Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington.
Krenare Cubolli
Edhe pas disa orësh negociata, Kosova dhe Serbia – nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – nuk arritën marrëveshje për targat dhe dokumentet serbe.
Mirëpo profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në aspektin teknik, Kosova dhe Serbia mund të arrijnë shpejt marrëveshje për këto çështje.
Sipas tij, mjafton të ketë vullnet politik, pasi këto tema nuk janë të reja për palët.
Ndonëse nuk ka dashur të komentojë se si mund të duket një marrëveshje mes dy vendeve, ai ka thënë se është i bindur që janë bërë një mori propozimesh në takimin e 18 gushtit.
“Kjo çështje është plotësisht e zgjidhshme, dhe se nuk duhet të ketë dyshim në të. Çështja e targave të makinave ka qenë në agjendë për kohë të gjatë, andaj edhe mund të gjendet zgjidhja, me vullnetin e mirë të të dyja palëve”.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë në një konferencë për media se ndonëse nuk është arritur marrëveshje, negociatat do të vazhdojnë.
I pyetur se kush mund të përballet me më shumë presion në negociatat e ardhshme, Joseph ka thënë se krejt kjo do të varet nga propozimet.
“Varet shumë se çfarë propozime ekzistojnë në tavolinë. Nëse njëra palë ka bërë propozim konstruktiv dhe pala tjetër nuk është përgjigjur, atëherë kësaj të fundit do t’i bëhet më shumë presion, dhe me të drejtë. Me vullnetin e mirë të Serbisë për të jetuar me Kosovën si fqinje, dhe me vullnetin e mirë të Kosovës për të jetuar me Serbinë si fqinje, kjo çështje mund të zgjidhet. Nuk ka dyshim këtu”.
Ai ka ritheksuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, se hapi i Kosovës për zbatim të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe është në linjë më marrëveshjet e Brukselit.
“Mund të them se ambasadori amerikan në Kosovë ka thënë se qëndrimi i Kosovës për dokumentet, është i mbështetshëm, dhe është në përputhje me atë që është arritur në Bruksel kohë më parë”.
Ndonëse Joseph e sheh këtë çështje si shpejt të zgjidhshme, ai vë theksin te retorika e përdorur nga liderët e Kosovës dhe Serbisë ditëve të fundit.
“Retorika e presidentit Vuçiq për likuidimin e serbëve është përtej çdo niveli të pranueshëm. Një gjuhë e tillë është përdorur në kohë luftërash, sidomos në Bosnje-Hercegovinë, është përdorur nga serbët për të arsyetuar spastrimin etnik. Në anën tjetër në Kosovë opozita po e kritikon kryeministrin Kurti se edhe ai po bën diçka të tillë. Por shtrohet pyetja, a po e kritikon dikush Vuçiqin në Serbi për gjuhën që po përdor?”
Më 11 gusht, presidenti serb ka thënë se ka informacione për plane lidhur me veriun e Kosovës.
“Ata po përgatisin likuidimin e popullit tonë në veri”, ka deklaruar Vuçiq, duke paralajmëruar kundër një gjëje të tillë.
Një ditë më vonë, Kurti, ka thënë se kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete, “flasin për imagjinatën e mendimet e tyre”.
Sipas profesorit Joseph, palët do të mund të shfrytëzojnë ndasitë, që veçse ekzistojnë, para se të pozicionohen në tema të caktuara.
Çfarë u tha pas takimeve mes Kurtit dhe Vuçiqit?
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se takimet e 18 gushtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk kanë qenë “takime të zakonshme”, por “takime për menaxhimin e krizës”.
Takimet në Bruksel u thirrën pasi serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.
Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.
Serbia e ka zbatuar atë menjëherë.
Kosova e ka zbatuar më 1 gusht – për pak orë – pikën për dokumentin për hyrje/dalje dhe e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.
Ndërkohë serbët i kanë hequr barrikadat.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.
Kryeministri Kurti nuk është deklaruar pas takimeve.
Qeveria e Kosovës ka thënë se kryeministri Kurti, ka diskutuar për dy tema në takimet e 18 gushtit – për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare dhe çështjet aktuale.
Presidenti Vuçiq, ka thënë se 18 gushti ka qenë ditë e vështirë në Bruksel, por do të përmbahet nga çdo koment.
Përmes një video-mesazhi në Instagram, ai ka paralajmëruar se do të deklarohet në 48 orët e ardhshme.
“Një ditë e vështirë është prapa nesh, ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin tonë, nuk mund të them se ka përfunduar me sukses, por përmbahem nga komentet e tjera, sepse shpresoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Prandaj do të vazhdoj të luftoj për paqe dhe stabilitet”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.
Vuçiq – teksa po mbaheshin takimet në Bruksel – ka thirrur një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, i cili do të mbahet të dielën, më 21 gusht, në Beograd, sipas mediave në Serbi.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, u ka thënë gazetarëve se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t’i drejtohet publikut serb të premten, më 19 gusht, në Beograd.
Edhe zyrtarë të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë (REL) se janë optimistë që një pakt mund të arrihet në ditët në vijim.
Duke folur në kushte anonime, ata kanë thënë se “ky rund i takimeve nuk do të konsiderohet i përfunduar pa u arritur marrëveshja”.
Në ndërtesën e BE-së, ku është zhvilluar dialogu, ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Një ditë më parë, Kurti dhe Vuçiq janë takuar ndaras edhe me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stolteneberg ka thënë se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur 11 vjet më parë.
Deri më tani janë arritur më shumë se 20 marrëveshje në fushat si ajo e energjisë, telekomunikacionit, drejtësisë, doganave, lirisë së lëvizjes, por jo të gjitha janë zbatuar.
Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve.
Serbia, në anën tjetër kërkon zgjidhje kompromisi.
Banorët e kryeqyteteve Kosovës dhe Serbisë – Prishtinës dhe Beogradit – besojnë se një marrëveshje mes dy shteteve është e mundur, por janë të vetëdijshëm se rruga drejt saj është e vështirë.
Gjatë një prononcimi për mediat pas mbylljes së seancës së sotme në GJKKO, Cakrani e cilësoi Kryemadhin “ministre e brendshme në shtëpi”.
11 Maj 2026, 18:48Nga E.d
Monika Kryemadhi dhe Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani tha se shpenzimet në familje i ka kryer Monika Kryemadhi. Gjatë një prononcimi për mediat pas mbylljes së seancës së sotme në GJKKO, Cakrani e cilësoi Kryemadhin “ministre e brendshme në shtëpi”.
“Në fakt nuk është se hodhi përgjegjësinë, atë e ka marrë vetë zonja që kur është pyetur në prokurori. Ministri i brendshëm në familje padyshim është gruaja”, tha ai.
Nga ana tjetër, Kryemadhi deklaroi për gazetarët se ka qenë klasa punëtore që zbatonte mbarëvajtjen e shtëpisë. Ajo theksoi se ish-presidenti Meta për shkak të politikës, ka kaluar pak kohë me fëmijët e tyre.
“Nuk ka asnjë shpenzim te tepruar siç pretendon SPAK. Bëhet fjalë për një ndërhyrje shëndetësore të vajzës time, timen dhe zotit Meta, që janë të gjitha të deklaruara. Për fatin e tij të mirë, duke qenë se ka qenë burrë shteti nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë, nuk është pjesë e asnjë lloj shpenzimi dhe marrëdhënie time me kushëririn tim Adrian Sharku. Për fat të keq Ilir Meta për shkak të politikës, ka kaluar pak kohë me fëmijët e vet”, tha ajo.
Avokati i ish-presidentit të vendit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka shpjeguar simbolin që Meta përdori në gjyq. Pas seancës në GJKKO, Cakrani u shpreh se Meta bëri me duar simbolin e shqiponjës dhe jo atë të numrit 7, për të cilin tha se nuk lidhet me asnjë përvjetor.
Cakrani deklaroi se Meta ishte mirë nga ana fizike, i palestruar edhe nga ana mendore.
“Nuk bëri simbolin 7. Bëri shqiponjën. Nuk ka përvjetor. Është në lartësinë që e kërkon funksioni i tij si kryetar i PL-së. Ishte mirë nga ana fizike, i palestruar edhe nga ana mendore”,-tha Cakrani.
Seanca gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar rreth orës 17:15. GJKKO e ka ndarë çështjen për të pandehurit në dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Bëhet me dije se për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar ndërsa dosja ndaj ish-presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit do të vijojë veçmas.
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë çështjen Meta për të pandehurit ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Në një prenoncim për mediat fund të seancës, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën dhe se mbrojtja do të provojë pafajësinë. Sipas Cakranit, ish-presidenti nuk ishte përfshirë në asnjë bisedë, e-mail apo takim lidhur me çështjen.
“Janë rreth 120 dëshmitarë. Ka prova të reja që do t’i paraqesim në gjykatë. Çështja i bashkohet gjykimit të zakonshëm. Do të provojmë pafajësinë. Sot, prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën. Zoti Meta nuk përfshihej në asnjë bisedë, e-mail apo takim. Do të vazhdojmë betejën tonë, edhe pse gjykata nuk na e pranoi kërkesën për masën e sigurimit.
Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me numrin 7. Nuk bëri numrin 7, por shqiponjën. Meta është në lartësinë që kërkon pozicioni i tij si kryetar i PL-së. Përgjegjësinë Kryemadhi e ka marrë vetë që kur u pyet për hetimet paraprake në prokurori. 120 dëshmitarët janë pjesë e procesit hetimor dhe janë pyetur nga vetë organi i procedurës. Ne do të thërrasim edhe disa dëshmitarë të tjerë dhe do të paraqesim prova të reja”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani.
Dosja Meta:
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar zhvillimet më të fundit, duke u ndalur te nisma për digjitalizimin përmes inteligjencës artificiale të Prokurimeve Publike.
I ftuar në News24, Lobonja tha se kjo lëvizje është në stilin e Ramës, duke dhënë të kuptohet se po ndryshon gjithçka që të mos ndryshojë asgjë.
“Është në stilin e tij (Ramës), ndrysho gjithçka që mos të ndryshon asgjë. Ky ngelet qëllimi i tij. Pasi e ka përdorur AKSHI-n siç e ka përdorur, ku u disrektitua, gjen një mënyrë tjetër për ta vazhduar këtë. Inteligjenca artificiale që përcakton se kush është i ndershëm dhe t’i jepet tendera dhe të skarcojnë të pandershmit, do drejtohet nga disa të pandershëm. Këtu problemi është te kreu. Nuk është çështje përfitimesh personale vetëm. Ai duhet të thotë pse e bën këtë ndryshim.”, tha ai.
Mes të tjerash Lubonja komentoi dhe deklaratat e Ramës sot kundër opozitës se po bllokon integrimin, ku e cilësoi si ‘specie unike në kontinentin tonë’.
“Politikisht kështu është. Por kemi të bëjmë dhe me elemente psikologjike. Me sëmundje psiqike të një njeriu që nuk arrin që të shohë veten në pasqyrë. Kur demonizon, thyen pasqyrën, do që të shohësh gjënë siç e do vetë. Ai nuk sulmon vetëm opozitën, por dhe gazetarët. Gjithçka që i bën kritikë këtij njeriu, duhet thyer”, tha Lubonja. Por a po e bllokon realisht opozita integrimin?
Lubonja tha se; “Si parim, e pashë dhe në letrën që Marta Kosit i kishte dërguar MCallister. Ti kontrollon këtë proces që të kanë vënë detyrë. Lidhur me rezultatet do pyesësh vetëm qeverinë apo dhe opozitën? Europianët duhet të marrin në konsideratë dhe opozitën, e cila është e domosdoshme. Nëse opozita thotë; këtu nuk ka drejtësi, por ka kapje të saj, është rritur korrupsioni, etj. Për mua opozita nuk e ka bërë aq mirë punën. Që ka ambasadorë të Ramës, ka. Edhe Yuri Kim ishte ambasadore e Ramës. Ti kur i thua këto Gonzatos, ia bën këto akuza vetes. Unë gjykoj që ai është ambasador i Ramës, madje Rama ka arritur deri atje sa të emërojë ambasadorë. Ka kapur ambasada me politikat e veta, por duhet opozitë rracionale dhe koherente. Duhet të bëhet një opozitë me argumente, me prova dhe fakte dhe duhet të ketë kurajon që t’ia thotë në sy gjërat dhe jo në formë manipulative. I kushton shumë opozitës kjo gjë. Nga një anë e dinë se këtu ka një narko-shtet. Kanë prova. Jam për rrotacionin. Nuk do të vijë më i miri i botës, por përmes rrotacionit do të përmirësohet Shqipëria. Se ajo s’do të përmirësohet duke ardhur nga qielli. Kilometri i fundit për opozitën? Duhet ta bëjë mirë. Se po vjen ujku e po vjen ujku, por asgjë s’duket. Kjo gjendje e opozitës është rezultat i një pune intrigash nga PS dhe Rama për të eliminuar kundërshtarët. Duhet bashkim i opozitës.”
Vazhdon pa ndërpremje kontradikta në botëkuptimin e pjesës ma të madhe të shqiptarëve: “Të keqen” për gjendjen e sotme ku ndodhen shqiptarët (gjeopolitike, ekonomike, kulturore etj.) e kërkojnë gjithmonë jashtë vetes së tyne; fajin e ka gjithmonë si tjetri, jashtë nesh, i hueji dhe nuk analizojmë veprimet tona, qendrimin tonë (të shqiptarëve) gjatë zhvillimeve historike e të sotshëm, gja që do të na kishte ndihmue me kuptue se ku kemi gabue gjatë historisë e, ku po gabojmë sot, se çka kemi ba keq e çka kemi ba mirë. Kjo lloj analize ka vlerë dhe e asht e domosdoshme, sepse na mëson mos përsëritjen e gabimeve dhe përcakton pozicionimin e saktë të piketave në rrugën e përparimit të nji kombi.
Në nji postim në “Facebook”, me të drejtë disa intelektualë atdhetarë shqiptarë, shprehin shqetësimin e tyne për qendrimin e dobët e pa moral te drejtuesave politikë e ideologjike të shteteve fqinj, të cilët gjatë historisë kanë ushtrue gjenocid mbi shqiptarët e, kurrë nuk kanë kërkue falje e si pasojë të këtij qendrimi, nuk duhet të falen kurrë prej nesh…!
Këtu qendron kontradikta që fatalisht vazhdojmë ta përjetojmë në botëkuptimin tonë: kritikojmë me të drejtë “të huejin” (mbi të cilin nuk mundemi me ushtrue asnji lloj presioni, pra nuk mundemi me ia ndryshue qendrimin) dhe “harrojmë”, ose bajmë sikur harrojmë, se gjatë historisë tonë gati gjysë shekullore të diktaturës komuniste kemi përjetue gjenocidin e shqiptarit mbi shqiptarin, pra, të vëllaut mbi vëllaun, si ato të fqinjve ose edhe ma të egër dhe askush nuk e çoi dhe nuk e çon zanin, që ajo klikë krimenelash ose pinjollët e tyne në pushtet (mbas 1991-shit) kurrë nuk i kërkoi falje popullit shqiptar!
Diskutohet që shqiptarët nuk duhet t’i falin krimet e fqinjve, pa kërkue ato falje ma parë dhe nuk analizohet situata tragjike mbrenda përmbrenda shqiptarve: Sot shqiptarët janë ma të përçamë se kurrë ndonji herë në historinë e tyne.
Përçamje ideologjike: nuk mundet me pasë bashkim të vërtetë ndërmjet shqiptarëve, pa u realizue bashkimi shpirtnor i tyne, çka nënkupton që duhet të zbatohet zyrtarisht procesi i kërkesës për falje prej dhunuesave (pinjollëve të tyne në pushtet mbas 1991-shit) dhe pranimi i kërkesës për falje prej atyne që e pësuen dhunimin politik. Ende janë shumë aspekte ideologjike që i ndajnë shqiptarët sot, kujtojmë psh., “heronjtë ideologjikë dhe heronjtë kombëtar” etj..
Përçamje kulturore: gegnishtja, gjuha që flasin e 2/3 e shqiptarëve, gjuha letrare e shkrimtareve gegë, ndër ma të mëdhajt e letërsisë shqipe, e braktisun.
Përçamje krahinore: investime pa fund në jug, rezultati?: veriu ku banojnë gegët, zona ma e vorfen në Europë.
Vëllazen e motra, përçamja nuk jep zhvillim!
Kthesa e madhe drejt përparimit e rritjes së mirëqenies së shqiptarëve, këndej e andej kufinit artificial politik, mundet m’u realizue vetëm mbasi të zyrtarizohet pajtimi kombëtar ideologjik i shqiptarëve, si ma nalt tregue.
Ish-pjesëtarë të Njësisë për Operacione Speciale me ministren e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale të Serbisë, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski.
Jellena Jankoviq, Dushan Komarçeviq
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe – një organizatë që mbledh ish-anëtarë të njësisë speciale të shpërbërë të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.
Disa prej pjesëtarëve të kësaj njësie kanë marrë pjesë në krime lufte dhe janë dënuar për likuidimin e kundërshtarëve politikë.
Sipas një analize të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, vetëm përmes konkurseve të Ministrisë së Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale të Serbisë, kësaj shoqate i janë ndarë 23.000 euro në dy vjetët e fundit.
Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe ka marrë fonde në të gjitha konkurset nga fusha e mbrojtjes së veteranëve, të realizuara nga Ministria e Punës që nga momenti kur në krye të saj është emëruar Millica Gjurgjeviq Stamenkovski.
Gjurgjeviq Stamenkovski është kryetare e partisë së ekstremit të djathtë “Zavetnici” dhe është bërë pjesë e pushtetit në Serbi në vitin 2024, edhe pse partia e saj nuk e ka kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e asaj kohe.
Ministria e Punës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se për çfarë konkretisht janë shpenzuar mjetet e ndara dhe cili është interesi publik për financimin e projekteve të Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe me para të buxhetit.
Përgjigje nuk dha as Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe.
“Kur e merr një njësi të tillë dhe prej saj nxjerr heronj, ndërkohë që dihet ‘rruga e saj e luftës’, njeriu duhet ta pyesë veten se çfarë vlerash promovon ky pushtet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Filip Shvarm, kryeredaktor i së përjavshmes serbe “Vreme” dhe autor i një dokumentari për Njësinë për Operacione Speciale.
Kush ishin Beretat e Kuqe?
Njësia për Operacione Speciale, e njohur më mirë si Beretat e Kuqe, u themelua nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, i drejtuar nga Jovica Stanishiq – një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.
Krahu i tij i djathtë ishte Franko Simatoviq.
Stanishiq dhe Simatoviq u dënuan në Hagë në vitin 2023 me nga 15 vjet burg për mbështetje dhe ndihmë në krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, në vitin 1992.
Njësia për Operacione Speciale, me këtë emër, mori pjesë edhe në luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Në atë kohë, Simatoviq e emëroi Millorad Ulemekun, i njohur si Legija, komandant të saj.
Njësia u shpërbë në vitin 2003 gjatë operacionit policor “Sablja”.
Disa prej pjesëtarëve të saj janë dënuar për vrasje politike – përfshirë vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, më 12 mars 2003; vrasjen e ish-presidentit të Presidencës së Serbisë, Ivan Stambolliq, në gusht të vitit 2000; vrasjen e katër zyrtarëve të Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO) në tetor 1999; si dhe tentim-vrasjen e liderit të SPO-së, Vuk Drashkoviq, në Budva në vitin 2000.
Çfarë financon Ministria?
Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve në Serbi, Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe është themeluar në vitin 2019.
Të dhënat publike për veprimtarinë e saj tregojnë se të ardhurat e para i ka pasur në vitin 2021, kur janë raportuar gjithsej 4.800 euro.
Shumën më të madhe të të ardhurave, shoqata e ka realizuar në vitin 2024, në vlerë prej 29.000 eurosh.
Të dhënat për shumën e donacioneve të mbledhura për vitin 2025, nuk janë publikuar ende.
Nga Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale, në vitet 2024 dhe 2025, shoqata ka përfituar nga 11.500 euro në vit – gjithsej 23.000 euro – sipas raporteve të ministrisë.
Të dhënat publike nuk tregojnë se nga cilat burime të tjera e kanë origjinën të ardhurat e saj.
Ministrja e Punës, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski, miratoi financimin për Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe, me qëllim organizimin e Turneut Gjithëpërfshirës të Veteranëve, si dhe për realizimin e projekteve “Pozita e luftëtarëve në shoqërinë e sotme” dhe “Betimi i lirisë”.
Turneu Gjithëpërfshirës i Veteranëve është një garë sportive për veteranët, që organizohet nga Shoqata një herë në vit dhe, përveç donacioneve nga Ministria e Punës, është mbështetur më herët edhe nga Qeveria e Vojvodinës.
Turneu Gjithëpërfshirës i Veteranëve, shtator 2025.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë e Krahinës Autonome të Vojvodinës në lidhje me ndarjen e fondeve për këtë shoqatë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.
Për projektet e Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe – “Betimi i lirisë” dhe “Pozita e luftëtarëve në shoqërinë e sotme” – të cilat janë financuar me 10.000 euro nga buxheti, nuk ka informacione publike të disponueshme se çfarë përfshijnë saktësisht, nëse janë realizuar dhe kur janë zbatuar.
Raportet për realizimin e këtyre projekteve nuk janë publikuar as në dokumentacionin e konkurseve të Ministrisë përkatëse.
Në fund të vitit 2022, shoqata ka ngritur një përmendore për ish-pjesëtarin e Beretave të Kuqe, Nikolla Simiq, në lagjen Busije të Beogradit.
Kush është kreu i shoqatës?
Përfaqësues ligjor i Shoqatës së Beretave të Kuqe është Zhivorad Zhika Ivanoviq, ish-anëtar i Njësisë së Operacioneve Speciale, i cili, siç mund të shihet në një video nga maji i vitit 1997, i raportonte presidentit të atëhershëm të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, në një ceremoni që shënonte themelimin e Njësisë në Kulla, në Serbinë veriperëndimore.
Edhe pse emri i tij u përmend në gjyqin e ish-krerëve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, kundër Ivanoviqit nuk u zhvillua asnjë procedurë ligjore as para gjykatave ndërkombëtare dhe as brenda Serbisë.
Veteranët në mbrojtje të pushtetit
Ivanoviq ishte për herë të fundit në qendër të vëmendjes publike në mars të vitit 2025, kur udhëhoqi veteranët e Njësisë së Operacioneve Speciale në një kamp në Parkun e Pionierëve në Beograd.
Aty, për më shumë se një vit, u mblodhën mbështetës të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet – mes të cilëve edhe disa persona me dosje kriminale.
“Është veçanërisht pervers fakti që ata u shfaqën aty disa ditë para përvjetorit të vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq”, thotë Shvarm.
Përveç Zhika Ivanoviqit, veteranët në Parkun e Pionierëve në Beograd u udhëhoqën edhe nga ish-komandanti i Xhandarmërisë serbe, Goran Radosavleviq Guri, të cilin Shtetet e Bashkuara e lidhin me vrasjen e vëllezërve Bytyqi, pas luftës në Kosovë, në vitin 1999.
Partia në pushtet në Serbi deklaroi atëkohë se nuk sheh asnjë problem nga prania e tyre në tubimet mbështetëse për presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë aktuale.
Veteranët e Njësisë për Operacione Speciale janë bërë pjesëmarrës të rregullt edhe në manifestime të organizuara nga partia në pushtet – nga shënimi i përvjetorëve të ngjarjeve historike deri te ceremonitë me rastin e ditëve të komunave të Beogradit.
Veteranët e Beretave të Kuqe në Parkun Memorial “Jajinci”, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri i Serbisë dhe drejtori i Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës – BIA. Prill 2025.
Në dhjetor të vitit 2025, ata ishin mysafirë të Ministrisë së Punës dhe, siç njoftuan në profilin e tyre në Instagram, morën pjesë në një takim pune me temën “Përmirësimi i mëtejshëm i pozitës së veteranëve”.
Me ta u fotografua edhe ministrja Gjurgjeviq Stamenkovski.
Gjurgjeviq Stamenkovski, si kryetare e partisë së ekstremit të djathtë “Zavetnici”, ishte në opozitë deri në vitin 2024.
Me formimin e Qeverisë së re të Serbisë në maj të vitit 2024, ajo mori postin e ministres për Kujdesin ndaj Familjes, ndërsa në Qeverinë aktuale është në krye të Ministrisë për Punë, Punësim, Çështje të Veteranëve dhe Sociale.
Ish-pjesëtarë të Njësisë për Operacione Speciale me ministren e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale të Serbisë, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski. Dhjetor 2025.
Në shkurt të vitit 2024, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, vizitoi stendën e Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe në një panair në Novi Sad.
Shoqata, atëkohë, mori pjesë në manifestimin “Panairi i Vendlindjes”, i organizuar nga Fondi për personat e zhvendosur dhe për bashkëpunim me serbët në rajon, me mbështetjen e Qeverisë së Vojvodinës.
Me rastin e 35-vjetorit të themelimit, disa veteranë të Njësisë për Operacione Speciale organizuan më 4 maj një ceremoni përkujtimore, ku, në emër të ish-anëtarëve të kësaj njësie, Vasillije Mijoviq i shprehu mirënjohje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se me ardhjen e tij në pushtet, “njësisë i është rikthyer lavdia”.
“Gjithmonë llogarisni në ne, që ta udhëhiqni atdheun tonë edhe për një kohë të gjatë. Prej kohësh, Serbia nuk ka pasur një udhëheqës të tillë, vizionar”, tha Mijoviq, duke shtuar se “kolegjiumi ka vendosur t’i japë presidentit pseudonimin ‘Aleksandri i Madh’”.
“Ky është një mesazh i drejtuar drejt pjesës më të fortë nacionaliste të elektoratit të Partisë Përparimtare Serbe”, vlerëson Shvarm.
Fotografitë e publikuara në profilin në Instagram të Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe, tregojnë se Mijoviq ka qenë pjesë e delegacionit të kësaj shoqate në disa ngjarje që nga fillimi i këtij viti.
Mijoviq është ish-funksionar i policisë sekrete të Malit të Zi. Si pjesëtar i formacioneve paraushtarake që vepronin në Bosnje dhe në Kroaci, ai ka marrë pjesë në luftërat në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Për rolin e tij në konfliktet e viteve ’90 është folur edhe në Tribunalin e Hagës, ku dëshmitarët e kanë përshkruar si pjesëmarrës në veprime çnjerëzore ndaj civilëve, si dhe në aktivitete kriminale.
Mijoviq nuk u gjykua për rolin e tij në luftë as para gjykatave vendase dhe as para atyre ndërkombëtare.
Ypi paralajmëron se riarmatimi historikisht ka çuar drejt luftërave dhe se sot ekziston rreziku i një konflikti bërthamor. Sipas saj, fondet për armët po hiqen nga arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura, ndërsa politika duhet të rikthejë vlerën e dinjitetit.
Lea Ypi, filozofe dhe profesore në London School of Economics, në librin e saj të fundit ‘Dignità’ ndërthur historinë e familjes së saj në Shqipërinë komuniste me reflektime mbi politikën, dinjitetin dhe identitetin evropian.
Në një intervistë për La Repubblica, ajo argumenton se Evropa duhet të rizbulojë projektin e saj kozmopolit dhe federalist, jo të mbështetet te nacionalizmi apo riarmatimi.
AdChoices
WERBUNG
Ypi paralajmëron se riarmatimi historikisht ka çuar drejt luftërave dhe se sot ekziston rreziku i një konflikti bërthamor. Sipas saj, fondet për armët po hiqen nga arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura, ndërsa politika duhet të rikthejë vlerën e dinjitetit.
Duke folur për librin, ajo kujton historinë e gjyshërve të saj, të cilët humbën pasurinë dhe statusin gjatë komunizmit, por ruajtën dinjitetin. Ypi e përshkruan dinjitetin si diçka që nuk ka çmim dhe nuk mund të reduktohet në logjikën e fitimit kapitalist.
Ajo kritikon gjithashtu nacionalizmin modern dhe politikën e Donald Trump, duke thënë se slogani “Make America Great Again” tregon kufijtë e çdo nacionalizmi në një botë ku të gjithë kërkojnë të jenë dominues.
Në fund, Ypi thekson se nacionalizmi dhe kapitalizmi mbeten pengesat kryesore të shekullit XXI dhe se kujtesa historike është thelbësore për të kuptuar të tashmen.
Intervista e plotë:
-Le të fillojmë me Evropën. A ju duket e dobët?
Unë mendoj se kriza e Evropës mund të jetë një mundësi. Distancimi nga Shtetet e Bashkuara mund të stimulojë rizbulimin e mendimit evropian dhe të na shtyjë të rimendojmë institucionet e komunitetit. Nuk besoj se Evropa duhet të mbështetet te nacionalizmi për të forcuar veten. Përkundrazi, ajo duhet të rimëkëmbë projektin kozmopolit dhe federalist të Altiero Spinelli-t dhe Ernesto Rossi-t.
-A nuk jeni të bindur nga bisedat për riarmatim dhe nevojën për një ushtri evropiane që shumë njerëz, madje edhe nga e majta, po e mbështesin?
Sa herë që riarmatosemi, ka një luftë botërore. E dimë lëvizjen e historisë: ajo fillon me një krizë ekonomike, kalon në një luftë tarifore dhe përfundon me riarmatim. Përshkallëzimi është i njohur mirë, faza përfundimtare është lufta. Dhe pas luftës, paqja do të kërkojë kompromis. Është një lëvizje që sjell vdekje, tragjedi dhe katastrofë. Pa përmendur që sot, në horizont, ekziston mundësia e një konflikti bërthamor, konturet e të cilit as nuk mund t’i imagjinojmë. E dimë gjithashtu se riarmatimi heq burimet ekonomike nga shkollat, kujdesi shëndetësor dhe infrastruktura. Politika duhet të rizbulojë vlerën e dinjitetit.
-Le të kalojmë te libri, ku ai tregon historinë e gjyshërve të tij, nga Perandoria Osmane në Greqi e deri në Shqipërinë komuniste. Gjithçka sillet rreth asaj fjale, “dinjitet”, e cila nga një kujtesë familjare bëhet një kategori politike.
Do të filloj me një citat nga Kanti: “Në mbretërinë e qëllimeve, çdo gjë ka një çmim ose një dinjitet.” Dinjiteti është i paçmuar, nuk është i zëvendësueshëm si një mall, nuk është i reduktueshëm në marrëdhënie shkëmbimi. Ai tejkalon logjikën e kapitalizmit të drejtuar nga fitimi. Në demokraci, ligji duhet të jetë dinjitoz, i lirë nga marrëdhëniet e pushtetit.
-Për çfarë po mendon ai?
Trump është forca që bëhet pushtet. Nuk është një fenomen i ri në historinë amerikane, por tani është më i qartë. Trump as nuk pretendon të respektojë një rend ndërkombëtar; ai thotë shprehimisht se është pas naftës. Motoja “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri” ekspozon kufijtë e çdo nacionalizmi: në një botë që aspiron të jetë “e madhe”, nuk ka vend të mjaftueshëm për të gjithë.
-Le të kthehemi te gjyshja dhe mësimi i saj mbi dinjitetin. Ajo vjen nga një familje e shquar dhe kozmopolite.
U rrita me gjyshen time Leman gjatë komunizmit. Ajo më tregonte histori, më fliste frëngjisht, më lexonte libra. Ajo ishte një model për mua. E dija që ajo kishte lindur në Greqi, në Selanik, dhe se kishte ndjekur një shkollë të mesme franceze, por pjesa tjetër ishte e mbuluar me mister. Ajo fliste pak për veten, pjesërisht sepse nën komunizëm, trashëgimia e saj kulturore dhe shoqërore konsiderohej një barrë. Të vinte nga borgjezia ose aristokracia nuk shihej me sy të mirë. E zbulova të kaluarën e saj pas rënies së Murit të Berlinit. Deri atëherë, nuk kisha idenë për traumën që kishte përjetuar.
-A kishte pasur një jetë të vështirë?
Gjyshi im, Asllan Ypi, ishte një socialdemokrat kritik ndaj komunizmit shqiptar. Ai u burgos për 15 vjet dhe ajo mbeti vetëm me një djalë. Ajo bëri çdo punë për të mbijetuar, madje përfundoi duke hapur llogore. Kishte humbur gjithçka: familjen, paratë, statusin shoqëror, por jo dinjitetin. Ajo tha se dinjiteti është “diçka që e mban brenda vetes”. Mbërritja në Shqipëri kishte qenë e vështirë për të; ajo ishte zhvendosur nga bota kozmopolite e Selanikut, e cila nuk ekzistonte më në shtetin kombëtar shqiptar, ku ndihej disi si e huaj, një e huaj. Ajo gjithashtu vuante nga konsiderimi si greke në Shqipëri, ashtu siç ishte konsideruar më parë si shqiptare në Selanik.
Historia e dashurisë midis gjyshërve të saj është e bukur, e treguar duke filluar nga një fotografi që ajo gjeti në arkiva.
Gjyshi im vinte gjithashtu nga një familje elitare. Babai i tij, stërgjyshi im, shte një konservator që mbështeste interesat e pronarëve të tokave dhe kishte lidhje me të djathtën popullore. Ai kishte qenë ministër në qeverinë fashiste kolaboracioniste.
-Ndoshta edhe për shkak të këtyre kujtimeve familjare, një nga fokuset e hulumtimit tuaj është nacionalizmi?
I gjithë nacionalizmi varet nga çështja e identitetit: kush je, ku është shtëpia jote, kujt i përket. Në shekullin e njëzetë, shumë lëvizje nacionaliste u nxitën nga forcat progresive. Sot, shtetet kombëtare themelohen mbi përjashtimin e të tjerëve, të emigrantëve, të atyre që nuk arrijnë të integrohen.
Politikat e pushtetit shpesh mbështeten nga pretendimet e superioritetit të vlerave mbi kulturat e tjera.
Nuk jam i bindur nga shpjegimi i konflikteve bazuar në një përplasje qytetërimesh. Edhe e majta duket se ka pushuar së shikuari historinë si një zhvillim të shkëmbimeve ekonomike, politike dhe shoqërore që kanë pak të bëjnë me kulturën. Unë besoj se nacionalizmi dhe kapitalizmi janë pengesat kryesore në shekullin e 21-të.
-Si e gjykoni triumfin e Farage-it në Angli?
“Është një katastrofë që pret në prag të suksesit Partinë Laburiste në pushtet. Ata kishin shpresuar se duke ndjekur të djathtën ekstreme me retorikë anti-imigracion, do të ruanin mbështetjen elektorale. Në realitet, ndodhi e kundërta: ata humbën në të majtë (Të Gjelbrit përparuan) dhe në të djathtë (Partia Reformuese e Farage u rrit, siç parashikohej). Mendoj se kjo mund të shërbejë si një paralajmërim për partitë e tjera të qendrës së majtë në Evropë që të mos përsërisin të njëjtat gabime.”
-Cilat janë alternativat?
«Një rrugë e tretë e vërtetë, e ndryshme nga ajo e Blair dhe Schröder, e cila lind nga një përballje e dyfishtë me socializmin shtetëror dhe me kapitalizmin në versionet e tij të ndryshme».
-A mund të jetë i dobishëm mësimi i kujtesës?
“Për sa kohë që shikoni strukturat e historisë, atë që fshihet nën sipërfaqe. Nuk ka kuptim të fajësojmë Hitlerin ose Stalinin, por duhet të shohim se si ecën historia dhe pse. Letërsia është gjithashtu e rëndësishme për këtë: sepse e kornizon realitetin në një mënyrë më të gjerë dhe më të thellë. Ajo ndriçon cepat e errët, ato për të cilat zakonisht nuk na thuhet.”/ Përshtati “Pamfleti”, nga “La Repubblica”
—Shqipëria shteti i vetëm në Europë që si ka denuar krimet e komunizmit! A po nuk e din Kryeministri?
—Shqipëria ka mbi 6000 të zhdukur të komunizmit që për tre dekada kërkojnë një varr, dhe nuk e kan!
—Shqipëria është i vetmi vend që nuk ban zgjedhje të lira. Dhe çdo katër vite bëjmë kod zgjedhor!
—Kryeministri gjatë 4 mandateve të tijë meret vetëm me propogandën e zgjedhjeve dhe jo zgjidhje e problemeve që kan shqiptarët!
—Trumbeton për drejtsi të barbartë : A e kemi? Balluku, Akshi, vertetojnnë se drejtsia është për kundërshtarët dhe jo për qytetarët!
Shou i realizmit socijalistë ishte gjygjy i bashkëpuntorit tuaj Kryetari të Bashkisë që tregon se si ecën drejtsia!
—Rrotacioni politik nuk ekziston në Shqipëri vetëm formalisht nën komandën e Kryetarve të dy partive!
—A kemi Republikë parlamentare, apo Republikë Kryeministrore, kjo e fundit po fuksionon, se e para ka falimentuar që në 2013!
—Hetusit, Prokurorët, Gjygjtarët e diktaturës marrin pensione mbi 2000 euro. Antikomunistët e burgosur politikë nga diktatura marrin pension 100 euro. A jemi afër Europës!
— Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nderon xhelatët që kan bërë krime dhe përçmon qëndrestarët e diktaturës!
—A fuksionon institucjonet në Shqipëri? Jo! Janë nën komandën e Partisë Shtet!
—Demokracia fuksionon me Institucjone të pamvaruna nga pushteti politik por në mvartëdi të ligjit!
—-A kemi media të lira?
—A kemi shoqëri civile, sindikata?
Afërsia më afër Europës është larg me këtë bilanc Zoti Kryeministër
Në Europë shkohet me vlera fhe jo me propogandë komuniste dhe me formalitete demokratike!
Shqiptarët i përkasin Europës, politika dhe pushteti i përkasin diktaturave!
Duket se diçka po mungon nga pasaporta e re biometrike e Armenisë. Të paktën kështu thonë shumë njerëz në vend, të cilët e kanë vënë re një imazh të pazakontë në këtë dokument.
Mes faqeve që paraqesin trashëgiminë dhe kulturën armene gjendet një fotografi e manastirit Khor Virap. Ky manastir i shekullit të XVII-të është i famshëm kryesisht për panoramën mahnitëse të Bjeshkës së Araratit në sfond. Megjithatë, në pasaportë, manastiri paraqitet nga një kënd ku në horizont shihen vetëm male të zakonshme dhe pa identitet të qartë. Kritikët e kanë quajtur këtë imazh të pazakontë “manovër” për ta shmangur përfshirjen e Araratit në dokumentin zyrtar.
Faqet 24-25 të pasaportës së re armene.
Bjeshka e Araratit ndodhet brenda territorit të Turqisë dhe zyrtarisht njihet me emrin turk Bjeshka e Agrit, por në ditët e kthjellëta ai ngrihet dukshëm mbi Jerevan.
Bjeshka, me lartësi 5.100 metra, dikur ishte pjesë e mbretërive të lashta armene, por armenët etnikë u dëbuan nga vendbanimet përreth Araratit gjatë vrasjeve të organizuara nga shteti osman, të cilat janë njohur si gjenocid nga dhjetëra vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Kur kufijtë në rajon u rivizatuan pas Luftës së Parë Botërore, dy majat e Araratit mbetën brenda kufirit lindor të Turqisë moderne.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, la të kuptohej për polemikën rreth paraqitjes së Khor Virapit në pasaportë, duke deklaruar gjatë një transmetimi live rishtazi me ministren e Brendshme Arpine Sargsian se “kemi zgjedhur një këndvështrim të tillë për t’iu përshtatur politikave tona dhe asaj për të cilën kemi diskutuar prej kohësh”.
“Duke qenë se kjo është pasaporta e Republikës së Armenisë, pasaporta pasqyron territorin e Republikës së Armenisë”, shtoi Pashinian.
Bjeshka e Araratit (majtas) shihet pas monumentit Nënë Armenia në Jerevan.
Mungesa e bjeshkës në pasaporta, të cilat pritet të hyjnë në përdorim në vjeshtën e vitit 2026, vjen pas një vendimi të Qeverisë në fund të vitit të kaluar për t’i hequr ikonat me majat e mbuluara me dëborë të Araratit nga vulat e pasaportave. Ky vendim shkaktoi zemërim në vend, përfshirë edhe një padi të ngritur kundër Qeverisë.
Politikani opozitar, Hayk Mamijanian, dënoi heqjen e bjeshkës nga vulat e pasaportës, duke u thënë gazetarëve se “është e pabesueshme me çfarë zelli Pashinian është i gatshëm t’i bëjë qejfin Turqisë apo Azerbajxhanit”.
Qëkurse Azerbajxhani e rimori me forcë ushtarake rajonin e Nagorno-Karabakut në vitin 2023, Armenia ka kërkuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Azerbajxhanin fqinj dhe me Turqinë, të dyja armike historike të Armenisë.
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan paraprakisht një marrëveshje paqeje në vitin 2025, e cila përfshin një klauzolë që ua ndalon secilit vend të bëjë pretendime territoriale ndaj njëri-tjetrit. Turqia, aleate e ngushtë e Bakusë, ka kundërshtuar prej kohësh përdorimin e Araratit si simbol kombëtar armen, përfshirë edhe në stemën e Republikës Sovjetike të Armenisë.
Një vulë pasaporte e vitit 2022 për Armeninë që paraqet majat binjake të Bjeshkës së Araratit.
Joshua Kucera, analist në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, thotë se imazhi i Khor Virapit duket të jetë “pjesë e narrativit më të gjerë të ‘Armenisë reale’ që [Pashinian] po promovon, duke u përpjekur të përqendrojë vëmendjen e armenëve te çështjet brenda kufijve të tyre aktualë dhe jo te ‘Armenia historike’ jashtë tyre”.
Eksperti i Kaukazit thotë se kjo përpjekje për riformulim përfshin edhe rajonin e rimarrë të Nagorno-Karabakut në Azerbajxhan.
Disa druhen se një synim edhe më i rëndësishëm i Qeverisë së Pashinianit mund të jetë stema aktuale e Armenisë, e cila ka në qendër Bjeshkën e Araratit, mbi të cilin ndodhet Arkën e Noes. Sipas besimit të disa të krishterëve, anija mitike u ndal mbi malin Ararat pas përmbytjes biblike. Në vitin 2023, Pashinian e kritikoi stemën duke thënë se ajo përfaqëson “një dualitet mes Armenisë historike dhe Armenisë reale”.
Një përshkrim i stemës së Armenisë që paraqet Arkën e Noeut të vendosur në majë të Bjeshkës së Araratit.
Edmon Marukian, politikan dhe ish-aleat i kryeministrit armen, e quajti heqjen e Araratit nga vulat e pasaportës në vitin 2025 një pararendëse të mundshme të ndryshimit të stemës së Armenisë. “Heqja e [Araratit] do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës dhe të ligjit”, theksoi politikani, duke shtuar: “A jemi ne, si qytetarë, gati ta tolerojmë këtë?”
Në prill, Shërbimi armen i Radios Evropa e Lirë e pyeti Pashinianin për mundësinë që Ararati të hiqet nga stema. Kryeministri u përgjigj vetëm se: “Unë nuk po e shtroj një pyetje të tillë”.
Nga momenti i caktimit të datës së zgjedhjeve, liderët e partive politike janë duke përdorur të gjitha mjetet antidemokratike, me gjuhë fyese dhe denigruese kundër njëri-tjetrit dhe jo vetëm. I kanë vënë në lëvizje militantët partiakë, të cilët nuk lën personalitet pa njollosur, duke i etiketuar me lloj-lloj shpifjesh dhe insinuatash për veprimtari antishtetërore dhe antikombëtare.
Thirrje vëllazërore nga thellësia e shpirtit
Qytetarë të dashur të vendit tim, duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin, ruajeni dhe kultivone dashurinë vëllazërore në familjet e juaja ashtu siq ishte gjithmonë në traditën tonë popullore, nderoni dhe respektoni miqtë dhe farefisin e gjërë, e assesi mos u ndani dhe përçani mes veti për shkak të këtyre partive politike të dështuara dhe të këtyre politikanëve të papërgjegjshëm dhe të pa ndërgjegjshëm kosov®ar.
Mjafton t’i përcjellni veprimet dhe sjelljet e politikanëve në baza ditore, dhe e shihni qartë si e ndërrojnë gëzofin qysh ndërron moti. Para dite përlahen dhe ofendohen mes tyre, kurse pas dite i thurin lavde njëri-tjetrit!
Thënë me një fjalë, kjo klasë kusarësh politik janë bërë të paparashikueshëm edhe brenda sojit të njëjtë. Këta politikanë, për një interes të vogël i thonë “dreqit dajë” siq e thotë populli dhe për një hatërmbetje të vogël vëllaut i thonë djallë!
Politikanët që ndajnë heronjët dhe dëshmorët në baza partiake, që klasifikojnë intelektualët dhe krijuesit sipas bindjeve politike, dëshirave apo urrejtjes, nuk janë udhëheqës shtetëror por uzurpatorë të institucioneve shtetërore dhe skenës politike në përgjithësi.
Momenti i fundit për reflektim të qytetarëve
Pa humbur kohë duhet të ndryshohet mentaliteti qeverisës në vend përmes rreshtimit në një alternativë të re politike, jo sa për të ndërruar pushtetin, por për të ndërruar sistemit aktual qeverises dhe klasën politike në përgjithësi.
Angazhimi im apartiak është që ta bëjmë një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja, për të cilën kemi sakrifikuar dhe kemi luftuar, për të cilën kanë rënë mijëra dëshmorë duke ëndërruar vlerat e lirisë sonë!
Sa më parë duhet të vijnë në shprehje vlerat e mirëfillta njerëzore dhe kombëtare për ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik, për barazi qytetare, në mënyrë që qytetarët ta ndjejnë veten të barabartë në shtetin e tyre.
Vetëm në një shtet ku qytetarët e ndjejnë veten të barabartë para ligjit, athëherë mund themi se jemi në rrugë të mbarë, në të kundërtën çdo gjë kthehet në anarki siq është kthyer Kosova e këtyre viteve të fundit, ku për dikë shteti është bërë “nënë” e për dikë tjetër “njerkë”!
Kemi kapacitete intelektuale dhe njerëzore në Kosovë dhe mërgatë për tejkalimin e kësaj situate anarkike në vendin tonë.
Me dashuri për vendin, me qëllim të mirë mirë, përkushtim dhe vendosmëri, bashkëpunim reciprok dhe transparencë në veprime brenda një kohe relativisht të shkurtër mund ta bëjmë kthesen e madhe dhe epokale, me ç’rast popullatës do t’i kthehet besimi dhe shpresa për jetë në atdheun e vet.
Të bashkuar rreth ADN-së për shtetin e Kosovës!
Shkuarja e vendit në zgjedhje me forca të vjetra nuk do ta sjellë asnjë ndryshim, përkundrazi do të kemi përkeqësim!
Qytetaret nuk kanë çfarë të zgjedhin dhe për kë të votojnë, pasi, nga fillimi e deri në fundin e “thesit” të njëjtë janë bërë, kusarë të pangopshëm politik mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të këtij vendi.
Edhe përkundër konvertimit nga njëra parti në tjetrën, përmbajtja e politik-bërjes kosovare ka mbetur e njëjtë dhe e pandryshuar!
Prandaj, që nga tani duhet të mendohet për zgjedhjet e radhës brenda këtij viti, ngase pas këtyre zgjedhjeve vendi do të hyjë në një krizë akoma më të thellë politike.
Për tejkalimin e kësaj bllokade të gjatë institucionale, shqiptarët e Kosovës duhet të bashkohen rreth Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), kësaj force politike në ngjizje e sipër, njëjtë sikurse në vitet e ’90-ta, për t’i hedhur në koshin e mbeturinave të gjitha partitë aktuale që e katandisen Republikën e Kosovës deri në këtë deregje, duke e vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e shtetit!
I besoj vetëm ADN-së, produktit tim politik, pra i besoj vetes time dhe qytetarëve të vendit tim. Me ADN-në e fillojmë një faqe të re politike në historinë e Kosovës së lirë, të bazuar në vlera dhe meritokraci. I përkas të djathtës shqiptare, andaj nuk kam nostalgji për pushtetet e kaluara, e aq më pak për neokomunistët në pushtet, e shumë më pak për neokomunistët e mbështjellur me flamur dardan.
SHBA- Në mosmarrëveshjen për tarifat doganore mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šefčovič, është kundër një kursi konfrontues ndaj SHBA-së.
“Besoj se është shumë e rëndësishme që, në këtë rast të veçantë, gjatë të gjitha negociatave t’u përmbahemi marrëveshjeve që kemi arritur tashmë, sepse kjo u jep siguri të gjitha palëve të përfshira”, tha ai në një intervistë ekskluzive për studion e ARD-së në Bruksel.
Disa grupe në Parlamentin Evropian, si edhe disa shtete anëtare, kërkojnë një qëndrim dhe një qasje më të ashpër ndaj SHBA-së.
Sipas Šefčovičit, negociatat mes Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit pritet të përfundojnë në qershor. Dhe ai nuk e konsideron ultimatumin e presidentit amerikan Donald Trump deri më 4 korrik si presion shtesë ndaj BE-së: “Kjo përputhet plotësisht me afatet tona kohore”, tha Šefčoviči.
“Të veprojmë në mënyrë pragmatike dhe racionale”
“Ne duhet t’u përmbahemi shifrave, jo emocioneve, dhe të veprojmë në mënyrë pragmatike dhe racionale”, tha Maroš Šefčovič. Sipas komisionerit të Tregtisë, BE-ja, pavarësisht të gjitha tensioneve dhe turbulencave dëshiron ta çojë përpara marrëveshjen e Turnberry-t të vitit të kaluar.
Marrëveshja e Turnberry-t e vitit 2025 parashikon që importuesit nga BE-ja të paguajnë në SHBA një tarifë doganore maksimale prej 15 për qind, ndërsa importet nga SHBA-ja drejt BE-së të përjashtohen në masë të madhe nga tarifat doganore.
Megjithatë marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi nga pala evropiane. Një nga arsyet janë dyshimet që u shfaqën në Bruksel lidhur me besueshmërinë e SHBA-së si partnere pas krizës së Groenlandës dhe vendimeve të Gjykatës Amerikane të Tregtisë.
Šefčovič: Në Gjermani rrezikohen vende pune
Maroš Šefčovič paralajmëroi se në Gjermani mund të rrezikohen vende pune. Ai i hodhi poshtë qartë tarifat shtesë prej 25 për qind për automjetet dhe kamionët, që kërkon tani pala amerikane, duke deklaruar se nuk do të pranohet asgjë mbi tarifën prej 15 për qind për të cilën kemi rënë dakord.
Me këtë qëndrim komisioneri i Tregtisë mbështet kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili së fundmi e ka cilësuar disa herë si “të papranueshme” kërkesën e re amerikane për një tarifë prej 25 për qind për automjetet dhe kamionët.
Sipas Šefčovičit duhet kuptuar shumë qartë se sa i rëndësishëm është stabiliteti ekonomik: “Nëse nuk arrijmë ta realizojmë këtë marrëveshje të madhe për të gjithë, atëherë në Gjermani rrezikohen 54 mijë vende pune në industrinë e automobilave.”/DW
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe partitë e tjera opozitare zhvilluan një protestë kombëtare në Shqipëri duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Siç shkruan media italiane Agenzia Nova, protestuesit u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, së bashku me deputetë të opozitës.
Sipas raportimeve, policia pengoi protestuesit të afrohen pranë ministrive, duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmës.
Protestuesit reaguan me fishekzjarrë dhe koktej molotov pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa pati edhe përplasje mes forcave të rendit dhe deputetëve të opozitës.
Prania e madhe e policisë dhe bllokimi i akseve kryesore të Tiranës u panë nga opozita si një tjetër përpjekje e qeverisë Rama për të frenuar protestat dhe pakënaqësinë në rritje të qytetarëve.
Deutche Welle nuk ka lënë jashtë vëmendjes protestën e zhvilluar në Tiranë, më 8 maj kundër qeverisë Rama.
Përmes një video në rrjetet sociale, media gjermane ka përcjellë zërin qytetar, teksa këta të fundit kanë shpalosur argumentet se përse kërkohet dorëheqja e kabinetit Rama dhe krijimi i një qeverie transitore.
Protestuesit në Shqipëri u përpoqën të sulmonin ndërtesën e Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin e vendit, Tiranë por u përballën me ujë me presion dhe gaz lotsjellës nga ana e Policisë.
‘Jam këtu për të drejtat tona, siguria, këtu po ndodh jo diçka normale’, u shpreh një nga protestuesit pjesëmarrës në protestën kombëtarë të thirrur nga opozita.
‘Kjo lloj qeveria e ka marrë krimin dhe e ka integruar brenda qeverisë së vet’, ishte indinjata e një tjetër qytetari, i cili nuk i kishte shpëtuar dhunës policore nga uji me presion e gazi lotsjellës.
Protestat u nxitën nga një hetim për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Qytetarët i përgjigjen thirrjes së opozitës, pjesëmarrje masive në protestën e 8-te kombëtare
Pjesëmarrje masive qytetare u shënua në protestën e thirrur nga opozita, ku mijëra njerëz u mblodhen përpara Kryeministrisë për të shprehur kundërshtinë ndaj qeverisë. Sheshi dhe bulevardi kryesor u mbushen me protestues nga zona të ndryshme, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dominuan atmosferën.
Qytetarët qëndruan të vendosur në shesh, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, duke treguar vendosmëri dhe angazhim të lartë në këtë tubim opozitar. Me pankarta, flamuj dhe brohorima të vazhdueshme, protesta u zhvillua me intensitet, ndërsa pjesëmarrja gjithmone e lartë.
Para fillimit të tubimit, pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje në nder të dy të miturve që u vranë nga Nikoll Radaçi, i cili lëvizte me automjetin e tij me shpejtësi të lartë në zonë të banuar në Spitallë të Durrësit dhe aksidentoi për vdekje dy të miturit dhe u plagos një i tretë. Ngjarja shokoi opinonin publik dhe nxori në pah mungesën e hapsirave publike për fëmijët si dhe inekzistencën e shtetit për të parandaluar raste të tilla, pasi siç janë shprehur banorët e zonës, Radaçi njihej në zonë për të tilla veprime që cënonin sigurinë e tyre.
Pamjet nga terreni treguan një grumbullim të madh njerëzish përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët e kthyen këtë protestë në një demonstrim të fortë publik kundër qeverisë.
Megjithese protesta e opozitës para Kryeministrisë ishte e qete, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Pas më shumë se 30 minuta qëndrim tek kryeministria, protestuesit e opozitës u nisën drejt Ministrisë së Brendshme, por policia u zuri pritë protestuesve duke bllokuar rrugët tek ura e Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.
• Policia nuk i ka kursyer qyetarët dhe deputetët e PD-së, duke hedhur ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsjellës. • Ujë me presion u hodh edhe ndaj kryedemokratit, Sali Berisha e madje edhe mediave, duke u shkaktuar vështirësi gazetarëve në raportim.
• Përplasje me policinë patën edhe deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka e Bledion Nallbati.
• Bardhi u shpreh se ata po provokojnë një protestë që është paqësore, ndërkohë shtoi, se policia duhet të shkojë dhe të arrestoj ata që kanë vjedhur, Ramën kabinetin e tij.
• Nga ana tjetër, Berisha ka deklaruar se protesta e sotme ishte paqësore por policia provokoi duke bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
• Kryedemokrati e cilësoi protestën si një “betejë të jashtëzakonshme”, ndërsa akuzoi forcat e policisë për sjellje kriminale ndaj protestuesve.
• Në fund, Berisha falenderoi qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. • Më tej, ai shtoi se motoja e protestës dhe kryengrijtes paqësore është “ja të vdesim, ja të rrojmë”./sn/dosja.al
Komentet