Historia e njohur mbi Gaj Julie (Julian) Cezarin e Romës së lashtë-Antike, pos tjerash na mëson se edhe njerëzit, heronjt ose komandantët më të shquar në fushën e nderit ose frontin e luftës, pasi t’i kryejnë ose përmbushin të gjitha obligimët ose aktivitetët e tyre luftarake ose ushtarake, mund të bëhen vegla ose instrumente të luftës tjetër për pushtet që nënkupton marëveshje dhe aleanca edhe me rivalët ose kundërshtaret.
Se këndejmi, Jul Cezari i cili e mbante vetën për pjesëtar ose trashegimtar të klanit të lartë të zotërave ose patrikëve të Romës, siç ishin Marsi, Jupiteri, Juliani, Aureli, Rea Silvia, Lavinia, e ëma (nëna) e tij, Aurelius Cott etj…mori pjesë në to dhe i fitoi shumë luftëra ose beteja ushtarake, por jo edhe luftën politike ose juridike me Mark Junius Brutin dhe klanët e tij në senatin ose forumin e Romës.
Ndonëse, Jul Cezari, të cilit i vdiç i ati (babai) shumë herët (kur ishte vetëm 8 vjeç) edukatën dhe mësimët kryesore i mori nga e ëma (nëna) e tij, Aurelius Cot dhe pedagogu i shquar i asaj kohe Mark Anton Ginfon, nga të cilët i mësoi shkrim-lëximin, retorikën, oratorinë, teknikën, taktikën dhe strategjinë e njohur ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.
Ai zyrtarisht ishte i martuar tre (3) herë: Me Kornelian e familjes aristokrate të konzujve ose diplomatëve të shquar romak, me Kalpurinen e Polibejve, me Pompejen-mbesën e diktatorit Sulo, dhe në fund jozyrtarisht me Kleopatren, faraonen e fundit nga Egjipti, me të cilën e kishte një djalë jashtëmartesor (Cezarionin) të cilin Jul Cezari nuk e pranonte për djalë të vetin.
Ndërkaq, romakja e bukur Kossucia, thonë se ishte divorcuar para martesës me Jul Cezarin, për shkak të fundit të tij tragjik, me djegje ose vrasje (vdekje) makabre në Forumin e Romës, ku Jul Cezari dikur e kishte ngritur, valorizuar ose glorifikuar kultin e personit (personalitetit) të tij ushtarak, perandorak (cezarik), politik etj…Duke i nxitur Mark Junius Brutin dhe bashkëpunëtorët e tij për hakmarrje.
Kjo edhe për shkak të asaj se Jul Cezari, në stilin ose manirin e njohur “përçajë e sundo” (“divide et impera)- asokohe e kishte turrur ose ndërsyer Oktavian Augustin -kundër Mark Antonit, duke ia premtuar Oktavian Augustit 2/ 3 e pushtetit dhe pasurisë së Romës, nëse e vriste dhe eliminonte nga skena rivalin ose kundërshtarin e tij kryesor, Mark Antonin, i cili thuhet se ishte edhe idhull ose idol i Kleopatres së bukur dhe eksgravagante nga Egjipti
Në shkrimët ose veprat e njohura të mendimtarëve ose autorëve të shquar si “Në kërkim të së vërtetës” ose “Traktati mbi Natyrën dhe Meshirën e Zotit” të Nicolas de Malenbranchës, “Ligjet shoqërore ose qytetare në rendin e njohur natyrorë ose ordinarë” të Jean Donatit, ” Mendimet mbi zhvillimin dhe edukatën” të John Lockut, , “Studimi i aftësive dhe meritave” i Anthony E. Shaftesburyt, “Bisedat ose debatet filozofike” të Mozes Mendelsonit, “Teoria e ndjenjave morale” ose ” Hulumtimi i natyrës dhe pasurisë njerëzore ose qytetare” të Adam Smithit, ” E drejta natyrore” te H. J. Störigut etj.. mund t’i njohim ose kuptojmë dendur patologjitë, paradokset ose anomalitë e ndryshme të shtetit dhe pushtetit kosovar.
Po shihet qartë se persona (individ), grupe, subjekte ose parti të caktuara politike në Kosovë për të fituar pushtet, autoritet, famë, karierë dhe pasuri i përdorin ose aplikojnë edhe format dhe metodat e njohura despotike, absolutise ose kameraliste të mbretit Luji (Luigji) XIV në Francë , i cili e mbiquante ose paramendonte vetën si “mbret të luftës, mbret të popullit, mbret të shtetit, mbret të tokës, mbret të detit dhe mbret të diellit ose qiellit! Duke u shprehur “L’Ètat c’est moi” (Shteti jam unë)!
Luji (Luigji) i XIV, i cili ishte i biri i Lujit (Luigjit) të XIII (13) të Francës dhe Anës së Habsburgëve të Austrisë, thuhet se kishte trashëguar shumë nga luksi, ekstravanganca dhe temperamenti i gjyshës së tij, Maria Mediçi, tè familjes së famshme të Mediçëve nga Firenca e Italisë.
Gratë ose femrat, thuhet se janë me dinake dhe me intelegjente se mëshkujt, sepse ato dijnë ose kanë informacione shumë me pak, por dijnë dhe kuptojnë shumë me tepër se burrat.
Bureat harronjë shpejt, por nuk falin kurrë, ndërsa gratë falin, por nuk harrojne kurre.
Marie Antonet, e quajtur asokohe si “Madam Deficit”, e kishin çuar Francën në një krizë të thellë finansiare dhe ekonomike, ndërsa Lujin (Luigjin) e XVI në vdekje, me prerje koke pas gliotinës nga ana “apostujve të lirisë” dhe jakobinëve të pakënaqur dhe në revoltë.
U mor vesh se, në saje të mbështetjës së konsiderueshme të klasës së gjërë punëtore ose sindikaliste si dhe të opinionit të gjërë publik në Francën e asokohëshme: Napoleon Bonaparta dhe “apostujt e lirisë”, në vitin 1789 e kishin sulmuar Bastilën.
Nuk ka grua e cila shkon në kinema, teatër dhe politikë, nuk deshiron të bëhet sëpakut pjesë e vogël e dramës dhe teatrit.
Lindja ose prodhimi i femrave të bukura, të zgjuara ose intelegjente, sipas italianëve, është shumë me i madh në proporcion me nurmrin e burrave që i meritojnë ato.
Femrat janë mbretëresha të botës dhe robe (skllëve) të seksit, epshëve, ndjenjave dhe emocionëve (Xhakomo Kazanova)
Kështu që edhe Cezarioni asokohe ngeli pa babë. Sa keq.
Kleoptara e bukur stolisej dhe mrakullohej vazhdimisht, sepse e dinte se sytë e Jul Cezarit, nuk shihnin ( nuk shikonin) me largë se mendja ose logjika dhe intelekti i tij.
Jul Cezari zgjodhi luftën, Kleoptra Mark Antonin.