Mediat izraelite raportuan të martën se ushtria shënjestroi kreun e Këshillit të Sigurisë së Iranit, Ali Larijani, duke shtuar se nuk ishte e qartë nëse ai u vra apo u plagos.
Ndërkohë, një tjetër sulm ajror izraelit në Iran shënjestroi udhëheqësin e Xhihadit Islamik Palestinez, Akram al-Ajouri, dhe figura të tjera të larta në organizatën terroriste, sipas burimeve ushtarake, raporton Israel Times.
Larijani është njeriu që drejton fijet në Iran edhe para vdekjes së Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Në javët e fundit, dukshmëria e Larijani është rritur ndjeshëm, ndërsa Presidenti Pesekian ka bërë të kundërtën.
Ai ka fluturuar për në Moskë për t’u takuar me Putinin, është takuar me udhëheqës të Lindjes së Mesme, ka dhënë intervista të plota televizive me mediat iraniane dhe të huaja, si dhe ka postuar në mediat sociale. gsh