Unioni Mbarkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të
Shqipërisë po ndjek me vëmendje situatën politikë në vend dhe shpreh
solidarizimin dhe mbështetejen e saj morale politike ndaj protestës kombëtare të
studentave shqiptar që po mbrojnë lirin përball një pushteti diktatorial stalinist
të udhëhequr nga pinjolli i Bllokut stalinist shqiptar, biri i firmëtarit të
ekzekutimit të poetit të lirisë Havzi Nela, Edi Kristaq Rama. Shqipëria mbas 35
vitesh pluralizëm ndodhet nën diktatin e një pushteti kriminal stalinistë, i ndarë
në pluralizmin politik formal ku një opozitë që ska aspak lidhje me mbrotjen e
lirisë por vetëm me mbajtën në pushtet të një diktature që dje vrau dhe
ekzekutoi mbi 10.000 shqiptarë antikomunistë. Dhe burgosi mbi 40.000
antikomunistë që vuatjën mbi 917.000 vite burg politike. Dhe ka mbi 20 vite që
klasa politike staliniste shqiptare nuk ban zgjedhje të lira, ka shkartuar
institucjonet kushtetuese, ka rehabilituar xhelatët e djeshëm në funksionet e
larta të shtetit duke e kthyer pushtetin në një shtet një partiak njëlloi si dje. Dhe
sistemi demokratikë që duhet të sundonte me shtet të së drejtës, u kthy në një
shtet dy partiak duke mos lejuar funksionimin e demokracisë.
Sjellja e policisë së pushtetit të Edi Ramës, është një dhunim diktatorial ndaj
studentëve të rinisë të cilët nuk pranojnë diktaturën e bllokut komunistë dhe
duan liri dhe shtet të së drejtës. Unioni ju ban thirrje kombëtare familjeve
fisnike antikomuniste që përballuan diktaturën staliniste:
Protesto me studentat në mbrotje të lirisë!
Juve që u burgosët Protesto të mbrojmë lirinë me studentat shqiptar shqiponjat e
lirisë.
Pushteti politikë po vret lirinë, lirinë time, lirinë tënde, lirinë e fëmive tanë
Protesto me studentat.
Qytetar të Tiranës marrsho përkrah studentave të lirisë.
Bashkohuni kundra krimit , dhunës shtetërore, kundra mafies së shtetit , kundra
padrejtsisë së ngritur me ligj dhe institucjone.