Të paktën 19 persona e kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur në incidentin që ndodhi gjatë stërvitjes detare të zhvilluar dje në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, mësohet se Zyra për marrëdhënet me publikun të Komandës së Forcave Detare të Iranit njoftoi se 19 persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën në aksidentin me burim fregatën mbështetëse të anijes luftarake “Konarek” gjatë stërvitjes detare të zhvilluar dje në Gjirin Persik.
Në deklaratën ku bëhet e ditur se anija luftarake Konarek është ankoruar në skelë, nuk janë dhënë informacione lidhur me detajet e ngjarjes.
Mediat iraniane njoftuan se marina iraniane qëlloi gabimisht një anije të saj luftarake gjatë një stërvitjeje në Gjirin Persik ku si pasojë humbën jetën dhjetëra persona. Në një deklaratë nga ushtria e Iranit thuhet se ngjarja ishte një aksident me burim fregatën mbështetëse të anijes luftarake “Konarek” ku si pasojë humbi jetën një person.
Komentet