“ATA”, hijet erdhen naten vone…
te fshehur rreze murit!
Ke hekurat e deres, kishin vene Kryetarin e Frontit dhe une, kur shkova te hap deren, kujtova se erdhi te flase ne telefon…
Hijet e zeza u derdhen ne oborr!
Shtanga, nuk ishin ushtarakë,
ishin te veshur me pantallona dhe kemishe me menge te shkurtra!
Ishte KORRIK i vitit 1974…
na moren e na futen ne nje dhome dhe na thane vetem nje fjale
“Kemi ardhur per kontroll”
Mamaja e shkrete ju tha “sikur te ishte dhe i zoti i shtepise”!
Ata i futen nje te qeshur,
nuk na thane asgje qe babain e kishin arestuar,
mbyllen deren e dhomes dhe filluan bastisjen!
Kur iken ne mengjes ne shtepine tone ishte sikur kish rene bomba…
Dhe vertet “bomba ra”,
qe ate nate jeta e familjes tone mori rrukullimen…
qe s’po ndalet as sot!
Here, here kam shkruar per vitet e diktatures,
qe gjithmone e me shume po evidentohen me kete jete makabre qe na eshte servirur ne popullit!
Po ligji 449 me ngjethi…
nje PARLAMENT PREJ 140 DEPUTETE,
aprovon te harrohen krimet e komunizmit,
te harrohen krimet e korupsionit,
prostitucionit!
Do justifikohen se keshtu e kerkonin NDERKOMBETARET….
po perpara popullit si do justifikoheshin…
apo me HESHTJEN E VDEKJES!!!
Komentet