BRUKSEL- Ish-zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherinit, diplomatit Stefano Sannino dhe Cesare Zegrettit, të cilët akuzohen për mashtrim në tendera, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, iu përgjigjën pyetjeve për orë të tëra dhe më pas u lanë të lirë, por thelbi i hetimit mbetet i pandryshuar.
Pasi u lirua, Mogherini deklaroi në një njoftim të publikuar në faqen e Kolegjit se ka sqaruar pozicionin e saj para hetuesve të Prokurorisë Evropiane dhe shtoi se akademia ka zbatuar dhe do të vazhdojë të zbatojë standardet më të larta të integritetit dhe drejtësisë. Në deklaratë ajo shprehu besim të plotë te sistemi gjyqësor dhe se pret që korrektësia e veprimeve të institucionit të vërtetohet.
“E kam sqaruar pozicionin tim para hetuesve të Prokurorisë Evropiane. Akademia ka zbatuar dhe do të vazhdojë të zbatojë standardet më të larta të integritetit dhe drejtësisë,” deklaroi Mogherini në një njoftim të publikuar në faqen e Kolegjit.
Një deklaratë ngjashme bëri edhe Sannino, i cili siguroi bashkëpunim të plotë me autoritetet. Sipas hetuesve, ata u lanë të lirë dhe pa asnjë masë sigurie, pasi nuk ekziston rrezik arratisjeje dhe parimi i prezumimit të pafajësisë mbetet plotësisht në fuqi.
Megjithatë, përballë presionit dhe me paralelisht një hetim administrativ të OLAF-it mbi dyshime për favorizime në emërimet brenda EEAS, Stefano Sannino vendosi të japë dorëheqjen nga Komisioni Europian, ku prej fillimit të vitit drejtonte politikat për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik. Dorëheqja iu komunikua stafit të Komisionit me anë të një letre.
Ndërkohë, një email nga përfaqësuesja e lartë aktuale, Kaja Kallas, e ka tensionuar më tej situatën. Ajo foli për akuza tronditëse dhe theksoi se integriteti dhe përgjegjshmëria duhet të përmirësohen nën mbikëqyrjen e saj, deklaratë që u interpretua si distancim i qartë nga Mogherini dhe Sannino./Dosja.al