“Sipas meje, politika serbe ka një listë të prioritete për raportet me kroatët dhe boshnjakët, duke i paraqitur ato më të rëndësishme se me shqiptarët. Unë mendoj se shqiptarët duhet të jenë prioriteti ynë”, ka thënë Ivanoviq për Blicin serb, transmeton lajmi.net
Ai tha se potenciali për telashe dhe konflikte mes shqiptarëve dhe serbëve është përcjellur me keqkuptime të mëdha.
Sipas tij mënyra e vetme për t’i zgjidhur këto probleme është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dhe krijimi i raporteve të mira me shqiptarët nëpërmjet Tiranës.
Ai i vlerësoi shqiptarët si njerëz me me tradita dhe konservator.
“I kemi vlerësuar gabim dhe i kemi nënvlerësuar në fakt. Ata janë njerëz shumë tradicionalë dhe konservator prandaj mund të krahasohen me vendet e tjera. Duhet të përshtatemi dhe të gjejmë çelësin e komunikimit”, ka thënë Oliver Ivanoviq.
Ai ka theksuar se Kosova asnjëherë nuk do të pushojë së qeni pjesë e Serbisë.
“Kosova nuk do pushojë asnjëherë së qeni Serbi, por duhet të ulemi dhe ta diskutojmë statusin e Kosovës”, përfundoi Ivanoviq.
Oliver Ivanoviq së fundi është liruar nga arresti shtëpiak, pasi është i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Kur te lavderojne keta dije se dheun nen kembe ta kane heqe.
A e di ky fare Ivanovici se para disa vitesh njefare Vuk Jeremici me bajagi pompozitet si minister i jashtem i Serbise i pat ba nje kerkese zyrtare Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e Pavaresise se Kosoves dhe UNANIMISHT e pat marre pergjigjen qe nuk len ma dilema per diskutime te matutjeshme.
Kjo kerkese e tij ngjan asaj lojes se femijeve qe kur humbin thone: ..pa hajde te lujme edhe njehere….