Artisti shumëplanësh Shyqri Nimani këtë vit shënoi 80 vjetorin e lindjes dhe 60 e krijimtarisë. Në ndarjen e mirënjohjeve që iu dha atij në shënimin e këtyre përvjetorëve pos që u shpalosën aktivitetet që ai pasur në shumë vende të botës ,u tha se modestia që e karakterizon këtë burrë fisnik është e rrallë. Shoqata e intelektualëve ‘Jakova’në Gjakovë e shpalli atë A N Ë T A R N D E R I duke e cilësuar si artist poliedrik dhe krijues i vlerave të thella e I cili dha kontribut shumëdimensional në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera të botës, për veprimtarinë e tij të pasur e me vlera të padiskutueshme në fushën e kulturës, artit e shkencës. Mirënjohje ndau edhe Shoqata Gjakova-Basel për kontributin e dhënë ndër vite.Kanti thotë:,,Arti i bukur ështe art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulla”.Kujt më shumë se artistit Nimani I shkon për shtat ky definicion. Piktor ,përkthyes,krijues,grafist,këngëtar ,kitarist,i pëlqen kaligrafia,gjithë opusi I tij disi rrumbullakoset me një fjalë artist shumëdimensional.Njeriu që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në pergamenë. Ruzhdi Sefa kryetar i Shoqatës së Intelektualëve,,Jakova” tha se Nimani askund dhe asnjëherë nuk mburret me punën e tij,me veprat e tij,kështu që na mbetet neve që ta nderojmë e vlerësojmë punën e tij për afirmimin e vlerave intelektuale e kombëtare.Ndrësa Skender Nikoliqi nga ,,Gjakova-Basel”tha se duhet ti duam,ti çmojmë e nderojmë njerëzit si Shyqri Nimani. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve të shumtë në këtë Akademi Mirënjohjeje ,shkrimtari dhe historiografi Jusuf Buxhovi u prezantua me vështrimin kritik “Shyqri Nimani – artist poliedrik”. Ai tha se ky artist i takon një brezi që e ndërtoi me vepra dhe qëndrim intelektual Pavarësisnë e kosovës.,,Me punën e tij, ai ka dhënë kontribut të madh në trashëgiminë kulturore shqiptare, duke sjellë mes nesh monografi reprezentative mbi artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar.Ka dhënë po ashtu, kontribut të jashtëzakonshëm edhe në arsimin e lartë duke bartur njohuritë dhe përvojën e vet tek studentët. Bashkë me Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku jemi këtu për të shprehur përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për artin e sidomos për figurat që kanë dhënë kontribut të veçantë në këtë fushë”,është shprehur ministrja e arsimit Arbërie Nagavci.Fare në fund Nimani pasi shprehu falënderime për këtë organizim shpalosi pjesë nga rrugëtimi i tij jetësor e profesional duke prezantuar edhe të dhëna nga veprat që ka shkruar ndër vite :,,Kam kënaqësi jashtëzakonisht të madhe që jemi sonte bashkë në qytetin e martirizuar e të shkatërruar por edhe në qytetin e emrave të mëdhenjë ,sepse Gjakova është metropol i kulturës shqiptare vendi ku jam edukuar në mënyrë patriotike.”Por ajo çka dhemb më së shumti është se gjithë ky kolos I artit shqpitar e I cili vulosi me shkrimin e tij Deklaratën e Pavarësisë,asnjëherë nuk u ftua nga zyrtarët e qevëerive në kremtet që janë organizuar përvit .Si do që të jetë ai qëndron vertikalisht dhe nuk kërruset asnjëherë karshi politikave që shkojnë e vijnë.
Më poshtë keni të përmbledhur biografinë dhe një pjesë të krijimtarisë së Shyqri Nimanit.
Prof. ord. Mr. Art SHYQRI NIMANI
Shyqri Nimaniu lind në Shkodër më 6 maj 1941. Shkollën e Mesme të Artit e kreu në Pejë me sukses të shkëlqyeshëm. U diplomua në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd në vitin 1967, me notën maksimale 10. Studimet pasuniversitare i kreu më 1969 në të njëjtën Akademi. Profesor ordinar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Në vitet 1976 – 1978 ka qëndruar në Japoni si bursist i Qeverisë japoneze për hulumtim artistik. Në vitet 1979 – 1989 ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës. Ka qenë dekan i Fakultetit të Arteve nga viti 1991 – 1994. Merret me pikturë, grafikë, dizajn dhe me disiplina të tjera të arteve figurative. Ka botuar monografi për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar. Ka përkthyer edhe libra nga gjuhë të huaja. Ka ligjëruar në Akademinë e Arteve në Tiranë (Shqipëri), në Universitetin e Tetovës (Maqedoni), dhe tani e dhjetë vjet në KolegjinAAB (Fushë Kosovë).
Udhëtimet studimore:
Angli, Francë, Itali, Shqipëri, BRSS, Spanjë, Greqi, Meksikë, Gjermani, Austri, Siri, SHBA, Singapor, Hong Kong, Indi, Skandinavi (Finlandë, Suedi, Norvegji), Danimarkë, Turqi, Bullgari, Egjipt, Qipro, Belgjikë, Holandë, Rumani etj.
Ekspozitat personale në vend dhe në botë:
1971 – Galeria e SHAFAAS, Beograd; Galeria “Kamen Mali”, Cavtat (Kroaci) 1975 – Muzeu i Arteve Aplikative, Beograd; 1978 – “Gyarari 5610” Tokio (Japoni); Galeria e Universitetit “Gakugei Daikagu”,Tokio; 1980 – Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë; 1983 – Galeria YU-KIC, Nju Jork; 1984 – Galeria“Forum”, Zagreb; 1986 – Galeria e PK “Asim Vokshi”, Gjakovë; 1988 – Muzeu i Arteve Aplikative, Beograd; 1993 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë. 2003 – Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë; 2008 – Galeria „Zlatni Konj“, Zagreb, Kroaci; 2014 – Ekspozitë personale në Rumani, Bukuresht dhe Krajovë.
Ekspozitat kolektive:
Nga viti 1969 e deri më 2014 ka marrë pjesë në shumë ekspozita të rëndësishme në vend dhe në botë.
Shpërblimet e mirënjohjet kryesore:
1971- Shpërblimi i Dhjetorit (i Kosovës), Prishtinë; 1972 – Attestato di Benemerenza, Sassoferrato, Itali; 1973 – Shpërblimi vjetor i SHAAK, Prishtinë; 1974 – Mirënjohja publike e qytetit të Prishtinës; 1979 – Shpërblimi i Nëntorit i qytetit të Prishtinës; 1985 – Shpërblimi i Sallonit Pranveror të Kosovës; 1986 – Shpërblimi i Sallonit Pranveror të Kosovës; 1997 – Shpërblimi për monografinë“Trojet Shqiptare në Harta dhe Stema” me rastin e 85 vjetorit të Republikës së Shqipërisë.Këtu mund të shtojmë edhe dy mirënjohjet që iu dhanë këto ditë nga shoqata e Intelektualëve ,,Jakova “dhe shoqata ,,Gjakova-Basel”.
Disa nga monografitë reprezentative dhe më të rëndësishme të Shyqri Nimanit mbi trashëgiminë kulturore shqiptare:
– Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë
(Onufri and Other Albanian Medieval Artists), Prishtinë, 1987
– Arti bashkëkohor i Kosovës, (Contemporary Art of Kosova), Prishtinë, 1988
– Përgatitja e librit (Book Design), Prishtinë, 1990
– “10×10 – Ars Longa Vita Brevis”, Prishtinë, 1994
– Trojet shqiptare në harta dhe stema, (Albanian Lands in Maps and Emblems),
(Albanische Gebiete auf Karten und Ëapen), Prishtinë, 1997
–“Arnavud – Artistët Shqiptarë në Perandorinë Osmane”,
(Arnavud– Albanian Artists in the Ottoman Empire), Prishtinë, 2003
– Gurë të Mozaikut Shqiptar (Stones of Albanian Mosaic), ArsAlbanica, 2011
– Mehmet Ali Pasha – Kapedani Shqiptar që ia Ktheu Dinjitetin Egjiptit”, 2012.
Prof. Shyqri Nimani është i mirënjohur gjithandej në të gjitha hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 2008.
Ligjëron lëndët:
Dizajn grafik II
Dizajni për komunikime vizuale II/Kreativiteti dhe laboratori i grafikës
Komentet