Deponimet e një agjenti anonim amerikan ne BBC krijuan efektin e një vetëtime ne qiell te hapur ne shume vende ne Europe po te konsiderohet numri i madh i artikujve qe u botuan menjehe ne mbare mediat kontinentale.
Nuk ishin vetëm metodat e Rusise qe habiten. Ndërhyrjet me mjete financiare te një vendi ne fushatat elektorale te nje shteti tjeter, jane te njohura, aq me teper kur behet fjala per fuqi antidemokratike si Rusia qe po tregojne se pertej financimeve okulte nuk e kane problem te nderhyjne edhe me arme ne nje vend tjeter si forma ekstreme e “hard power-it”. Ne France nuk mbahet mend sesa fushata jane financuar ne nje fare menyre nga Rusia nepermjet partise se Le Pen-it e cila ne dy zgjedhjet e fundit presidenciale arriti ne vendin e dyte vetem pak «metra» larg pushtetit final.
Financimet ruse te nje sere ish-liderash me influence te madhe ne Europe po ashtu nuk kane qene mite por realitete qe na ishin kthyer si normale, po te permendim ketu rastet e ish-kancelarit Shroder ne Gjermani, te ish-kryeministrit te Sarkozise, Fransua Fijon ne France, te ish-kancelarit konservator austriak Wolfgang Schüssel apo se fundmi ish ministrja e jashtme e Austrise Karin Kneissl qe shkoi seri aty sa dhe ftoi Vladimir Putinin ne martesen e saj!
Te gjithe keto elita europiane , Putini i bleu « cash » me ane te kompanive hidrokarbure ruse qe i pajtonin si administratore. Ashtu sic veproi dhe Serbia e cila me 2015 bleu « sherbimet keshillore» te atij qe e bombardoi Beogradin me 1999, Toni Bler te cilin se fundmi e pame ne rresht te pare te ish-kryeministrave gjate kurorezimit te Carlit te trete ne Londer, prove se keta ish lidera kane ende influence atje ku duhet. Kina ben te njejten gje sot me financime ne shume vende te Afrikes dhe padyshim ne Europe, ashtu si dhe Turqia ne Azi Qendrore. Edhe Greqia « lilipute » nuk heziton te ndërhyje ne fushatat elektorale ne Shqipëri me financime te liderëve apo partive te minoritetit grek siç dihet publikisht ne vendin tone.
Pa harruar fuqitë e mëdha demokratike ne bote qe nuk mund ta neglizhojnë këtë mega-loje planetare te influencave politike me financime, siç janë vete Shba-te po t’u besojmë dhjetëra kabllogrameve amerikane apo financimet e fondacioneve amerikane si ajo e Sorosit qe haptazi financon elita politike ; pa harruar ketu Francen ku vete shtypi francez i ka perfolur disa metoda lidhjesh financiare okulte ne Afrike me shprehjen «FrancAfrike» per te denoncuar mbeshtetjet elektorale ndaj liderve afrikane diktatore.
Aq larg shkon irona e ketij shahu boteror te nderhyrjes ne lojen politike te vendeve te tjera, sa dhe vete vendet qe «e bejne» «ua bejne» si rasti i Frances te ciles ambasada amerikane ne zemer te Parisit i pergjonte Elizene, apo Maroku qe kishte guxuar te fuste software spiune per te pergjuar celularin e Makronit e te nje sere liderash te tjere.
Le te mbajme mend po ashtu ankimimet e Merkel kur NSA amerikane pergjonte politiken gjermane. Ne kete fushe, nuk ka ligje, as moral dhe as meshire , nuk ka regjime autoritare apo demokratike, por ka nje xhungel ku mbizoteron interesi kombetar i cdo vendi.
Ndaj s’mund te habitesh me naivitet se ne dhjete vitet e fundit Rusia paska shpenzuar sipas sherbimeve amerikane rreth 300 milione dollare ne financime politike okulte ne rreth 20 vende . Kjo metode eshte mese bajate, biles shuma e permendur e financimeve duket simbolike po t’i pjestosh 300 milione me dhjete vite dhe 20 vende…
Por atehere perse amerikanet e paten domosdoshmerisht te nevojshme te nxirrnin kete lajm ne nje moment te luftes ne Ukraine? Dhe kur per me teper dihet boterisht qe amerikanet kane mbeshtetur e financuar vete haptazi ndryshimet politike dhe te regjimeve ne Ukraine?
Frika e zgjedhjeve ne Itali
Sepse ne momentin kur Moska po merr goditje kapitale nga rezistenca e popullit ukrainas, Putinit mund t’i vije si dhurate e papritur nje « aleance » me nje vend te madh europian siç eshte Italia pas zgjedhejve legjislative te 25 shtatorit. Rrezimi i Mario Draghit , shtylle e alences perendimore anti-ruse si pasoje e “kombinacioneve” te forcave politike italiane qe shprehin simpati per Rusine, dhe ardhja thuajse e sigurt ne pushtet e extremit te djathte koservator Italian me Xhorxhia Melonin jane zhvillime me pasoja negative qe po e frigojne Perendimin. Ndonese deri me tani Xhorxhia Meloni nuk ka shprehur ndonje alternative “proruse » per t’i bere balle krizes energjitike , frika tek aleatet dhe ne rradhe te pare te Shba-te egziston qe Italia te joshet nga favoret e Kremlinit sic ndodhi me Kryeministrin hungarez Viktor Orban. Eventualiteti i daljes se Italise nga blloku koherent perendimor anti-Putin do te ishte fatale per kete bllok sepse BE-ja do te krisej dhe kauza ukrainase do te merrte nje grusht te rende. Ndaj Shba-te po e ndjekin fushaten ne Itali si qumeshti ne zjarr.
«Bomba» e financimeve ruse ne Europe shperthen keshtu ne nje moment deçiziv te fushates elektorale ne Itali, ne ate te ngjitjes si shigjete ne sondazhe te Matteo Salvinit, politikani i vetem europian qe guxoi te shetiste para Kremlinit me nje bluze me figuren e Putinit ne momentin e aneksimit te Krimese nga Moska me 2014. Me 2018, Partia Liga e Salvinit morri vetem 4% ne zgjedhjet e fundit legjislative , por sot kjo parti ka shkuar 6 here me larte ne sondazhe dhe josh 25% te votuesve!
Duket sikur italianet, per egoizem nxitojne te sjellin nje pro-rus ne dyert e pushtetit me shpresen qe ta paguajne me lire faturen e gazit dhe te korentit. Ndaj dhe mesazhi amerikan, me zbardhjen e dosjeve te financimeve ruse te partive politke ne Europe, i jep dore dhe ndihme forcave politike bindshem anti-ruse ne Itali qe te diskreditojne Salvinin dhe te paralajmërojnë Melonin, si dhe i hapet rruga drejtesise italiane qe te hetoje dhe skarcoje forcat politike pro-ruse qe elektorati italian nuk do te arrije dot t’i skarcoje me vota.
Rasti i Shqiperise
Hapja e dosjeve te financimit rus per disa parti ne Europe, Ishte ne keto kushte thuajse nje levizje me «detyrim-percaktim” per Shba-te perballe rrezikut te “marshimit mbi Rome” elektoral te ekstremit te djtathte italian. Nese nuk dihet sesa sukses do te kete kjo manover amerikane per te frenuar influencen ruse ne Itali, nje gje eshte e sigurt kjo levizje po shkakton pasoja reale ne nje vend tjeter aleat te SHBA-ve, si Shqiperia.
Vete amerikanet s’do e kishin menduar fortunen mediatiko-politike qe po shkakton ne Shqiperi zbardhja e financimeve ruse per parti politike ne Europe. Lufta e brendshme politke ne vendin tone ka arritur ato caqe saqe cdo element i ri, per me teper kur serviret nga amerikanet gerryhet menjehere si nje kocke deri ne place per t’i gjetur kleçka kundershtarit.
Keshtu ndodhi per shembull kur Berisha u shpall «non grata» nga Washingtoni ne maj 2021, nje element qe e shfrytëzua deri ne karikature nga Rama dhe Basha. Kryeministri u shfaq ne kundërshtim me parimet e Shtetit te se drejtës duke e konsideruar dosjen anti-Berisha te ekzekutivit amerikan si superiore ndaj procedurave te sistemit te Drejtesise qe Kushtetuta e njeh si te pavarur ashtu si ne çdo vend tjetër demokratik. Ndersa Lulzim Basha si ish-kryetari i Partisë Demokratike u poshtërua politikisht duke vene diktatin e ambasadores se Shba-ve ne Tirane mbi vullnetin e militanteve te partisë me te vjetër te demokracisë shqiptare.
Amerikanet u mbyllen keshtu ne kontradikta te ashpra me vete parimet e Shtetit te tyre te se Drejtes dhe per te dale nga ky kurth, u ndermoren hapa edhe me kontradiktore duke vene nen presion drejtesine shqiptare per te hapur çështje penale ndaj Berishës. Me zëvendësimin e detyruar te Arben Krajes javët e ardhshme ne krye te Spak-ut, amerikanet enderrojne kështu qe drejtuesi i ri i byrose se hetimit t’i hape me ne fund nje dosje Berishes dhe te harrohet gafa iniciale e shpalljes se tij «non grata» me elemente akuze te pakonfirmuara nga drejtesia shqiptare.
Dhe ja tani amerikanet përballe kontradiktash te reja ne jeten politke Shqiperi kesaj here me dosjen e finanimit rus qe nuk synonte realisht Shqiperine por qe ne vendin tone eshte duke krijuar zallahine me te madhe.
Dosja e financimit rus nje shans i opozites shqiptare per kundersulm ndaj pergjegjesve te vertete
Dosja e financimit rust e PD-se se ish-kryetarit Basha e ben Berishen dhe Meten si ne nje “deus ex machina” te nderrojne llogore dhe te dalin nga pozita mbrojtese ku “non grata” e futi kete bllok opozitar, ne nje ofensive dinamike mediatiko – politike fale dhurates me dosjen e financimeve ruse qe u ben “aksidentalisht” fuqia e pare ne bote.
Kjo dosje nuk prek as Berishen dhe as Meten, por dy armiqte e tyre te betuar, Bashen qe ka marre 500 mije dollare me shtyse nga Kremlini, dhe Kryeminsitrin Rama qe ka frekuentar miq agjentesh ruse ne Shba. Per Yuri Kim qe mbron dhe te parin dhe te dytin, kjo s’do te thote as me pak dhe as me shume se ajo shprehja jone popullore, te shkosh per vetulla dhe te heqesh syte. Ne lidhje me Bashen, narrativa e Berisha-Meta eshte tani po aq e thjeshte dhe e besueshme sa nje perralle per femije.
Ja ky zoteri, Basha, i cili «vrau» babain e tij ne politike ne emer te aleances si graniti me Shba-te qe del se vete paska pranuar fshehtazi financime te ruseve armiq te Shba-ve! Turp, skandal, eshte kjo ndjenja e pergjithshme qe mund te pushtoje çdo shqiptar qe para disa vitesh nuk i dhane shume rendesi kesaj dosjeje sepse vete amerikanet asaj kohe e mbyllen menjehere per ta pasur ne dore Bashen me vone, ashtu si dhe Berisha nuk i dha shume buje kesaj dosjeje asajkohe per te mos demtuar benjaminin e tij Basha. Ky qe akuzonte Berishen per korrupsion ne te kaluaren, rezulton se vete ka marre financime ilegale qe mund ta kene pasuruar dhe ate si individ per aq kohe sa nuk ka patur nje hetim te kesaj dosjeje.
Paçka se keto mund te jene «bullshit» siç thuhet vulgarisht ne Shba , narrativa eshte e thjeshte e lehte e besueshme sepse epilogu eshte po aq i besueshem: amerikanet e perdoren kete veper pénale te Bashes si mjet presioni per ta shnderruar ate ne kamikaz ndaj Berishes i cili perbente shenjestren e vertete te amerikaneve pasi ishte Berisha dhe influenca e tij reale ne PD pengesa me serioze per pushtetin pa limit te Edi Rames. Ky i fundit pas shume « sherbimeve » qe u ka bere dhe u ben falas amerikaneve (armet kimike, muhaxhedinet, afganet , presione mbi liderit e pabindur te Kosoves), u kerkon si nder amerikaneve vetem nje gje : t’i skarcojne kundershtaret me te bezdisshem si Berisha apo Meta sot, nje mision qe eshte nje loje femijesh per Shba-te jo vetem ne nje vend xhuxh si Shqiperia por dhe ne vende shume me te medha.
Kjo «gafe» e re por e paevitueshme e amerikaneve e hapjes se dosjes se financimeve ruse per disa parti politike ne Europe duke shenjestruar Italine por qe po çon ne ferr Shqiperine, shfrytezohet tani me shume gjalleri nga çifti Berisha/Meta per te luftuar edhe vete Kryeministrin Edi Ramen tek pika e tij me e dobet , parate e pista ne ekonomi qe vadisin politiken shqiptare dhe japin fryte te pamerituara ne zgjedhje.
Eshte vete ambasadorja Kim me deklaraten e saj mbi financimet ruse qe i hap këtë frëngji sulmi opozitës kur ajo u tha: «Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave.»
Dihet qe nuk ka asnjë problem për te survejuar “regjistrimin e enteve të huaja” ne Shqiperi, as për mazhorancen dhe as për opozitën dhe kjo u pa me se miri se fundmi kur unanimisht e gjithë klasa politike shqiptare duartrokiti dëbimin radikal te diplomateve iraniane nga Shqipëria.
Por aty, ku zonja Yuri Kim zhytet këmbe e koke ne nje kontradikte eshte pikerisht te «transparenca në financimin e fushatave dhe parandalimi i pastrimit te parave. » Kjo i lejon tani opozites te kerkoje llogari mbi rolin dhe peshën e atyre qe po shfaqen gjithnjë e me shume ne fjalorin e opozites si Oligarket shqiptare. Duke marre tendera nga qeveria jo vetem me proceduara te shtrembuara por dhe me shuma astronomike, a nuk ja kthejne kusurin keta oligarke Edi Rames duke I financuar fushatat jo vetem me marketing te drejteperdrejte por dhe me blerje votash?
Nese kjo teze penetron tek opinioni publik dhe nese drejtesia e verteton, atehere perse financimi i jashtem rus do ishte me i rrezikshem sesa financimi okult nga oligarket e brendshem shqiptare, meqenese ne te dyja rastet konkluzioni eshte shtremberimi i rezultatit te zgjedhjeve dhe pengimi i rotacionit? Siç thone anglezet per te justifikuar ideologjikisht privatizimet e sherbimeve publike, pak rendesi ka qe trenat te jene kuq apo blu, njerezit duan qe ato te vijne ne kohe, edhe deklarata e mesipeme e ambasadores amerikane keshtu mund te perifrazohet: ne Shqipëri, korrupsioni ne politike ka arritur ato maja se pak rendesi ka nese financimi eshte rus, kinez, grek apo sorosian, drejtesia dhe kodi penal njohin vetem nje emertim: financim ilegal!
Nese eshte kështu, Amerika mos te zgjohet sot kur ngre koken rreziku rus, por te mendoje e te ndihmoje sesi te luftohet ne radhe te pare vete mafia e brendshme politike shqiptare apo dhe apolitike qe financon politiken dhe po i ze frymen mbare nje populli i cili nga ana e tij po peson ne kohet moderne mergaten e tij me masive qe nga largimi i arberesheve ne mesjete.
Ne kete kendveshtrim opozites i hapet nje bulevard i gjere kundërsulmi. Kur ambasadorja Kim ne vazhdën e kercenimit te financimit rus permend dhe domosdoshmerine e luftes kundra parave te pista, atehere cfare e pengon ate te deklaroje se Shba-te jane katerciperisht kundra projektit legjislativ te Kryeministrit Rama per nje mega amnisti fiskale. 500 mije euro paska marre Lulzim Basha nga i gjithë shteti putinian? Shume modeste përballe amnistisë fiskale te Rames e cila parashikon qe nje individ i vetem ne Shqipëri mund te legalizoje deri ne dy milione euro para pa justifikuar ku I ka gjetur, ne Rusi apo Venezuale, Kine apo planetin Mars. Po te shumezohen ne maksimum keto dy milione para te pista me mijera individe qe do te mund te perfitonin nga amnistia fiskale, Putini dhe 500 mijesha e tij do te dukej vertete kurnac.
Vjen nje moment per miqte tane amerikane qe kur luajne ne shume tabllo ne jeten politike te nje vendi pa demokraci te konsoliduar si Shqiperia, kontradikatat shperthjene si ujerat e zeza dhe ndryshe nga parate e pista ato vijne dhe ere. S’mund te jesh kundra Berishes qe paska bere korrupsion kur ka qene ne pushtet para dhjete vjetesh pa i nxjerre atij asnjë dosje ne public, dhe nga ana tjetër te mbrosh me çdo kusht nje Bashe qe “me dosje” paska pranuar financim rus , apo nje Rame qe publikisht thote se do qe te pastroje parane e piset me ane te amnistise fiskale…
Kjo kontradikte e pashoq ben qe amerikanet nuk kane forcen te akuzojne Shqiperine se ben lojen e financimeve okulte ruse përndryshe duhet ta kishin shpallur prej kohesh Lulzim Bashen non grata si marresi legal I ketij financimi. Ashtu si nga ana tjeter e njejta kontradikte i jep dore opozitës te akuzoje drejtesine e re shqiptare te financuar nga Shba-te se ben lojen e parave te pista duke mos hetuar aty ku duhet dhe sa ç’duhet sic rasti I Lulzim Bashes me financimin rus.
Por nuk eshte vetem ky rast ku drejtesia ka “fjetur”. Opozita sot merr shtyse te ngreje edhe me fort zerin ndaj drejtesise qe kjo te hetoje se sa kushtojne fushatat elektroale ne Shqiperi? Kush i financon ato? A jane shumat dhe burimet legale? Sa tendera apo koncesione manipulohen ne Shqiperi? Edhe ne rastet kur drejtësia arreston nje pjese te protagonisteve te korrupsionit madhor (rasti i ish-ministrit Lefter Koka te dosja e incerenatoreve por qe vete bizmesmenet kriminele jane arratisur) ku kane shkuar te ardhurat e perfituara? A behet kontroll tek niveli i jeteses se qeveritareve, familjareve te tyre (veshje, makina, udhëtime, shpenzime, pasuri imobiliare, llogari bankare vendase dhe off shore etj ) si dhe te shpenzimet e partive politike?
Drejtesia vepron na thuhet, dhe merret si shembull Saimir Tahiri. Por shqiptareve me shume se një ish-ministër i brendshem i denuar ne burg, u nevojiten qe drejtesia te vere dore mbi pasurite e krijuara ilegalisht ! Pasi cfare vlen te futeshTahirin ne burg apo te denosh Lefter Koken po me burg neser, kur fare mire parate e ndyra mund t’u transmetohen miqve dhe familjareve te cilet i pastrojne duke i legalizuar me aministine fiskale qe u dhuron neser shefi i tyre Edi Rama? A nuk perben objekt hetimi ky mekanizem pervers ne pamje te pare demokratik pasi ligiin per amnistine fiskale e voton populli sovran me shumicen parlamentare ne Kuvend? Kjo është ta marresh ne te vertete popullin jo per sovran por per budalla.
Konkluzion
Thuhet se nga nje e keqe del gjithmonë një gjë e mire. Te përfitojmë atehere nga episodi i financimit rus per t’ja nënshtruar teresisht jeten politike shqiptare një katarsisi te ngjashëm me një proces kolaudimi (pa hile) makinash. A jane te gatshem SHBA-te te na ndihmojne sinqerisht ne kete sfide, pa menduar mbi baza realpolitike dhe ta lene te lire rrjeten e «koalodimit» te nxjerre laskuriq ne breg nese e meritojne qofte nje Lul te vocerr, apo nje Rame te gjate, qofte nje patriark te politikes shqiptare si Berisha apo nje politikan te te gjitha posteve si Ilir Meta.
Shpaten e drejtesise ta drejtoje vetem Kushtetua dhe kodi penal, interesi i shqiptareve dhe jo interesat gjeopolitike. Kush i kerkon vote popullit ta dije se duhet t’i jape llogari drejtesise se popullit, per te tashmen dhe per te kaluaren. Dhe nese drejtesia nuk arrin te beje drejtesi, ekziston per shtetasit dhe nje xhoker: «non gratat» t’i lihen ne dore popullit shqipgtar ne dhomen e izolimit te qendrave te votimit dhe jo qeverive aleate. Kush sot ne Shqipëri, ne bote, dhe ne vete Departamentin e shtetit mund ta pohoje me gojen plot se ne vendin tone zgjedhjet e luajnë teresisht rolin e tyre si valvula shkarkimi per te shpelare spektrin politik nga skorjet? Le t’i përgjigjemi njehere kesaj pyetje, dhe do ta kuptojmë kështu se financimi rus është pasoja e mosfunksionimit te demokracise e te Shtetit te se drejtes ne Shqiperi dhe jo shkaku!
Komentet