Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë thënë se kanë shënjestruar qendrat e komandës dhe ndërtesat shumëkatëshe në kryeqytetin libanez, si dhe një objekt ku ruheshin dronë.
“Qendrat e komandës kishin synim të përdoreshin nga Hezbollahu për të çuar përpara dhe të kryheshin një numër sulmesh terroriste kundër trupave të IDF-së dhe shtetit të Izraelit”, thuhet në njoftimin e Forcës.
IDF-ja ka shtuar se ka lëshuar 26 sulme në zonën Dahiyeh të Libanit. Një paralajmërim nga ushtria izraelite për të evakuuar jugun e Bejrutit ka nxitur kaos dhe panik atje ndërsa banorët u dyndën rrugëve për t’u larguar.
Ndërkohë kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë vendin e tij mes luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Ai paralajmëroi se Libani mund të përballet me një katastrofë humanitare për shkak të numrit të madh të njerëzve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, raporton AP. Panorama