VOAL

VOAL

Ja pse unë i dua fort Veriun e veriorët e Shqipërisë…. – Nga ADRIATIK DOSTI

October 20, 2021
blank
3 Comments
  • author avatar
    Fritz Radovani 7 months ago Reply

    Pata fatin e mire me njofte ne 1992 ne Tirane, Burra te Familjes se Nderueme Dosti.
    Qe, prova e thanjes se vjeter Shkodrane: “NE MOS RRJELLET.., PIKON !”
    Ju falemnderes z. Adriatik!

  • author avatar
    Bep Martin Pjetri 7 months ago Reply

    Fort i nderuem zotni Dosti!
    Më frymzove mue plakun me ato fjalë ARIT! Më kujtove MIQSINË E PASTËR PATRIOTIKE, TË AT FISHTËS, KOLIQIT, MJEDËS,… ME KORIFEJT, LISAT INKANDESHENTE, GJENIUN E LETRAVE SHQIPE LASGUSH PORADECI, M. KUTELI, KRISTO FLOQI, BAJRAM CURRIN, AVNI RUSTEMI,…(Të më falni për shum që s’kam permend!). E GJITHË KJO dashni për me shprehë se KOMBI ASHT NJI! Sot asht urgjent të ngrihen n’kambë Patriotët sepse rama-basha me gjithë çetat e PD-PS e kanë vue n’ankand territorin etnik shqyptar!
    KEMI NEVOJË PËR OKSIGJENIN E ALPEVE SHQYPTARE!
    Fiset e mira i kanë RRANJËT N’LISAT E KOMBIT!
    RRNOFSHIN FISET SI DOSTI!

    • author avatar
      Iris 6 months ago Reply

      Shume te vertata te gjitha sa thua. Patjeter qe dhe jugu ka figura te rendesishme po e gjithe ajo qe ju cilesoni eshte pikerisht si reagim ndaj mohimit qe veriut i behet me qellim.

Komentet

blank

Marrja e Azovstalit nga Rusia: Sukses simbolik apo Fitore e Pirros?

Todd Prince

Marrja e fabrikës së çelikut nga Rusia në Mariupol, ku qindra ushtarë përfunduan luftën e tyre pas një rrethimi rraskapitës, do të përfaqësojë një fitore simbolike për Kremlinin në këtë fazë të pushtimit të Ukrainës në vend të një përparimi të rëndësishëm ushtarak, thanë analistët.

Rusia veçse ka kontrolluar Mariupolin që nga mesi i prillit me përjashtim të 11 kilometrave katrorë të hapësirës së fabrikës Azovstal, ku qindra luftëtarë po qëndronin në tunelet dhe bunkerët nëntokë, teksa kjo fabrikë u shndërrua në simbol të rezistencës së Ukrainës kundër fqinjit shumë më të fuqishëm.

Analistët ushtarakë thanë se forcat e armatosura të Ukrainës nuk kishin asnjë shans real që t’i shpëtonin luftëtarët në bastionin e fundit të rezistencës në qytetin e shkatërruar pas pothuajse tre muajsh të pushtimit rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt.

Mariupoli, qyteti i dytë më i madh në rajonin e Donjeckut, gjendet në një vend strategjik në brigjet e Detit Azov dhe shtrihet nga kufiri rus në lindje deri në kepin që lidh Ukrainën me Krimenë e kontrolluar nga Rusia. Marrja e këtij qyteti i mundëson Rusisë që të ketë një “urë tokësore” për në Gadishullin e Krimesë.

Ukraina njoftoi më 16 maj se u kishte bërë thirrje trupave të saj në Azovstal që të ndalonin së rezistuari. Ministria e Mbrojtjes tha se 264 luftëtarë, përfshirë edhe 53 të plagosur rëndë, u larguan nga fabrika dhe u dërguan në territore të kontrolluara nga rusët. Rusia, që paraqiti një numër të ndryshëm të ushtarëve, tha se ata “dorëzuan armët”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 19 maj se 771 luftëtarë ukrainas në fabrikën Azovstal janë “dorëzuar” gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i tyre të arrijë në 1,730 që prej 16 majit. Autoritetet ukrainase nuk e kanë konfirmuar një informacion të tillë.

“Në terma praktikë, fundi i rrethimit në Azovstal nuk e ndryshon shumë trajektoren e luftës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Robert Person, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Akademinë Ushtarake amerikane, West Point.

“Me kontrollin e pjesës tjetër të Mariupolit, që Rusia e ka bërë për disa javë tani, Kremlini veçse ka urën e tij tokësore për në Krime. Azovstali në të vërtetë në këtë aspekt nuk ka shumë rëndësi”, tha Person, i cili nuk përfaqëson Departamentin amerikan të Shtetit.

“Propagandë maksimale vendore”

Luftëtarët në Azovstal bënë që për disa javë mijëra forca ruse të përqendroheshin te ta, duke i dhënë ushtrisë ukrainase kohë që të luftojë dhe të zmbrapsë forcat ruse në zona të tjera të luftës, si për shembull në Kiev dhe përreth tij, si dhe në Harkiv, qytetit të dytë më të madh ukrainas, që gjendet në lindje të vendit.

“Edhe pse [presidenti rus, Vladimir] Putin do të përfitojë maksimalisht nga propaganda e brendshme për marrjen e Mariupolit, kjo është një Fitore e Pirros që vjen me kosto të madhe. Lufta e stërzgjatur në qytet ka ndikuar në fuqinë e ushtrisë ruse, në armatime dhe pajisje”, theksoi Person.

Udhëheqja ushtarake ukrainase tha se mbrojtësit në Azovstal e detyruan Moskën që të mbante afër 20,000 trupa në Mariupol, edhe pse disa raportime sugjerojnë se numri ishte jashtëzakonisht më i vogël. Rusia veçse kishte nisur largimin e trupave nga Mariupoli, teksa Azovstali u bë bastioni i fundit i rezistencës.

Mbrojtësit janë përballur me furnizime të pakta të ushqimit dhe ujit, por edhe të ilaçeve dhe pajisjeve kirurgjike. Fati i tyre u bë subjekt i lajmeve të përditshme në Ukrainë dhe jashtë saj, me thirrjet që ata të lejoheshin të largohen.

“Prania e atyre forcave në Azovstal ishte simbol se Ukraina nuk e kishte humbur krejtësisht fushatën dhe vazhdonte të paraqiste problem, me të cilin rusët duhet të merreshin”, tha Stephen Flanagan, ekspert në institutin RAND Corporation, me seli në Shtetet e Bashkuara.

“Një seri disfatash”

Zyrtarët, analistët dhe agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë thënë se kur urdhëroi nisjen e pushtimit, Putin kishte pritur që forcat ruse ta merrnin shpejt kontrollin e Kievit dhe qyteteve të tjera kyçe ukrainase. Po ashtu, ata thanë se presidenti rus dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë besonin se forcat ruse në shumë raste do të mirëpriteshin krahëhapur.

Në vend të kësaj, forcat ruse janë përballur me rezistencë të ashpër dhe kanë përjetuar humbje të mëdha në njerëz dhe humbje të mëdha materiale. Ata u tërhoqën përgjatë kufirit në veri pasi dështuan që ta merrnin Kievin dhe nuk kanë qenë në gjendje që ta pushtojnë Harkivin. Po ashtu, forcat e Moskës po përballen me probleme në ofensivën e tyre në rajonet Donjeck dhe Luhansk, një zonë që njihet edhe si Donbas.

Forcat ruse kanë pësuar një prej disfatave të tyre më të mëdha në betejë, kur dhjetëra makina, përfshirë tanke dhe ndoshta edhe qindra ushtarë, u vranë nga forcat ukrainase, teksa forcat e Moskës tentuan që ta kalonin një lumë.

“Pas një seri disfatash, kjo është diçka që sigurisht se do të jetë një plus i madh për Putinin”, tha Glen Howard, president i Fondacionit Jamestown, me seli në Uashington.

“Një pjesë e madhe e kësaj lufte ka të bëjë me propagandën”, tha ai.

Mariupoli, shumica e të cilit është rrafshuar nga bombardimet ruse, është qyteti më i madh ukrainas që Rusia e ka marrë nën kontroll qëkur ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë. Më 21 prill, Putin e shpalli “të çliruar” qytetin edhe pse qindra trupa ukrainase ende po rezistonin brenda Mariupolit.

Rusia vazhdoi të sulmonte fabrikën me qëllim që të detyronte forcat që të kapitullonin. Ukraina ndoshta ka synuar që ta vazhdojë rezistencën në Azovstal deri pasi Rusia të shënonte Ditën e Fitores, në mënyrë që t’i mohonte mundësinë Putinit që ta përdorte si mjet propagande më 9 maj, kur shënohet mposhtja e Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Faktori Azov

Por, Rusia tani mund ta prezantojë marrjen e Mariupolit dhe Azovstalit – ku shumica e luftëtarëve ishin të batalionit Azov të Ukrainës – si fitore të madhe.

Putin ka përdorur sfondin e ekstremit të djathtë të këtij batalioni në përpjekjet e tij për të justifikuar pretendimet e rreme se Ukraina udhëhiqet nga “nazistët”, një prej arsyeve kryesore që ai ka përdorur për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

Batalioni Azov ishte formuar në maj të vitit 2014, disa javë pas shpërthimit të luftës midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare ukrainase në Donbas, pasi Moska aneksoi Krimenë.

I përbërë nga vullnetarët, ky batalion i ka rrënjët në ideologjinë e ekstremit të djathtë dhe në Shtetet e Bashkuara, shteti që mbështet më së shumti forcat e armatosura ukrainase, kishte ndaluar që armët amerikane të dërgoheshin tek anëtarët e Azovit dhe ua ndaloi që të merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja për shkak të ideologjisë së ekstremit të djathtë.

Azov dhe batalionet e tjera të vullnetarëve që ishin jashtë radhëve ushtarake, bënë luftime të ashpra në ditët e para të luftës në Donbas, dhe atëbotë pamundësuan që forcat e mbështetura nga Rusia të merrnin kontrollin e Mariupolit. Azov zyrtarisht u inkorporua në Gardën Kombëtare ukrainase më vonë më 2014.

Megjithëse, ky batalion përbën vetëm një pjesë të vogël të forcave luftuese të Ukrainës dhe nuk ka fuqi politike, Putin e ka përdorur sfondin e ekstremit të djathtë të kësaj njësie, duke i thënë popullit në Rusi se ushtarët janë dërguar në Ukrainë për t’i larguar neo-nazistët në këtë shtet fqinj.

Disa analistë thanë se ata presin që autoritetet ruse të paraqesin në televizionin shtetëror imazhin e ushtarëve nga Azovstali dhe t’i përdorin ata për të avancuar narrativët e rremë të Kremlinit.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, ka thënë se ka shpresë që luftëtarët do të mund të këmbehen me të burgosurit rusë të luftës, që mbahen nga Ukraina.

Por, Vyacheslav Volodin, aleat i Putinit nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar, i cili shërben si kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, pa ofruar ndonjë dëshmi, tha se në mesin e mbrojtësve të Azovstalit kishte “kriminelë lufte” dhe se ata, sipas tij, nuk duhet të këmbehen me të burgosur të tjerë, por duhet të dalin para drejtësisë.

Ndikimi ushtarak

Përtej simbolizmit, marrja e Azovstalit dhe Mariupolit do të ketë ndikim politik, por analistët thanë se ky ndikim do të jetë i kufizuar.

“Nuk pres që kjo të krijojë përparësi në masë të madhe për rusët, por gjithsesi se do t’iu ndihmojë pasi më shumë pajisje, më shumë furnizime do të mund të lëvizin më lirshëm dhe [Rusia] mund të përdorë ushtarët [që i kishte vendosur në Mariupol] në ofensivë në veri”, tha për Radion Evropa e Lirë, Mark Cancian, një kolonel në pension i ushtrisë amerikane.

“Shumica e forcave ruse në Mariupol veçse janë dërguar në atë drejtim, por tani Rusia do të jetë në gjendje të dërgojë edhe trupat e mbetur”, tha Cancian, i cili është këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington.

Rusia, po ashtu, do të jetë në gjendje të hapë portin e Mariupolit për të lejuar që të vijnë furnizimet dhe pajisjet për forcat ruse brenda qytetit dhe në Donbas, rajon që tani është fokusi kryesor i ofensivës së Rusisë.

“Mariupoli ka një port të jashtëzakonshëm që do t’i ndihmojë logjistikës ruse, e cila ka qenë e tmerrshme gjatë kësaj fushate”, tha Cancian.

Megjithatë, zyrtarët ukrainas thanë se anijet e fundosura ukrainase dhe minat po i pengojnë forcat ruse që ta rihapin menjëherë portin. Howard nga RAND Corporation, tha se Rusisë do t’i duhen muaj derisa të jetë në gjendje ta bëjë këtë port operacional për përdorim ushtarak.

Në mars, Rusia mori kontrollin e qytetit më të vogël në Detin Azov, Berdijanska dhe tani po përdor portin atje për të furnizuar forcat e saj.

Sa i përket vlerës simbolike apo të propagandës së fundit të rezistencës së Ukrainës në fabrikën e çelikut, “koha po kalon”, tha Person.

“Putin do të jetë në gjendje të përfitojë nga ky sukses derisa forcat ruse të përballen me pengesën e ardhshme të madhe, pas së cilës, Azovstal do të jetë një kujtim i largët për shumicën e rusëve”, tha ai.

“Por, për ukrainasit, kujtimi i rrethimit të Mariupolit do të shërbejë si një thirrje për brezat që do të vijnë”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
blank

‘Azovstal, vendi i vdekjes dhe i jetës sime’ – Mesazhi i fundit i luftëtarit ukrainas që bëri fotot e mahnitshme

Një luftëtar ukrainas, i cili shpërndau një seri fotografish të fuqishme ndërsa mbronte uzinën e çelikut Azovstal në Mariupol, duket se është zënë rob nga forcat ruse.

Dmytro Kozatskyi kishte publikuar imazhe të ushtarëve të plagosur të ngujuar brenda uzinës së rrethuar të çelikut, të cilat zunë titujt kryesorë të mediave në mbarë botën.

Por në një mesazh të postuar në Twitter këtë mëngjes të premteje, ai shkroi:

“Epo, kjo qe e gjitha. Faleminderit nga strehimoret e Azovstal – vendi i vdekjes dhe jetës sime.

E meqë ra fjala, se jam në robëri, do t’ju lë foto me cilësinë më të mirë, do t’i dërgoj në të gjitha konkurset gazetareske dhe konkurset e fotografive.

Nëse fitoj diçka, do të jetë shumë bukur pas daljes.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Shihemi” – dhe në fund embyll mesazhin me dy fotot e fundit, më një zemër e kuqe në vend të pikës.

Image

Image

Image

Image

Image

ImageImage

Image

Image

Image

Image

Image

blank

Mbrojtësit e Azovstalit u urdhëruan të ndalonin luftën

Luftëtarët brenda Azovstalit.

 

RFE/RL

Ushtarët e fundit ukrainas, që gjenden brenda në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, thonë se Kievi “i urdhëroi” ata të ndalonin luftimet, ndërkaq Rusia po intensifikon sulmin në Ukrainën lindore, duke synuar Donbasin, për të cilin Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se tani duket si “ferr”.

“Komanda e lartë ushtarake dha urdhrin për të shpëtuar jetën e ushtarëve të garnizonit tonë dhe për të ndaluar mbrojtjen e qytetit”, ka thënë për Telegramin, komandanti i batalionit që drejtonte ushtarët e Azovstal, Denys Prokopenko.

“Civilët u evakuuan. Të plagosurve rëndë u është dhënë ndihma e nevojshme dhe ata janë evakuuar, për t’u shkëmbyer më pas dhe për t’u sjellë në territorin e kontrolluar nga Ukraina”, shtoi Prokopenko.

Ai theksoi se procesi i transferimit të të vdekurve nga Azovstal është ende në vazhdim dhe se ai “shpreson që në të ardhmen e afërt, të afërmit dhe Ukraina do të jenë në gjendje të varrosin ushtarët e tyre me nder”.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se deri më tani, rreth 2000 luftëtarë ukrainas që ishin fshehur në fabrikën e çelikut, janë dorëzuar.

“Bllokada e fabrikës Azovstal vazhdon”, tha Shoigu. Nacionalistët po dorëzohen në mënyrë aktive në robërim”, tha ai, duke iu referuar luftëtarëve ukrainas. “Në këtë moment, 1908 persona kanë dorëzuar armët”.

Zyrtarët ukrainas nuk e kanë konfirmuar këtë numër.

Ushtarët që u larguan nga Azovstali, përfshirë edhe ata që ishin të plagosur, thuhet se u transferuan në territorin lindor të Ukrainës, i cili është nën kontrollin e seperatistëve që mbështeten nga Rusia.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se qindra luftëtarë ukrainas që u larguan nga fabrika Azovstal në Mariupol, u regjistruan si robër lufte.

Kryqi i Kuq thekson se regjistrimi i luftëtarëve si robër lufte është “i rëndësishëm për të siguruar që për ta të kihet kujdes dhe të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe me dinjitet”, si dhe t’i mundësohet organizatës t’i përcjellë të kapurit dhe t’i ndihmojë ata që të mbesin në kontakt me familjet e tyre.

Kievi ka shprehur shpresën se luftëtarët do të shkëmbehen me të burgosur rusë, por autoritetet e mbështetura nga Moska në Donetsk kanë sugjeruar që disa prej tyre mund të gjykohen.

Zyrtarët lokalë ushtarakë në Ukrainën juglindore thanë se rreth 1000 automjete me civilë ukrainas u penguan të kalonin në territorin e Zaporozhye, i cili është nën kontrollin e Ukrainës.

Administrata ushtarake rajonale njoftoi më 20 maj se automjetet plot me njerëz, të cilët u përpoqën që të evakuoheshin, ishin bllokuar në një pikë kontrolli rus në qytetin Vasilivka.

Sipas autoriteteve lokale në Luhansk, të paktën 13 civilë janë vrarë gjatë një bombardim rus, në 24 orët e fundit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të Ukrainës tha se deri më 20 maj, 232 fëmijë ishin vrarë dhe 427 ishin plagosur që nga fillimi i pushtimit rus.

Në një fjalim të rregullt drejtuar kombit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte “shkatërruar plotësisht” rajonin lindor ukrainas, Donbas.

“Atje është ferri dhe kjo nuk është një ekzagjerim”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës, duke përsëritur akuzën e tij se Rusia po kryen gjenocid, pretendim të cilin Moska e ka hedhur poshtë.

Shoigu tha më 20 maj se “çlirimi i Republikës Popullore të Luhanskut”, një territor në Ukrainë që Rusia e ka njohur si të pavarur dhe të kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Moska, do të përfundojë së shpejti.

blank

Sa mirë i punonkërka goja Pandit?! – Nga Adriana Kalaja

Sa mirë i punonkërka goja Pandit?!
I shkon gjuha ku i dhemb dhëmbi.
I paska dalë me sukses “operacioni i gojës”.
Si i tha Arben Krajës?
Pse nuk hetoni kryesisht personat e shpallur”Non Grata”?
Fiksi si tutori i tij Kryeministër.
I paska dalë me sukses edhe “operacioni i lënien jashtë listave fituese”.
Madje poshtë edhe Alqit të Inceneratorëve.
Si tha pas shembjes barbare të Teatrit Kombëtar?
Nuk foli se kishte bërë operacion gojën.
Meqenëse po i punon kaq mirë……goja, pse nuk e pyeti vjet z. Kraja se pse nuk heton mafiozët “Non Grata” Vangjush Dakon dhe Tom Doshin që i dhanë banditit Rama mandatin e tretë?
Ky reagimi sotëm i lolos së oborrit kryeministror me sjell ndër mënd atë shprehjen e filmit “Operacioni zjarrit”:
– Arben, Pandit i erdhi goja.
Në fakt kur shoh se ku ka përfunduar shoqëria shqiptare dhe Shqipëria, si pasojë e ndikimit të ulët të Sorosistëve Sudeve Zvarranikëve dhe Eskortave te Kimit dhe Regjimit pyes se:
– A ka ndonjë kirurg të marê përsipër operacionin e ZVARRITJES dhe të korojë këtë sëmundje të rëndë?
blank

Të vërtetat e hidhura shqiptare në Parlamentin Europian! Nga Genc Pollo

Parlamenti Europian votoi dje më 19 maj një rezolutë në përkrahje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë duke theksuar se stacioni i fundit i këtij procesi është anëtarësimi në BE dhe ku bëhet thirrje për të filluar tashmë negociatat për këtë qellim.

Duhet patjetër të falenderojmë Parlamentin Europian dhe çdo eurodeputet të angazhuar me hartimin e mbështetjen e rezolutës. Por do të ishte e gabuar të kufizohemi me duartrokitje, të mos lexojmë problemet që liston rezoluta të cilat, janë pengesë për hapa para pavarësisht nga çfarë ndodh me negociatat.

Për të ndihmuar informimin e publikut po listoj këtu pasazhet relevante:

1 – Shpreh keqardhjen për ndryshimin jokonsensual nga qeveria të Kushtetutës e të Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve parlamentare.

2 – Kujton nevojën për të korrigjuar problemet si…votë-blerja; shpreh keqardhjen për mosdënimin në gjykatë të zyrtarëve të lartë të përfshirë në votë-blerje.

3 – Vëren nevojën urgjente për përmirësim lidhur me lirinë e shprehjes, pavarësinë e medias dhe pluralizmin e saj dhe është i shqetësuar nga mosprogresi në këtë lëmë. Shënon se Shqipëria ka rënë poshtë tetë vende në renditjen e Reporterëve pa Kufij.

4 – i kërkon autoriteteve që të veprojnë kundër intimidimit të gazetarëve…politikanët të ndalin sulmet verbale… Rithekson shqetësimin e rëndë për paketën ligjore “anti shpifje”. Thekson nevojën se AMA duhet të veprojë paanshmërisht. Thekson se Agjencia e Medias e Informacionit nuk duhet të pengojë gazetarët të gjejnë informacion në burime shtetërore.

5 – Shpreh shqetësimin serioz për rrjedhjen masive të të dhënave personale.

6 – Nxit Komisionin Europian të zbatojë raportin 01/22 të Gjykatës së Llogarive duke siguruar që fondet e BE të forcojnë shtetin ligjor në Ballkanin Perëndimor përfshi Shqipërinë ( raporti 01/22 ishte kritik ndaj disa reformave të financuara nga BE përfshi edhe Reformën në Drejtësi- gp)

7 – Thekson nevojën e domosdoshme për masa që eliminojnë efektet anësore të vetingut si procese të stërzgjatura, konfirmime të ulëta dhe akumulimi i madh i çështjeve për gjykim.

8 – Shpreh keqardhjen që denimet për zyrtarë të lartë mbeten të ulëta çka ushqen kulturën e pandëshkueshmërisë

9 – Inkurajon eliminimin e mangësive e problemeve me larjen e parave sipas rekomandimeve Moneyval (Raporti vjetor i Moneyval thekson se Shqipëria nuk ka bërë progres)

10- Inkurajon autoritetet që të mos lëshojnë pasaporta kundrejt investimeve sepse ka risk sigurie, korrupsioni e evazioni (Rama para dy vjetësh në Londër deklaroi se do e zbatonte këtë skemë, madje u tall me rezervat e Brukselit)

11 – Shpreh keqardhjen që buxheti për arsimin në v. 2021 ishte vetëm 2,7% e PBB (pa koment!)

12- Kujton se projektet infrastrukturore, perfshi Portin Durrës, duhet të respektojmë me standardet europiane të prokurimit publik siç parashikon Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (ky Paragraf është goditje direkte kundër projektit korruptiv me sebepin Nusreti – Al Abaar).

13- I bën thirrje qeverisë shqiptare të zhvillojë Tregun e Përbashkët Rajonal/ Procesi i Berlinit (asnjë fjalë për Ballkan Hapur).

 

blank

Schröder në qendër të polemikave dhe të ndëshkimeve

VOAL- Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, i cili ka krijuar një marrëdhënie me Vladimir Putin gjatë mandatit të tij, nuk e ka dënuar kurrë luftën në Ukrainë dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga mandatet e tij në disa grupe ruse. Një pozicion që e ka vënë atë në qendër të polemikave dhe gjithashtu të ndëshkimeve të ndryshme.

E fundit vjen nga dhoma e ulët e Parlamentit gjerman, e cila ka vendosur t’i heqë ish-kancelarit zyrën dhe 5 punonjësit e vënë në dispozicion nga shteti, si dhe rimbursimet për shpenzimet e tij të udhëtimit, megjithëse ai do të vazhdojë të marrë një pension prej rreth 8000 euro në muaj.

Eurodeputetët vendosën gjithashtu të marrin masa kundër Schröder, duke votuar me shumicë të madhe propozimin për ta vendosur atë në listën e personave të sanksionuar të BE-së për pushtimin e Ukrainës.

Më parë ai kishte humbur tashmë qytetarinë e nderit në Hanover, funksionin e konsulentit në shtëpinë botuese Ringier, si dhe kartën e nderit të shoqatës gjermane të futbollit dhe presidencës së Hanover 96, ekipi i tij i preferuar i futbollit. rsi-ch

blank

Infodemia Informative-dezinformative… ende vazhdon! – Esé nga Senad Guraziu

 

(ec e mos dysho, njeriu thjesht s’ka shans të ngelet mosbesues, anti-konspirativ, mospërfillës, injorant etj : )

***
Dihet se në ShBA me dhjetra miliona njerëz e kanë “bojkotuar” thirrjen për vaksinim, kanë bojkotuar gjithçka rreth luftës kundër pandemisë. Si rrjedhojë, OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) e pati përmendur “infodeminë e informimit dhe dezinformimit” të shfrenuar në SHBA.

Padyshim ju kujtohet, njerëzit kishin dhe ende kanë frikë nga injektimi i mikrosondave (aso gjërash “high tech”) nëpërmjet vaksinimit, dmth. mikrosonda për t’i kontrolluar humanoidët, për t’i spiunuar, për ta manipuluar kodin gjenetik të tyre, për t’i “ndryshuar” në alienë nëpërmjet mutacioneve, për t’u mbajtur nën kontrol nga alienët… apo nga elitarët e rendit të ri botëror etj etj).

Sëfundi (vetëm 7-8 ditë më parë), “New York Times” shkruante se vetë Bill Gates ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.
“Një nga njerëzit më të pasur në botë dhe donatori i madh në përpjekjet për lehtësimin e pandemisë, zoti Gates ka thënë në Twitter se ka simptoma të lehta…” – [ The New York Times ]

Kjo se Gates është infektuar… okidoki, ia ngjet “grepi” dhe atij, s’është çudi është njeri, s’është ndonjë super-njeri, gjoja rezistent ndaj virusëve. Ama (s’duhet mohuar) për teoricienët konspirativë dhe për bojkotuesit e pandemisë, si lajm tingëllon mjaft i “çuditshëm dhe i pabesueshëm”.

Lajmin e infektimit vetë Bill Gates e pati publikuar në Twitter. Mirëpo konspirativistët nuk harrojnë, thuase ja shansi që akoma më tepër të dyshojnë. Qëkur Bill Gates po ashtu vetë pati deklaruar se ishte vaksinuar, madje disa herë.
Në ShBA ende ka me dhjetra miliona njerëz që s’e kanë marrë as dozën e parë, dhe as që e kanë ndërmend ta marrin. Ata kanë “bojkotuar” gjithçka, por si është e mundur, vallë pse nuk u infektua askush nga më shumë se 50 milionë njerëz në ShBA që e kanë refuzuar vaksinimin!?

Vetë s’u habita, natyrisht, virusi s’e pyet as mbretin as miletin. Fjalën e pata për ata që dyshojnë, ku e gjeti virusi pikërisht multi-miliarderin e vaksinuar! – padyshim do jenë habitur “konspirativistët”.
Apo ndoshta sepse, pikërisht Gates i pati dhuruar 1 miliard dollarë kundër virusit. Kështu që virusi do jetë pezmatuar sa s’ka më, do i ketë marrë tepër shumë “inat” – vetëm sa ta zë atë mburravecin që i shpenzonte miliardat kundër meje, pa do i tregoj atij…
Me fjalë të tjera, njerëzit thjesht s’e kanë idenë tutje kujt duhet besuar, apo çfarë duhet besuar. Në faqen e “Interesting Engineering”, thuhej se “Bill Gates vetë ka qenë pjesë e fushatës së dezinformimit”.

Sipas faqes së “Gizmodo”, në ShBA ka të paktën 150 milionë vaksina tepër (për t’i hedhur posht, për arsye të mospërdorimit dhe të afatskadimit). Madje dhe t’u dhurohen vendeve të botës (që kanë nevojë për vaksinat), transporti dhe tjerat detaje operacionale kushtuakan. Ndërsa ShBA thjesht s’paska ndarë mjete për këtë “teprim” të papritur, ose të paplanifikuar.
– – –
“Hezitimi i njerëzve në SHBA për ta marrë dozën e parë të vaksinës, e quajtur nga OBSH si ‘infodemi e keqinformimit’, ka rezultuar në ‘tepricën’ e miliona dozave të vaksinës” – [ Interesting Engineering ]
– – –
“Themeluesi i Microsoft, i cili ka shpenzuar mbi një miliard dollarë për ta luftuar pandeminë aktuale përmes fondacionit të tij, tani vetë është infektuar nga virusi. Ai ishte plotësisht i vaksinuar dhe kishte marrë dozën e tij përforcuese. Gates ka deklaruar në Twitter se ka simptoma të buta dhe se po izolohej…” – [ Interesting Engineering ]
– – –
“ShBA ka vaksinuar vetëm 66.6% të popullsisë kundër Covid-19, shkalla më e ulët krahasuar me cilindo vend të pasur të botës. Në fakt, ShBA renditet e 62-ta në botë për vaksinimin e popullsisë së vet, menjëherë pas Nepalit (66.9%), Sri Lankës ( 67.4%) dhe Iranit (68.4%)” – [ Gizmodo – bazuar në infot e Universitetit Johns Hopkins ]
Shkurt, ec e mos dysho, nga bombardimet informative ultra-moderne, përherë të freskëta dhe të konfirmuara, njeriu thjesht s’ka shans të ngelet mosbesues, anti-konspirativ, mospërfillës, injorant etj : )

blank

Elon Musk sulmon Demokratët e SHBA: Parti e urrejtjes dhe përçarjes

BILD

Elon Musk shkakton sërish një shpërthim!

Miliarderi i teknologjisë po zbulon gjithnjë e më shumë pikëpamje që e lidhin atë me spektrin politik të krahut të djathtë në SHBA.

Ai shkroi në Twitter të mërkurën se Demokratët amerikanë janë bërë një parti ‘e urrejtjes dhe përçarjes’. Kjo është arsyeja se pse ai do të votojë Republikanët në të ardhmen.

Në përgjigje të një profesori, kreu i kompanisë së makinave elektronike, Tesla, kritikoi gjithashtu edhe universitetin elitar Yale si ‘epiqendrën e virusit intelektual majtist që po përpiqet që të shkatërrojë qytetërimin’.

Musk u duartrokit menjëherë për komentet e tij nga deputetja e djathtë, Lauren Boebert- një mbështetëse e ish-presidentit Donald Trump dhe avokate e ligjeve të armëve dhe kundërshtare e masave mbrojtëse nga korona, masave kundër koronavirusit, abortit dhe martesave të homoseksualëve. “Mirë se erdhe në krahun e duhur Elon,” shkruan ajo.

Musk tha se ai votonte për Demokratët, sepse ata ishin në pjesën më të madhe ‘partia e mirësisë’. Ai gjithashtu shkroi se tani mund të pritej një fushatë mashtrimesh të pista kundër tij, duke sugjeruar se kjo është e lidhur me deklaratat e tij politike.

Në fakt prej disa kohësh ka pasur raportime në media se Komisioni i Bursës në SHBA heton përpjekjet e Musk për blerjen e kompanisë Twitter.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur se kishte arritur pjesëmarrjen me 5 përqind në kompani, 11 ditë më vonë nga sa kërkohet. Kjo i shpëtoi atij para: duke shkelur rregullat, ai ishte në gjendje që të blinte aksione të lira për 11 ditë, për shkak se kur u bë e ditur publikisht se ai do futej në Twitter, çmimet i rritën menjëherë.

Musk ra dakord me bordin e drejtorëve të Twitter për të blerë shërbimin online për rreth 44 miliardë dollarë. Gjatë ditëve të fundit ai ka akuzuar Twitter për deklarime të rreme sa i përket numrit të llogarive false dhe boteve. Kjo ka bërë që aksionet e Twitter të bien. Deri më tani është e paqartë nëse Musk po përpiqet që të ulë çmimin apo të përgatisë terrenin për një dalje nga marrëveshja.

syri.net

blank

Aksidenti i autobusit nga Kosova në Austri, si ndodhi dhe krejt çka dihet deri tash

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, një autobus nga Kosova është aksidentuar në Salzburg të Austrisë. Viktima s’janë regjistruar, por lëndime kanë marrë rreth 20 persona, që sipas autoriteteve austriake, janë turistë nga Kosova. Gazeta Express ju sjell një përmbledhje të krejt asaj se çka dihet rreth këtij aksidenti.

Një autobusi nga Kosova, që po udhëtonte drejt Austrisë, i ka mbetur rruga në gjysmë. Autobusi është aksidentuar në orët e para të mëngjësit në një autostradë nga Salzburgu në drejtim të Vjenës.

Në momentin e aksidentit raportohet se në autobus ndodheshin 28 persona, 19 prej të cilëve kanë marrë lëndime. Tre prej tyre kanë lëndime më të rënda.

blank

Kryqi i Kuq dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

“Aktualisht kemi informacione për tre të plagosur rëndë dhe 16 të plagosur lehtë”, tha për APA, zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner.

“Deri më tani nuk kemi raportime për viktima”, deklaroi ajo.

blank

Pas aksidentit, autoritetet thanë se në vendin e ngjarjes kanë arritur vullnetarë, pjesëtarë të Kryqit të Kuq dhe të ndihmës së parë.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti është mbyllur për trafik dhe autobusi gjendet ende në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 në një autostradë nga Salzburgu në drejtim të Vjenës. Autobusi me rreth 25 pasagjerë, me gjasë është përplasur në mbrojtësen prej betoni të autostradës, por shkaqet e aksidentit ende janë të paqarta, tha zëdhënësi i policisë, Hans Wolfgruber.

blank

Dyshimet e para për aksidentin: Shoferin e zuri gjumi ose defekt teknik

Nga Policia austriake kanë folur për dyshimet e para rreth aksidentit të autobusit nga Kosova në Salzburg të Austrisë, ku raportohet për rreth 20 të lënduar.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale, Hans Wolfgruber, dyshimet janë se ose shoferin e ka zënë gjumi ose ndonjë defekt Teknik e ka shkaktuar aksidentin.

Ndërkohë, Komandanti i autoritetit të shpëtimit të qarkut të Flachgau, Hermann Garstragser, tha se në autobus ndodheshin 28 persona.

Sipas tij, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

“Ne u lajmëruam në orën 03:08 dhe autobusi kishte 28 persona. Në aksident mbetën të plagosur rëndë tre persona dhe 16 të lënduar lehtë, nëntë persona mbetën të palënduar. Nga tre të plagosurit rëndë, tre janë dërguar në spitalet e Salzburgut”, ka thënë Gerstgraser.

blank

Ai ka thënë se personat që ndodheshin në autobus janë turistë nga Kosova.

Autobusi që u aksidentua në Austri është i kompanisë “Armend Tours” nga qyteti i Gjakovës.

Gazeta Express ka telefonuar në këtë kompani por nuk kanë dhënë detaje lidhur me aksidentin ku raportohet për të paktën 20 persona të lënduar

blank

I ATERRUARI GABIM NË DHÉUN SHQIPTAR… – Nga REX KASUMAJ

Rama i bën luftë dhe urren Sali Berishën, pse qenka non grata i Amerikës.
Por Rama kultivon dashni dhe përqafon Milorad Dodikun, poashtu non grata i Amerikës.
I pari është shqiptar, kurse i dyti serb, i errtë si nata dhe i fshehtë si thika pas krahëve.
Serbi Dodik dhe eprori i tij i Dedinjes Vuçiq, nuk sanksionuan Rusinë dhe i heshtin krimet e Putinit.
Rama, ndërkaq, refuzon gjenocidin serb në Srebrenicë dhe, këtij vegëzimi natyral, vetëvetiu bëhet pjesë konkludente e boshtit të tyre lindor.
Dhe, për çudi, akoma qeveris në Tiranë. Madje, meqë i ka vënë syrin mandatit të katërt legjendar, një Zot e di se ç’ i pret akoma shqiptarët nga i aterruari gabim në Dhéun e tyre.
Kosovën e pakryer, veçanërisht!
blank

‘Do bëj padi’- Kokalari i lë 24 orë kohë medias pranë qeverisë të kërkojë falje për shpifjen

Aktivistja republikane në SHBA Evi Kokalari ka reaguar sërish pas disa publikimeve në media që citojnë atë si burim por që janë përgenjështruar si të pavertateta nga Kokalari.

Në një postim në faqen e saj në facebook pak minuta me parë Kokalri shkruan se “newsbomb.al ke 24 orë që të japësh burimin ose publikisht të kërkosh falje për këtë shpifje, ndryshe nesër do bëj padi”.

“Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Kokalari.

Ndërkohë rikujtojme këtu se aktivistja shqiptare ka kërkuar nga kjo media edhe nje ditë më parë përgenjeshtrimin e lajmit  të rremë që kanë publikuar në lidhje me vizitën në Tiranë të ish sekretarit të shtetit Pempeo.

“S’kam thënë kurrë që jam munduar të organizoj një takim midis Secretary Pompeo dhe Sali Berishës, e jo më të kem ofruar para për diçka të tillë”.

“Ky artikull është bërë me tendencë të deformoj realitetin”, shkruante Kokalari.

Newsbomb.al bën mirë ose të publikoj burimin ku e kam thënë këtë gjë ose ta përgënjeshtroi, ndryshe do konsideroj një padi penale”, deklaronte aktivistja një ditë më parë.

syri.net

blank

Nën hetim Lulzim Basha- Artan Hoxha dëshmon për 4 orë te prokurorët belgë

Gazetari Artan Hoxha është marrë në pyetje nga prokurorët e Belgjikës për çështjen ‘Toyota Yaris’, dosje për të cilën është nën hetim ish-kryetari i PD, Lulzim Basha. 

Vetë gazetari thotë se u pyet për 4 orë për atë që dinte për çështjen.

Ne zyrat qendrore te Policise Gjyqesore Federale te Belgjikes. Me priten mire mor vellezer, gjynah te qahem. Nga zyrat prej xhami te oficereve federale belg, Brukseli kishte nje pamje fantastike…

Kater ore brenda me federalet, per çeshtjen “Toyota Yaris”. Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as dëgjova gje dhe as mbaj mend gje… po fare, fare.

Kaq kisha…. Edhe keta federalet e Brukselit kisha mangut, se nuk me dalin prokuroret e SPAK-ut, apo prokurorite e rretheve gjyqesore te Shqiperise!!!! Gjithsesi, me duket se me mire do te behet…” – shkroi Hoxha në Facebook.

Kujtojmë që prokurorët belgë morën në pyetje në Tiranë, ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, për mbi dy orë, në 10 shkurt të këtij viti, në ambientet e SPAK.

Sipas prokurorëve belgë, Lulzim Basha nuk është vetëm dëshmitar i dosjes ‘Toyota Yaris’, por edhe i proceduar penalisht.

Basha akuzohet për dekonspirimin e operacionit policor, pas denoncimit në Kuvend se ishin nisur drejt Shqipërisë 5 milionë të fshehura në automjete.

Dy ditë pas deklaratës së Bashës, makinat Toyota Yaris, me 3.5 milionë euro të fshehura brenda tyre, mbërrijnë në Portin e Durrësit.

Asnjë prej kokave të trafikut nuk ra në pranga.

Hetimet belge janë përqendruar në atë që deklarata e Bashës në foltoren e Kuvendit u bë për interesa të një grupi kriminal, ndërsa një pjesë e parave, prej 1.5 milionë euro, humbën.

syri.net


Send this to a friend