Varianti i propozuar nga Partia Socialiste për reformën e re territoriale, i cili me gjasë do të zbatohet për shkak të votave që mazhoranca ka në Kuvend, tregon se ndarja e re nuk merr në konsideratë vetëm numrin e banorëve.
Partia Socialiste, në draftin që dorëzoi në Kuvend, propozoi konsolidimin e 15 bashkive: Maliq, Dimal, Cërrik, Divjakë, Përrenjas, Patos, Belsh, Rrogozhinë, Klos, Selenicë, Poliçan, Memaliaj, Fushë-Arrëz, Këlcyrë dhe Libohovë.
Sipas të dhënave të Censit 2023, nga 46 bashkitë që mbeten, 10 kanë më pak se 10 mijë banorë. Mes tyre janë Himara, Dropulli, Përmeti, Kolonja, Tepelena, Memaliaj, Puka, Delvina, Konispoli dhe Pusteci.
Pusteci, me vetëm 1.8 mijë banorë, është bashkia më e vogël në vend, por vijon të ruhet si njësi më vete. Edhe Konispoli, me 4.9 mijë banorë, ka popullsi të përafërt me Fushë-Arrëzin dhe shumë më të vogël se disa prej bashkive që shkrihen.
Analiza e të dhënave të Censit 2023 tregon se riorganizimi nuk kufizohet vetëm te bashkitë me popullsi shumë të vogël.
Humbin statusin bashki me mbi 20 mijë banorë
Në listën e njësive që humbasin statusin e bashkisë janë përfshirë edhe bashki relativisht të mëdha, me mbi 20 mijë dhe deri në 31 mijë banorë.
Në total, 15 bashkitë e parashikuara për t’u bashkuar me bashki më të mëdha kanë rreth 224 mijë banorë, ose afërsisht 9.3% të popullsisë së vendit. Popullsia mesatare e tyre është rreth 15.6 mijë banorë, ndërsa gjysma kanë më shumë se 14.8 mijë banorë.
Bashkia më e madhe që pritet të humbasë statusin është Maliqi, me 31 mijë banorë. Ajo renditet e 18-ta ndër 61 bashkitë e vendit për nga numri i popullsisë dhe ka më shumë banorë se 43 bashki të tjera.
Pas Maliqit, njësitë më të mëdha që shkrihen janë Dimali, me 28.1 mijë banorë, Cërriku, me 25.2 mijë, dhe Divjaka, me 24.9 mijë banorë. Këto katër bashki kanë së bashku rreth 109 mijë banorë dhe përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së njësive që preken nga reforma.
Në listë përfshihen gjithashtu Përrenjasi, me 18.8 mijë banorë, Patosi, me 18.2 mijë, dhe Belshi, me 17.1 mijë banorë.
Në total, 7 nga 14 bashkitë që shkrihen kanë më shumë se 15 mijë banorë, ndërsa 9 prej tyre kanë mbi 10 mijë banorë.
Bashkitë e tjera të përfshira në variantin e PS-së janë Rrogozhina, me 12.6 mijë banorë, Klosi, me 12.2 mijë, Selenica, me 9.6 mijë, dhe Poliçani, me 8.8 mijë banorë.
Në fund renditen Fushë-Arrëzi, me 4.9 mijë banorë, Këlcyra, me 4.4 mijë, dhe Libohova, me më pak se 2.8 mijë banorë.
Konsolidimi rrit madhësinë mesatare të bashkive
Me kalimin nga 61 në 47 bashki, popullsia mesatare teorike për një bashki do të rritej nga rreth 39.4 mijë në mbi 51 mijë banorë.
Në praktikë, rritja do të varet nga mënyra se si territori dhe popullsia e 14 bashkive do të shpërndahen te njësitë pritëse.
Konsolidimi synon të krijojë bashki me administrata më të mëdha dhe me bazë më të gjerë popullsie dhe të ardhurash. Por përfshirja e njësive si Maliqi, Dimali, Cërriku dhe Divjaka tregon se reforma nuk po eliminon vetëm bashkitë që janë bërë të paqëndrueshme për shkak të tkurrjes demografike.
Në disa zona po shkrihen njësi që kanë më shumë banorë se shumë prej bashkive që do të vazhdojnë të ekzistojnë.
Kjo e zhvendos debatin nga pyetja se cilat bashki janë shumë të vogla, te mënyra se si janë zgjedhur qendrat që do të konsolidohen dhe njësitë që do të ruajnë statusin administrativ. (Monitor)











Të lumtë shpirti qe ti ka nxjerr në kok per ti shkruar me doren e një njeri qe e donë vendin në pa fund eau.
Nuk e meriton ky popull mjeran e fisnik, keto e keta te perdale politik.
Bravo
ju lumte dora dhe pena qe e shkruat kete te vertete…….po keta jane te mbuluar te gjithe kembe e koke me turp ,po nuk kane turp fare se po e hane turpin per dite me buke………..u zente fytin e ju byte buka e popullit……
Bravooo zotii ilir nuk ka me burrrra shqipri ja xx
Bravo të modhe . Fjalë që dalin nga shpirti i çdo shqiptari . Ne që jemi larg vendit ndoshta e ndjejmë më shumë . Duhet ndëshkim i modh për të gjithë ato politikanë plera që e shkatërrun qëllimisht atë vend aq të bukur dhe aq të lashtë. A ka Zot ????? Qëllimet e vjetra të grekut dhe serbëve kto po i bojnë rralitet. Ju a dhontë Zoti kë fëmijët e tyre të këqijat që po bëjnë kë shqiptarët e thjeshtë. Ky është genocid dhe Amerika duhet të ndërhyjë Fort
Por jo vetem ata te shqiperis por te mbar shqiptaris jan te njejt. Hajni, korupcion, krim ; turp e kaluar turpit…
Te lumt more burre se fjal Te demantuara ke dhen ishalla Te kuptojn por pak besoj ose fare
fjale te verteta ,per kermat qe perbejne kooperativen shqiptare,e cila eshte kooperativa me korruptuar,nga fshires bythe me gjethe fiku kane kaluar ne nje lluks te shfrenua.nuk kane dallim si sali-breke-skisha mbajtes i ibrikut te shurres edhjeri,ashtu sikurse dhe kermat edhiu- i rames,e katundari i cepanit kryehajduti idhjer-muti,president i korrupsjonit.
Hallall ta past ba Zoti
T e lumt
Shum e drejt bravo , keto duan varje me litar pa perjashtim
Ju lumte dhe bravo ju qofte per keto te verteta qe keni shkrojtur dhe publikuar. Ndoshta ndonjeri prej tyre edhe mund ti lexoje …dhe sigurisht qe do shikoje vehten e tij dhe gjithe keta pseudopolitikane ne pasqyren qe e kane zhgarravitur e thyer vet …Keta plehra te vendit tone jane shperfutyruar e jane kthyer ne hiena dhe po e shqyejne dhe e coptojne kete popull e kete vend, sikur te ishte nje kerme e ngordhur…Ndeshkimi i ketij populli dhe i Zott rente mbi ta.
REALITETI ESHTE I HIDHUR POR KJO ESHTE E VERTETA
GJITHMON PRESIM SE CDO TE BEHET DHE SI DO TE BEHET ,DUKE PRITUR NGA QIELLI .POR ASGJE NUK PO VJEN NGA QIELLI ,PA NJE PIKE INISIATIVE VETEM ME FRIKE PER TE NESERMEN DO JEMI NE PUNE APO JO ???????
I bute bile ke qene, me shume meritojne , fjale me te ashpra, te lumte
Asnje denim fizik, por hiqja parane, dhe pushtetin, se per ate shesin familjen e gjithecka! Diskretitoje me fakte, me ligj, me eksperte dhe ashtu i ke bere nje skaner social-ekonomik qe shoqeria shqiptare te kuptoje qe vlerat nuk jane ato, por puna e ndershme, aftesia, bashkepunimi, njohja dhe suporti i popullit, se sherbetore te tij jane! Nje analize e mrekullueshme dhe nje guxim qytetar-intelektual i Ilirit! Bravo dhe beju shembull per te tjere qe nuk e kane kete kurajo! Tung
Me ne fund gjeti nje njeri kurajon te shpreh cfar ndien.Te lumt dora. Po ketyre qe ju je drejtuar nuk ju bene pershtypje , ju jane zene syt nga parat dhe paraja ska turp . Mjer shqipraret qe varen nga llumbi …. dhe akoma shqiptaret votojn llumbi. …..
E gjeti kurajon se eshte larg Shqiperise, se po te ishte ketu fluturonte nga puna, ndoshta dhe me tej. Keto fjale te gjithe i mendojne, por nuk i thone e nuk i formulojne me shkrim.
Te lumte goja Zoteri se jeni 100% I sakte. Nuk mund ti shtosh as pike e as presje. Shqiperia ka nevoje per nje revolucion popullor per te zhdukur nje her e mire Komunizmin dhe kelyshet e Komunizmit qe po drejtojne vendin qe para 25-26 viteve.
E sakte!
Por kur do ndergjegjesohen ata shqiptare qe kane mbetur ne Shqiperi qe te mos votojne te tille klano-banda-parti?
Bravo!
e drejte
Fjal te sakta por nuk ka njeri qe i denon keto maskarej
ne pergjithesi. u takojne shume politikanve …por kur keto fjale, thuhen nga Ilir Demalia, njeriu i rritur ne nj familje komuniste , per me teper familje sigurimsash qe kane kalbur neper burgje shqiptar te pa fajshem, i thote Ilir Demalia qe sa[po zbriti nga trageti, ne Bari te Italise, u prkul ne gjunje dhe nuk la fjale te renda dhe shume sharje per Shqiperine duke mburrur Italine, ky bojaxhiu i kinostudios, ky pijanec dhe imoral, ky llapazan qe e kishin frike kur na afrohej se do na spiunonte……njerez, mos e besoni kete kameleon se dicka te keqe po pergatitet te bej…….
Ndigjo ti sherbetor i ndyre . Lepires halesh te ketyre FEAONVE QE NE SHQIPERI KAN NDERTU RENDDIN SKLLAVOPRONAR. ILIR DEMALIJA VETET KA NJE PREJARDHJE KOMUNISTE POR DHE NGA ME TRIMET E TE FISMET E ATDHETARE ME KARAKTER BURRERI TRIMRI TE LAKMUESHME…. FAMILJA E HAXHI MEHMETIT BYTYCIT NE MALSI TE GJAKOVES . ILIR DEMALIA NUK ASHT AS SPIUN, AS SERVIL I PLUSHTETIT SI TI , E AS FRIKACAK SI TI .AI QE NGA TE PAARET THEU BURGU E MADH TE KOMUNIZMIT DHE DOLI NE BOTEN E LIRE DEOKRATIKE DHE I TREGOJ ME FAKTE SE CFAR KA HEQUT E PO HEQ POPULLI SHQIPTAR NGA FERAONI ENVER HOXHA E DINASTIA E TIJE. CDO FJAL E THAN NGA ILIR DEMALIA NE KETE SHKRIM ASHT MESE E VERTET .TI QE FSHIHESH PAS EMRIT KOQJA….JE KOQE E KASTRUER NGA KETO PLEHRA QE I MOREN FRYMEN POPULLIT SHQIPTAR TASH 26 VJET. NE SHQIPERI DUHET –NJE REVOLUCJON I TIPIT CARTIST– ME NJE NDRYSHIM– QE BSHK ME PASURIN QE E KAN VU ME VJEDHJE….. ME BA NJE INKUZICJON TE VERTE MESJETAFR…. ME I ZHDUK ME DJEGJE NE ZJARR…!
Pa shprese
Per spiun nuk e njoh dhe qe ka te drejte se ajo qe eshte katranosur ne Shqiperi duket se nuk do zbardhet kurre. Vetem nje gje kisha…a eshte munduar ndonjehere Syci te kontriboje ne rregullimin e ketij vendi qe atij ju dhimbka kaq shume??? Te thuash qe ky vend eshte qelbur eshte kollaj, por kur nuk rregullon dot gje ose akoma me keq kur as qe e mer mundimin te rregullosh gje me mire shiko punene tende. Saadiu tek Gjylistani dhe Bostani thote:
Thuaji greres zhurmemadhe
Me qe mjalte nuk di te nxjere
As me thumb te mos me bjere
Emrin e Ilir Demaliaj e kam degjuar per here te pare kur fliste per nje radio te huaj aty nga fillimi i ndryshimeve demokratike ne vend,kritikonte me te drejte sistemin qe shkoi,i cili e coi poppullin ne zgrip te urise.Mirpo te kritikosh eshte gjeja me e lehte,te ndertosh eshte gjeja me e veshtire.Fakti qe pas kaq vjetesh z.Demaliaj i kthehet fuqishem kritikes ,gjithashtu me te drejte,pyetja eshte :Mire atehere,Diktatura nuk na la te benim pune te mira,po tani,kush na pengon te bejme pune te mira? Diktatura?.Jo ! Tani na mungon Kultura,dhe cuditerisht mendja na shkon se Diktatura ka qene e imponuar per shkak te mungeses se Kultures qe ne kemi si qytetare te ketij vendi.
Te lumte.
Po me mire do te ishte te organizoheshim nga e gjithe bota per te realizuar endren e shqiptareve.
Bukur po nuk mjafton