VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ish-lojtarja angleze e kriketit Rainford-Brent merr një letër të urrejtjes raciste

By | November 18, 2021
blank

Komentet

blank

Gjykata miraton dëbimin e Novak Gjokoviçit nga Australia

VOA

Shpresat e tenistit serb Novak Gjokoviç, për të luajtur në turneun Australian Open, u rrënuan të dielën pasi një gjykatë hodhi poshtë ankesën e tij ndaj një urdhri dëbimi.

Tre anëtarë të Gjykatës Federale vendosën të lënë në fuqi një vendim të së premtes të ministrit të Emigracionit, për anulimin e vizës për 34-vjeçarin serb, për shkak të interesit publik.

Vendimi do të thotë se ka të ngjarë që Novak Gjokoviçi, i cili nuk është vaksinuar kundër COVID-19, do të qëndrojë në paraburgim në Melburn derisa të dëbohet.

Zakonisht dëbimi përfshinë edhe ndalimin e hyrjes në Australi për tre vjet me radhë.

Ministri Alex Hawke e anuloi vizën me arsyetimin se prania e Novak Gjokoviçit në Australi mund të jetë një rrezik për shëndetin publik dhe “mund të jetë kundërproduktive ndaj përpjekjeve për vaksinimin” në shkallë të gjerë në Australi.

Viza e Gjokoviçit u anulua fillimisht më 6 janar në aeroportin e Melburnit, disa orë pasi ai mbërriti për të marrë pjesë në turne, ndërsa pohoi se kishte siguruar një dokument që e përjashtonte nga rregulli sipas të cilit vizitorët që futen në Australi, duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Pas mbërritjes, zyrtarët e Forcave Kufitare vendosën se dokumenti i Novak Gjokoviçit është i pavlefshëm dhe ai u mbajt së bashku me azilkërkuesit e tjerë në një hotel paraburgimi të emigracionit për disa ditë.

blank

Gjokoviq ndalohet sërish në Australi, e deklarojnë kërcënim publik

RFE/RL

Australia e ktheu Novak Gjokoviqin në mbajtje të shtunën (15 janar), duke thënë se kundërshtimi i yllit të tenisit ndaj vaksinimit mund të shkaktojë “trazira civile”.

Pasi një herë nuk arriti të largonte 34-vjeçarin e pavaksinuar nga vendi, qeveria konservatore e Australisë po përpiqet sërish.

Dhe Gjokoviq po lufton për herë të dytë, me një apel të ri gjyqësor të planifikuar për të dielen.

Çështja do të shqyrtohet nga ora 9:30 nga Gjykata Federale me tre gjyqtarë, një format që lë pak hapësirë për të apeluar çdo vendim.

Tani për tani, tenisti serb është rikthyer në një burg famëkeq të imigracionit në Melburn pas disa ditësh lirie pas apelit të tij të parë të suksesshëm gjyqësor.

Një kolonë automjetesh u pa duke lëvizur nga zyrat e avokatëve të tij – ku ai ishte mbajtur nën roje për pjesën më të madhe të së shtunës — në ish- objektin e hotelit Park.

Për miliona anembanë botës, ylli serb njihet më së miri si një kampion i padiskutueshëm i tenisit dhe lidhur me qëndrimin e tij kundër vaksinimit.

Në dosjet gjyqësore, Australia e ka paraqitur atë si një figurë kyqe për kundërshtarët e vaksinimit dhe një katalizator për “trazira civile” të mundshme, që duhet të largohet në interes të publikut.

Prania e Gjokoviqit në Australi “mund të nxisë ndjenjën kundër vaksinimit”, argumentoi ministri i imigracionit, Alex Hawke, duke justifikuar përdorimin e tij të fuqive të gjera ekzekutive për të hequr vizën e tenistit.

Jo vetëm që Gjokoviq mund t’i inkurajojë njerëzit të shkelin rregullat shëndetësore, tha Hawke, por prania e tij mund të çojë në “trazira civile”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq akuzoi të premten Australinë për “keqtrajtim” të yllit më të madh të vendit dhe një heroi kombëtar.

“Nëse donit ta ndalonit Novak Gjokoviçin të fitonte trofeun e 10-të në Melburn, pse nuk e kthyet menjëherë, pse nuk i thatë se është e pamundur të marrësh vizë? ka thënë Vuçiq në Instagram.

“Novak, ne jemi pranë teje!”, shtoi ai.

Gjokoviq ka fituar nëntë herë Australian Open dhe shpresonte që ta mbronte titullin javën e ardhshme. Ai shpresonte që ta fitonte këtë garë, me qëllim që të bëhej tenisti më i suksesshëm në histori të këtij sporti me një rekord prej 21 titujsh Grand Slam.

Fillimisht Gjokoviqit i ishte anuluar viza pasi arriti në Melbërn më 6 janar. Autoritetet kufitare gjetën se ai kishte “dështuar që të ofronte të dhëna të duhura” për një përjashtim mjekësor, që i mundësonte t’i shmangej rregullave për koronavirus.

Në Australi ka pasur zemërim të madh të publikut, pasi ky shtet ka pasur disa nga rregullat më strikte kundër pandemisë.

Gjokoviqi ishte ndaluar dhe kishte qëndruar për disa orë në aeroport ku kishte kaluar në kontrollet e migracionit. Më pas ai qëndroi disa ditë në një hotel të shndërruar në qendër për migrantë.

Disa ditë më vonë, një gjykatës hodhi poshtë vendimin e autoriteteve për anulimin e vizës dhe urdhëroi lirimin e tij, duke thënë në vendim se zyrtarët kufitarë kishin injoruar procedurat gjatë arritjes së Gjokoviqit në Australi.

Por, ministri Hawke të premten ia anuloi sërish vizën Gjokoviqit, duke përdorur fuqitë që dalin nga Akti për Migrim i Australisë.

Ky akti lejon dëbimin e kujtdo që ministri e sheh si rrezik potencial “për sigurinë shëndetësore apo rendit të komunitetit australian”, por megjithatë, Gjokoviq mund ta apelojë këtë vendim.

Vendimi për anulimin e vizës vjen pasi Gjokoviqi foli për pretendimet se ai kishte bërë deklarime të rreme në formularin e udhëtimit – ku thuhej se ai nuk kishte udhëtuar në ndonjë shtet tjetër 14 ditë para se të arrinte në Australi. Në fakt, tenisti serb, në atë periudhë kishte udhëtuar për në Spanjë.

Ai tha se ky ishte një gabim i bërë nga agjenti e tij dhe e quajti “gabim njerëzor”, duke shtuar se nuk ishte i qëllimshëm.

Gjokoviq po ashtu e ka pranuar se është takuar me një gazetar dhe ka bërë sesion fotografish pasi kishte dalë pozitiv në COVID-19.

blank

Australia ia anulon sërish vizën Gjokoviqit

RFE/RL

Australia ia ka anuluar vizën tenistit serb, Novak Gjokoviq për të dytën herë me radhë.

Vendimi i ministrit për Emigrim të Australisë, Alex Hawke nënkupton se tani Gjokoviq përballet me dëbim nga shteti.

Megjithatë, tenisti 34-vjeçar ende mund të apelojë vendimin për të qëndruar në Australi.

Tenisti numër një në botë në kategorinë e meshkujve ishte paraparë që të luante në turneun Australian Open, që nis të hënën.

“Sot ushtrova të drejtën time… për të anuluar vizën e Novak Gjokoviqit duke u thirrur në arsye shëndetësore, pasi ishte në interes të publikut që të veproja kështu”, tha ministri përmes një deklarate.

Ky vendim gjithashtu nënkupton se Gjokoviqi mund të përballet me një ndalesë trevjeçare për marrjen e vizës së re australiane, edhe pse një ndalesë e tillë mund të hiqet.

Gjokoviq ka fituar nëntë herë Australian Open dhe shpresonte që ta mbronte titullin javën e ardhshme. Ai shpresonte që ta fitonte këtë garë, me qëllim që të bëhej tenisti më i suksesshëm në histori të këtij sporti me një rekord prej 21 titujsh Grand Slam.

Fillimisht Gjokoviqit i ishte anuluar viza pasi arriti në Melbërn më 6 janar. Autoritetet kufitare gjetën se ai kishte “dështuar që të ofronte të dhëna të duhura” për një përjashtim mjekësor, që i mundësonte t’i shmangej rregullave për koronavirus.

Në Australi ka pasur zemërim të madh të publikut, pasi ky shtet ka pasur disa nga rregullat më strikte kundër pandemisë.

Gjokoviqi ishte ndaluar dhe kishte qëndruar për disa orë në aeroport ku kishte kaluar në kontrollet e migracionit. Më pas ai qëndroi disa ditë në një hotel të shndërruar në qendër për migrantë.

Disa ditë më vonë, një gjykatës hodhi poshtë vendimin e autoriteteve për anulimin e vizës dhe urdhëroi lirimin e tij, duke thënë në vendim se zyrtarët kufitarë kishin injoruar procedurat gjatë arritjes së Gjokoviqit në Australi.

Por, ministri Hawke të premten ia anuloi sërish vizën Gjokoviqit, duke përdorur fuqitë që dalin nga Akti për Migrim i Australisë.

Ky akti lejon dëbimin e kujtdo që ministri e sheh si rrezik potencial “për sigurinë shëndetësore apo rendit të komunitetit australian”, por megjithatë, Gjokoviq mund ta apelojë këtë vendim.

Vendimi për anulimin e vizës vjen pasi Gjokoviqi foli për pretendimet se ai kishte bërë deklarime të rreme në formularin e udhëtimit – ku thuhej se ai nuk kishte udhëtuar në ndonjë shtet tjetër 14 ditë para se të arrinte në Australi. Në fakt, tenisti serb, në atë periudhë kishte udhëtuar për në Spanjë.

Ai tha se ky ishte një gabim i bërë nga agjenti e tij dhe e quajti “gabim njerëzor”, duke shtuar se nuk ishte i qëllimshëm.

Gjikoviq po ashtu e ka pranuar se është takuar me një gazetar dhe ka bërë sesion fotografish pasi kishte dalë pozitiv në COVID-19.

blank

Interi triumfoi ndaj Juventusit, fitoi Super Kupën italiane

Inter Milan fitoi Superkupën e Italisë 2021, mbrëmë, duke mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 në stadiumin San Siro të Milanos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Juventus realizoi i pari në minutën e 25-të, pasi mesfushori amerikan, Weston McKennie, shënoi me një goditje me kokë brenda zonës. Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata krosoi topin nga e majta për ta asistuar McKennie-n.

Interit iu dha një penallti në minutën e 34-të pasi sulmuesi boshnjak Edin Dzeko u faullua në zonë.

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez mori përsipër penalltinë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi nga pika e bardhë, teksa Interi barazoi ndeshjen.

Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Asnjëra skuadër nuk shënoi në pjesën e dytë dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Kur të gjithë prisnin që fituesi të zgjidhet përmes penalltive, sulmuesi kilian i Interit, Alexis Sanchez, shënoi golin e fitores në minutën e 121-të.

Matteo Darmian i Interit priti një top në kuadratin e Juventusit, duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes së Juventusit.

Pastaj Sanchez kontrolloi topin për të shënuar nga afër, ndërsa Interi fitoi Superkupën.

Sanchez u shpall lojtari i ndeshjes pas fishkëllimës së fundit.

Kampioni italian i vitit 2021, Inter, fitoi Superkupën për herë të gjashtë në histori. Herën e fundit, skuadra nga Milano e fitoi këtë titull në vitin 2010.

Ndërkohë, skuadra humbëse, Juventusi, ende mban rekordin e këtij trofeu me nëntë fitore në total.

Juventusi fitoi për herë të fundit Superkupën e Italisë në vitin 2020.

blank

Kosova mposht Turqinë në shtëpi për kualifikime të botërorit në hendboll

Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll ka mposhtur atë të Turqisë me rezultat 26 me 24 në kuadër të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të Meshkujve 2023, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja, e cila ishte mjaft dinamike, në pjesën më të madhe ka qenë me rezultat të ngushtë të epërsisë prej 1 ose 2 pikësh nga Turqia, e ndjekur nga Kosova.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 13 me 13.

Por përkushtimi më i madh në sulm i vendësve në pjesën e dytë, bëri që ata të barazojnë në fund të pjesës së dytë, për të krijuar më pas në 5 minuta të vazhdimit një epërsi prej 2 pikësh, të cilën arritën ta mbanin deri në fund.

Pas 5 ndeshjeve të luajtura në grupin e fazës së parë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror, Kosova ka tani 1 fitore 1 barazim dhe 3 humbje.

Grupit i prin Greqia me 4 fitore, më pas ndodhet Turqia me 2 fitore e 3 humbje, e treta është Belgjika me 1 fitore, 1 barazim e 2 humbje, kurse në fund ndodhet Kosova me bilancin e lartcekur.

Më 15 janar Kosova do të luajë kundër Belgjikës në Prishtinë.

blank

Djokovic mund të përballet me pesë vjet burg nëse zbulohet se ka gënjyer për testin për Covid

Novak Djokovic mund të përballet me pesë vjet burg nëse zbulohet se ka gënjyer për testin e tij pozitiv për Covid në Australi.

Numri një i botës në tenis e pranoi se gënjeu në formularin e deklaratës së tij të hyrjes dhe vetëdije kishte kontakte me persona të tjerë derisa ishte infektuar me Covid.

Ndërsa bota pret vendimin përfundimtar të ministrit, Alex Haëke, në lidhje me vizën e tij, Djokovic po drithërohet pas akuzave për gënjeshtra.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi dhënë ai në Gjykatë, 34-vjeçari pranoi se e dinte se ishte pozitiv me Covid më 16 dhjetor.

Djokovic “Më 16 dhjetor 2021, u testova dhe u diagnostikova me SARS-CoV-2 (Covid)”.

Megjithatë, Djokovic më vonë pretendoi në një deklaratë publike se ishte në dijeni më 17 dhjetor.

Dhënia e informacioneve mashtruese në gjykatë është një krim i dënueshëm me pesë vjet burg.

Djokovic haptazi e ka pranuar se theu rregullat për Covid, madje ka dhënë edhe një intervistë për L’Equipe, teksa e dinte se ishte pozitiv. /Gazeta Express/

blank

Australia shtyn vendimin për Novak Djokovic, në hetim për deklaratë të rreme në kufi

Ende nuk ka ardhur një vendim i qeverisë australiane në lidhje me tenistin serb Novak Djokovic, nëse numri 1 në botë do të luajë në Australian Open apo jo. Djokovic fitoi dje betejën në gjykatë, që i dha të drejtë të luajë në grand slam që nis më 17 janar, edhe pse i pavaksinuar.

Tenisti ka nisur menjëherë stërvitjen dhe po përgatitet për Australian Open, ku është kampion në fuqi. Gjithsesi, Ministria e Emigracionit ka apeluar vendimin dhe ka fjalën e fundit, teksa mund të anulojë lejen e qëndrimit dhe të kthejë mbrapsht në vendlindje tenistin.

Vendimi i qeverisë ishte planifikuar për sot, por mësohet se është shtyrë për të mërkurën. Nga ana tjetër, mediat australiane bëjnë me dije se Djokovic po hetohet për deklaratë të rreme. Në aeroport, i pyetur nëse ka lëvizur në vende të tjera teksa ka qenë i infektuar, tenisti ka thënë jo.

Ndërkohë që, pas infektimit më 16 dhjetor, ai ka qenë i pranishëm në disa evente dhe nuk ka kryer karantinën e detyruar. Për pasojë, ai po hetohet për deklaratë të rreme në kufi. Djokovic qëndroi për stërvitje në Spanjë, nga ku u nis më pas për Australi. bw

blank

Muzike dhe pornografi shfaqen befasisht gjatë transmetimit të gjyqit të Djokovicit

Kontradiktave mes drejtësisë dhe autoriteteve australiane iu shtua edhe një incident interesant që ndodhi gjatë seancës gjyqësore që vendoste për çështjen e Novak Djokovicit.

Hakerët hakuan lidhjet e internetit për të transmetuar muzikë me zë të lartë dhe përmbajtje pornografike.

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, seanca që vendoste nëse Djokovicit do t’i lejohej hyrja në Australi u mbajt virtualisht, transmeton Gazeta Express.

Pak minuta para se seanca të fillonte, gazetarët klikuan në një link që kishte skaduar, të ofruar nga gjykata, pa e ditur se ai link ishte ndryshuar.

Në vend se ta shihnin seancën, atyre iu shfaqën imazhe pornografike. /Gazeta Express/

blank

Më 10 janar 1949 lindi boksieri i famshëm George Foreman

VOAL – George Foreman, boksieri i paharrueshëm dhe i paharruar, i cili u bë kampion olimpik në moshën nëntëmbëdhjetë vjeç, lindi më 10 janar 1949 në Marshall, Teksas (SHBA). Një atlet i madh, ai konsiderohet nga shumica e kritikëve të specializuar si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave pas të paimitueshëm Cassius Clay.

Si çdo boksier i mirë amerikan që respekton veten, origjina e tij shënohet nga lodhja dhe ashpërsia e lagjeve të varfëra. Fillimet, më shumë se në ring, e shohin atë protagonist në rrugët e kryeqytetit Teksan, Hjuston, ku u zhvilluan ndeshje epike por edhe të çrregullta, të braktisura rrallë nga George i paepur. Siç thonë ata, ai forcon kockat. Dhe çfarë kockash. Vetëm pak vite më vonë, ishte viti 1968, duke mahnitur botën, ai fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Mexico City, falë një përzierjeje shpërthyese të klasit të patejkalueshëm dhe fuqisë së jashtëzakonshme.

Duke folur për këtë fitore, një anekdotë kurioze sheh si protagonist të saj një italian, njëzet e tre vjeçarin Giorgio Bambini, i cili, duke u dashur të takonte Foremanin e nënshtruar në gjysmëfinale, pas një grushti të vetëm u shtri në tapetin e unazës, i shurdhër ndaj të indinjuarve, nxitjet e trajnerëve që i bërtisnin, ngrihuni menjëherë në këmbë. “Isha i çmendur, ai më vret” hyn në histori, i murmuritur nga fëmijët, fjalë për fjalë i tmerruar nga kundërshtari.

Prandaj, nuk duhet shumë për të kuptuar pse George Foreman fitoi shpejt pseudonimin “Vrasësi”, jo aq për ligësinë e tij (që në fakt nuk ekziston fare), por për fuqinë proverbiale dhe vdekjeprurëse të goditjeve të tij, ata e kthyen atë në një makinë unazore të vërtetë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm olimpik, në vitin 1969 u bë profesionist.

Katër vjet më vonë ai u bë kampion bote duke zbritur në raundin e dytë Joe Frazier, kampion i Olimpiadës së kaluar, të luajtur në Tokio në 1964.

Por fatkeqësia e Foreman-it (nëse mund ta përkufizojmë kështu) është se ai ishte bashkëkohës i Cassius Clay, i njohur si Muhamed Ali, kampioni i madh përgjegjës për humbjen e parë të gjigantit të butë që u rrit në rrugë.

Ajo shfaqet në vjeshtën e vitit 1974 kur të dy takohen në Kinshasa për një ndeshje historike (kthyer në modë falë filmit dokumentar “When we were kings”, “When we were kings”), një takim që e sheh Foremanin të përjetojë atë që dikush ka përkufizoi “gjestin më të bukur atletik të shekullit”, që është vrasja nga Cassius Clay e legjendës Foreman, i cili do të pësojë një KO dramatike në raundin e tetë.

Paradoksalisht, megjithatë, kjo disfatë e shenjtëroi atë në histori, duke e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën e rivalit të tij. Mbështetësit pretendojnë se George Foreman ishte tani në bulevardin e perëndimit të diellit kur u përball me atë ndeshje, duke u deklaruar i sigurt se ai me siguri do ta fitonte atë, vetëm nëse do ta kishte luftuar një ose dy vjet më parë.

Vitin e ardhshëm (1977) Foreman shpalli tërheqjen e tij përfundimtare nga skena konkurruese në botë.

Dhjetë vjet më vonë vjen njoftimi i bujshëm i rikthimit të tij në botën e boksit, tashmë tullac, i yndyrshëm dhe me sa duket shumë i ndryshkur. Tifozët e vjetër, të trembur, shqetësohen për efektet e mundshme jo të shëndetshme të kësaj qiraje, ndërsa kritikuesit flasin për një lëvizje të ngathët reklamuese.

Megjithatë, pas disa takimeve paraprake, Foreman dëshmon se nuk bën aspak shaka dhe në të vërtetë është i vendosur që të shpenzojë në maksimum mundësitë e fundit sportive. Kundërshtarët e tij, Dwight Muhammad, Qawi Like, Bert Fabbrica, Gerry Cooney dhe Adilson Rodrigues dinë diçka për të, aq sa kundër parashikimeve të të gjithëve më 5 nëntor 1994 në Las Vegas ai arrin të rikuperojë titullin e botës në peshën e rëndë kundër Michael Moorer për WBO.

Në moshën 45 vjeç e 9 muaj, George Foreman bëhet kështu kampioni më i vjetër i botës në historinë e boksit: kjo arritje në fakt duhet të konsiderohet e barabartë me atë të Muhamed Aliut kur ai e mposhti atë në ndeshjen legjendare.

Sot Foreman, i cili është bërë një figurë e njohur në vendin e tij, është rrethuar me një familje të bukur, është bërë një predikues ungjillor dhe boton libra recetash në të cilat jep këshilla për gatimin dhe për përgatitjen e hamburgerëve të paimitueshëm./Elida Buçpapaj

blank

Raportohet se Djokovic është arrestuar në Australi, pasi fitoi apelin

Novak Djokovic pak orë më parë e fitoi apelin në gjykatën australiane dhe iu lejua hyrja në Australi dhe pjesëmarrja në Australian Open.

Megjithatë, raportet nga Australia jo shumë kohë pasi ai u lirua nga vendi ku po qëndronte raportojnë se tenisti serb është arrestuar.

blank

Avokati që vepron në emër të qeverisë, Christopher Tran, i tha gjykatës se Ministri i Emigracionit, Alex Hawke tani mund të shqyrtojë nëse do të ushtrojë ndërhyrje ministrore dhe të ri-anulojë vizën.

Gjykatësi Kelly tha se nëse 34-vjeçarit serb i anulohet viza sipas diskrecionit të ministrit, ai nuk do të mund të hyjë në Australi për tre vjet. /Gazeta Express/

blank

Gjokoviq para gjykatës, cilët janë skenarët?

RFE/RL

AFP

Në Australi, të hënë do të zhvillohet seanca në rastin e tenistit serb Novak Gjokoviq. Atij iu ndalua hyrja në këtë shtet për shkak se siç u tha, nuk kishte respektuar rregullat kundër COVID-19, pasi nuk kishte dëshmi të vaksinimit.

Tenisti serb që ishte nisur të merrte pjesë në turneun njohur të tenisit “Australian Open”, prej ditësh është duke qëndruar në një qendër ndalimi në Melburn të Australisë, derisa apeloi vendimin për anulimin e vizës së tij.

Por ndryshe nga tenisi, seanca online e gjykatës federale që hapet në orën 10:00 të së hënës (sipas kohës lokale në Australi) mund të mos përfundojë me një fitore ose humbje të thjeshtë.

Këtu është një vështrim me disa skenarë të mundshëm:

Nëse Gjokoviq fiton

Nëse gjyqtari Anthony Kelly vendos në favor të tenistit serb Novak Gjokoviq, kjo do të zhvleftësonte anulimin e vizës së tij, e cila do të bëhej sërish e vlefshme.

Do të ishte një fitore e bujshme për Gjokoviqin që është skeptik sa i takon vaksinës kundër COVID-19 si dhe do të ishte një humbje dramatike për qeverinë australiane, e cila ka zbatuar kontrolle të rrepta në kufijtë e saj për rreth dy vjet.

Ekipi ligjor i tenistit serb ka përcaktuar se çfarë duan që gjyqtari të vendosë në këtë skenar.

Në një parashtresë prej 35 faqesh përpara seancës, ata kërkuan “lirimin e menjëhershëm” të tij nga paraburgimi jo më vonë se ora 17:00 e së hënës.

Ata i kanë kërkuar gjithashtu gjyqtarit që të vendosë “sa më shpejt që të jetë e mundur”, pa pritur të hartojë arsyetimin e tij ligjor që ata thonë se mund të publikohej më vonë.

Turneu “Australian Open” fillon vetëm shtatë ditë pas seancës dëgjimore të së hënës.

Nëse e apelon vendimin qeveria

Qeveria australiane me siguri do të apelojë një vendim të tillë, tha Christopher Levingston, një specialist i akredituar në ligjin e migracionit me më shumë se 20 vjet përvojë.

Sipas tij nëse rast shteti australian apelon vendimin që mund të jetë në favor të tenistit serb, atëherë ai thotë se: “Z. Gjokoviq do të qëndronte në qendrën e imigracionit”, tha ai në një analizë të rastit.

Nëse fiton qeveria australiane

Nëse seanca shkon në favor të qeverisë australiane, ka të ngjarë të kërkojë të dëbojë Novak Gjokoviqin nga vendi me aeroplanin e parë që është në dispozicion.

Të enjten e kaluar, gjykatësi urdhëroi Ministren e Punëve të Brendshme Karen Andreës të mos e largonte Gjokoviqin ndërsa ai kishte apeluar vendimin e autoriteteve australiane për anulimin e vizës së tij.

Ky urdhër skadon në orën 16:00 të së hënës (sipas kohës lokale në Australi).

Levingston tha se rasti i qeverisë mbështetej në një seksion të ligjit të migracionit që ai beson se “në fund do të shohë z.Gjokoviq të dështojë në aplikimin e tij”.

Sipas ligjit, ministri duhet vetëm të tregojë se prania e mbajtësit të vizës “mund, do të ishte ose mund të jetë” një rrezik për shëndetin, sigurinë ose rendin e australianëve.

Por edhe nëse qeveria fiton, ylli serb i tenisit mund të apelojë vendimin.

Në rast se Gjokoviq apelon

Nëse gjyqtari hedh poshtë apelimin e Novak Gjokoviq, mund të ketë një sfidë tjetër.

“Nëse ai humb, ka shumë të ngjarë që të bëhet një apel,” tha John Findley, një avokat që fokusohet në çështjet e migracionit, familjes, biznesit dhe taksave.

Në atë skenar, avokatët e Gjokoviqit do të duhet të argumentojnë se ka pasur një gabim dhe ndoshta të vënë në pah ndonjë pikë të paprovuar të ligjit, shtoi ai.

Por edhe nëse paraqitet një apel i tillë, Gjokoviq nuk do të jetë në gjendje të ecë i lirë derisa rasti është i argumentuar, tha Levingston.

Ndërsa gjyqtari mund të lejojë një apel, ai nuk mund të urdhërojë qeverinë të japë një vizë që i lejon Gjokoviqit të dalë nga paraburgimi, tha Levingston.

Ministria e Punëve të Brendshme të Australisë mund të japë një vizë të tillë, tha ai.

Por ajo nuk ka gjasa ta bëjë këtë duke pasur parasysh pozicionin e qeverisë për rastin e tij dhe ndikimin politik të një vendimi për ta liruar atë.

Përgatiti: Shkelqim Hysenaj

blank

Tifozi amerikan i Arsenalit bën tatuazh Granit Xhakën

Një tifoz amerikan i Arsenalit, ka bërë një tatuazh special për futbollistin me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

Jack Robinson, ka bërë tatuazh numrin e fanellës së Xhakës (34) në këmbën e tij.

Kjo erdhi pasi Granit Xhaka e ftoi personalisht Robinsonin në ndeshjen e Arsenalit ndaj Manchester Cityt.

Ndërkohë, Xhaka e ka shpërndarë këtë fotografi në profilin e tij në Instagram.

Jack Robinson kishte fluturuar bashkë me gruan e vet nga Missouri në Londër, pasi e kishte aranzhuar udhëtimin për Angli gjashtë muaj më parë, për ta festuar 10-vjetorin e martesës.

Pasi e kishte humbur mundësinë ta shihte turin parasezonal të Arsenalit në Amerikë, për shkak se ishte anuluar, Robinson e kishte blerë një biletë për Anglinë me shpresën se do ta shikonte ndeshjen e Arsenalit kundër Wolves në Emirates Stadium.

Por atëherë kur ai dhe gruaja e tij kishin mbërritur në Londër, Premierliga njoftoi se ndeshja Arsenal – Wolves u shty për shkak të rasteve të shumta me koronavirus në këtë të fundit.

Xhakës i ra në sy shkrimi emocional i Robinsonit në rrjetet sociale dhe mesfushori shqiptar i Zvicrës vendosi ta kontaktojë amerikanin për ta ftuar në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit kundër gjigantit Manchester City më 1 janar.

“Përshëndetje Jack, sapo mbërrita në shtëpi nga ndeshja dhe e pashë shkrimin tuaj në Twitter se ju dhe gruaja juaj keni udhëtuar nga Amerika për ndeshjen tonë kundër Wolves”, shkroi Xhaka në Instagram.

“E kuptova se ju u trishtuat për shkak të shtyrjes së ndeshjes, pasi kishit pritur shumë kohë për të ardhur për të na shikuar neve. Nëse jeni në Londër më 1 janar, (mund të vini) për ndeshjen Arsenal – Manchester City si mysafiri im, për t’iu falënderuar për përkushtimin tuaj ndaj Arsenalit. A do të ishte në rregull për ju?” i tha Xhaka atij.

Robinson iu përgjigj Xhakës duke e falënderuar për gjestin e mrekullueshëm: “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se si ndihem tani.. ju na kontaktuat neve… ju nuk mund ta kuptoni se çfarë do të thotë kjo për ne”.

blank


blank
blank
Send this to a friend