VOAL – Gërmimet tek Muri i Lotëve në Jeruzalem, të cilat iu kanë rezervuar edhe befasira të tjera arkeologëve, kanë mundësuar të dalë në dritë një vulë argjile 2700 viteve të shkuara.
Lajmin e bëri të ditur të hënën (sot) Departamenti i Antikitetit i Izraelit. Vula ka përmasat e një monedhe të vogël ku janë gdhendur dy figura të stilizuara dhe një shkrim në hebraishten e vjetër, e cila i përkiste qeveritarit të qytetit, posti më i lartë i asaj kohe.
Studiuesit kanë parë në Bibël se janë përmendur dy sundimtarë, të dy periudhave të ndryshme: Yehoshua e Maaseiah.
Komentet