Bisedimet direkte midis Izraelit dhe Hamasit mbi planin e paqes të SHBA-së që synon t’i japë fund luftës në Gaza kanë filluar në vendpushimin egjiptian Sharm el-Sheikh, konfirmoi një zyrtar egjiptian.
Delegacioni izraelit udhëhiqet nga Ron Dermer, një kryenegociator dhe aleat i ngushtë i qeverisë izraelite, ndërsa delegacioni i Hamasit përfaqësohet nga Khalil al-Haya, një zyrtar i lartë i Hamasit.
Sipas deklaratave të përfaqësuesve të Hamasit, bisedimet përqendrohen në fazën e parë të një armëpushimi të mundshëm , i cili përfshin një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite nga Rripi i Gazës.
Në të njëjtën kohë, lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi po shqyrtohet në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.
© Panorama.al