Voal – Edicioni i dytë i Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, do të vazhdojë në Kosovë. Pas prezantimit të skenës kulturore e artistike kosovare në Serbi, ky festival do të shtrihet edhe në Kosovë nëpërmes organizimit të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut.
Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi.
Java e Filmit te Bekim Fehmiut do të organizohet në periudhën 6 – 10 Tetor 2015, në dy qytete me rëndësi memoriale në jetën e Bekim Fehmiu, përkatësisht në Prishtinë dhe Prizren.
Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë pesë filma nga krijimtaria kinematografike e aktorit Bekim Fehmiu: “Mbledhësit e puplave”, “Gethi i gjerë”, “Era”, “Edukimi special” dhe “Kurthi për gjeneralin”.
Kjo ngjarje do të ketë ceremoninë e hapjes në Kino ABC në Prishtinë, me 06 Tetor 2015, prej orës 19.30, ku do të shfaqet edhe filmi “Mbledhësit e Puplave”, ndër të tjera i shpërblyer me Grand Prinë në Festivalin e Kanës më 1967.
Komentet