Ministrja e Arsimit edhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se Abetarja shqipe nuk është libër po material ndihmës dhe se nuk është pengesë për tu përdorur.
Koalicioni VLEN doli me një komunikatë më të cilën akuzojnë BDI-në se shpifin dhe gënjejnë për çështjen e abetares.
Por i menjëhershëm ka qene reagimi BDI-së në të cilin thuhet se ata që gënjejnë janë nga VLEN.
Dje BDI reagoi ndaj koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE-VLEN pasi miratuan ndryshimet në ligjin e teksteve shkollore. Sipas BDI-së me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe. sn