Marrëdhëniet transatlantike kanë pësuar një goditje të madhe gjatë javës së kaluar, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas, ndërsa udhëheqësit e bllokut u mblodhën për një samit emergjent pas javësh të tëra kërcënimesh në rritje nga Donald Trump mbi Groenlandën.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas
Kallas tha se BE po përjeton shumë paparashikueshmëri: “Një ditë, në një mënyrë; ditën tjetër, përsëri, gjithçka mund të ndryshojë.”
Ajo tha se marrëdhëniet midis Evropës dhe SHBA-së kanë marrë padyshim një goditje të madhe gjatë javëve të fundit, por evropianët nuk ishin të gatshëm të shpërdoronin 80 vjet marrëdhënie të mira.
Duke folur pas takimit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se uniteti dhe angazhimi i BE-së me SHBA-në në “një mënyrë të vendosur, por jo përshkallëzuese” kishte dhënë frytet e veta.
BE u mblodh në një samit urgjent në fillim të kësaj jave pasi presidenti amerikan njoftoi se do të vendoste tarifa prej 10% për tetë vende evropiane që i rezistuan një aneksimi nga SHBA-të të Groenlandës.
Edhe pse Trump hoqi dorë nga kërcënimi i tij për tarifa të mërkurën, zyrtarët e BE-së e konsideruan samitin të nevojshëm për të diskutuar marrëdhënien më të gjerë transatlantike me një president të paqëndrueshëm dhe të paparashikueshëm të SHBA-së. gsh