VOAL

VOAL

Ja si e festoi Tetova ditën e flamurit (Video)

November 28, 2015

Komentet

Pas horizontit jeta vazhdon! E Premtja e Zezë dhe Pashkët

E Premtja e Zezë dhe Pashkët janë sipas kuptimit kristjan ngjarje me rëndësi universale për njerëzit. Të dyja së bashku mund të japin shpresë si festë e krishtërimit.

Festat e mëdha të kishave orientohen tek jeta e Jezu Krishtit. Pa dyshim: festa më e dashur e gjermanëve janë Krishtlindjet, festa e lindjes së Krishtit. Kjo është një ngjarje e gëzueshme. Shpërndahen dhurata dhe atmosfera e shenjtë e Krishtlindjeve ngjall shumë emocione. Sado e rëndësishme që është lindja e Jezuit, pra kthimi në njeri i Zotit, edhe më të rëndësishme janë e Premtja e Zezë dhe Pashkët. E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

Të dyja festat kanë megjithatë një fazë përgatitore. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezusit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.

Lidhja e vdekjes dhe e ringjalljes

Më parë, e Premtja e Zezë ishte festa më e madhe e të krishterëve evangjelistë. Ndërkohë, në të gjitha konfesionet e krishtera kanë rënë dakord që dita që shënon vdekjen e Krishtit për fajin e njerëzve është pjesë e pandarë e Pashkëve, pra ditës së Ringjalljes. Festa më e madhe e Krishtërimit përbëhet nga e Premtja e Zezë, nga e Shtuna e Zezë dhe nga e diela e Pashkëve e këto shihen ndërkohë si një e vetme.

Intriga, shpifje, proces

Ajo që ndodhi të Premten e parë të Zezë të historisë nisi që një mbrëmje më parë. Jezusi kishte ngrënë darkë së bashku me 12 këshilltarët e tij më të ngushtë – për herë të fundit ata dëgjuan së bashku fjalët e mjeshtrit. Pak pas kësaj pasuan tradhëtia dhe burgosja.

Të Premten e Zezë, Krishtit iu desh të durojë dy procese – njërin të krerëve hebrej, të cilët donin ta mënjanonin Jezusin për shkaqe teologjike dhe një proces të sundimtarëve romakë. Shpesh lufta me vdekjen e të akuzuarve zgjaste disa ditë.

Në informacionet e Testamentit të Ri të Biblës raportohet se në kohën e vdekjes së Jezuit dielli u errësua, toka u drodh dhe ndodhën gjëra të tjera të pashpjegueshme. Jezui përjetoi pasojën e fundit të të qenit njeri, deri në vdekjen brutale.

Fundi vetëm një tranzicion

Ajo që ne e quajmë sot Pashkë, u kthye për ithtarët e Jezuit megjithatë në ditë të surprizës. Në mëngjesin e ditës së tretë pas kryqëzimit, varri ku vendosën Jezuin e vdekur qe bosh. Dëshmitarë u ndeshën me të ringjallurin. Vetëm përballja fizike me atë, që qe ringjallur nga të vdekurit, i bindi të krishterët e parë se ai vërtet jeton.

Perspektiva deri sot

Për të krishterët, e Premtja e Zezë dhe ngjarjet e Pashkëve janë të lidhura me idenë e shpresës. Pashkët hapin për të Krishterët një dimension, që e tejkalon jetën dhe vdekjen në tokë. bw

Prokurori Special paraqet në Gjykatë pamje që tregojnë se si nisi plani për sulmin në Banjskë

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit të enjten kanë dalë para Gjykatës.

Prokurori Special, Naim Abazi ka paraqitur në Gjykatë video që tregojnë planin për sulmin në Banjskë.

“Marrin pjesë struktura të larta të shtetit të Serbisë, si dhe pjesëtarë të strukturave ilegale të cilët kanë vepruar në pjesë veriore të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Millan Radoiçiq. Të akuzuarit tjerë, ndër ta edhe Vladimir Radivojeviq,, gjatë takimit kërkojnë armatosjen e fillimit të rezistencës kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht në katër komunat të pjesës veriore të Mitrovicës”, deklaroi ai në Gjykatë.

“Video tjetër të nxjerrura nga dronët e konfiskuar nga grupi terrorist në të cilat do të vërtetohet se ky grup në një kohë të gjatë ka kryer ushtrime fizike, përgatitje fushore, ushtrime taktike me armë të ndryshme, shpërthime me eksploziv, makina ushtarake në lëvizje në hapësirat e poligonit serb”, deklaroi tutje ai.

“Kjo Prokurori do ta dëshmojë se grupi ishte mirë i organizuar, i ushtruar dhe se kishte për qëllim saktësisht sulmin më 24 shtator 2024”, tha Abazi. sn

Image

(Video) 7 Pyetje z.Fatmir Mediu – Kryetari i PRSH – UGSHPD si vëzhgues pranë KQZ ka nisur një cikël intervistash me liderë të forcave politike

Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD –  në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike në Shqipëri, nën titullin “7 pyetje”.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, diaspora shqiptare ka të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët e ardhshëm në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fokusin e zgjedhjeve politike të 11 majit 2025, UGShPD sinjalizon me preokupim se prej vitit 2015 asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk i ka përmbushur standardet perëndimore të
zgjedhjeve.
I themeluar dhe i regjistruar në Bernë të Zvicrës në vitin 2021, UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), i përfaqësuar nga profesionistë të medias shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Itali, Francë dhe SHBA, të përkushtuar për lirinë e fjalës, shtypit të pavarur, mbrojtës të së vërtetës që sigurojnë komunikimin e informacionit publik me standardet profesionale të gazetarisë. Mbi këto qëllime dhe të ardhmes pluraliste të politikës shqiptare ky union përmes anëtarëve të saj Ju fton të na ndiqni.
Intervista e parë u zhvillua me kryetarin e Partisë Republikane zotin Fatmir Mehdiu i cili iu përgjigj 7 pyetjeve të UGSHPD.

Presidentja Osmani kërkon që seanca konstituive të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë të martën, duhet të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja, ashtu siç e parashohin ligjet.

“Ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituiv ta vazhdoni jo më vonë se brenda 48 orëve nga ndërprerja e saj”, thuhet në përgjigjen e Osmanit për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari.

Dehari i ishte drejtuar Osmanit të mërkurën në mëngjes me një letër për të sqaruar se si të veprohej më tutje pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën.

Osmani tha se është e gatshme të takohet me Deharin dhe me kryetarët e partive politike parlamentare, për të biseduar për rrugën përpara, nëse ato e shohin të nevojshme një gjë të tillë.

Përgjigjja e Presidentes Osmani ndaj Avni Deharit.

Përgjigjja e Presidentes Osmani ndaj Avni Deharit.

Kuvendi i Kosovës dështoi të martën ta konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.

Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Osmani tha të mërkurën në Facebook se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve “që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se e mirëpret përgjigjen e presidentes, por e përsëriti se partia e tij do të kërkojë përsëri nga Kurti me ministra të japin dorëheqje formale.

Disa orë më herët, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje “të pamatura”, që do të rrezikonin një vakum institucional.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të jepnin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betoheshin si deputetë të përbërjes së re parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë vazhdimisht se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars.

Nga LVV-ja i kanë akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe – që abstenoi – se kanë shkaktuar një krizë, duke e futur shtetin në një terren të panjohur.

Miratimi i këtij raporti do t’i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, do të mund të bëheshin hapa drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.

Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.

Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA.

Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës.

Kurti mesazh opozitës: Qeveritë e kaluara qëndruan në detyrë pavarësisht krizave, na kërkuat të lëmë ‘pa zot’ shtëpinë’

Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti ka thënë se edhe pse partitë tjera politike gjatë mandatit të tyre qeverisë nga e kaluara kanë pasur pothuajse të njëjtin fat, Lëvizja Vetëvendosje sipas tyre, “duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”.

Deklarata u bë nga mbledhja e qeverisë, teksa Kurti tha se ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, po kërkojnë që formalisht të mos jetë kryeministër dhe të lënë ‘pa zot’ shtëpinë.

‘Konstituimi i Kuvendi i cili dje u pamundësua nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, pasi nuk votuan raportin për verifikimin e mandateve si deputetë. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jetë kryeministër. Qeveria jonë dhe ky kabinet qeveritar është në detyrë, dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti kur edhe e kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë katër vjeçar. Nga ajo ditë dhe deri zgjedhjen e Qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësit që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kemi vendos qeverinë në një rol kujdestar për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, Kurti tha se ajo që ndodhi të martën në Kuvendin e Kosovës ishte e papranueshme, ndërsa theksoi vendosmërine LVV, si forcë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, për të krijuar qeverinë e re.

“Në historikun tonë të formimit institucioneve, kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK – ndonëse me kuvend të shpërndarë – , një qeveri e udhëhequr nga AAK – ndonëse e dorëhequr -, dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK – ndonëse e shpallur si e jashtëligjshme –  kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – ndonëse ka përmbushur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar – duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”, u shpreh kryeministri në detyrë Albin Kurti. sn

26 vjet nga eksodi- 1 milion shqiptarë u detyruan të largohen nga Kosova nga forcat paramilitare serbe

Sot shënohet 26-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet, e në dy vitet e fundit edhe simbolikisht prej pandemisë, kjo dramë vuajtjesh nga më të tmerrshmet që kanë përjetuar njerëzit e kësaj toke, raporton KosovaPress.
Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

Me datë 27 mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganor të Vërmicës/Morinës kalojnë në Kukës 187 refugjatët e parë nga Kosova ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore dhe të plagosur me mjete të forta si: qyta pushke, shkopinj gome etj. U morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre me mjete të transportit civil dhe ushtrisë nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit. Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”.

Deri në orën 24.00 të 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë. Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë ku me datë 27 mars në Kukës, u dërguan kontingjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.
Me datë 28 mars vazhdoi fluksi i kosovarëve drejt Kukësit, të dëbuar me forcë prej trojeve nga pushtuesit serbë. Numri i tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët kosovarë hynin në Kukës nga pikëkalimi i Vërmicës/Morinit ku edhe ishin dhunuar, torturuar, masakruar dhe zhveshur nga policët serbë, duke u marrë paratë, bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishin

Vendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati i kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve. Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e Kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë.

Në krye të javës në Kukës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj. Në Kukës mbërritën 16 automjete për të evakuuar një pjesë të kosovarëve në qytete te tjera. Dita-ditës numri i të dëbuarve rritej. Pavarësisht strehimit në shtëpitë e banorëve kuksianë, një numër i madh kosovarësh strehoheshin në kampe

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.
Një nga simbolet kryesore të 16 Prillit është edhe Obelisku. Kulla u ndërtua si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar. Ajo është ndërtuar në vendin ku ishin vendosur çadrat qe strehonin popullatën kosovare. Kulla është 23.5m e gjatë dhe është e mbushur me foto të cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe. Kulla është një nga pikat më të vizituara turistike në Kukës. Gjatë datës 16 prill kulla është pika që vizitohet me shpesh.

Për të kujtuar ditët e shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit qëndron monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”.
Monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, një vepër kjo artistike-monumentale që shpreh më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur./Kosovapress/

”Mbështetja e NATO-s është e palëkundur”, Mark Rutte pas takimit në Odesa me Zelenskyn: Përkrahim Trumpin për paqen

Kreu i NATO-s, Mark Rutte, ishte sot në Odesa të Ukrainës, ku u takua me presidentin e këtij vendi, Zelensky.

“Sot vizitova Odesën së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Populli ukrainas ka duruar kaq shumë, jo më pak sulmin e Rusisë të së dielës ndaj Sumy. Mbështetja e NATO-s është e palëkundur.

Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën të mbrohet sot dhe të pengojmë agresionin e ardhshëm, duke siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.” Kështu ka shkruar në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Mark Rutte.

Mark Rutte, gjatë vizitës së tij të papritur në Odessa, tha se përpjekjet e Donald Trump për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme në Ukrainë “nuk janë të lehta”, duke e quajtur “gjurmën e tmerrshme” të sulmeve të Rusisë kundër civilëve ukrainas si “të egër”.

Rutte tha për bisedimet e udhëhequra nga SHBA: “Këto diskutime nuk janë të lehta, veçanërisht në vazhdën e kësaj dhune të tmerrshme. Por ne të gjithë mbështesim shtytjen e Presidentit Trump për paqe.”

“Ukraina ka një nevojë urgjente për sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. bw

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, reagon Kurti: Sulm kundër Republikës dhe zgjedhjeve demokratike

Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas dështimit për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti akuzoi opozitën se ka penguar një proces formal e teknik, duke vënë në pikëpyetje respektimin e rendit demokratik.

Sipas tij, deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve, një hap procedural që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së dhe që i hap rrugë betimit të deputetëve dhe formimit të institucioneve të reja.

“Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike,” shkroi Kurti, duke e quajtur situatën të paprecedentë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

Ai theksoi se ndërsa qeveria e tij ka qeverisur “mbarë e mirë”, opozita “la nam dhe bën lajm të keq për shtetin”.

“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, u shpreh Kurti. bw

Kaos në Gjadër- Njëzet emigrantë protestojnë duke shkatërruar dhomat, tre i shkaktojnë vetes plagë me thikë

Shpërthen dhuna e emigrantëve në Shqipëri: momente tensioni ekstrem në qendrën e ngritur nga qeveria italiane në Gjadër , ku janë pritur 40 shtetas të huaj të riatdhesuar nga Italia pas dekreteve të dëbimit.

Njëzet emigrantë filluan protestën e dhunshme, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës dhe, me pak fjalë, duke shkaktuar kaos. Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe shtëpitë e plaçkitura janë vetëm disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.

Por kjo nuk është e gjitha. Në përpjekje për të kryer një akt ekstrem, tre nga emigrantët e përfshirë thuhet se i kanë shkaktuar vetes plagë me thikë, duke kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor. Fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk ishte serioz. Ndërkohë, një nga emigrantët të cilit iu anulua urdhri i dëbimit është kthyer tashmë në Itali.

Epo, çështja është se këta emigrantë nuk ishin emigrantë “të zakonshëm”. Kështu shpjegoi ministri i brendshëm italia Matteo Piantedosi , i cili bëri të ditur faktin se bëhet fjalë për persona të akuzuar ose të dënuar për krime veçanërisht të rënda, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime të rënda, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje, nxitje të miturve dhe posedim të lëndëve narkotike. sn

SKANDAL- ‘Kosova prezantohet me fusnotë’, Zëvendësministri Dobruna largohet nga konferenca në Shqipëri

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agon Dobruna, ka njoftuar se është larguar nga një konferencë rajonale e nivelit të lartë që u mbajt në Tiranë, me arsyetimin se Kosova aty u prezantua me fusnotë.

Ai ka shkruar në Facebook të hënën se për shkak të fusnotës me referencën “Rezoluta 1244 e OKB-së”, u largua nga konferenca dhe s’e nënshkroi Deklaratën e Angazhimit, për forcim të bashkëpunimit rajonal në fushën e të drejtave të fëmijëve.

Dobruna ka shkruar se ishte thellësisht zhgënjyese mënyra si u trajtua Kosova, duke thënë se është e papranueshme për një shtet sovran që kontribuon në mënyrë aktive dhe të barabartë në këto procese.

“Ngjarja kishte për qëllim nënshkrimin e Deklaratës së Angazhimit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë, për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe për të avancuar qasjen ndaj kujdesit dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse për fëmijët. Megjithatë, mënyra si u trajtua përfaqësimi i Kosovës ishte thellësisht zhgënjyese dhe e papranueshme për një shtet sovran, që kontribuon në mënyrë aktive dhe të barabartë në këto procese. Pavarësisht kërkesës sonë të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të korrigjuar këtë paraqitje, ajo u injorua, duke shkelur frymën e bashkëpunimit, respektit dhe barazisë që promovon vetë konferenca”, ka shkruar ai.

Zëvendësministri në detyrë shtoi se Kosova është realitet i pamohueshëm ndërkombëtar, e sipas tij, nuk mund të mohohet subjektiviteti shtetëror përmes një fusnote “që bie ndesh me të vërtetën dhe me miqësinë që presim nga shtetet që na qëndrojnë pranë”.

“Përdorimi i fusnotës në këtë kontekst nuk është një çështje procedurale – është një çështje e dinjitetit kombëtar, e respektit dhe e trajtimit të barabartë, veçanërisht kur organizatori është një vend mik i Republikës sonë”, ka shkruar tutje ai. sn

Dyshohet për qindra raste- PD i kërkon KQZ-së informacion për shqiptarët e postës që do shpërndajë fletët e votimeve

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i kanë kërkuar sot kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të japë të dhëna zyrtare në lidhje me palët nënkontraktore që kanë të bëjnë me postën që do të shpërndajë fletët e votimit tek diaspora shqiptare.

Gjatë ditës së sotme u denoncuan se ishin 14 fletë votimi ku është printuar dy herë label-i i adresës për të njëjtin zgjedhës.

Por burimet bëjnë me dije se, janë më shumë se 100 raste të verifikuara deri më tani, shumica janë në Dibër dhe në Berat, dhe për këtë arsye janë kërkuar verifikime më të hollësishme.

Në emër të PD-ASHM ka qenë përfaqësuesi Franc Nuri që ka kërkuar informacion në lidhje me këto raste.

Kërkesa për informacion e bërë nga Franc Nuri:

Mirëdita z. Celibashi dhe znj. Josifi,

Në vijim të shqetësimeve të ngritura nga Partia Demokratike dhe Koalicioni PD-ASHM, pas identifikimit të 14 rasteve të para të dyshimta për problematika në procesin e pergatitjes se materialeve te votimit nga jashte, ju lutem të na vini në dispozicion informacionin e mëposhtëm:

Emrat dhe të dhënat identifikuese të nënkontraktorëve të përfshirë në procesin e përgatitjes dhe shpërndarjes së zarfeve të votimit për diasporën, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e këtyre nënkontraktorëve dhe kriteret e përdorura për vlerësimin e tyre.

Marrëveshjet kontraktuale të lidhura me këta nënkontraktorë, duke përfshirë detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre në kuadër të procesit zgjedhor.

Informacion mbi fondet e përdorura për ofrimin e këtij shërbimi, duke përfshirë burimin e financimit dhe mënyrën e shpërndarjes së fondeve përkatëse.

Shpjegime të detajuara nga kompania e kontraktuar për prodhimin dhe shpërndarjen e zarfeve të votimit, lidhur me arsyet e mundshme të shfaqjes së këtyre 14 rasteve të dyshimta për problematika në procesin e votimit nga jashtë.

Shpjegime te detajuara nga nenkonkraktori postar DHL mbi keto raste dhe problematika dhe si mendohet te adresohen problemet duke shmangur probleme te ngjashme ne te ardhmen.

Ky informacion është thelbësor për të garantuar transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor, veçanërisht për votuesit shqiptarë që ndodhen jashtë vendit. sn

’14 zarfe të dyshimta, mund të ketë më shumë!’ PD: Të pezullohet printimi i votës së diasporës, KQZ të mblidhet urgjentisht

Partia Demokratike hedh dyshime për manipulimin e procesit të votës së diasporës. Përfaqësuesi ligjor i PD  i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për pezullimin e menjëhershëm të procesit të printimit të dokumentacionit për votuesit nga diaspora. Si dhe i kërkon KQZ mbledhje urgjente në orën  11:30.

Sipas PD-së, gjatë përgatitjes së dokumentacionit janë konstatuar parregullsi të rënda, të cilat mund të cënojnë integritetin e procesit. Vëzhguesit e PD kanë raportuar se në disa raste është printuar dy herë label-i i adresës për të njëjtin zgjedhës, çka nënkupton mundësinë që një person të marrë dy zarfe me fletë votimi. Deri më tani janë identifikuar 14 raste të tilla, por ekziston mundësia që numri i tyre të jetë më i madh.

Nga ana e vëzhguesve tanë jemi informuar se gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë ka pasur një problematikë që lidhet me printimin dy herë të label-it të adresës që në terma praktikë nënkupton që një zgjedhësi mund t’i shkojnë dy zarfe (dy fletë votimi), duke rrezikuar kështu që të kemi më shumë vota se numër zgjedhësish. Sipas vëzhguesve tanë janë identifikuar 14 raste, por mund të ketë edhe të tjerë.

Në këto kushte, me qëllim sqarimin e plotë të kësaj problematike dhe marrjen e masave, kërkojmë që të pezullohet procesi dhe të mblidhemi urgjentisht sot në ora 11:30 në pallatin e sportit “Feti Borova” për të diskutuar lidhur me këtë çështje. Kjo kërkesë ka për qëllim garantimin e rregullshmërisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit dhe kurrësesi zvarritjen e tij’ thuhet në njoftimin e PD-së. sn


Send this to a friend