Kanga XXII
Une pashe kalores tue u vu n’marshim,
Ne sulm tue ra o tue parakalue,
Ndo’jhere tue u terhequn per shpetim;
.
Ne token tuej pashe trimat tue vrapue,
O aretinas, pashe tue ça urdite,
Çet’-çete o nje-per-nje n’kuaj tue luftue:
,
N’sa japin shenje kambanat e burite,
Ose daullet o keshtjellat mbylle,
Me mjete tona o n’dhe te huej gatite;
.
Porse ne kambe o n’kuaj nen te tille fyell
Ushtri s’pashe kurr tue lvize e as mos shikosha,
As barke qe merr drejtim nga toke o yll!
.
Na shkonim, pra, me ata dhjete trimosha,
– Shoqni i thanshin! Ç’kishim, valle, me ba?
N’kishe – me shenjtore! N’mejhane – me sarahosha!
.
Katranit syte s’po dija me ia da,
Doja me pa n’ate lugje si pesojne
Shpirtnat denue me u djege me aq hata.
.
Porsi delfijte detaret i lajmojne,
Mbi vale tue ndale sa per nje ças me shpine,
Qe barken nga stuhija ta shpetojne,
.
Ashtu, per t’lehtesue ndopak zjarmine,
Kurrizin nxirrte mekatari i shkrete
E fshihej prap ma shpejt se vetetin.
.
Sikur per te gjate bregut ne kenete
Rrijne, turijt jashte, bretkosat mbare e mbare,
Ndersa kambet e trupi n’uje kane mbete,
.
Ashtu qisnin turijt ca mekatare,
Por, t’pamen Mjekerroçin, shpejt me frike
Zhyteshin n’pise kush te shpetoje ma pare.
.
Une pashe, – e pamja ende zemren ma fik, –
Njanin qe s’luejti dot, si n’llom te zi
Ndodh qe ‘j bretkose ngurron, n’sa tjetra ik.
.
E Qengrriconi, qe ish ma n’afersi,
Cfurkun ia futi n’floket katranose
Dhe e coi perpjete, – vider m’u duk n’ajri!
.
Me emna i njihja, se, kur u ndane pose,
Mire vrejta kush u zgjodh me me shoqnuem
Dhe vuna vesh kah thirreshin xhindose.
.
“Or Kuqaleger, ngulja atij t’pervluem
çapojt ne mish, qe per marak me e lnuer!”
– thrrisnin njezani dreqnit e mallkuem.
.
“Kush do te jete fatziu, qe vehten buer,
– mesuesit tim at’here zuna me i thane,
– e kundershtarve t’vet u ra nder duer?”
.
E prisi iu afrue mkatarit prane,
Nga ish e pyeti e ai u gjegj n’ate zor:
“N’mbretni t’Navarres pata babe e nane.
.
Em ame te nje zotni m’vu sherbetor,
Sepse im ate, qe ish njeri i prape,
Vehten e gjane shkatrroi edhe u ba hor.
.
Te mbreti i mire Tebald mbrrijta me u kape,
Tue marre ryshfet, tue ble edhe tue shite,
Prandej sot llogari jap ne ket vape.”
.
E Derrcatalli, anash qe kish qite
Dy dhambe katroça sikur te nje thiu,
N’mish provoi njanin se sa din me shqite.
.
Nder thoj mizore macokesh kish ra miu.
“Largohuni, n’sa une po e mbaj nderkaq!”
– Mjekrroci tha, me krahe mbasi e perfshiu.
.
Iu suell at’here mesuesit: “Pyete aq
Sa me marre vesh prej tij ti ke deshire,
Se tjeret fill mandej do t’ia bajne paq!”
.
“Na fol dhe per ndonje, – tha prisi i mire,
– qe t’jete latin, fute n’peshkve per gazep!”
“Une pak ma pare, – u gjegj me te veshtire, –
.
me nje gjiton jo t’larget qeshe… Ah prep
sikur bri tij te rrija zhyte i ngriti,
s’do kishja frike tani as thue as grep!”
.
“Ma s’me durohet!” – Xhagajdori briti,
me krrabe ia ngjiti krahut, mizorisht
ia shqeu nje zhangel e ne ajr e ngriti.
.
Desh dhe Dragoni me ia zhgulun misht
Ne pulpe te kambes, por dekuri syne
Perqark e suell e i kqyri egersisht.
.
Mbasi hujin e pare ne te e shfryne,
Mesuesi menjehere i tha atij,
Qe ende veshtronte mishin qe ia shqyen:
.
“Po kush qe ai, qe e paske pase ne brije,
e thue lajthite qe iu shmange pak?”
“Asht fra Gomite Galura emni i tij, –
.
u gjegj, – ene me perzi mbrende çdo batak;
kur pat ne dore anmiqte e zotnise s’vet,
u suell aq mire, sa t’gjithe e çmojne me hak.
.
Rob ishin e i liroi tue marre ryshfet;
Qe matrapaz ne gjithe punet e tija
Jo dosido e i vogel, porse mbret.
.
Me Mikel Zanken fort i shkon miqsija;
Ish logodoras; kur rrijne tue llafose
Per Sarde, nga goja u rrjedhin fjale me mija.
.
Kqyr ate qe i kercllon dhambet tue u kanose!
Do flisja me, por shoh se ai sa ma pare
Po matet me ma krue mire kete qerose.”
.
Kryedjalli Ngerdheshanit dreq zuzar,
Qe syshe ngerdhucej n’qejf te madh me there,
Iu suell e i tha: “Mos luej, shpend grabitqar!”
.
“N’daçi me pa o me degjue te tjere, –
I frikesuem biseden ai vazhdoi,
– Lombardas e toskane ju sjell mejhere;
.
Veç t’mshehen Kthetrafletet me çapoj,
Shpirtnat keshtu mos t’kene se ke me drashte;
E une, i vetem, ulun mbi kete shtoj
.
Per ju do te therras ma shum se gjashte,
Ne qofte se fishkulloj, sic jem’ mesue
Me ba sa here qe njani kryet qet jashte.”
.
Turijte çoi Turiqeni, se u kujtue,
Kryet tundi e tha: “Degjo se ç’kopili
Me u zhyte prap ne katran ky ka trillue!”
.
Por ai, qe ish i rysun ne sherri,
Gjegji: “Me te vertete jam mendjekeq,
Qyshe pranoj me fike shoket e mi!”
.
S’u mbajt ma Shtrembafleta, mbi cdo dreq
Ai desh me dale: “N’kecefsh, – tha, – une revan
S’do ngas, qe shpinen tande mire ta ndreq,
.
Por do t’i rrahi flatrat mbi katran;
Te zbresim e ta bajme bregun mburoje,
Me u talle me dreqen t’shohim a ia mban!”
.
O ti, lexues, degjo kete goxha loje!
Sejcili syte e vet n’ane tjeter solli,
I pari ai qe qe ma i rrebte ne goje.
.
Mire navarrezi kohen gjet, mbeshtolli
Gjithe forcat e, tue u mshue kambvet,
ne ças U hodh edhe prej krahve t’shefit dolli.
.
Te gjithe u mbushen me te forte maras,
E ai, qe per deshtimin faj kish vete,
I pari u sul tue brite: “Ta mbrrijta pas!”
.
Por frikes s’ia kaluen te lehtat flete,
Vetime mes valesh i denuemi u mbyt,
E ai fluturim u ngrit, me gjoks, perpjete;
.
Jo nryshe nje rosak nuk futet zhyt,
Kur e sulmon skyferi ta haje gjalle,
E i lodhun ngrihet ky me shpirt ne fyt.
.
Zemrue fort Plakarani, se i kish talle
Mkatari, ra pas dreqit fluturim,
Gezue prej ikjes, shokut per t’ia kalle;
.
Por, mbasi batakciu nder sy iu shkim,
Ai me çapoj djallit iu hodh ne shpine,
Mbi pise u kaperthyen me t’madh terbim.
.
Dhe tjetri por kish qene nje gjeraçine,
Shokut ia ngjiti kthetrat e mallkueme
E n’ças te dy ne gjol rane me kaptine.
.
I shperndau vetem brraka e pervelueme;
Donin, por t’zotet s’ishin mame u ngrejte,
Kaq flatrat kishin pise t’vishtullueme.
.
Mjekrroçi me te tjere, ate hall tue vrejte,
Katerve u dha urdhen me u hjedhe ne breg
Me cfurq ne dore; keta at’here me t’shpejte
.
Andej-kendej, ku u tha, zunenga nje shteg,
Krrabat drejtuen dy dreqent me i terhjeke,
Qe der ne palc katrani-zjarr i djeg;
.
E na i lame ashtu tue u perpjeke.
Komentet