Muzë e poezisë, poezinë më fali për armë
më dha pasion dashurinë për atdheun, që
jeta ime të rend përjetësisht drejt këngës
.
Pellazgë ilirët e kanë thënë identitetin e
e tyre shqiptar, nuk ka gjuhë pa popull na
thoshte mësuesi i lëndës për gjuhën latine
.
Vetja ime, jepi jetë hapësirë-kohës, nxito
fryma e re është brenda vetes sonë, lëviz
hipi lundrës së kohës, lundro dheut tënd
.
Ne që jemi në rendje të kësaj kohe epike
këtë Iliadë Atdheu do ta quaja koha jonë
ose imagjinata e brezit tim për këtë art
.
Unë e di, kjo jetë nuk ka shenja treguese
më vjen keq, kur jetës muret i bëjnë roje
vetëm kohën e tashme e kemi për t´jetuar
.
Njeri, krijo veprat për brezin që po rritet
se librat tuaj vlerësohen njësoj si shpikjet
dashuroni të gjithë të shtohemi edhe pak!…
.
Atdhe Geci – Poezi nga dorëshkrimet, 2025