Juna Anagnosti, vajza e Artistëve të shquar Dhimitër dhe Roza Anagnosti i është drejtuar në rrjetin social zonjës Zamira Kita rreth peticionit me 144 firma mbledhur në solidaritet të Elia Zaharisë.
Opinioni pyet? Përse solidaritet? Përse 144 firma!
Sa vajza dhunohen dhe gjithçka bie në vesh e sy të shurdhër?!
Por Juna Anagnosti interesohet pasi që Artistja e shquar Roza Anagnosti emri i së cilës gjendet në listën e 144 emrave të peticionit nuk është informuar fare për këtë peticion dhe emri i saj është vendosur pa i marrë pëlqimin. Ja çfarë shkruan Juna Anagnosti:
“Juna Anagnosti: Znj.Zamira Kita, pa hyrë në përmbajtjen e letres dhe duke qendruar larg problematikes së trejtuar, desha të di, përse është emri i mamasë sime, artistja Roza Anagnosti, në këtë dokument se mami nuk di gjë, nuk është informuar dhe nuk i është marrë pelqimi për të venë emrin e saj? Përshëndetje. Juna”
