Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s me Scott W. BRAY, Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Inteligjencën dhe Sigurinë.
Ai shton se vetë ka kërkuar që NATO të kërkojë nga vendet e Ballkanit Perendimor aprovim sa më parë të ligjit për kontrollin e investimeve të huaja, sidomos ato që vijnë nga Kina dhe kanë lidhje me Rusinë.
Postimi i plotë:
Bruksel: Takimi Asamblesë Parlamentare të NATOs.
Scott W. BRAY, Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Inteligjencën dhe Sigurinë, NATO, prezantoj “SFIDAT RUSE DHE KINEZE PËR SIGURINË EURO-ATLANTIKE”
Bray vuri theksin në rëndësinë që kanë investimet teknologjike dhe ekonomike dhe rreziku që interesat ekonomike aftaashkurtëra të cënojnë interesat e sigurisë së NATOs.
Në fjalën time dhe në bashkëbisedim me z Bray, kërkova që krahas SHBAs dhe BE është e domosdoshme, që dhe NATO të kërkojë nga vëndet e ballkanit perendimor aprovim sa më parë të ligjit për kontrollin e investimeve të huaja, sidomos ato që vijnë nga Kina dhe kanë lidhje me Rusinë.
Kontrollin e investimeve në teknologji, infrastrukturë kritike, data center(qëndrat e të dhënave), sistemin e smart city dhe sistemet e vëzhgimit. Detyrimin që në investimet private dhe ligjet e prokurimeve të deklarohen asetet e kompanive ofshore dhe përfituesve të tyre.
Eleminimin e ligjeve speciale për interesa klienteliste jo transparente dhe kthimin e tyre në interesa korruptive.
Po ashtu një kontroll të rreptë të investimeve dhe sidomos nga burimet kriminale të drogës dhe korrupsionit, pastrimi i parave , si dhe ligje strikte për të frenuar mundësinë e infiltrimit të tyre në cështje të sigurisë sic ndodhi me AKSH në Shqipëri.









Komentet