Dua t’i bej nje kompliment punes se kolegut te News 24 Erjon Skendaj ! Ai merret kryesisht me temat e dites, me korespondenca nga terreni, por here pas here i kushton vemendje varferise te shfaqur ne subjektet qe ve perballe kameras dhe mikrofonit!
Varferia nuk eshte ndonje “teme” terheqese per audiencen, por ne reportazhet dhe kronikat e Erjonit ajo merr vendin qe i takon ne hapesiren mediatike, duke e kthyer keshtu ne “kauze” solidariteti per te tjeret dhe vemendjeje per qeverine! Thjeshte, pa nderlikime teknike, pa kerkuar “artin e madh” reportazhet dhe kronikat e tij na tregojne realitetin “tjeter”, ate qe qendron larg ekraneve, larg vemendjes mediatike! Bravo koleg per kurajon dhe perkushtimin! Rrugetim te suksesshem per me tej!
* * *
Nese debati per nje proteste perqendrohet tek numrat, do te thote se kane shterruar arsyet e verteta te debatit! Edhe nje njeri i vetem po te protestoje per nje ceshtje, duhet debatuar motivet qe e kane shtyre ne proteste!
* * *
Ne shqiptaret kemi me shume probleme me bunkeret qe jane strehuar ne koken tone se sa me bunkeret reale qe jane ngritur dikur e ngrihen akoma sot! Heret a vone bunkeret do zhduken nga faqja e dheut, por ato qe kemi brenda vetes eshte ku e ku me e veshtire t’i heqim!
* * *
Kam qene e do jem kunder cdo guri qe i drejtohet xhamave te institucioneve! Institucionet i perkasin shtetit jo qeverive! Jam e do jem pro zhdukjes se cdo simboli te diktatures me cdo mjet! Simbolet u perkasin qeverive qe i ndertojne jo popullit!
* * *
Ekstremet jo vetem takohen diku, por edhe ndihmojne ne suksesin e njeri-tjetrit! Ne France fiton 40% ne raundin e pare te zgjedhjeve rajonale ekstremi i djathte, Fronti Kombetar! Nje rol te dores se pare ne kete rezultat kane patur atentatet terroriste ne Paris! Demokraci apo siguri ?! – kjo eshte pyetja e europianeve sot! Frika kerkon sigurine, e cila zakonisht lendon demokracine!
* * *
Nje emer me pak ne shtypin shqiptar, nje njeri i mire me pak ne kete bote, nje mik me pak ne listen e shkurter te miqve te mi! R.I.P. Zef Lleshi!
* * *
Njerezit jane me solidare me njeri tjetrin ne ndarjen e perbashket te dhimbjes se sa ne ndarjen e gezimit…!
* * *
Gjithmone seancat e Parlamentit ku diskutohet buxheti jane burim humori dhe banaliteti! Flasin pothuajse te gjithe deputetet, nuk thone asgje, dhe, sigurisht, flasin per cdo teme tjeter vec buxhetit! Sepse, gjithe-gjithe, nja 4-5 veta marrin vesh nga financat, te tjeret jane injorante buxhetore!
* * *
Varferia pjell injorance dhe injoranca varferi! Kjo eshte aksiome e njohur historikisht! Por, Zot i Madh, sa pjellore jane…ne nahijen tone…!
* * *
Rastesisht, ne dhjetor te vitit te larget 1978, im ate, Vehbi Bala realizon me TVSH nje dokumentar per Luigj Gurakuqin, njerin nga frymezuesit e jetes se tij! Sapo kishte mbushur 55 vjec! Disa dite me pare, pra po ne dhjetor, po rastesisht, pas 37 vitesh, RTK, ritransmeton kete dokumentar! Rastesia e fundit ka te beje me faktin se sot, me 4 dhjetor, Ai ka diten e tij te lindjes! Do te ishte 92 vjec, nese do vazhdonte t’i perkiste akoma kesaj bote…! Shume “rastesi” bashke, kthehen ne domosdoshmeri per ta kujtuar, ne, familja dhe te afermit, shoket e miqte, sidhe mijra studentet e tij ane e kend vendit! I ndritte shpirti aty ku eshte dhe marrte lajme te mira nga kjo bote, qe e deshi aq shume!
Komentet