VOAL

VOAL

Investor’s Business Daily – Dyshime për celulë terroriste në Kosovë

October 25, 2015

Komentet

Edhe një mandat për presidenten Vjosa Osmani do të thotë shumë për Kosovën dhe të ardhmën e saj… – Koment nga Skënder MULLIQI

Koment
Duke parë Presidenten Vjosa Osmani  dhe veprimtarin shumë produktive të saj si presidente e vendit gjatë këtij mandati, nuk do të ishte e ndërgjegjshme qe ajo të vëhet n diskutim edhe për një mandat të dytë.Ajo i sherbeu  vendit në mënyrë dinjitoze më diplomacinë e saj, duke u takuar më shtetarët më të lartë në Evropë dhe në Amerikë, duke mbajtur lartë agjendën e Kosovës në marrdhenjët ndërkombëtare.Pruni katër njohje deri më tash, dhe sigurishtë se ka merita të mëdha që të zgjedhet edhe një mandat.Unë pa qenë fare subjektiv zonjën Osmani e shosh si përsonin e duhur për ti avanasuar proceset jo të lehta që I kemi  përpara në arenën ndërkombëtare se bashku më miqët tanë evropian e veqmas me Amerikën mike. Ajo kishte pasur një serë takimësh më zyrtarët e lartë të Amerikës dhe më vetë presidentin, Donald Trump, e poashtu edhe më zyrtarë të lartë të BE-së.Presedentja Osmani është pa dyshim përsoni që nuk  ishte dashur të diskutohet, e them edhe ate se është e pa konkurrencë si diplomate më një karrierë të bujshme e productive, si presidente e të gjithë qytetarëve të vendit.Partitë politike opozitare nuk ishte dashur të shërbehën më inate apo interesa të ngushta partiake që mos të votojnë zonjën Osmani për edhe një mandat.Asnjë kandidatë koncensual nuk ka mundësi të zëvëndësoj  për aftësitë si politikane dhe intelektuale  që i posedon presidentja.E zgjuar, e ditur , komunikuese dhe shumë frytëdhënse në të gjitha takimet diplomatike që I ka pasur, dhe do të ishte mëkati dhe dëmi më I madh që do ti bëhej Kosovës nga ata që nuk e votojnë  apo apstenojnë në Kuvendin e Kosovës.Matematikat dihet se cilat janë për zgjedhjen e presidentës nese zbatohet ligjmeria dhe Kushtetua e vendit.Nese nuk shprehet gadishmëria e bllokut opozitarë për të votuar  Vjosën në dy raundet e para me 80 vota te nevojshme, mund të zgjedhet në raundin e tretë më 61 vota të LVV dhe minoritetit jo serb.Per të mirën e vendit që e presin procese të vështira dhe vazhdimi I bisedimeve për normalizim të marrdhënjeve që po kërkohet me Serbinë, nuk ishte dashur që zgjedhja e saj të diskutohet.Ishin shume pozitive deklarimet e  kryeminstrit në detyrë.Albin Kurtit ,i cili fillë pas fitorës së madhe të LVV në zgjedhjet e 28 dhjetorit, i ftojë për bashkëpunim opozitën-LDK ne koalicion, dhe gjithashtu dëklarimi tjetër për zgjedhjen e Osmanit , duke thënë se njëherë janë përpara  formimi  i organeve të pushtetit.Për të mirën  e partive opozitare dhe liderve të tyre, do ishte vota unanime për,  Vjosën kur dihet që Kosovën po e presin 400 milionë nga BE-ja ,e cila ka  filluar me heqjën masave të padrejta ekononike .Dhe këtë secili politikan serioz ishte dashur ta këtë parasysh përpos punëve të tjera madhore që e presin vendin.Do të ishte katastrofale nese dikush mendon më vazhduar më lojëra politike edhe këtë vit.Kjo se pari nuk  do tju falët nga qytetarët, dhe do të ishte shumë  jo serioze e antishtërore .Kosoves i nevoitet zhvillimi , paqja dhe integrimet në sktukturat e BE-së dhe në NATO, kur dihet së çfarë zhvillimesh më vatra të luftës kemi sot në botë. Nuk ka gjë më e tmershme së vendin e diturisë politike dhe intelektuale të zënë budallallëku .Vjosa ka përmendur se nese rastësisht nuk do të jetë presidente, do ti kthehet jetës politike partiake , dhe mos të mendojnë opozita nese shkohet në zgjedhje tjera, që nuk do të humbin më rezulatat edhe më të lartë nga LVV dhe Lista Guxo.Opstrukcionet e gjata politike në fundvitin e kaluar ju kushtuan shumë shtrejtë me humbje të thellë, dhe obstrukcionet eventuale te  reja  do tu kushtojne edhe me shume .Vendit i  duhet uniteti politik, sidomos kur bëhët fjalë për temat madhore.Këtu nuk ishte dashur të gabohet në asnjë mënyrë.Edhe një mandat për presidenten, Vjosa Osmani do të thotë shumë për Kosovën dhe të ardhmën e saj, veqmas në arënën ndërkombëtare….

71 MILIONË € tendera të fshehtë i ka futur në xhep Mirlinda Karcanaj nga AKSHI! 14 MILIARD LEKË Gerond Meçes, 5 MILIARD LEKË Ermal Beqirajt

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka administruar miliarda lekë nga fondet publike ndër vite, ndërsa të dhënat zyrtare të Thesarit tregojnë një panoramë të frikshme të dhënies së parave publike-oligarkëve përmes tenderave të klasifikuar (sekretë) nga drejtoresha e këtij institucioni Mirlinda Karcanaj për vitet 2019-2026!

Sipas transaksioneve të regjistruara në Thesar, gjatë vitit 2025 me prezencën e shtuar të SPAK, AKSHI ka shpenzuar gjithsej rreth 42.38 MILIONË €. Kjo shumë përfaqëson një ulje, krahasuar me vitin 2024, kur shpenzimet arritën 93.26 MILIONË €.

Një vështrim më afatgjatë mbi shpenzimet e AKSHI tregon përmasa edhe më të mëdha financiare. Nga viti 2019 deri në 2026, agjencia ka likujduar përmes Thesarit rreth 414.5 MILIONË € për tendera dhe shpenzime të institucionit për klientët e qeverisë.

Elementi më delikat i këtyre të dhënave lidhet me pagesat për tendera sekretë apo të klasifikuar, e hulumtuar përmes platformës OpenSpendingAlbania.

Vlera totale e këtyre kontraktimeve të klasifikuara arrin në rreth 71.5 MILIONË €.

Edhe pse ligji lejon procedura të tilla vetëm në raste të veçanta që lidhen me sigurinë dhe interesin kombëtar, mungesa e detajeve mbi objektin dhe përfituesit realë e bën këtë kategori shpenzimesh objekt për hetim ndaj dyshimeve për mungesë transparence.

Dokumentacioni është i klasifikuar dhe pjesëmarrja lejohet vetëm për subjekte të përzgjedhura nga institucioni. Pra e njëjta manovër me tenderat me negociim të drejtpërdrejtë por me kontrata të fshehura.

JOQ KA INVESTIGUAR DISA NGA TENDERAT E FSHEHTË TË DHËNË OLIGARKËVE NGA DREJTORESHA E AKSHIT MIRLINDA KARCANAJ

Bëhet fjalë për një tender të fshehtë me vlerë mbi 1 MILIARD LEKË në vitin 2024 për AES Communication SHPK të Jani Angjelit duke vazhduar në vitin 2025 me dy kontrata të tjera me vlerë gati gjysmë miliard lekë përsëri për Angjelin. Në total ky person ka përfituar mbi 7 MILIARD Lekë tendera të klasifikuar nga Karcanaj.

273 Milionë Lekë për ABS të Gerond Meçen, i cili u mor peng nga Gys Agasi dhe Ermal Beqiraj për futje hundësh në tenderat e bandës. Mbi 14 MILIARD LEKË tendera të fshehur janë dhënë për Meçen nga AKSHI. Ndërsa për Beqirajn mbi 5 MILIARD Lekë të fshehura.

Screenshot

Mbi 320 Milionë Lekë të tjera të klasifikuara për Adem Trezhnjevën, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave pa garë të këtij institucioni.

Një tjetër kontrate e majme e fshehtë, në kategorinë e “klasifikuar” për Angjelin me vlerë afro 1 MILIARD LEKË.

Një kontratë me vlerë mbi 1,3 MILIARD LEKË për TBS 96 e biznesmenit Artan Xhori. Së bashku me dy kontrata të tjera prej mbi 750 MILIONË LEKË, në total mbi 2 MILIARD LEKË për vetëm 3 kontrata./https://joq-albania.com

“Duan apo s’duan”: Kurti, fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

Valona Tela

Albin Kurti fitoi bindshëm brenda Kosovës, por një test tjetër i vështirë mund të jetë edhe jashtë saj. Mandati që i dha populli në zgjedhje, me mbi 51 për qind të votave, vjen pas një periudhe marrëdhëniesh të tensionuara me aleatët perëndimorë, deri në atë pikë sa vetë partneritetet strategjike nisën të lëkunden.

Tensionet u ushqyen nga një sërë veprimesh të Qeverisë së kaluar të Kurtit – nga vendosja e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, deri te mbyllja e shumicës së institucioneve serbe – të cilat u cilësuan nga bashkësia ndërkombëtare si të njëanshme, të pakoordinuara dhe problematike për komunitetin serb.

Në kulmin e krizës, më 2023, atëkohë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dënoi ashpër veprimet e tilla, për të cilat tha se ishin “kundër këshillave të SHBA-së dhe partnerëve evropianë të Kosovës”. Ai, po ashtu, paralajmëroi pasoja për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së.

Dhe, pasojat nuk vonuan: vetëm pak ditë më vonë, Kosova u përjashtua nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”, nikoqire e të cilave ishte vetë.

Për Kurtin, tani në retrospektivë, “ia ka vlejtur barra qiranë”, pasi strukturat paralele të Serbisë janë eliminuar dhe shteti ka shtrirë rendin dhe ligjin.

“Ne jemi miq përkundër kritikave. Ne nuk jemi miq të vërtetë nëse nuk arrijmë ta normalizojmë kritikën për njëri-tjetrin”, tha Kurti për Televizionin Kanal 10 në Prishtinë, dhjetorin e kaluar.

Por, në kontrast me deklaratat e tij për “normalizimin e kritikave mes miqve”, SHBA-ja, vitin e kaluar, i shoqëroi mospajtimet e saj edhe me pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën – një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Qëndrimin e tillë të Uashingtonit e forcoi në dhjetor edhe një takim i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, në të cilin Kurti u përshkrua si pengesë në avancimin e proceseve.

Në Kosovë, megjithatë, perceptimi duket krejt ndryshe. Me mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje synon ta rikthejë Kurtin në krye të Qeverisë dhe t’i krijojë sa më shpejt institucionet e reja – një hap që duket se do të testojë edhe durimin, edhe qasjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë e ardhshme, Ambasada amerikane në Prishtinë theksoi gatishmërinë për forcimin e marrëdhënieve, por, paralelisht, specifikoi se kjo do të kërkojë edhe përmbushjen e disa kushteve.

“Shpresojmë të forcojmë partneritetin tonë me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik. Arritja e kësaj, megjithatë, do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës që çojnë përpara agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane.

Në fund të vitit të kaluar, SHBA-ja miratoi Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, duke theksuar, mes tjerash, nevojën që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë marrëdhëniet. Që nga viti 2011, dy vendet kanë zhvilluar negociata dhe kanë arritur disa marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar. Që nga shtatori i vitit 2023, nuk ka pasur as ndonjë takim të nivelit të lartë, sepse Serbia nuk e ka dorëzuar të dyshuarin për sulmin në Banjskë, Millan Radoiçiq – hap ky që Kurti e ka kërkuar pa ndërprerje, si nga Beogradi, ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Këtë javë, Kosovën e vizitoi i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i cili e përshëndeti procesin zgjedhor. Vizita u zhvillua në kohën kur Kosova pritet të dalë nga masat ndëshkuese të BE-së, të vendosura për më shumë se dy vjet, për shkak të veprimeve të konsideruara të njëanshme. Nga Prishtina, Sorensen rikujtoi se vazhdimi i dialogut në nivel të lartë me Serbinë, mbetet kyç.

“Ne vazhdojmë të punojmë për çështjet e dialogut, me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025-a nuk e solli. Pikërisht për këtë arsye e nisa vitin me një vizitë këtu dhe më pas në Beograd, gjatë kësaj jave”, u tha Sorensen mediave.

Pas takimit me Sorensenin, Kurti deklaroi se Kosova është e gatshme për dialog konstruktiv dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por përsëriti kushtet e tij: dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe tërheqjen e letrës së vitit 2023, me të cilën Serbia shprehu rezerva ndaj Marrëveshjes për normalizim me Kosovën dhe aneksit të zbatimit të saj.

Duke iu përgjigjur Radios Evropa e Lirë për mënyrën se si planifikojnë të angazhohen me Qeverinë e re të Kosovës, edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada gjermane theksuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe shprehën mbështetje për të. Ndërkohë, vendet e tjera të Quint-it – Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia – nuk iu përgjigjën pyetjes.

Mandati i fortë, vlerësojnë disa analistë, ia forcon Kurtit pozicionin edhe përballë BE-së dhe SHBA-së. Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore, thotë se kjo i jep atij hapësirë politike për të vazhduar kursin aktual – edhe kur ai nënkupton vendime jopopullore dhe qëndrime më të ashpra në dialogun me Serbinë.

“Mesazhi për aktorët ndërkombëtarë është mjaft i qartë: ata duhet të bashkëpunojnë me Kurtin. Duan apo s’duan, ai është aktori politik dominues në Kosovë. Edhe më herët, partia e tij ka qenë larg më e popullarizuar. Dhe, aktualisht, nuk ka asnjë alternativë të fortë politike”, thotë Bieber për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Lisa Homel, drejtoreshë e Qendrës për Evropë në Këshillin Atlantik, e përmbledh ngjashëm situatën: “Kurti ka një mbështetje të jashtëzakonshme dhe të qartë pas vetes” dhe kjo “do ta inkurajojë atë në marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin”. Sipas saj, ai do të jetë i gatshëm të angazhohet në dialog, por më pak i predispozuar për kompromis, sidomos në marrëdhëniet me Serbinë.

“Kurti e ka marrë mesazhin nga qytetarët e Kosovës se qëndrimi i tij ndaj Serbisë është popullor. Kjo i jep atij një pozicion të qartë dhe të paluhatshëm. Nuk pres të ketë përparim të madh të menjëhershëm, por mund të shohim më shumë lëvizje, deklarata dhe ngjarje mediatike pas vitit 2025, pasi, deri më tani, gjithçka ka qenë e bllokuar nga ngërçi politik në Kosovë”, thotë Homel për Exposenë.

Pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, Kosova ishte me Qeveri në detyrë, pasi partia e Kurtit s’arriti të formonte Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit – çfarë edhe çoi në proces të parakohshëm zgjedhor. Në këtë kontekst, Bieber thotë se mandati i fortë i Kurtit nuk është thjesht një pohim i gjithçkaje që ka bërë Qeveria e tij, por edhe ndëshkim publik i dështimit të opozitës për të mbështetur një qeveri të re.

Bieber thotë se reagim logjik i BE-së do të ishte që të përshtatej dhe të angazhohej me Kosovën, e jo ta izolonte atë. Sipas tij, BE-ja duhet ta rimendojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke u angazhuar me Kurtin si partner.

“Sigurisht, tani ekziston një partner që do të mund të bënte kompromise, nëse ka vullnet për ta bërë këtë, në mënyrë që dialogu të çohet përpara në një fazë ku, të paktën pala kosovare, të mos shihet më si penguese. Kjo do ta zhvendoste qartazi përgjegjësinë te pala serbe dhe do ta orientonte dialogun drejt një procesi më konstruktiv”, thotë Bieber.

Gjatë mandatit të kaluar, Kurti akuzoi shpesh zyrtarët evropianë për “pozicionim kundër Kosovës” dhe për koordinim me palën serbe kundër Kosovës.

Bieber argumenton se autoriteti i Serbisë në Kosovë “është dobësuar” nga Qeveria paraprake e Kurtit dhe më tej nga sulmi në Banjskë, ku dyshohet se ishin të përfshirë njerëz nga Lista Serbe. Kjo e lë Serbinë në një “pozicion më të dobët negociues sesa ishte më parë”, sipas tij.

Homel, nga Këshilli Atlantik, nuk pret rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë, duke vënë në dukje se, përballë krizave të shumta globale, Ballkani Perëndimor vështirë se do të jetë prioritet i lartë – veçanërisht për Uashingtonin. Sipas saj, rifillimi i Dialogut Strategjik SHBA-Kosovë, nëse ndodh, do të jetë sinjali më i qartë i mënyrës se si Uashingtoni synon të angazhohet me Prishtinën. Nga BE-ja, pritjet i ka gjithashtu të kufizuara, dhe jo vetëm për dialogun.

“Sapo ka nisur Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian, e udhëhequr nga Qiproja, një nga pesë vendet që nuk e njohin Kosovën. Prandaj, është e vështirë të shihet ndonjë përparim në procesin e zgjerimit gjatë Presidencës së Qipros. Por, ndoshta kur Irlanda ta marrë Presidencën pas disa muajsh, mund të shohim lëvizje më të dukshme”, thotë Homel.

Nisur nga kjo, Homel sheh një status quo. Sipas saj – larg ideales, por realiteti më i mundshëm, dhe përgjegjësia nuk bie vetëm mbi bashkësinë ndërkombëtare.

“Një nga aspektet më sfiduese të normalizimit të marrëdhënieve është se duhet të vijë nga vetë rajoni. Bashkësia ndërkombëtare mund t’i shprehë prioritetet dhe ambiciet e saj, por, në fund, iniciativa dhe zgjidhjet duhet të vijnë nga vetë Kosova dhe Serbia”, thotë Homel.

Dhe këtu nuk jemi ende… Serbia është e përfshirë nga protestat e brendshme antiqeveritare, ndërsa Kurti i porositi përfaqësuesit e shteteve të BE-së në Kosovë se mandati i ardhshëm do të jetë “mandat i projekteve të mëdha infrastrukturore, të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”.

Por, në kohën kur paparashikueshmëria është bërë normë, asnjë datë e saktë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës nuk duket e sigurt. Ankesat dhe rinumërimet e votave kanë ngadalësuar procesin e certifikimit të rezultateve të 28 dhjetorit, ndërsa ligji parashikon që zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës të kryhet deri më 4 mars. Nëse ky hap dështon, episodi mund të nisë sërish nga fillimi… me zgjedhje të reja.

Kontroll në 28 ambiente/ SPAK: U zbulua një qendër tjetër thirrjesh. Sekuestrohet edhe një Ferrari, dyshohet se u përket…

Një operacion i SPAK çoi në identifikimin e një Call Centeri që ishte përfshirë në veprimtari kriminale të mashtrimit kompjuterit. Aksioni u zhvillua një ditë më parë. Këtë të diel, SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar duke dhënë detaje nga operacioni I zhvilluar.

Sipas SPAK, autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

I infiltruar në këtë investigim ka qenë një shtetas italian. Ndërsa nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Sipas SPAK, pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit.

Gjithashtu theksohet se u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i.

Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rregjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,“Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Procedimi u regjistrua në datën 9.1.2026 në Byronë Kombëtare të Hetimit pas paraqitjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, që trasnmetohet në Mediaset. Ata kanë dorëzuar materiale të punës së tyre.

Gjatë këtij hulumtumi është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Toëer”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Duke iu referuar materialeve video bëhet fjalë për një Qendër Thirrjesh, që ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Toëer”. Nga pamja e përgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit që kryen regjistrimin apo edhe personave të tjerë, shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr.85, datë 15.1.2026, hetuesit e BKH-së konstatuan në datën 16 Janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. Falë veprimeve të shpejta dhe të pandërprera hetimore u bë i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve të përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Doëntoën One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

Shtetasin e arrestuar në flagrancë janë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në ecuri të veprimeve hetimore, në datë 17.1.2026, janë lëshuar dhe urdhrat e ndalimit për tre shtetas të tjerë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga netet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, të cilët nuk janë gjetur deri në këto momente.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për mbështetjen e dhënë në fazën e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme si edhe gjatë veprimeve të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Prokuroria e Posaçme falenderon në mënyrë të veçantë edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” të  “Mediaset”, falë punës të së cilëve, u bë e mundur inicimi dhe hetimi i këtij rasti të mashtrimit masiv në Qendrën e Thirrjeve në Shqipëri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, një apel u shkon edhe shtetasve që punojnë në këto qendra, për t’u ndërgjegjësuar dhe për t’u mos bërë pjesë e veprimtarive të paligjshme.

Ftesa personale edhe miratimi nga FB ! Nga Irena Beqiraj

Ftesa personale edhe miratimi nga FB !
.
Ndërsa ftesa e Trump u konsiderua një ftesë personale nga Rama, konfirmimi i saj në FB apo media sociale është një tjetër fakt që në Shqipëri politika e jashtme nuk ekziston fare edhe në ministri do të ketë mbetur vetëm sekretarja edhe roja, se ministër edhe specialist ka kohë që është vetë Rama !
.
Ndërsa ftesa raportohet se është marrë dërguar në 60 lidera botërorë , vetëm pak prej tyre nxituan të ekzaltoheshin, edhe të shpallnin pranimin në FB .
.
Teksti i ftesës është dritarja më e qartë në atë që pretendon të jetë ky projekt. Ajo nuk përshkruan një “forum”, një “grup kontakti” apo një memorandum mirëkuptimi. Ajo thotë në mënyrë të qartë se Bordi i Paqes është krijuar si një “organizatë ndërkombëtare” e re, e qeverisur nga një statut i hapur për “nënshkrim dhe ratifikim”. Këto fjalë nuk janë dekorative. Ato mbartin një kuptim të saktë dhe të pashmangshëm ligjor. Gjuha shkon më tej. Bordi i Paqes përshkruhet si mbikëqyrës i një “Administrate Qeverisëse Kalimtare” një term i praktikës ndërkombëtare, jo një formulim i rastësishëm.
.
Bordi nuk është hartuar specifikisht për Gazën, por si një organ i përhershëm që synon të promovojë “qeverisjen ligjore” dhe “stabilitetin” në zona të shumta konflikti, duke e pozicionuar veten në mënyrë të qartë si një alternativë ndaj institucioneve ekzistuese të OKB-së.
.
Në Statusin e tij i cili po qarkullon në mediat serioze ndërkombëtare, nuk e përmendet Gaza, por flitet për nevojën e një “organi ndërkombëtar më të shkathët dhe efektiv për ndërtimin e paqes”, i cili do të kryesohet nga vetë Trump. Ai e përshkruan Bordin e Paqes si “një organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme, dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti”.
.
Edhe më i jashtëzakonshëm është përqendrimi i autoritetit . Kryetarit të Bordit, Donald Trump personalisht, jo zyrës së Presidentit i janë dhënë kompetenca gjithëpërfshirëse mbi emërimet, shkarkimet dhe vendimmarrjen, duke përfshirë autoritetin e vetos.
.
Sipas deklaratave të Shtëpisë së Bardhë, Bordi i Paqes nuk është një organ i vetëm, por pjesë e një hierarkie qeverisjeje shumështresore. Poshtë tij ndodhet një “Bordi Ekzekutiv ”, i kryesuar nga vetë Trump dhe i përbërë kryesisht nga figura politike amerikane, financues dhe drejtues të korporatave përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve Witkoff, Jared Kushner, CEO-n e Apollo Global Management, Marc Rowan, presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert Gabriel edhe ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair si anëtarin e vetëm jo-amerikan.
.
Krahas tij është një “Bordi Ekzekutiv i Gazës”, i veçantë, i ngarkuar me mbikëqyrjen e të gjithë aktivitetit në terren në Gaza dhe mbikëqyrjen e një organi teknokratik palestinez të varur, Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG). Statuti i jep kryetarit të Bordit të Paqes personalisht Trump autoritetin jo vetëm për të emëruar dhe shkarkuar SHTETET anëtare të bordit ku vetëm ato që paguajnë 1 miliardë dollarë që vitin e parë mund të kenë një vend të përhershëm , ndërkohë kryetarit ka të drejtë të krijojë borde dhe struktura shtesë ndihmëse sipas dëshirës.
.
Kjo nuk është rastësore. Ajo pasqyron arkitekturën e një organizate ndërkombëtare në fuqi, të kompletuar me nënorgane të zgjerueshme, kontroll ekzekutiv të centralizuar dhe një zinxhir komande të përhershëm. Kjo është skela institucionale e një sistemi paralel në stilin e OKB-së, jo një mekanizëm i përkohshëm rindërtimi, gjë që na çon te problemi qendror kushtetues.
.
Si për Amerikën edhe për shtetet e tjera të ftuara, implikimet janë po aq serioze. Sipas shumicës së kushtetutave, ku përfshihet edhe kushtetuta e Shqipërisë traktatet kërkojnë miratim parlamentar. Teksti duhet të jetë publik. Detyrimet duhet të përcaktohen. Nuk ka mekanizëm ligjor për ratifikimin sekret të një traktati ndërkombëtar. Çdo përpjekje për të anashkaluar kushtetutën do të ishte e kontestueshme dhe potencialisht e pavlefshme. Organizatat ndërkombëtare janë krijesa të pëlqimit të shteteve jo të individëve. Ato nuk janë instrumente të autoritetit personal, as nuk janë të dizajnuara ligjërisht për t’i dhënë pushtete sovrane një individi të vetëm. Organizatat ndërkombëtare nuk krijohen me anë të konferencave për shtyp, ose iniciativës apo pëlqimit individual. Traktatet ratifikohen. Forumet jo. Deklaratat jo. Memorandumet e mirëkuptimit jo edhe kjo nuk është thjesht proçeduriale . Kjo shkon në zemër të demokracisë, kufijve kushtetues dhe sundimit të ligjit dhe ngre një dyshim të fortë se në emër të shpejtësisë dhe kontrollit, po shohim një përpjekje për të zëvendësuar një sistem ndërkombëtar qoftë edhe “problematik” me një organizatë shumë më pak të përgjegjshme.
.
E pra, nëse amaneti për një politikë të jashtme të reformuar duhet venë në vend, la ta fillojmë këtu:
që politika e jashtme nuk është mekanizëm personal siç e ka përdorur deri tani Rama , por një mekanizëm që lidhet me interesat afatgjata të kombit, të cilat nuk mund ti vendosë kursesi Rama me diskrecion personal, aq më pak duke e konsideruar ftesën personale .

Konfliktet për aeroportin e Vlorës/ Pacolli akuzon Ballukun për anësi ndaj aksionerit me 2%

 

 

Konfliktet rreth projektit të Aeroportit të Vlorës po thellohen, ndërsa kompania “Mabco Construction”, e drejtuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli dhe aksionere mazhoritare në shoqërinë koncensionare VIA, akuzon hapur Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për qëndrim të njëanshëm dhe përjashtim të paligjshëm nga vendimmarrja.

Në një letër drejtuar zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, me dijeni edhe kryeministrin Edi Rama, Mabco denoncon një takim të zhvilluar më 12 janar 2026 në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të MIE-s, Autoritetit të Aviacionit Civil, Albcontrol dhe kompania “2A Group” e Valon Ademit, aksionerit të pakicës me 2% në VIA.

Sipas Mabco-s, takimi përbën “një akt të rëndë dhe të paprecedentë”, pasi është zhvilluar në mënyrë të njëanshme, duke përjashtuar qëllimisht aksionerin mazhoritar që zotëron 98% të projektit dhe që deri më tani ka investuar rreth 80 milionë euro.

Në letër thuhet se përfaqësuesi i Mabco-s dhe konsulent për certifikimin e aeroportit, Afrim Aziri, është penguar fizikisht të marrë pjesë në takim, me pretendimin se ishte “i padëshirueshëm” pasi konsiderohej “njeri i Mabco-s”. E njëjta situatë, sipas kompanisë, ka ndodhur edhe me drejtorin e projektit për Mabco, Fadil Neziri, i cili pavarësisht se dispononte prokurë përfaqësimi, u largua nga mbledhja me miratimin e heshtur të përfaqësuesve të ministrisë dhe institucioneve shtetërore të pranishme.

Mabco e cilëson këtë sjellje si shkelje flagrante të ligjit dhe të kontratës së koncesionit, duke akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me ortakun e minorancës. Sipas saj, fakti që takimi u zhvillua në ambientet e 2A Group në kantier tregon qartë një qasje të paragjykuar dhe përjashtuese ndaj investitorit kryesor.

Kompania e Pacollit kërkon përsëritjen e menjëhershme të mbledhjes me praninë e të gjithë aksionerëve dhe rivendosjen e marrëdhënieve transparente në përputhje me ligjin. Në të kundërt, Mabco paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, administrative, civile dhe penale, për të mbrojtur investimin dhe interesin publik.

Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar lidhur me akuzat. Ndërkohë, konflikti mes ortakëve vijon prej muajsh edhe në rrugë gjyqësore. Aktualisht, struktura e pronësisë së aeroportit parashikon 98% të aksioneve për Mabco dhe 2% për Valon Ademin, i cili pretendon se i takon një pjesë më e madhe e aksioneve, deri në 47%, për shkak të investimeve të kryera.

Për këtë çështje ka nisur hetim nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa SPAK ka bërë me dije se po verifikon procedurat e koncesionit të Aeroportit të Vlorës./ JOQ

“Kërcënim për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë” BIRN: Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës. Për kë bien këmbanat?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine si rrezik për sigurinë e Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër tyre.

Shqetësimi u përcoll nga e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë një mesazhi  të publikuar të premten nga ambasada amerikane në Tiranë.

“Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne,” thotë ajo në videon e shkëputur nga fjalimi përshëndetës në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga Byroja Federale e Hetimit, FBI, për hetuesit e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH.

Duke e cilësuar si përparësi kryesore për SHBA-të, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve,  VanHorn theksoi se “do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri, për të forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve, si SPAK, BKH dhe Akademinë e Sigurisë”.

Mesazhi i VanHorn përpara hetuesve  të SPAK thekson edhe njëherë prioritetin kyç të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili lidhet me luftën kundër grupeve kriminale të narkotrafikut. Edhe në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio përfshihej ky një shqetësim, ku thuhej se “partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to”.

Ekspertë të politikës i lidhin këto mesazhe me ndikimin që krimi i organizuar ka në ekonominë dhe politikën shqiptare, me mosfunksionimin e institucioneve ligjzbatuese dhe amnistinë shtetërore ndaj parasë informale që vjen prej këtyre aktiviteteve të paligjshme.

“Trafikantët shqiptarë në Ekuador nuk do të përmendeshin këtu nëse nuk do të kishin bazat dhe ndikimin e tyre në politikën tonë,” i tha BIRN-it Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, duke komentuar deklaratën e përfaqësueses së ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Sipas tij, mesazhi i saj është përsëritje e mesazheve të mëhershme e të shpeshta për qeverinë shqiptare.

Edhe për Afrim Krasniqin, drejtues i Institutit për Studime Politike, ky është një shqetësim i ngritur disa herë nga SHBA për lidhjet e karteleve të drogës dhe grupeve kriminale nga Shqipëria me vendet latine apo në vetë Shtetet e Bashkuara.

Në kontekstin e mesazhit të VanHorn, Krasniqi sjell në vëmendje rastin e dy muajve më parë kur autoritetet amerikane vendosën një paketë të zgjeruar sanksionesh kundër një familje kriminale shqiptare, e cila akuzohet se ka ndërtuar një rrjet të ndërlikuar biznesesh në Meksikë, Kanada dhe Europë për të pastruar fitimet e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Njëri prej vëllezerve, Luftar Hysa, u bë i njohur edhe në Shqipëri, kur një fotografi e tregonte atë duke hyrë në zyrën e kryeministrit Edi Rama, një takim që ai e ka përshkruar si diskutim për botimin e një libri. Ndryshe nga Hysa, Edi Rama ka pohuar se takimi lidhej me nje investim potencial në Shqipëri.

“Problemi në rastin tonë është se kur ndodh një fenomen i tillë, qeveria e vendit të tij të origjinës, që është Shqipëria, duhet të niste hetimet e menjëhershme për kapitalin e tyre të investuar në vend, për burimet e kapitalit dhe kufizimin e veprimit të kapitalit të tyre në investime e mëdha publike,” thotë Krasniqi.

Por, sipas tij, rezulton që se ata që janë sanksionuar në SHBA vijojnë të përfitojnë nga fondet publike në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë hetim për burimet financiare dhe investimet që kanë bërë, sidomos në fushën e ndërtimit dhe resortet turistike.

“Pra është normale që SHBA të shprehë shqetësimin, si çdo vend tjetër perëndimor,  që kapitalet që vijnë nga burimet e drogës vijojnë të legalizohen në Shqipëri dhe përmes aministive, siç ndodhi amnistia e fundit, dhe ato  kthehen si pjesë e konkurrencës në ekonominë e tregut, kur në një shtet normal si shtet i së drejtës, anëtar i NATO-s, duhet t’i trajtonte këto si aktivitet kriminal dhe të ndiqte procedurat e një hetimi të thelluar, sekuestros dhe vendosjes para përgjegjësisë të individëve të caktuar,” sugjeron Krasniqi

Nga ana tjetër, ai sheh se ka një mosreagim të agjencive ligjzbatuese për të mbështetur apo të për ecur në të njëjtën linjë me operacionet e SPAK-ut ndaj këtyre grupeve.

Këto agjenci, thotë Krasniqi, “do të duhet të hetonin në mënyrë administrative dhe të verifikonin asetet financiare dhe se kush janë biznesmenët që konsiderohen favoritë dhe janë të privelegjuar si kompani në fushat e mësipërme, por asnjë prej tyre nuk e ka bërë dhe vetë SPAK e ka denoncuar këtë në parlament që s’ka pasur asnjë denoncim nga këto agjenci”.

Po ashtu, Krasniqi e sheh mesazhin e përfaqësueses amerikane në linjë me prioritetet që SHBA kanë vendosur në luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës, prioritete që janë sipas tij dhe në interes të shqiptarëve për të pasur “politikanë të pastër dhe ekonomi të pastër”.

“Nuk mund të bëhemi një vend i zhvilluar, demokratik dhe shtet i së drejtës nëse kapitali në Shqipëri është informal dhe vjen nga burimet e drogës, nëse individët të cilët kanë ndikim të madh mediatik, politik dhe publik i kanë ndërtuar pasuritë e tyre përmës trafikimit dhe karteleve të drogës dhe nëse resortet dhe investimet kryesore në Shqipëri, përfshi dhe zonat luksoze të kryeqyetit, të jenë të ndërtuara përmes kapitaleve të tilla,” theksoi Krasniqi.

Sipas tij, duke e ‘amnistuar’ paranë informale dhe elementët e krimit të organizuar, vendi krijon “një trashëgimi negative, një mësim negativ për brezin e ri, një bazë ekonomike të paqëndrueshme”, e cila forcon krimin e organizuar, largon konkurrencën dhe e bën politikën dhe më të korruptueshme dhe më të ndërvarur nga presioni i këtyre grupeve.

130 milionë euro tendera sekretë, kush është Armand Shara i aferës Durana, në skenë edhe Igli Tafa

Përfitues i mbi 130 milionë euro para publike, 55-vjeçari Armand Shara, sot dora e Ermal Beqirit në AKSH, është pronar i kompanisë TAG Engineering shpk, me objekt konsulencë në menaxhim dhe administrim biznesi, shërbime dhe zhvillime të programeve të teknologjisë informative, ndërtim etj.

Krahas pastrimit të parave të grupeve kriminale në ndërtim dhe shit-blerje të pasurive të paluajtshme, Armand Shara, përmes kompanisë TAG Engineering, kontrollon një kartel kompanish me aktivitet nga tenderat korruptivë të AKSH-it tek investimi në pasuri të paluajtshme.

Me anë të kompanisë kryesore TAG Engineering, vetë si aksioner dhe prestanomes Bledar Dhima, Armand Shara kontrollon prej tre vitesh kompaninë INFOSOFT SYSTEMS shpk, simbol i tenderave sekretë dhe korruptivë të AKSH-it, me në krye Mirlinda Kaçanaj, e arrestuar me kërkesë të SPAK-ut.

INFOSOFT SYSTEMS është përfituesja kryesore e skemës së korrupsionit të AKSH-it me tenderat sekretë. Gjatë pesë viteve të fundit, INFOSOFT SYSTEMS ka përfituar mbi 100 milionë euro para publike, përmes tenderave seksretë të AKSHI-t, me fond limit të fryrë deri në shtatëfish, me pazar në tavolinë, me oferta fituese sa fondi limit, në disa raste me dokumente false, por gjithnjë duke mashtruar me zbatimin e kontratave në funksion të skemës së korrupsionit.

Pjesë e kartelit të kompanive të Armand Sharës janë edhe ikubINFO, ikubINFO International, InfoSoft Business Solutions dhe iNext e aferës Durana. Përmes kompanisë, Ikubinfo shpk, gjatë viteve të fundit Armand Sharra ka përlarë mbi 30 milionë euro tendera sekretë dhe me pazar në tavolinë nga AKSHI. Paratë më pas kanë devijuar në kompani të tjera, duke u ndarë në të njëjtët xhepa.

Edhe përmes kompanisë InfoSoft Business Solutions, Armand Sharra ka nisur të marrë tendera sekretë dhe me pazar në tavolinë nga AKSHI, me fond limit të fryrë dhe çmime arbitrate. Duket e çuditshme se si SPAK-u i ka shpëtuar deri më tani Armand Shara dhe hajduti epik, Geron Meçe, të cilin e mori peng vetë banda pas prishjesh në pazare.

Në korrik të vitit 2025, Armand Shara ka themeluar kompaninë sistemeve software iNext shpk, përmes kompanisë TAG Engineering dhe ortakut Bledar Dhima. Kompani i ka zyrat në Tiranë në ambientet e kompanisë TAG Engineering, por është regjistruar fiktivisht në parkun imagjinar Durana të Elira Kokonën në Xhafzotaj të Durrësit.

Kompania iNext shpk e Armand Sharës është pjesë e shoqatës me natyrë kriminale të Ermal Beqirit, në kërkim nga SPAK për grup kriminal, korrupsion dhe pastrim parash. Anëtarët e drupit kriminal kanë transkasione me njëri-tjetrin si dhe janë kordinuar në manipulimin e procedurave tenderuese me anë të rrjetit të kompanive që kontrollojnë.

Gëzim Hoxha, i goditur nga SPAK, bashkë me hajdutin epik Geron Meçe, prestanome i Armand Frangut (baxhanak i Edi Ramës), ‘ustai’ Ermal Beqiri dhe Armand Shara, janë pjesë e të njëjtit grup kriminal të AKSHI-t, duke zhvatur qindra milionë euro para publike përmes tendera sekretë dhe korruptivë, me anë të një rrjeti kompanish, siç edhe tregohet pjesërisht nga dosja e SPAK-ut.

(Ermal Beqiri, Armand Frangu dhe Geron Meçe)

Anëtarët e këtij grupi kriminal, të goditur pjesërisht nga SPAK-u, kanë transaksione me njëri-tjetrin si dhe janë koordinuar në manipulimin e procedurave tenderuese përmes rrjetit të kompanive që kontrollojnë.

Ndërkaq, AKSHI është institucioni kryesor publik i gjenerimit të skemës korruptive më masive gjatë dekadave të fundit, por nuk është i vetmi. Skema e korrupsionit ushqehet edhe nga një institucion tjetër, i cili çuditërisht ende nuk është goditur nga SPAK-u dhe ka mbetur jashtë vëmendjes mediatike. Bëhet fjalë për Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me në krye Igli Tafa, për bëmat e të cilit do të flasim në vijim pasi faktet tregojnë se nuk është më i pafajshëm se Mirlinda Kaçanaj./Prapaskena/

Kriza e Groenlandës- “The Guardian”: Evropa ka nevojë për SHBA-në, por duhet t’i rezistojë edhe presioneve të Trumpit

Kriza në Groenlandë, e cila kërcënon vetë ekzistencën e NATO-s , mund të shihet si një mundësi për Evropën për t’i rezistuar kërkesave gjithnjë në rritje të Presidentit Amerikan.

Udhëheqësit evropianë deri më tani i janë “nënshtruar” gjithçkaje që Donald Trump ka kërkuar vitin e fundit, duke nisur rritja e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s në 5% të PBB-së, tërheqja e mbështetjes amerikane nga Ukraina si pjesë e një procesi paqeje që duket se favorizon Rusinë, ndërsa reagimi i tyre ndaj arrestimit të Maduros ka qenë i vakët.

Në një analizë nga “The Guardian”, që i paraprin lëvizjes së Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve që nuk pajtohen me blerjen e Grenlandës nga SHBA-ja, ajo shqyrton pse evropianët po i nënshtrohen presidentit amerikan, pa asnjë rezistencë, megjithëse tani deklarojnë se do të përgjigjen “të koordinuar dhe me forcë”. Edhe kjo mbetet për t’u parë nw vijim.

“Kur bëhet fjalë për Groenlandën, evropianët kanë gjetur një kufi që duan vërtet ta respektojnë ”, tha Kristine Berzina, një bashkëpunëtore e lartë në Fondin Gjerman Marshall për mbrojtjen e SHBA-së dhe sigurinë transatlantike.

“Çdo gjë tjetër është negociuar… por situata e Groenlandës është e ndryshme, sepse ka të bëjë me çështjen e sovranitetit dhe çështjen nëse Evropa është e aftë të mbrojë veten në aspektin e territorit dhe të drejtave të saj. Megjithatë, Evropa ishte në një “disavantazh diplomatik” për shkak të varësisë së saj nga SHBA-ja për çështjet e sigurisë. Fatkeqësisht, Evropa nuk është në një pozicion për të kundërshtuar fuqishëm, sepse nëse Evropa do të hapte mosmarrëveshjen mbi tregtinë, jam i sigurt se SHBA-të do të reagonin në të njëjtën mënyrë ose edhe më shumë. Në fund të fundit, Evropa ende ka nevojë për SHBA-në”, tha ish-kryeministri letonez Krišjanis Kariņš.

Ndwrkohw presioni mbi zyrtarët danezë dhe gronlandezë ishte i jashtëzakonshëm.

Interesi i Trump për blerjen e ishullit është rritur që kur miku i tij  Ronald Lauder, trashëgimtar i kompanisë së kozmetikës Estée Lauder, ia sugjeroi për herë të parë në vitin 2019.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se shqetësimi i tij kryesor është siguria kombëtare, por Trump ka pranuar se edhe egoja e tij luan një rol.

Javën e kaluar ai i tha New York Times se zotërimi i Grenlandës është “ajo që e konsideroj psikologjikisht thelbësore për suksesin”.

Të tjerë në administratën e tij, veçanërisht Vance e kanë parë “fiksimin” me Groenlandën si një mundësi për të filluar një mosmarrëveshje tjetër me aleatët evropianë, dhe diplomatët evropianë e panë vendimin e tij për t’u bashkuar me negociatat si një shenjë negative.

Evropa është përpjekur të minojë argumentin e administratës Trump se Groenlanda nuk është e mbrojtur në mënyrë adekuate nga një sulm i mundshëm nga Rusia ose Kina, duke dërguar një forcë të kufizuar ushtarake nga Franca, Gjermania, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përveç misioneve ushtarake, vëzhguesit kanë shumë ide se si BE-ja mund të mbrojë sovranitetin danez mbi Groenlandën dhe të përparojë interesat evropiane.

Propozimet më të buta përfshijnë thirrjen e një samiti ndërkombëtar për sigurinë në Arktik në Nuuk, të bashkëorganizuar nga Danimarka dhe Groenlanda, së bashku me BE-në dhe vendet jo-anëtare të BE-së si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Norvegjia dhe SHBA-ja.

Në skenarët më radikalë, pezullimi i votimit të Parlamentit Evropian për të ratifikuar marrëveshjen tregtare BE-SHBA të arritur vitin e kaluar.

Megjithatë, një veprim i tillë nuk ka gjasa të fitojë mbështetjen e shumicës në parlamentin e krahut të djathtë, ku shumë eurodeputetë janë të kujdesshëm të mos krijojnë armiqësi Shtëpinë e Bardhë.

Trump mbetet i vendosur të marrë përsipër Groenlandën, ndërsa zyrtarët e BE-së vazhdojnë të jenë diplomatikë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshkroi SHBA-në si një aleat dhe partner gjatë diskutimit mbi situatën në Groenlandë.

Ajo shpjegoi gjithashtu se si BE-ja po kërkon të forcojë mbështetjen e saj për ishullin, duke përmendur krijimin e një zyre në Nuuk dhe propozimin për të dyfishuar ndihmën financiare të BE-së.

“Groenlanda mund të mbështetet tek ne, politikisht, ekonomikisht dhe financiarisht”, u tha ajo gazetarëve.

Makutëria e betonit/ Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama jep leje për 50 pallate te “Ali Demi” (Foto-Video)

Një lagje e tërë është ndërtuar në zonën e “Ali Demit”, ku deri më tani janë dhënë plot 50 leje për të ndërtuar pallate, fillimisht me projektin “Mangalem 21”, duke ndërtuar 33 pallate, më pas “Kaimi” dhe “Kadiu”, të cilat kanë mbushur të gjithë kodrën me ndërtime. Projekti fillestar u reklamua edhe nga kryeministri Rama, teksa më vonë rreth tij u bënë edhe pallate të tjera, duke e kthyer të gjithë zonën në një masiv të madh betoni.

Aktualisht, nga llogaritjet e bëra, rezulton se pallatet kanë rreth 3000 apartamente, ku nëse i kthen në numër banorësh, mund të shkojë deri në 10 mijë. Aq sa një qytezë në Shqipëri, si Rrogozhina, Dimali apo edhe Tepelena. Por, ndryshe nga këto qyteza ku ka pasur një infrastrukturë rrugore, arsimore apo shëndetësore, në gjë e tillë mungon në të gjithë zonën. Pavarësisht problemeve me ligjin, ndërtuesi Fatmir Bektashi vijon normalisht biznesin, duke hapur dita-ditës kantiere.

Ai është mësuar me lobime të fuqishme për të marrë këto leje, por a ka bërë ndonjë studim qeveria apo edhe Bashkia e Tiranës për infrastrukturën e të gjithë zonës? A ka në plan për të ndërtuar ndonjë rrugë hyrëse apo dalëse për në kompleks, duke qenë se Bektashi ka shitur edhe parkimet anës rrugës? Por, më skandalozja është rruga hyrëse dhe dalëse për në të gjithë zonën.

Në video: Gjendja e rrugës hyrëse për në kompleksin “Mangalem”, plot gropa, e ngushtë dhe pa trotuar

Gjendja e rrugës “Pasho Hysa” është në gjendje tepër të amortizuar. VoxNews bëri një vëzhgim të segmentit, nga kryqëzimi i rrugëve “Pasho Hysa” e “Ali Demi”, deri në hyrjen e kompleksit. Siç duket qartë në video, rruga është e ngushtë dhe njëkalimëshe, megjithëse është me dy sense lëvizje. Në një pjesë të saj, makinat duhet të presin makinat që vijnë përballë, teksa në orët e pikut, mëngjesin dhe pasditen, rruga bllokohet totalisht nga automjetet.

Gropat e mëdha kanë zëvendësuar asfaltin, por nuk ka asnjë trotuar apo ndriçim. Megjithëse pallatet janë në zgjatim të lagjes së vjetër “Ali Demi”, sërish infrastruktura është skandaloze, megjithëse qeveria vijon të japë leje.

Në video: Rruga s’ka as trotuare duke detyruar nënat me karroca me fëmijë të kalojnë në mes të rrugës gjithë gropa

Pamjet s’kanë nevojë për koment, pasi kamera e VoxNews kapi momentin që edhe nënat me karroca për fëmijë s’kanë ku të kalojnë. Ato detyrohen të lëvizin në qendër të rrugës, sërish me gropa dhe shumë e vështirë për të kaluar. Por, më skandalozja është se, kompleksi vijon të shtohet dita-ditës dhe nga ana tjetër deri më tani s’është hapur ndonjë rrugë e re hyrëse apo dalëse.

Mundësitë janë, por siç duket të gjithë e kanë mendjen të firmosin leje të reja sesa të bëjnë studime dhe të hapin tendera për infrastrukturë. Mundësia e parë është zgjerimi i rrugës “Pasho Hysa”, shtrimi i saj me të gjitha parametrat. E dyta është hapja e një rruge të re, ngjitur me ish-Burgun e Grave, ku do të mundësohej që të shkurtohej distanca. Mundësia e tretë është nga pjesa e Xhamisë së “Ali Demit”.

Por, siç duket të gjitha mundësitë do të zvarriten për vite me radhë, pavarësisht se sipas ligjit, i gjithë ai komunitet që paguan detyrimet për gjithçka të ketë rrugë, çerdhe, kopësht apo shkollë 9 – vjeçare. Madje, qeveria duhet të detyrojë ndërtuesin kontrovers që të bëjë një godinë për shkollën apo t’a detyrojë që paratë që mori nga shitja e parkimeve në sipërfaqe, në rrugët e kompleksit, ti përdorë për rrugë.

Në foto: Në mungesë të një rruge, çerdheje, kopshti apo shkolle, qeveria i jep një tjetër leje Fatmir Bektashit të quajtur “Nokia”

Në një kohë që pushteti qendror dhe lokal duhet t’a detyronte biznesmenin Fatmir Bektashin të bënte të gjithë ato të shkruara më sipër, vetë qeveria e “shpërblen” me një leje tjetër ndërtimi për pallat. Në kodrën sipër kompleksit “Mangalem”, në një territor shumë të pjerrët, Bektashi do të ndërtojë një tjetër pallat, të quajtur “Nokia”.

Pallati do të ndërtohet në afërsi të depos së ujit, në rrugën që lidh zonën e Ali Demit me zonën e Farkës. Një çmenduri arkitekture, duke qenë se e gjithë zona më parë ka qenë me banesa private dhe jo me pallate. Për më tepër, do të betonojë një tjetër pjesë të gjelbër, ndërkohë që sërish s’ka asnjë plan për rrugë./ Vox News

Lehtësisht të shantazhueshëm – Rama përzgjedh dy kryebashkiakë të pandehur në SPAK për grupin e punës qeveri-bashki që do trajtojnë…

Kryeministri Edi Rama ka ngritur një grup pune të përbashkët mes qeverisë dhe bashkive për të trajtuar çështje specifike, përfshirë edhe “Paketa e Maleve”. Ky grup synon koordinimin mes nivelit qeverisës dhe atij lokal për problematika të ndryshme, duke përfshirë aspektet rregullative dhe organizative të projekteve.

Nga kryebashkiakët e përzgjedhur, dy janë aktualisht të pandehur në SPAK: Majlinda Bufi e Roskovecit dhe Benet Beci i Shkodrës. Përzgjedhja nuk duket rastësore, dy personazhe të pandehur janë lehtësisht të shantazhueshëm dhe kësisoj të bindur ndaj KM për të çuar para axhendë e “Paketës së Maleve” kryesisht.

Grupi do të përbëhet nga disa ministra të qeverisë dhe kryebashkiakë nga bashkitë e përzgjedhura. Sipas deklaratës së Ramës, grupin e punës do ta drejtojnë ministri i Rindërtimit, ministrja e Ekonomisë, ministri i Kulturës dhe Turizmit, si dhe ministri i Mjedisit. Nga bashkitë do të jenë përfaqësues kryebashkiakët e Lezhës, Malitqit, Shkodrës, Himarës, Durrësit dhe Roskovecit.

“Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët mes qeverisë dhe bashkive për të trajtuar të gjithë këto probleme dhe për t’i futur në vijë si në aspektin rregullativ dhe në aspektin e problematikave të natyrave të ndryshme që i shikoni të arsyeshme të trajtohen. Ministri do t’i drejtohet më pas qeverisë për ndryshime ligjore, nxjerrje urdhëresash të reja dhe për krijimin e sinergjive të reja për shtetin sipërmarrës”, tha Rama.

Qëllimi i grupit, sipas qeverisë, është përmirësimi i koordinimit mes institucioneve dhe adresimi i çështjeve që lidhen me zhvillimin lokal dhe projektet shtetërore, duke përfshirë dhe “Paketa e Maleve”, si dhe çështje të tjera prioritare për bashkitë dhe qytetarët./Syri.net

BIRN: Përmbytjet nxjerrin në pah keqmenaxhimin e territorit dhe infrastrukturës! Mungojnë masat parandaluese

Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në javën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave.


Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe të 14 mijë hektarëve tokë bujqësore, në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Korçë. Për t’iu përgjigjur dëmeve, qeveria ka akorduar një fond prej 50 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara.

Vërshimet e ujërave e gjetën Shqipërinë të papërgatitur. Situata e krijuar, gjithashtu nxori në pah problemet e përsëritura me infrastrukturën e kullimit dhe kanalizimeve, argjinaturat e amortizuara dhe mungesën e masave parandaluese.

Nërsa vendi përllogarit dëmet e shkaktuara, ekspertët paralajmëruan se fenomene të tilla pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të forta në kushtet e ndryshimeve klimatike.

“Fenomenet e motit kanë qenë dhe do të jenë të pranishme,” tha Kristi Bashmili, ekspert mjedisor me Organizatën Shqiptare të Ornitologjisë. “Fatkeqësisht reagimi ndaj këtyre fenomeneve, përballimi me sa më pak kosto i ngjarjeve të tilla apo fatkeqësive natyrore duket i dobët,” shtoi ai.

Sipas Bankës Botërore, rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga zonat më të prekura të Europës nga ndryshimet klimatike. Ndryshimi i klimës po sjell fenomen ekstreme të motit dhe si pasojë përmbytjet, zjarret, thatësirën dhe dukuri të tjera negative. Shqipëria konsiderohet si një nga vendet e rrezikuara.

Gjatë viteve të fundit, thatësirat e zgjatura, të ndjekura nga reshje intensive, po shkaktojnë përmbytje, rrëshqitje dherash dhe probleme serioze në bujqësi dhe infrastrukturë.

“Këtë herë fati nuk na ndihmoi, dhe ne pamë përmbytje masive të shkaktuara jo vetëm nga prurjet e lumenjve, por nga mosmirëmbajtja e argjinaturave dhe kanaleve të kullimit,” tha Besjana Guri, aktiviste mjedisore dhe drejtuese e qendrës mjedisore “LUMI”.

Sipas Gurit, një tjetër shkak për përmbytjet masive është edhe niveli i lartë i erozionit që ka Shqipëria.

“Një nga shkaktarët kryesorë të vërshimeve është erozioni i lartë dhe humbja e pyjeve në shpatet malore apo në zonat breglumore,” tha ajo. “Nga ana tjetër, gërryerja e shtratit të lumenjve dhe marrja e inerteve pa kriter vetëm sa e përkeqëson situatën dhe nxit edhe më tepër vërshimet,” shtoi Guri.

Sipas Kristi Bashmilit, edhe kanalet kulluese ishin të pakontrolluara dhe të papastruara, çka solli që vendi të përmbytej me reshje që mund të konsiderohen relativisht normale.

“Ngjarjet e fundit treguan që jemi të papërgatitur mirë dhe që nuk i kemi marrë aq seriozisht sa duhet fatkeqësitë natyrore,” tha ai.

“Dikush tha që kanalet janë të zëna nga mbetjet, diku u pa që ishin të zëna nga pllaka betoni, diku pamë ura mjaft të ulëta për të maksimizuar kalimin e ujit, pra në Shqipëri shikojmë që kemi mungesë të theksuar të kontrollit paraprak të strukturave kulluese,” shtoi eksperti i mjedisit.

Bashmili theksoi se shpyllëzimet dhe djegiet e kryera ndër vite në zonat kodrinore dhe malore po japin pasojat e tyre nëpërmjet fenomeneve të përmbytjeve në zonën e ultësirës.

“Përrenjtë malorë të padisiplinuar ne i shikojmë kudo dhe kujtohemi për to vetëm kur uji ka ardhur dhe është vështirë të menaxhohen sepse kanë fuqi të jashtëzakonshme kur dalin në zonë të banuar,” shpjegoi Bashmili për BIRN.

Keqmenaxhimi i territorit është një tjetër shkak parësor që ndikon në pasojat fatale të fatkeqësive natyrore. Sipas Besjana Gurit, ndërtimi pa kriter në zona pranë shtretërve të lumenjve ndikon seriozisht në rritjen e dëmeve sociale, mjedisore dhe ekonomike të fatkeqësive natyrore.

“Ndërtimi i bizneseve apo shtëpive që janë ngritur në shtretërit aktivë të lumenjve dhe janë të predispozuar të përmbyten sjell kosto të mëdha për komunitetin,” tha ajo.

Sipas ekspertëve të mjedisit, përmbytjet e janarit nuk janë vetëm fatkeqësi natyrore, siç është munduar t’i paraqesë qeveria, por tregues i qartë i mungesës së masave parandaluese.

“Institucionet qendrore duhet të ndërmarrin hapa konkretë dhe urgjentë për të minimizuar në maksimum katastrofa të tilla, duke e marrë seriozisht çështjen e ripyllëzimeve dhe masave të shpejta të parandalimit dhe monitorimit të situatës,” tha Guri.

Ajo shtoi se gjithashtu shteti shqiptar duhet të vendosë në prioritetet e tij ndërmarrjen e masave për parandalimin e përmbytjeve në zonat e riskut, duke ndërmarrë paralelisht masat e ripyllëzimit dhe mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit./BIRN


Send this to a friend