Që nga viti 2017, Karnavalet e Bazelit janë përfshirë në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit.
Në orën 4 të mëngjesit u fikën të gjitha dritat e qytetit për paradën tradicionale me fenerë të mëdhenj të ndriçuar.
VOAL- Karnavalet e Bazelit u hapën mëngjesin e sotëm në orën 4.00 me “Morgenstreich” tradicional. Të gjitha dritat në qytet u fikën dhe grupet e karnavaleve parakaluan nëpër rrugë nën zhurmën e tubave dhe daulleve, me fenerë të mëdhenj të ndezur.
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në manifestim. Që nga viti 2017, Karnavalet e Bazelit janë përfshirë në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit..