lidhja e shteteve të Ballkanit Perëndimor me BE”. Me këtë formulim të kujdesshëm në program kjo parti i shërben pjesës më konservatore të saj, që është skeptike ndaj një afrmi të nxituar të Ballkanit Perëndimor me BE.

Kurse Partia Socialdemokrate, SPD kërkon shprehimisht “integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”.

Në mënyrë më të detajuar dhe konkrete shprehen për Ballkanin dhe për shqiptarët në programin e tyre Të Gjelbrit. Të Gjelbrit kërkojnë në program përparime konkrete në integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ata kërkojnë “hapjen e kapitullit të parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Më tej ata kërkojnë “liberalizimin e vizave për kosovarët”. Ndërsa përparimet në dialogun Serbi-Kosovë i quajnë “të domosdoshme”.

Të Gjelbrit kërkojnë në program pajtimin në Ballkan dhe nxjerrjen para drejtësisë “të krimeve të luftës”. Shkruajnë edhe se “kundërshtojnë qartë zhvendosjet etnike të kufijve”.

Qëndrimet e partive më të vogla ndaj zgjerimit të BE

Liberalët e FDP-së, që marrin rreth 12 përqind në sondazhe, nuk shprehen konkretisht në program për zgjerimin e BE dhe Ballkanin.

Kalimthi shprehet për këtë temë partia E Majta (një pjesë e kësaj partie vjen nga partia shtet e RDGJ). E Majta, që merr rreth 6 përqind në sondazhe kërkon që kandidatët aktualë dhe të ardhshëm të BE të deklarohen pa rezerva për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Por vëmendja kryesore e kësaj partie është te Turqia.

E vetmja parti që shprehet në program kundër zgjerimit të BE është partia populiste ultra e djathtë, AfD. AfD shkruan se e “refuzon me rreptësi zgjerimin e BE”. Kjo parti kërkon vetëm “një partneritet të privilegjuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Pra ajo është kundër anëtarësimit të kandidatëve të rinj. Por ultra të djathtët duan që shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i mbajnë larg Gjermanisë refugjatët. Për këtë arsye shkruajnë “se e mbështesin bashkëpunimin në fushën e sigurisë për migrimin me Ballkanin Perëndimor”. Mendimet e kësaj partie për zgjerimin e Bashkimit Evropian do të mbeten thjesht si shënim, pasi të gjitha partitë e tjera kanë deklaruar se për ta AfD është e papranueshme si anëtare koalicioni.

Migrimi në programe: SPD dhe Të Gjelbrit me oferta

CDU/CSU është për një “migrim të rregullt dhe sipas rregullave të qarta”. Por njëkohësisht shkruan në program që “njerëzit me origjinë migrantësh” duhet t’i kenë të gjitha të drejtat, “kur mbështesin vlerat tona, u përmbahen ligjeve tona dhe kur flasin gjuhën tonë.”

Socialdemokratët tregohen më bujarë. Ata mbështesin për shembull mbajtjen e disa nënshtetësive nga një person. Bashkimin familjar po të vinin në pushtet socialdemokratët do ta zgjeronin më tej. P.sh. ato do të lejonin të vijnë në Gjermani si përkujdesës të të miturve pa prindër edhe motrat dhe vëllezërit e të miturve.

Kurse Të Gjelbrit, e shohin Gjermaninë si një “shoqëri të larmishme imigrimi”. Ata kërkojnë një “ligj migrimi me rrugë të reja”, shprehen se mbështesin si migrimin për punë, ashtu edhe migrimin për t’u shkolluar.

Edhe liberalët e FDP-së janë pro migrimit, por kërkojnë që të zgjidhen paraprakisht ata migrantë që do të lejohet të qëndrojnë në Gjermani. Kështu kryetari i kësaj partie, Christian Lindner është shprehur se “ne kemi nevojë për duart e palodhura dhe mendjet e zgjuara të migrantëve, që i zgjedhim ne”.

Kontekst: partitë në sondazhe
Tri sondazhe të ditëve të fundit (02.09.-03.09.) të instituteve Kantar (Emnid), Infratest Dimap dhe Forschungsgruppe Wahlen (Grupi kërkimor Zgjedhjet) sugjerojnë se Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD mund të marrë në zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit 25% të votave; CDU/CSU 21-22 përqind; Aleanca 90/ Të Gjelbrit nga 16-19 përqind; liberalët e FDP nga 11-13 përqind. Partia E Majta merr nga 6 deri 7 përqind, kurse partia ultra e djathtë, Aleanca për Gjermaninë, AfD merr nga 11 deri 12 përqind.

Por domethënia e shifrave është e kufizuar përsa i përket rezultatit faktik të zgjedhjeve. Edhe në këto votime ka shumë zgjedhës të pavendosur. Rezultatet e sondazheve duhen marrë me rezerva edhe për faktin se ato kanë rezultuar të gabuara në Gjermani për referendumin e Brexitit, për zgjedhjet në SHBA në 2016 dhe në zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhaltit këtë vit. Megjithatë në zgjedhjet parlamentare nacionale, gabimi i rezultatit të sondazheve përballë realitetit të zgjedhjeve ka qenë i vogël. Sipas platformave wahlrecht.de dhe dawum.de sondazhet e kanë kaluar kufirin e gabimit të zakonshëm prej 3% vetëm dy herë në dy dekadat e fundit.

Të vështirë për ta parashikuar pamjen e qeverisë gjermane pas zgjedhjeve e bën edhe një fakt i ri: në asnjë nga zgjedhjet e mëparshme nuk ka pasur si këtë herë tri parti, që të marrin të tria rreth 20 përqind të votave. Këto parti këtë herë janë CDU/CSU-ja, socialdemokratët dhe Të Gjelbrit. Kjo do të thotë se janë të mundura shumë koalicione për të formuar qeverinë. Gara më e ngushtë për partinë që do të marrë mandatin për të formuar qeverinë aktualisht zhvillohet midis CDU/CSU-së dhe socialdemokratëve të SPD. Te CDU-ja preferohet më shumë partia se kandidati për kancelar. Te socialdemokratët preferohet më shumë kandidati për kancelar se partia./DW

blank

Muzeu Kombëtar çel ekspozitën e fotove për arbëreshët, ekspozohet pena e Jeronim de Radës

Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë të vjetër fotografish e tekstesh kushtuar katundeve arbëreshe në Italinë e Jugut, figurave më të njohura që dolën prej tyre, kryeministra e shkrimtarë. Fotografitë e katundeve e banorëve pasurohen me pak objekte që shpërfaqin historinë e një kombi në 2 shtete.

Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombetar: Kemi në Muzeun Historik Kombëtar Penën dhe kallamarin origjinal të Jeronim De Radës, të dhuruar nga kolonia arbëreshe, e vendosur në Muzeun Kombëtar që më 1981. Është një prej objekteve më të rëndësishme që kemi të trashëgimisë kulturore të arbëreshëve.

Pos Penës, janë ekspozuar librat e dhuruar nga arbëreshët, botime origjinale të gramatikës së Dhimitër Kamardës të vitit 1866 dhe mbledhjen e këngës popullore Zef Skiroi. Matanë, mund të shihet edhe një brez metalik, i horës arbëreshe me një paftë ku shquhet Shën Gjergji në kalë. bw

blank

Ngjyrat zbukurojnë pikturën, si ylberi hapësirën e kaltër qiellore – Nga Emine S.Hoti, Norvegji

blank

Emine S.Hoti

Kur pashë lajmërimin për çeljen e ekspozitës figurative të bashkëkombëses sonë shqiptare, piktores së njohur dhe të talentuar Florie Lule Bajraktari, sapo gjeta rastin shkova në ekspozitën e saj. Të them të drejtën u befasova dhe ndjeva respekt dhe emocion të pakufishëm për këtë grua të rrallë, e cila që kur ka ardhur në Suedi nuk e ka lëshuar asnjëherë nga dora e saj e artë penelin, duke sjellë vazhdimisht për shikuesit suedezë e shqiptarë, dhjetëra vizatime, piktura, skica, peizazhe dhe ilustrime, të cilat, në tërësinë e tyre, kanë prezantuar përpara shikuesve personalitetin e saj krijues.
Kësaj here, unë zgjodha të shkruaj një artikull për autoportretin e saj, që për mendimin tim është një realizim piktorik magjeps, plot jetë, dritë e gjallëri, që të fton të afrohesh dhe të kundrosh linjat piktorike, vizatimin, ekspresivitetin e portretit, e veçanërisht ngjyrat që ka përdorur piktorja në tërësi në krijimin e saj të mrekullueshëm.

blank

Autoportret Florie Lule Bajraktari

Është një pikturë – autoportret me natyrë shprehëse, që përfaqëson femrën shqiptare plotë hire, hijeshi e bukuri, e, që, krahas bukurisë së magjishme femërore, në pikturë shfaqen edhe tiparet e një malësoreje, që ekspozon me krenari kostumin e saj tradicional shqiptar e ku ngjyrat zbukurojnë pikturën, si ylberi hapësirën e kaltër qiellore.
Piktorja e talentuar Bajraktari nuk harron edhe disa elementë shoqërues të autoportretit: gjerdanin në qafë e në dorë, vathët, zinxhiri i hollë në gjoks, ku varen ornamente zbukuruese; qëndizma të shamisë së kokës, të shallit të kuq e të bardhë, që krijojnë kontrast, ëmbëlsi, por edhe harmoni me të gjithë pikturën. Në sfond, shkrihet grija e majave të maleve dhe jeshilja, por ndihet edhe sesi piktorja “luan” me penelin e saj me qiellin blu dhe me retë e bardha, që pluskojnë lirshëm në hapësirë.
Krahas vizatimit dhe larmisë së ngjyrave, në pikturën-autoportret shfaqen lirshëm edhe simbole të lashta iliro-arbërore: dielli – që adhurohej nga ilirët e lashtë; e bardha – që përfaqëson pastërtinë e shpirtit të femrës shqiptare; jeshilja e pranverës jetëdhënëse; e verdha e luleve të verës; por dhe disa figura gjeometrike, rrathë, rombe, trekëndësh etj., që ishin në natyrën dhe stilin e mjeshtrave piktorë shqiptarë të mesjetës, apo të atyre që punonin e zbukuronin mozaikët e lashtë të Vlorës, të Linit, të Durrësit (Bukuroshja e Durrësit), apo dhe mozaikët e lashtë të Dresnikut të Dardanisë etj.
Autoportreti i mjeshtres Bajraktari na shkakton ndjenja gëzimi e krenarie, kurse mua si stiliste më ndihmon me larminë dhe harmoninë e ngjyrave që ajo përdor në veshjen dhe kostumet popullore, e që unë i përgatisë parreshtur me stilin tim e ia dhurojë mërgatës shqiptare të shpërndarë nëpër botë si zogjtë shtegtarë…
Urime me gjithë zemër piktores Florie Lule Bajraktari!
Suksese të tjera në artin e dashur të pikturës, ku ndihmesa e saj artistike dhe atdhetare është e admirueshme.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend